Politika aktuale e varrosi drejtësinë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Politika aktuale e varrosi drejtësinë



Gjykatat dhe prokurorët duhet të çlirohen nga emërtimet politike të së kaluarës, që kanë ardhur si prodhim (PDK-LDK), në mënyrë që Kosova të mos i zgjasë duart nga* ndërkombëtarët për të hetuar të inkriminuarit e politikës.

Në rast se rikthehemi në vëmendjen dhe dështimet e ndërkombëtarëve ,si në rastin e UNMIK-ut, asht edhe të EULEX-it, Kosova ndodhët në udhëkryq për sa i përket luftimit të krimeve me këtë rast gjyqtarët dhe prokurorët vendorë, pa përjashtuar këtu edhe EULEX-in.

Siç jemi në dijeni, privatizimi në Kosovë ka shkuar si më keq dhe për këtë arsyeje kemi përplot dështime dhe korruptime, ku p.sh. tregon fakti, si shembull, IGK 'BALLKANI',të Therandës-ish-Suhareka, këtij gjiganti i njohur në tërë boten, shkoi aq *lirë sa s'ta merr mendja dhe pronari, tani turk, as për së afërmi nuk i ka plotësuar apo krye obligimet e detyruar që ishin garantuar t'i kryente ndaj Agjensionit të Privatizimit dhe ndërkohë më së shumti kanë pësuar vetë punëtorët e këtij gjiganti.

Me këtë rastë, po mendojë se duhet të ndryshohet situate kadrovike në prokuroritë dhe gjykatat vendore për të dalë nga kjo situatë. Kur kemi parasysh, se në vitin 2015 Zyra e Prokurorit disiplinor kishte pranuar rreth 300 ankesa e parashtresa të ndryshme, numri i madh i lëndëve të grumbulluar kishte shkaktuar edhe neglizhencën u tha atë kohë se është shumë e nevojshme profilizimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tek atëherë do i besojmë në përmasimin e imazhit të sistemit të drejtësisë.

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve është ma se e nevojshme tek ne siç është bër 'shprehje', por këtu në Kosovë e kemi rastin e dështimeve dhe korrupsionit dhe dyshimeve. EULEX-i dhe UNMIK-u kanë patur disa parregullsi, në mandatin e tyre, por ama kishte qenë të përkrahën ligjet sa i përket privatizimeve të ndërmarrjeve. Tani kemi AKP-në,që të ketë kujdes gjatë privatizimeve në vazhdim, t’i ruhen dështimeve si deri më tani.

Pushtetarët kriminelë amnistohen, qytetarët diskriminohen

Krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë mbërthyer Kosovën, ndërkaq lufta ndaj tyre ka dështuar. Kjo për arsye se protagonistët e këtyre fenomeneve janë në majat më të larta të politikës dhe jo vetëm dhe në këtë mënyrë po bëhen pengesë për të çliruar Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, që tashmë janë bërë praktikë. Forcimi dhe pasurimi i organizatave kriminale pas luftës e ktheu Kosovën në vendin që qytetarët kërkojnë çdo ditë e më shumë ta braktisin. Për më tepër. krimi i orientuar në privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, duke hedhur kështu në rrugë mijëra e mijëra punonjës, për t’i dhuruar ato në duart e politikës, nëpërmjet kompanive të caktuara, të cilat në mjaft raste pronarët e kanë vetëm emrin, pasi përfitimet ndahen në mesin e politikanëve.

Përballë kësaj situate, ku mbretëron krimi, janë organet amatore të drejtësisë dhe rastet më të ndjeshme kanë mbetur pa u zbardhur apo janë mbyllur, pavarësisht provave dhe fakteve që dikush ka guxuar t’i mbledhë. Mund të përmendim këtu rastin e procesit gjyqësor të ‘Dardafon’-it, i cili u mbyll dhe për më tepër Prokuroria e EULEX-it hodhi poshtë punën e saj pa bërë asnjë ankesë, është rasti i hetimeve të Fabrikës së amortizatorëve që po zvarritet që nga viti 2011, e mjaft raste të tjera privatizimesh, apo edhe grabitja e dhomave të dëshmive në polici, që sot e kësaj dite kanë mbetur pa u zbardhur. Politika zgjedh gjyqtarët, prokurorët, policët, por deri më sot asnjëri prej tyre nuk kanë pasur kurajën që ta pranojnë një gjë të tillë. Pushteti në asnjë moment nuk i ka larguar duart nga hetimet në rastet e ndjeshme. Kjo u vërtetua më së miri dhe me fshehjen e dosjes në rastin e ish-kryegjyqtarit të Kushtetueses, Enver Hasani. Ndërkaq, në anën tjetër të kufirit, dikush ka gjetur guximin që të pranojë se për korrupsionin në drejtësi dhe për mbajtjen peng të hetimeve.

Rritja e numrit të lëndëve të pazgjidhura nëpër gjykatat e Kosovës, rreth 400 mijë, dhe arkivimi i tyre në pritje të pashpresë për zgjidhjen e tyre, flet më së miri se sa e kotë është pritja e qytetarit të këtij shteti për drejtësi reale dhe funksionale në interes të zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet.

Qeveria do të duhej të financonte sistemin e drejtësisë konform me standardet për nevojat materiale, teknike e profesionale

Imazhi i shtetit të Kosovës në këto vitet e pa sshpalljes së pavarësisë, është duke u rrezikuar seriozisht nga lidershipi qeveritar, për shkak të dështimit të vazhdueshëm në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nuk ka dyshim se drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive dhe është e dirigjuar kryekëput nga politika.

Në KGJK dhe KPK janë të vendosur njerëz politikë, jokredibilë, joprofesionalë dhe për këtë arsye kemi një gjendje të mjerueshme në sistemin e drejtësisë. Kapja e sistemit të drejtësisë ka ndodhur në kontinuitet dhe në mënyrë të orkestruar, dhe në të njëjtën kohë një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve i kanë kontribuar kësaj gjendjeje të mjerueshme.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë mbërthyer Kosovën, ndërkaq lufta ndaj tyre ka dështuar. Kjo për arsyeje se protagonistët e këtyre fenomeneve janë në maje ma të larta të politikës dhe jo vetëm dhe në këtë mënyrë po bëhet pengës për të çliruar Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, që tashmë janë bërë praktik.

Forcimi dhe pasurimi e organizatave kriminale pas lufte e ktheu Kosovën në vendin që qytetarët kërkojnë çdo ditë e ma shumë ta braktisin. Për më tepër, krimi i organizuar në privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, duke hedhur kështu në rrugë mijëra e mijëra punonjës, për t'i dhuruar ato në duart e politikes, nëpërmjet kompanive të caktuara, që në shumë rast se pronarët e kanë vetëm emrin, pasi përfitimet ndahen në mesin e politikanëve.

Atëherë, prokuroritë duhet të çlirohen nga emërimet politike të së kaluarës, që kanë ardhur si prodhim (PDK-LDK),në mënyrë që Kosova të mos i zgjasë duart nga ndërkombëtarët për të hetuar të inkriminuarit e politikës. Në rastë se rikthehemi në vëmendjen dhe dështimet e ndërkombëtarëve ,si në rastin e UNMIK-ut, asht edhe të EULEX-it, Kosova ndodhët në udhëkryq për sa i përket luftimit të krimeve me këtë rastë gjyqtarët dhe prokurorët vendorë, pa përjashtuar këtu edhe EULEX-in.

Politikanët mafiozë e varrosën drejtësinë në Republikën e Kosovës...

Politika e mafiozëve që u krijua nga protagonistët e fenomeneve krimit të organizuar, korrupsionit, maliverzimeve e keqpërdorimeve e dështuan drejtësinë, privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, duke i hedhur kështu në rrugë mijëra e mijëra punonjës dhe duke e varrosur në këtë mënyrë edhe e ekonominë e brishtë të Kosovës. Në këtë rast edhe ndërkombëtarët iu bashkuan dështimit dhe siç thotë populli, me kë shoqërohesh -ashtu edhe bëhesh!'' Kosova ndodhet në udhëkryq?! Vëmendja ime në këtë rast po rikthehet edhe në dështimin e ndërkombëtarëve, si në rastin e UNMIK-ut, ashtu edhe të EULEX-it. Kosova ndodhet në udhëkryq për sa i përket luftimit të krimeve nga kjo kastë gjyqtarësh dhe prokurorësh vendorë, pa përjashtuar këtu edhe* EULEX-in. Privatizimi në Kosovë ka shkuar si mos më keq dhe për këtë arsyeje kemi përplot dështime dhe korruptime. P.sh. këtë e tregon fakti i IKG''Ballkanit'' të Therandës që shkoi aq lirë sa s'ta merr mendja dhe pronari tani turk, as për së afërmi nuk i ka plotësuar apo kryer obligimet e detyrat që i ishin garantuar Agjencisë së Privatizimit.


Analist i pavarur
Ragip Guraziu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top