Policia kap drogë në Tepelenë e Shkodër

redi-

Anëtar i Respektuar
Në vijim të operacioneve të policisë për asgjësimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, specialistët e antidrogës zhvilluan një operacion në rrethin e Tepelenës rreth 2 kilometra mbi fshatin Bënçë. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur evidentimi i 1076 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, të cilat varionin nga 1 deri në 1.5 metra të larta. Nga ana e policisë u krye asgjësimi i tyre si dhe u bë i mundur identifikimi i autorit, të cilit nuk iu bënë të ditura gjeneralitet për arsye hetimi.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër organizoi operacionin e koduar “Vija Ajrore” , si rezultat i të cilit u bë e mundur identifikimi dhe asgjësimi i një sasie prej gjithsej 3.720 rrënjë bimë narkotike kannabis sativa. Bimët u evidentuan në vendin e quajtur “Sipër Digës”, në Fshatin Qerret të Komunës Temal dhe tek “Kodra e Shën Gjergjit”, në Fshatin Mazrrek të Qarkut Shkodër. Nga ana e policisë u krye asgjësimi i tyre si dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
__________
Burimi:Klan!Tv
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top