Policia i vë “drynin” lojërave të fatit në 12 qarqe. Refuzon urdhërin e Tahiraj, pezu

Titulli: Policia i vë “drynin” lojërave të fatit në 12 qarqe. Refuzon urdhërin e Tahi

Po mir, vetem neper kazino ushtrohen aktivitete te paligjshme kshu? Ishalla mbas kazinove, te fillojne te merren edhe me vendet e tjera si klubet ku ushtrohet prostitucion etc etc.

Esht plaga me e madhe e Shoqerise Shqiptare,duke filluar nga adoleshentet qe "strehohen" neper Lloto ne vend se t'jen neper banga...
Shpesh-her kto Llotot,Kazinot jan ber shkak vrasjesh,plagosjesh... dhune ne familje!

Vjelja e Tatimit mbi kto "lojra" esht pothuajse 0 deri me tani,sepse kontrolli i munguar dhe Pronaret e tyre ne lidhje te ngushta me Ministra kan ber qe askush mos t'i cenoj ne fitimet kolosale...
Pra,kontrolli esht kryer nga Tatimorja ne bashkpunim me Policine e Shtetit ("Hajduti" mos dekonspiro,furgonat e tatimores ishin para ketyre bizneseve qe "tatimin" ja paguanin dikujt tjeter jo Shtetit)

Kazinotë, evazioni fiskal mbi 110 milionë dollarë
 
Redaktimi i fundit:
Zbulohet marifeti i kazinove, si u fshiheshin tatimeve

kazino-bllokohen-300x213.jpg


Aksioni policor i ditëve të fundit, “Fund marrëzisë”, ka zbuluar “hilen” që përdornin pronarët e kazinove për t’iu shmangur detyrimeve tatimore ndaj shtetit. Gjatë kontrolleve dhe bllokimit të 402 kazinove në gjithë vendin, policia ka konstatuar se në pjesën më të madhe të lokaleve të lojërave të fatit, shkelja kryhej me regjistrimin e kompjuterëve.

Sipas Policisë, është konstatuar se pronari regjistronte në Tatime vetëm një ose dy kompjuterë të tillë, ndërsa pjesën tjetër, që ishte sa 10-fishi i të deklaruarve, i vinin në punë në të zezë, duke mos deklaruar asnjë përqindje të fitimit. Po kështu, këto pajisje kanë qenë të kalibruara për të lejuar sa më pak fitime nga përdoruesit. Policia tha se numri total i personave të marrë në hetim për parregullsi në ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit ka shkuar në 285 persona. Në ditën e katërt të operacionit kombëtar kundër pikave të basteve e lojërave të fatit që operojnë në mënyrë të paligjshme, numërohen të bllokuara 436 subjekte, nga 944 që janë kontrolluar në të gjithë vendin. Policia e Shtetit publikoi dje statistikat e azhurnuara të aksionit “Fund marrëzisë”, që nisi pasditen e së hënës dhe do të vazhdojë deri në kontrollin e plotë të të gjitha kazinove e pikave të basteve sportive.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, numri i lokaleve të bllokuara është në ndryshim të vazhdueshëm, për arsye se në momentin që pronari plotëson dokumentin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit, Policia i zhbllokon biznesin. Ditën e parë që nisi operacioni numëroheshin 540 subjekte të bllokuara, ndërsa dje, duke qenë se pronarët kanë nxituar të paguajnë detyrimet e të plotësojnë dokumentet, numri i subjekteve të bllokuara ka shkuar në 402. Ndërsa Policia ka sekuestruar 1140 makineri lojërash fati nëpër kazino dhe 106 kompjuterë e 357 monitorë në pikat e basteve sportive. Burimet thanë se aktualisht është ngritur edhe një grup hetimor nga ****ioni i Hetimit të Aseteve Kriminale, pasi një pjesë e pronarëve të kazinove do verifikohen edhe për pastrim parash.

AKSIONI NE TIRANE
Operacioni “Fund marrëzisë” ka shënuar disa incidente në kryeqytet. Gjatë ditës së djeshme, dy lokale lojërash fati janë hapur me forcë nga Policia e Tiranës, pasi pronarët vazhdonin t’i mbanin të mbyllura që prej pasdites të së hënës kur nisi aksioni. Sipas burimeve nga Policia, ata mund të jenë informuar nga struktura të brendshme të operacionit dhe nuk i kanë hapur lokalet për të shmangur bllokimin, duke qenë se i kishin të parregullta. Për këtë arsye, dje shërbimet e Komisariatit Nr.1 dhe Nr.6 kanë ndërhyrë me forcë në dy kazino, një te Rruga e Elbasanit dhe një tjetër në Unazën e Re, ku kanë sekuestruar makineritë që rezultonin të paregjistruara. Ndërsa janë shpallur në kërkim pronarët e këtyre dy lokaleve për shkak se i janë shmangur Policisë. Nga ana tjetër, në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, kur një pikë lojërash fati u tentua të vidhej nga 4 persona në Unazën e Re në Tiranë, Policia arriti të arrestonte 3 prej autorëve, që u kapën duke transportuar 7 komjuterë të lokalit të bllokuar, ndërsa i katërti arriti t’u shpëtonte prangave. Pas kësaj tentative vjedhjeje, është dhënë urdhër nga drejtuesit e Policisë në qarqe që të gjitha pikat e bllokuara të ruhen me nga një polic.

TE DHENA PER OPERACIONIN
. 1004 kazino e lokale bastesh janë kontrolluar nga Policia

. 402 subjekte janë bllokuar

. 540 subjekte u bllokuan ditën e parë të aksionit

. 104 lokale u zhbllokuan pasi plotësuan dokumentet

. 285 persona janë proceduar penalisht

. 1477 makineri lojërash fati janë bllokuar


Tiranë, 15 padi për kazinotë në Prokurori
Tiranë – Mbërrijnë në Prokurori kallëzimet e para të Policisë së Shtetit në lidhje me aksionin “Fund marrëzisë”. Në orët e drekës së djeshme, në Prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur 15 kallëzime penale të dërguara nga Policia. Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare që thanë se 15 materialet e ardhura nga Policia do të shqyrtohen nga Sektori i Antikrimit Ekonomik dhe njësia Task-Forcë. Organi i akuzës pohoi se 15 paditë penale të përcjella nga Policia e kryeqytetit kanë si të pandehur 15 persona që akuzohen se kanë kryer veprat penale “fshehje të ardhurash” dhe “shmangie të detyrimeve tatimore”. Burimet nga Prokuroria thanë se pas marrjes në dorëzim të materialeve të referuara nga Policia, ka nisur shqyrtimi i tyre. Hetuesit kanë pohuar se në vazhdim të procesit të verifikimit do të ballafaqohen procesverbalet e mbajtura nga Policia gjatë bllokimit të kazinove e pikave të basteve me të dhënat e Tatimeve.
Panorama
 
Back
Top