Policia e Tiranës: Deri tani asnjë incident në shoqërimin e kutive

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Sipas Drejtorisë së Policisë së Tiranës, deri në orën 21:30 nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar për në VNV-të, materialet zgjedhore të 767 nga 1422 Qëndrave të Votimit, ndërkohë që vazhdon shoqërimi dhe dorëzimi.

Me mbylljen e votimit në 1422 Qëndra Votimi të Qarkut të Tiranës, sipas detyrimit të përcaktuar në nenin 11 të Udhëzimit Nr.7 të KQZ-së (i ndryshuar), punonjësit e policisë jane paraqitur në kohën e caktuar nga KQV-ja përkatëse dhe kanë pritur në hyrje të saj, derisa të dalin anëtarët dhe sekretari së bashku me kutitë e votimit dhe kutinë e materialeve zgjedhore.
Deri më tani, gjatë proçesit të shoqërimit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore, nuk është evidentuar asnjë incident.

(d.b/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    32.9 KB · Shikime: 30

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top