Policia dhe doganierët vendosen në pikat 1 dhe 31

Kresha

A pretty face can never trick me
Pjesëtarët kroatë të KFOR-it kanë dërguar pjesëtarët e EULEX-it dhe doganierët e Kosovës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Helikopteri ka aterruar rreth orës 7:20, ndërsa para orës 8 ka aterruar edhe një tjetër me persona me uniformat e EULEX-it. Serbët kanë filluar të mblidhen në rrugët që qojnë drejtë këtyre pikave kufitare.

Raportohet se një grup prej 300 serbëve kanë bllokuar urën mbi lumin Ibër, për të kundërshtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin vlerësoi se gjatë natës së mbrëmshme dhe deri në këto momente nuk ka ndonjë incident që do të ndikonte në ngritjen e mëtejmë të tensioneve.

Ai konfirmoi se rrugët kryesore që lidhin jugën dhe veriun e Mitrovicës janë të bllokuara nga një grup.

Zëdhënësi Hoti tha se po ashtu pjesë e rëndësishme e tërë kësaj është ruajta e sigurisë në pjesët me popullatë të përzier.

Ndryshe, trafiku është i bllokuar në Jarinje, ndërsa në barrikadat me tela gjembor KFOR-i ka shënuar anglisht dhe serbisht - me alfabetin cirilik - fjalët “ndal ose do të qëllojmë”.

Blic raporton se serbët e veriut natën e kanë kaluar në barrikada të cilat i kanë vënë në komunat e Leposaviqit, Zveçanit, Mitrovicës veriore dhe Zubin-Potokut.

Më së shumti serbë të mbledhur janë në fshatin Zupç, ku është bllokuar rruga magjistrale Mitrovicë-Ribariq, e ku serbët kanë vënë barrikada edhe në Gazivodë dhe në dy vende tjera drejtë pikës kufitare në Bërnjak.

Në Zveçan, në vendin Rudare është bllokuar rruga Mitrovicë-Rashkë. Barrikadat janë vënë edhe në një lokacion këtu, por trafiku funksionon me një korsi.

Në Mitrovicë barrikadat janë vënë në disa vende, ndërsa vazhdon të mbetet e bllokuar ura kryesore mbi lumin Ibër që ndan qytetin në dy pjesë.

Situatë e ngjashme thuhet të jetë në Leposaviq, ku qytetarët kanë vënë barrikada në shumë vende, ndërsa në Soçanicë kanë ndaluar njësitet e KFOR-it polak./telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top