Policia: 5.500 efektivë për 4.760 qendrat e votimit

WxP

Staf në FV.AL
Mbi 5.500 oficerë dhe punonjës policie do të ruajnë rendin e sigurinë në mbarë vendin, sot në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Personeli policor i angazhuar në detyra zgjedhore do të jetë me dokument identifikimi.

TIRANE-Mbi 5.500 oficerë dhe punonjës policie, janë atashuar pranë KQZ-së dhe u është ngarkuar detyra për të ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë procesit zgjedhor. Kurse 2.500 punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit, do të “mbyllen” në repartet e tyre dhe mund të dalin prej andej vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Në fakt, deri në orët e mbrëmjes së djeshme policia kishte përfunduar procesin e shoqërimit të materialeve zgjedhore dhe i kishte marrë ato në dorëzim dhe në ruajtje në qendrat e votimit.

Sot në orën 7:00, policia e angazhuar për zgjedhjet, do ua dorëzojë këto materiale Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve për t’u kthyer në përfundimin e votimeve, kur do të bëjnë shoqërimin e kutive të votimit dhe materialeve të tjera për në qendrat e numërimit të votave.

Zëdhënësi i policise Klodian Branko është shprehur se dje situata ishte e qetë dhe veprimet e policisë kanë vijuar normalisht, me të vetmin incident të ndodhur në Vrri të Pukës, ku ka marrë flakë një nga automjetet që transportonin materiale zgjedhore. Janë 4.760 qendra votimi, të cilat janë marrë në mbrojtje nga policia. Veprimet e policisë pritet të jenë të monitorueshme në mënyrë të vazhdueshme nga PAMECA III, ICITAP, OSCE DHE ODIHR.
(s.g/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top