Lauri
Anunnak
Flm@Lauri burri..e kerkova nuk lash vend per të gjetur një poezi për ty...
Vlerso faktin qe une e postova..s'ka rendesi kush e ka shkruar ok
Ti je piktura me e bukur, ndaj edhe une hesht,
pikture e gjalle ne art,ndaj trembem aq keq...
te shoh ,dhe syte i ferkoj nga habia,
zbehen dritat ,eshte asgje magjia...
Ti je vargu i shkruar,
i thene dhe i pathene,
je poezi, e embel
poezi qe cmend cdo kend...
Ti je skulptura,
skulptura me e arrire,
cdo kompozision,per art ne delir...
Ne agimet e flladta ti je pika e veses,
dielli i dites,
ajri i shpreses...
Ti je mesdita , ne notin e harpt
je feshferima e Himalajeve,
Antarktida e mjaltte...
Ti je...
Cfare je..?
me thuaj pse hesht...
une s'gjej dot fjale,
kur ti buzeqesh...
Kur buzeqesh ti zbret dielli ne toke,
heshtin oqeanet,
heshtin edhe zogjt...
ngrihen pemet ne valsin e luleve,
ulen baladat, si ujvarrat pa funde...
Sapo zbret mbremja ti je dritherim,
je dehja e yjeve,
qe nuk njeh flijim...
Shume here pyes veten .
je art a njeri...?
je engjell, a magji...?
je legjende a poezi...?
Linda Fejzaj


Po hesht pra edhe unë, siç e thotë edhe poezia "jote"
