Poezi kushtuar anetareve te forumit

Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Lart e posht neper
Forum komentet
Rrjedhin si lum

Dikush shkruan pak
Dikush shkruan shum
Cdo diskutimi
I shkojm ne fund

Kemi cuna edhe goca
Qe kercej si brekocka

Kemi edhe bukuroshe
Qe na hedhin qoshe me

Mendje ndritura,dhe bel holla
Faqe kuqe por si molla

Kemi cuna gushplluma
Te palodhur kurr nga puna.

Kemi cuna te zgjuar
Dhe me mend
Fjala e tyre ne
Forum derdhet
Por si lum...

Per kte kan merit
Ndaj dhe forumit
I japin drit..
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Forumi jone eshte nje shkolle nate
Qe i sherben cdo gjenerate
Bredhin ketej nxenesa nga cdo cep e ane
Kthejne ketej mileti dicka per te nxane

Por disa bejne rrugen
Veq sa per te thane
Kinse po shkojme n’shkolle
Mos t’jesim pa dipllam

Ka qe nga nje vesh u hyn
Nga tjetri u del
Ngelsa me patente
Tan jeten teveqel

Ka nga ata qe s’ndalen
Me kembetrokitje
Tere diten rrine pas gardhit
Per te dhene nje LIKE

Kjo eshte shkolla jone
Me mesuese e nxansa plot
Ku per nje note nga mesuesit
Ka nxenes qe punon tere diten kot
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Forumi jone idil-ik

Kemi forumin idil-ik
Ku cdo gje e ke me mik
Informimi ne nivel
Jashte sigurise asgje nuk del

Posa fut kemben ne dere
Informatori t’pret si perhere
Mireseardhje te uron
Cdo gje ne vesh ta tregon

Kaq e kaq k’tu shitet bostani
Ai atje eshte jarani
Ate nen hije e kemi mik
Ai qyrraveci eshte armik

Beje kujdes, sillu si t’them une
Armikun nga tash ta kesh ne thum
Po qe se e bene kete me menyre
Te pret ngritja ne detyre

Sigurimi eshte si i ka hije
Tere diten pas gardhit rri nen hije
Atje bejne qejfe e qime drejtojne
Kur behet thirrja n’citate t’pickojne

Kan detyre patriotike
Nuk se jane per ceshtje frike
Edhe nese pak t’ngacmojne
Bejne ashtu se shefat dojne

Kemi forumin idil-ik
Je me ne ose ik
Se po dole nga terezia
Je ne grupin ku fle tradhetia
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

HIMNI I FORUMIT VIRTUAL

NE FORUMIN VIRTUAL TE BASHKUAR
ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM
TE GJITHE ATJE DUKE KOMENTUAR
NE CDO STATUS E KOMENTIM

PREJ FORUMIT VEQ AI LARGOHET
QE SKA VAL E INTERNET
KUSH ESHTE FANS NUK NDALOHET
TE BEJE LIKE E KOMENT

NE DORE TASTATUREN TERE DITEN MBAJME
TE MBROJME IDEN ME CDO KEND
TE DREJTAT TONA ME KE SI NDAJM
KETU ARMIKU NUK KA VEND

SE SHEFAT E THANE ME GOJE
QE FAQET TJERA SHUHEN MBI DHE
POR FORUMI DO TE RROJE
SE PER TE LUFTOJME NE


(e kopjuar e adoptuar)
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ndrydhje forumore


Sa me ndrydhje ketej qe shkruajm
E ne shpirt thellesisht vuajme
Sa shume malle qe kemi
Gjuha nyje dot si themi


Sa shume mllefe s’kemi thene
Zemrat ndryshk na jane nxene
Sa shume malle s’kem treguar
E sa shume jem perveluar


Se cfare ka kshu mileti
Zemer t’dalldisur si dallge deti
E ta shkruaj dot se shkruan
Vuan, vuan vetem vuan

Po ne t’semes o paragjykim
Se ky eshte shpirti im
Do ta shkruaj ate qe ndien
Do ta thote ate qe brenda zien
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ky forumi jone
Asht ba si ariu
Ja ka futur gjumit
Posa filloi shiu


Eshte lodhur i shkreti
Gjate veres se thate
Dhe tash ne kete vjeshte
Ka ngel si i ngrat
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Gezuar pervjetorin :fl::fl:

Dalngadal fund-dhjetori ofron
T’gjitheve shume po na gezon
Dite e madhe po na pret
Ditelidnja e forumit''ton shtet

Kemi linde e rrite ne fortuna
Jemi ba pis e ibret
Po te gjitheve na qesh buza
Se megjithate kemi forumin'shtet

Kemi ndrru diktature e mbret
Dy here kem provu termet
Po jemi ngjalle e jemi rrite
Me sa gezim presim kete dite

Jem rrite, loze bashk e jemi nda
Jemi sha, rreh e perla
Por kemi edhe gzime e fitore
Sa as dashurine (thekthin)
:lov se lam pas dore

Pra anetare e anonima
Shefa, cupa, pleq e trima
N’fund dhjetorit kemi gezim
Kemi Ditelindjen e forumit'ton trim
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Bardhesi e Zymtesi

Ne forumin tone gazmore
Dita e sotme z'bardhi bore
Kjo bardhesi qe te ildis
Na zbardhe faqen qe e kem pis

Klika, klika dorë më dorë
T'shajne ne kor e te t'bejne hore
M'bajne moral cdo cast e ore
Gjersa n'mes kembeve mbajne njeren dore

Hapin dritaren e piskasin
Oh sa u knaqem kinse gajasin
Fushe me lule kan ba jeten
Zemra e tyre di t'verteten

Llave e ujqerve uluron
T'mbushet mendja ngazellon
N'dashni idilike na kan ra
Lutem t'ju zgjas gjithe kjo sevda

Po do t'shkrihet bore e shkrete
Ka per t'dale faqe e vertete
Faqen e zeze dhe zymtesine e ores
Nuk e zbardhe as shkelqimi i bores






 
Redaktimi i fundit:
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Soulmind
Soulmind eshte goce per se mbari
Lum ai qe e zu i pari,
Eh si nuk isha une aty
Do te te mbuloja me poezi,
Je nje yll qe ndit nga qielli
Rrezet tua si t'nje dielli
Tere forumin e ndriqon
Mendimet tua kur i poston
Temat qe po i hap ti
Kane ne vehte bukuri
Por me fjalet qe i shkruan
Embelsira ti gatuan....
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Per SunLiGhT
Une nuk di as nga t'ja nis
nga t'ja marr e ta bitis
se di cfare te te numeroj
mire a keq po ia filloj...

Ne nje yll qe ndrin si ar
jeton nje vajze e papare
qe me ben te buzeqesh
vec gezim me sjell peshqesh

Vec nje gje une po ua them
jam e lumtur qe mike e kam
sepse eshte nje vajze flori
lum ai qe do e marre ne shpi

Bukuroshe e gojen mjalte
e merr fjalen dalengadalte
e dhuron miqesi
per kedo e cdo njeri

Me gaz e me mbaresi
uroj ta shoh gjithnji
te buzqeshur si perhere
ngrohte porsi pranvere.
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ky Rendex ngeli me kallam
tu kap peshqit ka lon nom
Me shejton se ty ska
lum forumi qe te ka
kur poston ti dridhet dheu
je me trim nga Ismail beu :p
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Po e sjell edhe nje tjeter
Per nje miken time te vjeter
A e dini kush?
Emri i saj eshte Kitty
E kam mike e kam xhan

E gjithaneshme me respekt
Sjell mendimet si din vet
Askend s'shan as ofendon
Vec t'verteten e tregon!
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ju lutem..kjo teme eshte teme qe anon ne temat e argetimit me shume,,ku duhet te lexohen vargje qe afrojn me humorin,,kendshmerin,,dhe argetimin.
nuk eshte mire ta kaloni ne vargje aspak te kendshme..as per adresuesit,,as per lexuesit.
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Bukur rrjeshtat paskeni shkruar
Secilin antar duke pershkruar
do ju shkruaja edhe une
po ce do nuk ju njoh shume
Sidoqoft ne pergjithsi
Eshte forum ta kesh zili
Cdo postim me shume cilesi
Ju pershendes nga ekrani
Kujdes naten mos u bjeri jorgani :p
Ju uroj si perfundim
Nje vit te mbare e pa shume mundim
Gezuar qofshi i madh e i vogel
Qe nga Vlora der ne Shkoder
Gezuar festat e fundvitit!!
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

DIMRI

Fryen veriu erdh acari
Ah sa larg qe eshte behari
Cupat sillen protestojne
Cunat rreth vatres seq mungojne

Po ku jeni ore cuna
n'kete acar ne kto furtuna
u merdhine gocat e shkreta
Po kerkojne vatra te nxehta

S'jeni ketej e skeni punuar
ju as dru s'keni shkurtuar
ktu mungon dhe druri that
qe gocat ti vene flak

Gocav shkrepsa u mbet ne dore
Zgjohi cuna se u bete hor
Jepni gjalleri vatres pak
t'mos u mbetet cupav merak
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Forumi

FORUM, QUHET TOKA.
KU ME IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR TE JEM REHAT .
KU TE CAJN Koken GRAT .

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA TE KRISHTER POR HOXHALLAR.

KU TE MBYT PROPAGANDA.
KU ANTARET KRIJOJN BANDA.

KU KA DIAMANT E AR.
KU GJEN DHE SHPELLTAR.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA TEMA PA MONOLOGJE .

FORUMI, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
DHE NJE STAFIST KA 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUARE.
JO PER NJEREZ PO PER FETARE.

KU SHURREN E BEN NE BREKE.
NGA IDIOTSIRAT QE GJEN

FORUM, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TU IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE C'DO KATEGORIE.

KU DHE DJEMTE KONKUROJNE.
''MISS FORUMIN'' TE FITOJNE.

KU NJE KONKURENT, VOTON 20 HER .
VEC TE NDALI I PARI 1 HER .

FORUM, QUHET KY VEND.
QE KA ANTARE ME MEND.

QE PERLESHEN E BERTASIN.
DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

KU KA LIGJE EDHE REND.
VEC PER FORME JO ME GJITHEMEND.

KU ANTARET JANE BESIMTARE.
DHE S'KANE PATENTE AS PER GOMARE.

KU TE TREDHIN DUKE QARE.
SIC TREDHIN GOMERIN ME DARE.

DHE TUA DISH PER NDER.
QE TE MARIN NEPER GOJ PERHERE .

KTU RROJ ME GAZ E ME SHPRESE.
QE TE GDHIHEM GJALLE NE MENGJESE.

KU NE MUAJ MERR 100-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT AS NJE PALE BREKE.

KU BLIHET BUKA VERESI.
DHE MIJERA FAMILJE ME NET SHTEPI.

FORUM , ESHTE DHE SHQIPERIA.
KU SE PYT NENEN E BIJA.

KU SHUME PREMTIME BEN PARTIA.
DHE VEC SHTOHET VARFERIA.

KU GJITHCKA LIND NGA ASGJEJA.
KU TE MERR SHPIRTIN TVSH-ja.

KU S'TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE.
SE TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE.

KU KRIMINELI QE S'ARRESTOHET.
ME BURG TE PERJETSHEM DENOHET.

DHE AI QE ESHTE NE QELI.
NGA SJELLJA E MIRE, FITON LIRI.

KU TE RJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PATE LEKE TE THERIN PRAPE.

KU NE SPITAL, S'KA NARKOZE.
DHE KUR PJERDHIN, NXJERRIN BLOZE.

KU KANDIDOJNE EDHE GRATE.
PER NJE POST NE ADMINISRATE.

MILITANT, ISH SEKRETAR.
PER KOLLTUK NE VIJE TE PARE.

KU PER DJATHE, E HAN SAPUNIN.
DHE TE PAFAJSHMIT, I RRASIN HUNIN.

KU JANE RRUGET GROPA-GROPA.
DHE TA LENE MAKINEN PA RROTA.

FORUM, ESHTE DHE MILIONI.
BENCI, VILA E TELEFONI.

FEMRAT, WISKY, REHATIA.
VEC PER ATO QE I KA XHAN PARTIA.

KU KENGETARI VJEDH MUZIKA.
DHE DHJETET POLICI NGA FRIKA.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAKJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

MEMEDHE, ESHTE DHE VATANI.
KU KULLOT BAGETINE COBANI.

KU NUK MUNGOJNE QEVERITE.
QE NDERROHEN PER C'DO VIT.

KU C'DO SEANCE NE PARLAMENT.
LEHIN DEPUTETET SI QENTE.

KU NJEREZIT, TERHEQIN KARROCA.
KU KA FRIKE TE DALE JASHTE GOCA.

KU POLICI S'KA PISTOLETE.
DHE HAJDURI HEDH SHURREN PERPJETE.

KU NGROHET MILETI NEN DIELL.
SE S'KA ENERGJI PER KALORIFERE.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

KU NE GAZETA, ZOTERON POLITIKA.
DHE USHTRIA LUFTON ME THIKA.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

FORUM PRA, ESHTE GJITHCKAJA.
KA XHAMIJA EDHE KISHA.
KU NDESHET EDI DHE BERISHA.

KU NA BEN PROPAGAND HOXHA.
DHE TJETRI PO MBYTET NGA BORXHA.

FORUM, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU ADMINI SHKUMES S'KA.
DHE ANTARET QESHIN HAHAHA.

KU NE FORUM PERDORET DROGA.
DHE ADMINIT I NGRIHET RROGA.

KU PER ANTARET, QE KANE TENSIONIN.
ADMINI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU ATIJ QE ESHTE FUKARA.
STAFI I THOTE: TI RRI MOS HA.

KU VJEDHEN E SHITEN ME LEKE NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU TE ZHVESHIN NE MES TE NETIT .
PERPARA ZYRES SE DEPUTETIT.

KU ANTARET VETEM LLAPIN.
DHE STAFISTAT PREMTIME TE KOTA JAPIN.

FORUM, ESHTE FUKARALLIKU.
KU C'DO GJE E BEN HORRLLIKU...
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Po ja nis dhe une nje poezi*
mbase *jo aq miqesore, nuk e di
po*flas me mire ne pergjithesi
keshtu *nuk ofendohet njeri

Te njohesh njerezit eshte e veshtire
disa *nuk do te doje,kish qene me mire
vajza *me moral qe hipin avion ,ku tu dale
Thjesht per tu pal........ me ndonje djale

Nuk ka shume rendesi jane te martuara apo *kane femije
*e bejne jeten ashtu si t'ju vije
Moral edhe nder keto gocat tona*
dhe *j'u del nami ashtu si perhapet jehona

Kemi djem asgane trima sa me s'ka
thone qe e bene edhe ate qu nuk ja dha

Nje forum mendimesh ...
mbase takimesh...
kush hyn per tu kulturuar*
e dikush * per tu pall...

Kemi doktore ,mesues, juriste
idiote me oke ,edhe plot puciste
**tipa origjinale dhe jo copy paste
'hello' e thone vete, Zoti ne dashte

Trima plot i kemi djem shume rrugac
cigaren e pare e kane pire me ashash
Ngadale , avash-avash, kane mesuar
duhanin, nuk pine me ashash


Artista plot kemi, dhe ndonje modele
si ta zere kalemi
Ne virtual jemi,ky eshte problemi*
Dikush *eshte si lepuri*
disa *te tjere si qeni*

Shumellojshmeri mendimesh ,idesh dhe besimesh*
Gustosh muzikore ,shtylysh * * * * * * * * *
vendimesh*

Kemi miq te mire, mikesha te ngrohta
te te qajne hallet, ti j'u dukesh bota
Kur hallet *e tua nis te qash ti**
mbrapa pc nuk gjendet me njeri

Per antaret miq bera pak rime*
e kisha pa te keq thjesht nje mendim
Vazhdoni si jeni, j'u kemi te mire*
disa shkencetare,disa vic lepire

Ju jeni forumi,jeni shoqeri*
disa behen pjese,dikush tjeter rri
Jeni e ardhmja dhe e kaluara jone
kenga e sorres qe aq bukur ciceron

Kush njohu perpjekjet dhe luften e njerezve,
zbuloi nga nata, magjine e drites se dites

Dita do te vije njihini magjine*
por jetoni naten kuptoni *njerine
 
  • Më pëlqen
Reactions: Sky
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Poezi ricky_ch:


Njeri i pjekur, tamam i matur
Te tille forumi, kurre s'ka pasur

I qete n'debate, si burrat n'odë
Nuk shtyhet me njerez, qe jane te kotë

Dituria qe e ka, s'mund t'i fshihet
Shenja e sinqeritetit, lehte i shihet

Si me i ri qe jam, nga ai mesim kam marre
Shpresoj se nje dite, n'realitet kam per ta pare
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Per nje nder anetaret me karizmatik qe ka forumi, FLOWMASTER :D


Doctor Flow ne forum
Mendjen e ka vec te bej ndonje zullum, :p
Foto te bukura shume poston:)
Por shpirt artisti hic nuk posedon. :D

Interesantin ben vashdimisht,
Me demek se nga forumi po ik.:vrap:
Te gjithe anetaret kane rene ne hall
Nuk eshte Flow, s’ka kush ben gallate :(

NE pm-a ne postime ate kerkojne
Dhe ne cdo bisede ate e kujtojne.:posta:

Nuk zgjat shume dhe doktori kthehet, :yeah:
Ska faj s’duron pa komplimentet
Por fotot skan si me pare cilesi
Do ja ket marre frymezimin SunLight-i!:dyluftim:

Gjuhen shpate e ka dhe
Pergjigjet ne maje te gjuhes i mban.
Mu prish gjiza njeres, kujdes se fluturon tjetres,
E bejne doctor Flown, Personazhin e dites! :respekte:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Per te gjithe

forumista mire jeni?
poezit vall ku i keni
Lum per antare qe ka ky forum
poezit i kan te bukura shume
por si duket paskan ren ne gjume

Tema te mira dhe hic pa shaka
si forumivirtual nuk ka
Jeni vertet per levdata
duke postuar po ju ze dhe nata

Desha t'ju pershendes
te gjitheve me emer
postoni me shume
dhe flisni me zemer
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Meq sot eshte dite pranvere, dite ku fillon gjalleria dhe dite e poezise njekohesisht, enkas per te nje poezi ngase eshte me e pakta qe meriton:


FISNIKERISE SE SAJ


Si njajo rreze e pare pranvere
Qe dhe akullin nis e shkrin
T’trazon shpirtin edhe te fjetur
E te mbjelle gjallerine

Si njajo lule, me e para lule
Qe pranveren paralajmeron

T’bene te ikesh te marresh malet
Derisa e gjene dhe e takon

Si njajo me e bukura kanarine

Qe kendshem mengjeseve nga gjumi t’zgjon
T’bene ti lutesh ti pergjerohesh
Te mos ndalon, kurre te mos ndalon

Gurgullon si nje rrjedhe kroi
Kur flet urte me fisnikeri

T’bene t’pushoj i tere shpirti
Si me e bukura simfoni

Dhe e tera kjo eshte Elushja
Qe rrezaton me fisnikeri
T’bene t’kesh mall ti puthesh doren
Ti perulesh me tere burreri
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Nis e shkruaj me laps te bardh ca vargje t"bukura per nje pulbardh..;p
Po lidh rrjeshtat dhe mendimet..ne lidhje me kete vajz plot pretendimee...
Kjo jep lek per poezin,,por paguan ata qe s'din..ahahahha
Megjithe ata po mundohna,,se ktej kriz kemi dhe lek dona..:p
E tani seriozisht,,vergjet per ty me vijn lirisht,,je e fresket si lule qershie,,
Je e lirshme dhe plot jet,,miresin e ke ne shpirt..,,here here dhe bertet kur shef qe nuk flitet drejt,,
vjen furishem si era e malit,..
Ti dhe shkruan ,,ashtu per qef,,vargjet tua jan te derdhura,,
sa here i lexoj me udhton,,me mbush shpirtin me emocion,,
pena e saj e prek qiellin,,yjet shef dhe pikturon
..shpirtra te lire ata i pakzon..
e pastaj bashkbisedon mes jetes dhe te vertetes,,
me endrra shpirti i mbulon,,per tu dhen jete nga vetja,,
sepse jeten fort e dashuron..

 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Poezi per Zana1
Te dua per koken tende..
do vi te ti them sateme...
Zemren sec ma pervelove,,
uuuu terboft zoti ,se mend mi nxorre
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Uh bre burra ç'u tund toka
Lover dhe Lauri luajn me qoka
Rrasa më nuk kanë në dorë
Por mbi qokë tundin këmborë

Qoka ime është bosh
Mos u afro more kodosh
Rrasa s'kam por do gjej plot
Ndaj mos prit atje më kot

Do e mbush një qokë për vete
Plot me rrasa dhe inerte
Do them njerëz hajt të shihni
Qokën time të sodisni

E kam mbushur me lezet
Qoftë për mirë qoftë për ibret
E kam mbushur plot me fakte
Kam bërë dramë me disa akte

Qokën tonë mos e zaptoni
Dhe ju mod që nuk na doni
Për të tjera mirë...shikoni
Qokën tonë mos e pastroni

Jeni miq me shumë vlerë
Lover si ty nuk gjen të tjerë
Je ti gjella, kripa e forumit
Cigarishtja e xhaxhi merhumit
Se pa ty nuk ''pihet duhan''
Hajt jazëg kush po të shan

Lauri o djalë azgan
Nga ismalikët nuk gjen derman
Ti me fakte plot të vërteta
Këta veç me epiteta
Je ''kaurr'' ti mik i mirë
Ndaj në këtë fshat e ke vështirë

Miqësisht për ''gjelat'' e forumit tonë :)
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

hello i her o forumista
te them te drejten jeni te gjith fashista
neper forum gjith diten rrini
nga nje here nuk hani as pini
nga vrulli qe keni per te lexuar
ke te gjitha temat per te shkruar
ka ca rob qe jan taman
po ka ca qe lejn nam
me zon dashnore apo
me bo shoqni ky
esht forum nuk ka renci.. :) :)
ps. e vodha diku :p
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Poezi x Pinky...

Kjo pinky osht pak trendy
nja ca cuna na i cmendi
me ca ngjyra sec na sjell
mendjen leht na e mer
osht goc serjoze
ndonjehere bon si kapricoze
nga guzhina te rru
sla receta pa postu
kjo eshte pinky
ste ngacmon
rri ulur dhe te shikon :p


lol se une sdi as me shkrujt poezira :)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

SHEJTONES

Funksionon dreqja
Si sistem me ingranazhe
Ah, qe me kenaq shpirtin
Kur sjell ca gagazhe

Si bleta nuk ndalet
Pa pra gumezhin
Sa te jep pak mjalt
Fillon me qesendine

Edhe keto thumbimet
I ka si ilaç
Sa e embel shejtonja
T’shkrin e t’kenaq

Sa here vjen ketej
Na sjelle plot freski
Ka nje shpirt te bardhe
Perplot pafajesi

Eshte e re shejtonja
E mbi supe mba shume
Saq jo rralle n’debate
T’le me sy hapur
e te ve ne ‘’gjume’’
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Miremengjesi Zonje!


Mirmengjes zonje e nderuar,
Sot lindi perseri nje dite pa ty
forumi jon me njerez rrethuar
pa TY ndihet, shkret, vetmuar

Ka kohe qe vizitat ke rralluar
Mos na thuaj se na ke harru
A thu valle na ke permenduar
Mos na beje si te cmendur

Dhe kush s’do t’deshironte valle
Dhe kush eshte ai qe s’tka mall
Rrezen e mengjesit kush se don??
Qe vec ngrohtesi ajo dhuron!

Je dallg deti e pandalur
Qe shkerrmoq dhe gurin
Dhe egersia kur te shfaqet
Ah, sa shume qe t’shendrit nurin

Moj nurbardh, moj nurmadhe
Me njat pamje si sorkadhe
Mengjeset e bardha pash t’madhin mot
Mos na i le te na vajne kot


Miremengjesi Zonje!!!!!
:kapele::pufd::pufd::pufd::respekt:
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

FoRUMI JoNE PLoT MoRAL

Kemi forumin moralist
nuk duron dot nje fjale te ''piste''
T'gjithe hapur syte si dhia ne mal
Bythshpluar flasin per moral

Ca shesin moral me ojna qendisur
Ca me lule te thepisur
Ca me katalog e ca me model
Ca me zhele ca t'pjekur n'hell

Ca e kan me tonelata
Ca e ruajn ne govata
Ca per te sa bukur ligjerojne
Gjersa lengjet meskembeve vade u shkojne

Nje shale te bukur po qe se ke postuar
N'jete t'jeteve je i mallkuar
Po qe se sjell **** nje femer
je i anatemuar je i paemer

n'Adoleshence po qe se ke gabuar
jeta deme ka per te shkuar
po qe se flet per ndonje gabim rinor
t'pergojojne e te bejne hor

Gjthe ky tmerr filozofik
behet ketej gjersa ka drite
porsa terri ketu te bie
t'gjithe i ke skutave nen hije
(t'forumit)
thashetheme e puc e puc
nga ndrydhjet e meskembeve rrine germuq
:fiu::fiu::fiu:
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Kshu nguturazi, meq ka ditelindjen, nje poezi edhe meriton:

DM

Eshte nje vajze qe mendon pa ndrydhje
Nuk njeh rregull bene veq thyerje
Horizontet si pranon
Mendja e saj shume me larg shkon

Ca e quajne menefregiste
Munde ti thuash dhe anarkiste
Eshte me madhja optimiste
Shpirt te ndjeshem prej altruiste

Mendja e saj pa paragjykime
Shpirt rrebel e goce trime
Duket përplot egërsi
Por rrezaton shume dashuri

Terezin e vet ajo shikon
Kush e cenon hiq s’ja perton
Ta thot troc ate qe mendon
Asgje cupa s’ta zbukuron

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top