Poezi kushtuar anetareve te forumit

Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Po djemte ,vajzat moj ku jane?
Poezine vetem e lane...
Mos kane shkuar me pushime?
Eshte shpejt per koken time...

Akoma s'ka erdhur vera...
Po ngulmon akoma pranvera...
Edhe koha s'eshte stabilizuar
Me pushime per te shkuar

Eja mblidhuni ketu,ketu
Qe te gjithe bashke me mua...
Per antaret e forumit
Poezi per te shkruar...
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Mosha iken e ban t'veten
tash t'pelqejn veç djemt e ri
hala mdhem trupi gjithkun
ske pas lan ven pa ma gri

tash tpelqejn vetem njomcakt
ske ma dham mu marr me burra
qyre vedin pak n'pasqyr
je ba plak e n'ftyr tan rrulla

kurr nuk veshe minifund
tash ma vesh erdhe pa brek
qyr e mledhi ment e kres
se tka ardh koha me dek

ma perdor tash Faqebokun
si me ken 20 vjeçare
ke ba fansa 2-mij tri
e me ty rrin bajn hajgare

ke fillu me shku n'palester
ke ba buzt e ke ba gjoksin
me lekuren qe t'rrin var
kan fillu micat e losin

i her n'jet ban i pun tmir
mos u mat me mosha treja
mu e ty mari lum mikja
na ka rru ka hene perja
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Mendoj se eshte e nevojshme ta rikujtojme :viola:

Lum o lum per kete forum

Cuna, goca t’bukura shume
gurgollojn porsi lum
sta lejn syrin ta vesh ne gjum

Ketu askujt mos ju hidhero
Me besu, mos gabo
Dertet njerezve mos ua mbaj
Askend mos qesh askend mos shaj
Se i shari gjithnje ka share
Gjurmen e vet per ta lare

Me paragjykime mos u fut
Se sharron deri ne fyt n’mut
Goca e cuna ke n'forum
Me ferexhe , me minifund
Ca me tirqi me jatagana
Ca n’bikini e pa fustana

Por mos gabo tu shohesh hunen
Deri sa nuk ju sheh punen

Munde tetakoni ketu trima
Bajraktar si vetetima
Jataganin ngritur mbajn
Shfryhen, shajn, prejn, mbysin
Me etiketime te gostisin
Pastaj klithin si hileqar
‘’Na keni shkel na keni share!’’

Munde te takosh ketu fetar
Hoxhe , prifta , muezina
Qe plote gojen e kan fe
Slane te zezë pa bere mbi dhe

Ka ketu edhe gjyqtar
Qe t’bejne gjyqin pa ja ndare
E te shpallin mekatar
Pastaj ti e din or mik
Se tere jeten ngelesh jezuit

Ka ketu don zhuana
Veshur n’tirqi e n’jatagana

I lene gocat pa fustana
Ja kan nise me u livdu
Nuk ka femer qe s’kan ladru

E kur flitet per moral
Fshehen te gjithe si dhia ne mal
Djem besnika e jo tradhtar
Do te vdesin te gjithe beqar


Ka ketu psikologa
Qe tere diten luajne gogla
Besa disa jan shkencëtar
Shkolle me sy kurr nuk kan pare
Por vet natyra ua ka fale
T’mbushet mendja enciklopedi e gjallë


plaku
:plakush::plakush::plakush:

 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Nje "draper" eshte me keq se nje "dru i shtrember"...
te pakten "ky" qendron si i ka hije dhe ashtu si eshte,
ashtu si e ka bere "nena" natyre....
por c'ti besh nje "draperi" qe luan me barin,
i thote "je i bukur me vesen e mengjesit"
(dhe shijon bukurine e barit te njome) ...
pastaj ne "erresiren" e darkes vete dhe e korr....
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Po i shkruaj edhe une 2-3 fjale
se kjo gje ne mode paska dal.
Kur kam ardh me keni pare,
si te isha ne eksplorim,
pak nga pak ndryshuat,e filluat u afruat...
Keni pase dhe paragjykime,
erdhi kjo me gjithe sqarime..
Shkruan femra nga dy faqe,
do me tregu se jam intelektuale,
e sa shume te tjera lexova,
gjysmen e kalova se nuk ju kuptova...
Ne mes jush keni te mire,
por keni edhe te shtire,
sa do rrojme do mesojme,sa do takojme do injorojme
keshtu e ka dhe kjo pune,
mjafton tjetri me pak gje te ule..
E si perfundim kush fitoi?Me i mir doli ai qe sfoli...
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Poezia :D

Poezia neper forume
u be si tave me llokume
Anetaret jane te shumte
U them, mendja o ju lumte!!
Kujtojme demat ne arene
Kur flluckat poshte bjene.
Bukur eshte gjuha shqipe
Por jo vrite e jo rripe.
Jam e re ne kte forum'
Le te behen fjalet lum'

Pershendetje.
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

GLOOM

Zgjohuni o cuna nga gjumi
Se forumin e levroje Gloom-i
Eshte kjo cupa si artiste
N’shpirt e n’zemer feministe

Ben debate hiq pa pra
Thot se femra eshte sevda
E cunat jan pa lezet
E nga ta s’ka bereqet

Kokeforte neper debate
Ndonjehere shkruan me inate
Feminizmin lart e cmon
Por lule nga cunat edhe pranon
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

postimet jasht teme u fshin...faleminderit per mirkuptimin.
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Meqe s'kam temen time per poezi
Po i hedh germat ketu ne forum
Se dhe nata kthehet ne bardhesi
Dhe deti, perplaset me zhurme.

Sa bukur eshte te shkruash poezi
Si te ngrohesh nen rrezet e diellit,
Te ngjitesh, me flatra, ne kaltersi
Te jepesh pafundesisht qiellit.

Jane te bukura poezite e shkruara
Me etje, humor, gezim e melankoli
Anetaret me talentet tyre e lindura
E gjallerojne cdo dite, kete shoqeri
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ika, shkova, gjithkah kerkova
Por FV nuk e harrova
Kam ketu miq e mikesha
Sokola dhe sokolesha
Qe s'me lane te rrij rehat
Erdha ti rrah pakes dajak
Sepse kane trup per merak
Nuk rrin kurre keta rehat hahhaaa
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

He te dashur miq ku ini?
Ju te rinj e te moshuar ...
Shkruani shpejt e kot mos rrini...
Se rima eshte per t'na gezuar...

Shprehuni bukur e kendoni
E,antaret lavderoni...
Se te gjithe jane te mire
Jane edhe shume aktive...

Ky forum na relakson
Edhe streset t'i largon
Ka ketu nga gjitha anet
Qe te gjithe jemi tanet...

Kaq e dita shume e thashe
Merre Kitra se ta lashe...


Respekte per te gjithe!
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

kyt forum une se kam dit
nji haram me tha me hy
edhe thash po e baj prove
nji shkodrane me hy ne loje
sduket keq per nji at zot
se kam afer zemren oo
dhe kam frike vetem me e lan
sema marrin si revan
e rri vetem une tu kja
edhe tham fv ma more kalane
tash nji bejte prej meje duhej
se na shkodrant e tela e lujm
me ju than mirsejugjej
ty fv e kjosh me ner
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ky forum ka shum Antare,
dhe ka nje Antar te Pare,
ky forum ka dhe shum Goca,
e imja esht ajo BRETKOCA!:po:
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Masi nejta da koh jasht
jam kthy prap un n'shkoder loce
kur kam dal un neper rrug
bash kam met si me ken l...qe
thash po shkaj der nkry t'pazarit
per me pa se ca a ba
kur jam fut neper rrugica
gadi nisa per me qa
thash pa shaf shpin e mushkajs
dikur shkosha me miknesha
pash nji gru te nji barak
kishte dal me nejt da tesha
nan i tham ,un vi nga Lezha
thash pa e rrej,(i marr mas t'delsha)
kam i shok qe rrin ne bajz
mtha me prit te shpia mushkajs
kam dy or qe sillem rrotull
kot me t'pyt a jena n'Shkoder
hajde bir m'tha pak nen hije
iktu je bash ne xhabije
tash mke ba per qep e kryp
a nuk jam itu n'magjyp
lene djal ,m'tha ,sa ven re
jan ka her kojshi me ne
ik mar ap thash nepi vedit
kja itash ka ardh prej thethit
tuj ec rrugs e tuj menu
te stadiumi jam kthjellu
deritash njofta vec bunen
e itash pa njaf tribunen ….(e stadiumit)
thash pa hup mare nafak
edhe pak nata pa tkap
isha ba ma zi se fmi
nuk pa disha mu kthy n'shpi
kur pa nij nji si er tran
kur shaf krapin n'tok te shkrram
tregti t'mar i tham ju bashi
a din kush ku i bjen tisazhi
pa fillojn edhe me m'tall
sjam postier m'tha mar bedall
nuk t'diftaj po zbleve gja
nuk kam dal per badiava
mir se bleva nji krap t'qelbun
po ma shiti dhe per qefull
i thash vedit skam ca baj
o pa blej o n'shpi spa shkaj
e fillaj per me diftu
pa ta shkruj tha se keke hu
itu jena te tregu n'zdrale
e kan shtru ,ska ma kanale
nji nat tmir i tham ma bashi
tash e gjeta ku a tisazhi :)
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

VIP-at e Forumit


Posa kryem pushimet
Perfundoje kjo vere
Na u shtuan ketu VIP-at
Si hitherat n'pranvere

Ngado qe kalon
VIP para e mbrama ke
jemi bere t'famshem
lum e lum per ne

nuk eshte pune hajgare
jemi bere me fame
rethuar nga VIP-at
thuajse ne cdo ane

blicet e aparateve
tere diten clik e clik
ah sa jete lluksoze
kur bashkjeton me VIP

me doli gjuha sot
tuj vrapu me carcaf
ec e merrju tere ketyre
nga nje autograf

pastaj sa kerkesa
qe kan ore mik
mej shetit me pajton
duan qe te gjithe

ani ma kto gocat
qe na u bene VIP-e
duan dhe truproje
rrugen me ua nda

duan dhe floktare
kepuce, me garderob nje dyqan
aman se c'na gjeti
sa mani qe kan

ah, sa mire qe rronim sikur fukara
tash na eshte bere jeta sketerr per bela
nuk na lene as gjumin te e bejme si gjum
liria jone e kendshme duket mori fund
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Me ka shku mendja

M'ka shku mendja
Me u ba hor
Du mu ba
Supermoderator

Pune e lehte
qe c'ke o vlla
shpuzen ne dore
mendjen hava

Fshi poshte
e fshi larte
kesaj pune
i thone art

pra beni kujdes
se tash do jem i shtire helem
i kam rene
fukarallakut shkelem

cuna e cupa tash e pas
mos me silli para e mas
kush don me mu me bisedu
nje jave perpara me mu lajmeru

jo qe jam ba une tip i ran
por m'thrret puna n'kater ane
tash e tutje s'me keni mik
ua fshi mendimin sa qel mbyll syt
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

FORUMIT

Forumi jone na plasi shpirtin
Me gjithe k’to vonesa
Nuk po di ne i erdhen mujoret
Apo ska nderresa

Shpirt, loqk e zemer
Cdo qosh e cdo ane
Garant aq shume eshte nxe linja
Edhe spo ja mban

Kam medyshjen do behem hor
Na ngel kush shtatzane
Na del sheshit marifeti
Hor me tere dynjan

Gjithe kjo dashni qe ka plasur
Them ndonje ogur i keq
Na ka ba dikush sehire
Haj mozomakeq

Shend e vere – kenge e valle
Hedhur dore me dore
Oj lulija jone me limona
Jehon per cdo ore
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Sot dielli na kaploi,
plot me reze na mbuloi...

Kis un mora prej Elushes,
punetores, rrapatushes...

Plakush Kitrra me respektoi,
Reputacionin plot ma coi...

Tek lexova i permalluar,
Bellatrixin e reformuar...
i thash vetes me plot goj,
plot forumi te na roj...

Dembelicat i shof zgjuar,
me pranveren e praruar...

Ju ndrit mendja ne forum,
kush e kush poston me shum...

Neper tema po chatohet,
interesi po kaplohet...

Fluturon bilbili Tailandian,
tullumbaci e pru n'Tiran...

Soulmendja ka meraqe...
Nevertitin me spinaqe ?...

RendeXi po m'shqetson..
kur me dyfek zogzat qellon...
pam e pum ky gjaFtar mrizi..
mjafton qe t'ju haje kurizi...

sot dita perplot shkoi...
PLOT FORUMI TE NA RROJ...
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Sot dielli na kaploi,
plot me reze na mbuloi...

Kis un mora prej Elushes,
punetores, rrapatushes...

Plakush Kitrra me respektoi,
Reputacionin plot ma coi...

Tek lexova i permalluar,
Bellatrixin e reformuar...
i thash vetes me plot goj,
plot forumi te na roj...

Dembelicat i shof zgjuar,
me pranveren e praruar...

Ju ndrit mendja ne forum,
kush e kush poston me shum...

Neper tema po chatohet,
interesi po kaplohet...

Fluturon bilbili Tailandian,
tullumbaci e pru n'Tiran...

Soulmendja ka meraqe...
Nevertitin me spinaqe ?...

RendeXi po m'shqetson..
kur me dyfek zogzat qellon...
pam e pum ky gjaFtar mrizi..
mjafton qe t'ju haje kurizi...

sot dita perplot shkoi...
PLOT FORUMI TE NA RROJ...



Lol i madh je me kte qe shkruajte :p :p :p Ja ta qendsi dhe une nje rim edhe pse sja them shum nga rimat po u mundova nje her te shohim si ka dal :p :p :p

Ky Poti thon sta perton..
Me fjali te qellon..
Gjithmon nuk gabon ..
Rimat bukur i leshon..

Ne forum vjen verdall..
Zgjuarsin e ke te par..
Esht cun qe ske te shar..
--------------------------

Nper forum e shikon i zgjuar ..
Aty ku komenton , dhe ky na
Esht Kitra..Qe plakush i thon
Por kujdes gocani ..
Se plaku sua perton :p :p
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Erdh pranvera, erdh pranvera
Plot gjalleri n’forumin tone
Qelin gocat porsi lule
Si bilbila cunat kendojne

Tuana, vampire edhe labja
Kane hy gocat ketej prej dere
Jane sinjal se eshte nxe koha
Jane shperthim i kesaj pranvere

Kjo Elushja bashk me Shkodranen
Per fisnikeri sua merr kush anen
Edhe Gloom duket gezuar
Kete pranvere eshte gjalleruar

Flowmaster sikur CIA
U rri gocave prapa si hija
Kur naj goce ketej kalon
Tek komentet thashethemon

Kjo Soulmendja plot respekt
Thot kam emrin lulemosprek
Kjo My self eshte lule e re
Qe kete pranvere solli hare

Ajsin kemi lulebore
Kreta flakiten karafil
Loverboy bashk me dying_poetin
Cicerojne sikur bilbil

Rendex cuni nuk ndalon
Lart e poshte cuni vrapon
Goja leng i lengezon
Kazanoves forumit tone

Kemi senssun trendafile
Nevertitin lulebahce
Ah pranvere shpirtin na knaqe
Kur vjen bella si manushaqe

Erdh pranvera, erdh pranvera
Plot gjalleri n’forumin tone
Qelin gocat porsi lule
Si bilbila cunat kendojne
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Sot o miq jam kariku
shefave me ju recitu...

Duke par neper forum
shof Zizin te lumtur shum
cokollaten arsyeton
"doktorresha" na e sugjeron

Flet WXP-ja ze bariton
plot terezi kur kritikon,

BeniT koh spo i tepron
vec turn i tret kontribuon,

Ne votimet i mbaruam
edhe prap u selektuam,

Ti leme pas atehere,
grindje zenka edhe sherre,


Themeluset e forumi
jan si guret e Osumit

Angel_Devil cun me bot,
shperndan kopila ne evrop,
Kjo pun boll e ka drobitur
Trup e shpirt raskapitur...



Me e mbyll ket qe kam nis
po i fus edhe 1 viz...

Un si trim e djal i hedhur
pak usta ne te zgjedhur,

them ta mbyll vjershen ketu
me ju len vend edhe ju...
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Per Poetin mqs i kishte vajtur mendja per ti bere vjershe vetes, thashe tia beja qejfin :p :p

Ti djalosh je poet,
nga zanati arkitekt,
ske llafe bosh e teorina,
me laps e gome ben zhkarravina,

ne forum eshte punetor,
kot se kane vene moderator,
ne diskutime eshte shpirt artist,
i lidh bishtin edhe dhise,

shpirterisht ca i rrenuar,
si kallep mashallah i betonuar..
gjuetar pulash e sorrash i zoti,
me raste ia fut ndonje sacme kot se koti..

E me kaq per sot o poet,
se me duhet cikez me fjet :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Po fillo nje poezi

Sec me ka hyp nje dashuri
Per te recituar tani disa
Vargje nga mendja ime
Gjithmon e ndrit ne diskutime..

Po ja nis me Bela
Bukuroshen qe na hedh.
Qoshe me qoshe ..

Tek veshtron dhe Sensun
Me keshilla mjeksie ...
Te zberthen fije fije ..:p

Pak me posht po e nis me
Zina kryetaren qe cdo her
Del me kitare bukur reciton
Rregulloren cdo antari i kerkon
Ne forum ta zbatoj ..

Pa harruar edhe Gloom
Bukur vargjet ne forum
I shtron..Ska diskutime
Qe i shpton..Kur e kerkon.
Gropen ta ben..

Na erdh dhe lulja e pranveres
Neverit qe fryn si flladi eres

Shikoj Iden gjith gezim
Vrapon lart e posht pa
Mbarim..ne forum qe te hyj
Te tregoj se ka plot dashuri..

Si su lodha duke recituar..
Por per Loven qe kurr sdo rresht
Per te shkruar ,,Esht e mir e plot drit..
Sa her flet.Te mbush me gaz e lumturi
Lum forumi per kte njeri...:D

Me flani se e teperova por
Per Elushen per pak gabova ..
Nje vajz me fisnikri..
Forumit i jep gjalleri...

Pa harruar motren time Shkodrane..
Esht e mir kjo shejtane ..
Gjithmon me humor jo me kot
ndodhet ne forumin ton
Zemergjersia e dallon ..
Shkodrane e zonja gjithmon te gezon...:D

Edhe pak se mbarova pa harruar
Dhe DM gjithmon flet vjal me vend..
Koken shum secan. gjithmon ja del mban..

Voglushja e xhaxhit My Slef
E bukur si perher
Por si nje gonxhe ka cel kte pernver..

Po ja nis me Morenen ..
Ku je fut te befsha gropen
Sa ike ti shita lopen..

Afrenilla vajz e urt ..
Si ndihet zeri ne forum
Gjithomon e qet duket
Sikur esht duke fjet :p

Nuk e di ke kam harruar
Te me falni ndoshta kam gabuar
Por jam i gezuar dashuria me Laben
Me ka permalluar :p :p

Smund te harroj veten
Time,ku si gjithmon
I jap drejtim, vdes sex dhe humor
Kujdes vajkzani
Mos me luani me dor LOL
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Me falni se harrova kreta flakita
Per pak gabova mos kujto
Se te harrova sapo te pash
Ne forum per ty mendova..

Paskam len Enderren
Pa shkruajt zot na ruajt
Ku je fut dil moj enderr
Mos me mundo .
Boll ndenje ne sirtar por dil e fluturo :p

Kemi chika edhe Abba
Qe vdesin per cokollata

Karamele zana
E bukur si hena
Ndricon si djelli
Ce do mbet me kok
Nga qielli :p

Kemi Kamian
Per bukuri
Shkuran si ti vij..

Didi Labe poshter
E palodhur ne te shkruar
Me batuta ne forum
Fluturon si pellumb ..

Pa harruar dhe Levina
Vajz e zgjuar flet pa rima
Esht e urt dhe e but
Ce do gjith kohen e ke ne gjum..:p :p

Me falin po bej nje editim
Kam harruar Soulmin
Mendje ndritur arkitekte
Kur e shikon te ben pervete
Vajz e qeshur me humor
Shkruan pa ju dridhur e vogla dor :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Po e nis nje tjeter poezi
Per Laben time talentin do e shkri

Smudn te rri pa shkruar
Zemra mu ka pervluar

Esht e mir ska te shar
Mendjen ma beri dhall

Ndrit si bora neper male
Nga dashuria e madhe

Me ka ber per vete
Sdi me nga te vete
Me ka lidh kemb e duar...

Me ka permalluar
Dashuria e saj si kristal
Zemren time e ka ber mal..:D
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Iku bora, ftohti, acari
Nga forumi jone
Gocat qelen si behari
Pranveren lajmerojne

Bellatrixi si dallendyshe
U kthy n’troje t’veta
Pralajmerim se kjo pranvere
Do jete me e nxehta

Shfaqjet e saj si sorkadhe
Gishtat n’goje ti lan
Dukja e saj sqimatare
T’roberon ne cdo ane

Faqe kuqe, shtat selvi
Goce qejfi per merakli
Para saj humbe shkelqim hana
Para saj dridhet zana

Kur hyn ketej plote gjalleri
Cunat bien ne qetesi
Ketej pari kur kalon
Mendja e cunave brenda vlon
 
Pe: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Per Poetin Peshkatarin..per Poet gjuetarin :p :p

Cme nxorri ky cune nga gjumi,
me nxorri bojen, me morri lumi..

Eh mo djale poet,
po shprehem sic di vete.
Te ti them nje di fjale,
po ta marre dale nga dale..

Eshte i mire pisi ska te share,
cdo mengjes ha papare,
qe pa gdhire ne pune shkon,
gomat kolegeve cdo dite i shpon.

ne zyre me laps e vizore,
kendon ore ore lulebore,
projekte me merak i vizaton,
me raste harron edhe ndonje kolon...

Eshte djalosh i ri,
po ta shet barin per tagji,
ne arkitekture snjeh shok,
nga mendja eshte bace eshte loke,

Kur Tiranen ta vizitojme,
ne qiell te te lavderojme,
Pra atdheun ti ndertoje,
edhe njehere bunkerizoje..

Ne forum sillet i mbare,
thua eshte flori i lare..
ne diskutime eshte llahtar,
me gocat eshte gjahtar..

Tani mua me iku frymezimi,
humbi busulla edhe drejtimi..
e ky shefi po me gjeti,
lekuren do ma rrjepi..

hajde diten e mire,
se syte me jane nxire :p
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

SENSSU

Goce e squet plot energji
Per poezi i ka hy lakmi
Tash ty plaku nje ta shkruan
Te ildis dhe te pershkruan

Shkruan pak dhe pa rima
Fjalet e saj si vetetima
Do na behet doktoresh
Sy patrembur sokolesh

Pse s’na thua ti moj qike
Njat shtat t’bukur ku ke rrite
Fytyra yte plot embelsi
Porsi lengu ne qershi

Koken lart e shume krenare
Do na ngelet cupa beqare
Kur kalon permes forumit
Te gjithe cunat zgjohen prej gjumit

Nje dridhur zemre cunat kaplon
Sa here ketej ajo kalon
E kur syrin dikujt i leshon
Mendjen nga koka ja largon
 
Titulli: Poezi kushtuar anetareve te forumit

Ne forum ska shume dit qe jam fut
Por Rendex qe me kish par, thash qe doren ja kisha marr

Nuk di te thurr poezi, por nja dy vargje per ju besoj se ti shkruaj di..

Kam lexuar shume postimet tuaja
Dhe sa te zgjuar jeni, kam kuptuar.
Ca me diplome e ca pa diplome,
Kur vjen puna per debat te gjithe jane te zote.

Ky Rendex mendjemadhi
Qe dashuria per Laben, krejt e kalli. :D

Edhe Master shume kokforte
Asgje si besohet nga ato qe thote,
Shpresoj qe master me kto fjale hatri mos ti mbesi
Se patriote jemi e njeri-tjetrit me hile sja kemi. :D

Me Flowmaster ca gjera kam shkruar
Por qe ishte dhe poet kte ne mendje se kisha cuar..:D

Kam lexuar e shume te tjere,
Qe shpresoj ti njoh kete pranvere.
Tani me kaq po e mbyll
Se nga gjumi po me erren syte..:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top