Poezi Dashurie

Edhe sikur
Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa botën sigurisht të dua,
Kur jetojmë e vdesim tok të dy

/Dritero Agolli ♥️
 
Tepër vonë

Ti ke një moshë me time bijë,
Me babin tënd, unë, moshatar.
Kush të dha urdhër të më duash
Me hirin tim të ndezësh zjarr ?!
Ata thëngjij që ishin shuar
Ti si guxon me dorë i prek ?!
Kush të dha urdhër të më ndezësh
Pa patur frikë se unë të djeg ?!
Ke ardhur vonë. Tepër vonë.
Kur dimri krejt më ka pushtuar,
Kur vdekja firmën më kërkon
Ndoshta në ferr për të më çuar !
Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetër-perëndi !
Me çdo të puthur m’i ul vitet,
Më kthen në moshën që ke ti !
Me këto gjysma, unë poeti,
Mund të ndërtoj tjetër planet.
Në djall pastaj të shkojnë vitet,
Dhe moshat le të shkojnë në dreq !
Po prapëseprapë një frikë ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik ?
Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...


| Skënder Rusi |
Pikturë nga David Hettinger
331565794_895546051591891_7476657211727031465_n.jpg
 
E FSHEHTA DASHURI E TYRE…
…e ndaluar prej njerëzve dhe hijeve
e bukur si një poezi e pabotuar
që nuk shpallej
por mërmëritej
ishte veç e të dyve
derisa një ditë
mbi të ra drita
dhe u bë poezi e njohur për të gjithë
sa më shumë e pëlqenin
aq më tepër humbiste bukurinë…

(nga “FATA MORGANA”, 2023)
©artangjyzelhasani
 
E BUKUR AKOMA ESHTE AJO

…përderisa unë shkruaj përsëri për të
çdo mbrëmje nga foletë e syve
dy zogj që s’rriten kurrë
padashur m’i nis
dy zogj të kaltër e të hutuar
ndalojnë për një çast mbi telat e ngatërruar
të vargjeve të mi
të trembur shuajnë etjen
me lotë të paderdhur
që unë nuk e di si kanë mbetur aty
dhe kthehen plot në foletë bosh
në kohën e duhur
gjithnjë të përpiktë
një vështrim përpara
se ajo të dremisë…


(nga “FATA MORGANA”, 2023)


 
E BUKUR AKOMA ESHTE AJO

…përderisa unë shkruaj përsëri për të
çdo mbrëmje nga foletë e syve
dy zogj që s’rriten kurrë
padashur m’i nis
dy zogj të kaltër e të hutuar
ndalojnë për një çast mbi telat e ngatërruar
të vargjeve të mi
të trembur shuajnë etjen
me lotë të paderdhur
që unë nuk e di si kanë mbetur aty
dhe kthehen plot në foletë bosh
në kohën e duhur
gjithnjë të përpiktë
një vështrim përpara
se ajo të dremisë…


(nga “FATA MORGANA”, 2023)
Sa pershtatshmeri kot 😁
 
Xhyzelit tim te dashur ,nuk mund ti drejtohesh keshtu agapii,po te fommm. :p
Une mund te them 3 fjale te germezuara , pa qene nevoja e rimes .. por ato 3 fjale , prekin cdo shpirt te lenduar ! 3 fjale me shume apo asgje ... 3 fjale me pak dhe pikpresje nuk vë😁
Ishte poezi ne forme proze agapi .. rendin respektoje vete 😛
 
Une mund te them 3 fjale te germezuara , pa qene nevoja e rimes .. por ato 3 fjale , prekin cdo shpirt te lenduar ! 3 fjale me shume apo asgje ... 3 fjale me pak dhe pikpresje nuk vë😁
Ishte poezi ne forme proze agapi .. rendin respektoje vete 😛
qe kur na ndan agapi,ke fillu pelqen e poetizmin. ahahhahahaha
Bebooo po te fommm, @Hilarious🌞 ec merreeee. :p
 
VETMIA…
… e bën të lehtë
si një tren me vagona bosh
mbi shinat nanuritëse
kokën mbështetur në xhamat
e syzeve të mia të padukshme
e bukur dhe e heshtur kjo grua
si e dalë nga filmat pa zë
harruar në kujtime të padëmshme
nuk pret më asgjë
vetmia është dashuria e vetme
që nuk thotë të dua…
dikur kjo grua e bukur ishte e dashura ime
dhe çdo mbrëmje çmendej me mua
por tani është jehonë
dhe unë erë
e përshëndes duke tundur në ajër kapelen
dhe e lë të ikë
harresa është një udhëtim
që nuk ka nevojë për biletë…
(nga “FATA MORGANA”, 2023)
©artangjyzelhasani
 
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi..
Ata më patën munduar
Dhe zemëruar sa s’ka,
Disa me dashurinë e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Dhe bukën më patën helmuar,
Më dhanë vrer të pi, ata,
Disa me dashurine e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Po ajo që shumë e më shumë
Më mundoi, zemëroi e trishtoi,
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi

(Hajnri Hajne)
 
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi..
Ata më patën munduar
Dhe zemëruar sa s’ka,
Disa me dashurinë e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Dhe bukën më patën helmuar,
Më dhanë vrer të pi, ata,
Disa me dashurine e tyre,
Me urrejtjen e tyre, disa.
Po ajo që shumë e më shumë
Më mundoi, zemëroi e trishtoi,
Ajo nuk më urreu kurrë
Dhe kurrë s’më dashuroi

(Hajnri Hajne)
Me duket e vjedhur kjo poezia, te mbiemri autores me ben te dyshoj 😂
 
MUZG DHE AG
strehë për diellin kur lodhet
mbrëmja e tij...
një grusht yjesh të freskëta për mëngjesin e saj
nata...
të panjohur tashmë…
muzg dhe ag që s’takohen kurrë…
dy të huaj
me kujtime të përbashkëta…
©artangjyzelhasani
 
Back
Top