Ado
FISEBILIL-LAH
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 5,209
-
- Reagimet e mara
- 225
-
- Mosha
- 37
-
- Vendndodhja
- Prishtinë/Republic Of Kosova...
40 mijë qytetarë të Kosovës iu përgjigjën demonstratës së organizuar nga mbi 20 organizata shoqërore. Kjo demonstratë ishte kundër 6 pikëshit që po i imponohet Kosovës dhe kundër EULEX-it i cili po zbarkon kundër vullnetit të popullit të Kosovës.
Demonstrata filloi në ora 12:00 nga Biblioteka Kombëtare, ashtu siç ishte planifikuar. Demonstruesit e mbledhur aty u nisën nëpër rrugën Nëna Tereze për të arritur te ndërtesa e selisë së UNMIK-ut/EULEX-it. Këto janë dy institucione që po ia zgjasin jetën Rezolutës 1244 dhe po e mbajnë gjallë Serbinë brenda Kosovës. Këtu folën Xhafer Xhaferi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Albin Kurti nga Lëvizja VETثVENDOSJE!. Demonstruesit e mbledhur ia refuzuan vizën hyrëse EULEX-it në Kosovë dhe e shpallën PSSP-në Lamberto Zannier persona non grata. Ndërkohë që të gjithë së bashku brohoritën JASHTث, duke kërkuar përjashtimin e EULEX-it dhe UNMIK-ut. Njëkohësisht në murin e UNMIK-ut kemi shkruar: UNMIKOLONIALIZثM dhe EULEX Made in Serbia.
Pastaj demonstrata vazhdoi rrugës Luan Haradinaj për të arritur te ndërtesa e Kuvendit dhe ajo e Qeverisë së Kosovës. Aty foli Naser Shatri, veteran i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, dhe Avni Zogiani nga Organizata اOHU. Gjatë fjalimit të Avniut masa e njerëzve i ishte drejtuar institucioneve dhe brohoriste PO RRENI!. Me këtë qytetarët e Kosovës e dëshmonin se rrenat e politikanëve nuk funksionojnë dhe se populli i Kosovës është kundër tyre. Krahas brohoritjeve demonstruesit u binin pipave duke simbolizuar fundin e lojës për këta politikanë.
Këtë herë numri i demonstruesve ishte edhe më i madh se në demonstratën e 19 nëntorit. Përkundër rrenave dhe thirrjeve nga krerët institucional të Kosovës për të mos dalur në demonstratë, qytetarët e Kosovës e dëshmuan edhe një herë se janë për këtë vend dhe do t’i mbesin besnik vullnetit të tyre politik. Qytetarët e Kosovës janë të vendosur ta jetësojnë vullnetin e tyre në mënyrë aktive. Deri sa Kosova të bëhet e pavarur, sovrane dhe me integritet territorial.
Si të luftohet Serbia në veriun e Kosovës?
Nga negociatat në kompromis dhe anasjelltas
Hashim Thaçi i ka zhgënjyer UNMIK-un dhe BE-në. Për disa muaj ata po negociojnë me Serbinë e ky veçse bënte sehir. Ata e kanë konsideruar këtë si një lloj pranimi nga ana e tij. Ngjashëm sikurse me Marrëveshjen e Rambujesë, ngjashëm sikurse kur u aprovua Korniza Kushtetuese, sërish tani, Hashim Thaçi thotë JO tash për të thënë PO pak më vonë. Ai është njeriu që nënshtrohet i fundit. Ama, megjithatë nënshtrohet dhe e gjithë kjo është me paramendim. Përgjatë kundërshtimeve të buta ai ia rrit vetes rëndësinë para pranimit përfundimtar.
BE-ja negocioi me Serbinë për shtrirjen e EULEX-it. Ajo i pranoi të tri kushtet e Serbisë: 1) që EULEX-i të bazohet në Rezolutën 1244; 2) që EULEX-i të jetë neutral karshi statusit të Kosovës; 3) që EULEX-i të mos ketë të bëjë me Planin e Ahtisaarit. Kushtin e parë dhe të dytë e kanë pranuar edhe Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi. Vetëm kushtin e tretë e refuzuan ata, duke e përforcuar kësisoj Planin e Ahtisaarit, gjithsesi të padrejtë dhe aspak të favorshëm për Kosovën. Insistimi kryesor i Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit është bërë Plani i Ahtisaarit, i cili edhe nga vetë ata është cilësuar si çmim i pavarësisë (të cilën edhe ashtu nuk na e njohën Serbia e Rusia, e rrjedhimisht as OKB-ja)!
Mirëpo, marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Serbisë për EULEX-in në Kosovë, Boris Tadiqi ia kishte vënë një parakusht që do të shërbente edhe si ombrellë: marrëveshjen UNMIK-Serbi për 6 pikat e letrës së Ban Ki-moon-it që Serbisë në Kosovë i japin edhe më shumë pushtet se Plani i Ahtisaarit. Policia, gjyqësia, doganat, kontrolli i kufijve, transporti dhe komunikacioni, trashëgimia kulturore, parashihen të jenë të ndara etnikisht. Në Kosovë do të ketë dy sisteme politike: një të Kosovës dhe një të Serbisë në çerekun e territorit, dhe që të dyja këto nën autoritetin suprem ndërkombëtar të PSSP-së e ICO-së. Strukturat e Serbisë nuk do të shpërbëhen paraprakisht, dhe serbët do t’i kenë të gjitha përveç ushtrisë të cilën nuk do ta kenë as shqiptarët. 6 pikat e marrëveshjes UNMIK-Serbi, Fatmir Sejdiu tha se nuk janë të pranueshme në formën e tyre aktuale. Ai nuk tha se ato paraqesin çështje të panegociueshme. Ai nuk i refuzoi 6 pikat për arsye parimore dhe as për arsye përmbajtësore. Ai tha se forma e tyre nuk është adekuate.