Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Po afron vera, por prenotimet nisin qe tani Sa kushton te pushosh neper bote. Per te gjithe pushuesit e thjeshte apo aventurieret e turizmit neper bote ...........

Antalia
Te duash te shkosh ne Antalia, por me sa me pak para te jete e mundur, ka dhe te tilla oferta minimale: 350-400 euro/njeri per 7-10 dite ne hotele me 3 yje, e duke perfshire ketu bileten e avionit dhe te tre vaktet e ushqimit. “Ne Antalia ka hotele me 3 yje me 20 euro nata me gjithe vaktet e ushqimit, me sherbime shtese brenda ketij cmimi, me lire se ne gjithe vendet e tjera si Greqi, Spanje, Itali, Kroaci etj”, thote Attila Gursel i agjencise “Antalia travel” ne Tirane.
Ndersa cmimi mesatar, te cilin preferojne pjesa me e madhe e pushuesve shqiptare, dhe qe i korrespondon nje sherbimi me te mire shkon ne 750-800 euro/njeri per 10 dite. Edhe ketu perfshihen te gjitha sherbimet e mesiperme, por me ndryshimin qe behet fjale per hotel me 4 apo 5 yje, i cili ka brenda cmimit te paketes edhe gjithe gamen me te shumellojshme qe ofrojne hotele te tille; si pishina, palester, sauna, hidromasazhe, ushqim me i mire etj. Por kete vit cmimet edhe ne Antalia jane rritur pak, krahasuar me vitet e tjera, per shkak te cmimit te naftes ne tregjet boterore. Per shembull, vjet pagesa mesatare e mesiperme 750-800 euro/njeri ishte 600 euro/njeri per 10 dite pushime. ‘Por perseri Antalia mbetet e pakonkurrueshme, sepse ofron te gjitha standardet qe nuk i ka askush ne rajon, me cmimet me te uleta”, shton Gursel.
Ndersa cmimi tavan ne Antalia shkon deri ne 4500 euro/njeri per 10 dite deri ne qershor, sepse ne muajt korrik-gusht behet 5100 euro. Kjo ne hotelin me 7 yje Sungate Port Royal, ne te cilin disa agjenci nuk dine te kete shkuar ndonje shqiptar, ndersa ndonje tjeter pohon se dhe ka prere rralle bileta per atje. “Thone qe eshte me 7 yje dhe Sungate Port Royal, por i vetmi ne bote me 7 yje eshte Burj Al Arab ne Dubai”, thote Ana Maria Mihalcea, rumunia qe merret me turizmin ne agjencine ‘Union travel’ ne Tirane. Por ka ne Sungate Port Royal dhoma presidenciale ku shkon 4000 euro nata.
Por dhe ne Antalia, Beleku eshte zona me e shtrenjte, ku shkon 1600 euro cifti, me te gjitha sherbimet ne hotel me 5 yje, sepse atje nuk ka hotele me 4 yje. Nje tjeter destinacion i Turqise, vec Antalias, eshte dhe Bodrumi, qe ndodhet larg Antalias, dhe udhetimet per atje organizohen me carter. Por edhe kjo zone eshte pak me e shtrenjte se Antalia. Edhe per te shkuar ne Qipron turke ka kerkesa, me te rralla keto, dhe kostoja shkon ne 500 euro/njeri per 1 jave. Dhe me shume shkojne cifte individuale, se sa grupe. “Per shqiptaret Antalia eshte nje mit. Nese kane mundesi 3 milion shqiptare shkojne ne Antalia”, thote Ana Maria. Por kete e pohojne njezeri te gjitha agjencite shqiptare te udhetimit, qe Turqia ze 90% te kerkesave te pushuesve.
“Ne 50 veta qe mund te hyjne ne dite ne agjencine tone 40 jane per Antalia”, thote Armela Hamiti ne agjencine ‘Victory’. Keshtu Antalia mbetet ne vend te pare ne kerkesat per te pushuar ne bregdetet e huaja edhe kete vere.
Kroacia
“Kroacine e quajne te shtrenjte”, thote Rozi Karaj, menaxhere ne agjencine e udhetimit “Albatrans”, e cila operon ne turizmin ballkanik.
Per muajin qershor nje nga paketat qe ofrohen per te shkuar ne kete vend eshte 250 euro java/njeri, ne hotele te thjeshta me 3 yje, ku perfshihet mengjesi dhe darka, por jo transporti me autobus dhe pagesa e vizes. Ose ka ture ne grupe 4 dite+3 nete me nga 145-155 euro/njeri, qe do te thote dyfishi i cmimit te Malit te Zi per te njetat kushte, por sic thone agjentet e udhetimit ne Kroaci sherbimi eshte me i mire, hotelet jane gjithashtu me te mira dhe guida eshte pak me e gjate per shkak dhe te rruges me te gjate. “Kush do te beje pushime te qeta zgjedh Kroacine, kush do te zbavitet zgjedh Antalian”, thote Astrit Kurti i agjencise “Shkodra travel”.
Por ne korrik ne Dubrovnik hoteli shkon ne 80 euro nata, shezlongu kushton 10 euro, mund te lesh 180 euro ne nje darke per 4 veta etj. Nese shkon per 10 dite arrin deri ne 700 euro/njeri, pa paguar ketu transportin dhe vetem me dy vakte ngrenieje ne hotele, nderkohe qe ne Antalia me 700 euro i paguan te gjitha bashke: bileta e avionit, hoteli me 4 ose 5 yje, te tre vaktet e sherbime shtese luksi. “Cmimet jane katastrofale krahasuar me Malin e Zi, Maqedonine apo Antalian”, thote Rozi Karaj per Kroacine dhe sherbimi vleresohet jo ne nivelin e larte te Antalias.

Mal i Zi
Mund te shkohet minimalisht me 70 euro/njeri ne Budva, Kotor, Herceg Novi etj. Ne ture grupesh me oferte 3 nete+2 dite, qe perfshijne transportin plus guiden shoqeruese, hotelin me 3 yje, mengjes+darke. Por nese do te rrish nje jave shkon dhe 200 euro/njeri. Mund te gjenden aty pensione me nga 5 euro shtrati, ndersa hotele me nga 15-25 euro/nata.
Por ne gusht, qe eshte piku i sezonit, paketa shkon deri ne 400 euro/njeri.
“Mali i Zi si kosto qendron mes Kroacise dhe Maqedonise, dmth me nje kosto mesatare, ku Kroacia eshte me e shtrenjte dhe Maqedonia pak me e lire. Por dhe ne Mal te Zi, Red Bullin neper bare e gjen me 6 euro”, thote Rozi Karaj. “Kemi hequr dore, nuk e bejme me turizmin ne Mal te Zi dhe pse kemi qene te paret qe e kemi zbuluar si destinacion, sepse tani shqiptaret shkojne me shume vete, ndodhet fare afer, pa regjim vizash, dmth nuk kane nevoje per ne”, thote Besnik Vathi, drejtues i agjencise ATHS.

Maqedonia
Nuk preferohet aq ne stinen e veres per plazh, edhe pse ka nje plazh liqenor te frekuentueshem, por me shume ne tre stinet e tjera te vitit, sidomos per ski ne dimer. Sepse deti eshte me i preferuar se liqeni per plazh. Por nuk mungojne gjate veres edhe udhetime turistike ne kete vend, me shume per turizem kulturor, pak plazh dhe sidomos shoping te shqiptareve. Fakti qe eshte pa viza dhe shume afer kufirit me Shqiperine e ben me te lehte udhetimin. Vete maqedonasit qe vijne per pushime ne Shqiperi, sidomos ne Durres, jane te konsiderueshem. Megjithate dhe ne Maqedoni mund te shkohet me paketa 3 ditore turistike, sidomos ne Oher dhe Struge, te cilat kushtojne nga 70-120 euro. Cmimet ne Maqedoni jane me te arsyeshme dhe ajo krahasohet me Malin e Zi per nga kostoja e hoteleve, ushqimit, por eshte dhe pak me e lire akoma. Ne Maqedoni gjen shtepi te lena ne sherbim te pushuesve me 5 euro shtrati dhe hotele nga 15-35 euro mesatarisht. Ndersa ushqimet, artikuj te tjere industriale jane shume me lire se ne Shqiperi. Ndaj shpesh shqiptaret bejne nje rruge e dy pune, turizem dhe blerje.


Egjipti
Sharm El Sheikh eshte plazhi me i lire turistik per veren e 2008, sepse nuk i ka rritur cmimet, eshte me i lire dhe se Antalia, ku cmimet jane rritur 30%.
“Ne Sharm mund te shkohet me 550 euro/njeri per 10 dite, ne hotel me 4 yje. Atje punojne ende me dollare dhe ende nuk jane rritur cmimet”, shpjegon Ana Maria e ‘Union Travel’.
Sharmi eshte i famshem tanime dhe per shqiptaret, te cilet e kane destinacion te preferuar, jo vetem ne vere. Sepse duke qene se ne kete vend shkretetire ka vere gjithe vitin, mund te shkohet shpesh. Edhe atehere kur ne Tirane te bejne berr dhembet nga i ftohti, nese ke parل ia mbath ne Sharm El Sheikh per ca dite.
‘Por shpesh shqiptaret kane dhe nje ide te gabuar per Sharmin, e quajne shume te nxehte ate. Eshte 45 grade vertet, por ama duke qene shkretetire ka vetem 1% lageshtire dhe temperatura e larte nuk te djersin si ne Antalia per shembull, qe eshte e bezdisshme kjo. Por njerezit nuk e dine kete dhe kur e mesojne pastaj reflektojne”, thote Ana Maria. Dhe ne Sharm nuk je si ne Antalia e izoluar vetem brenda plazhit. Ke mundesi qe te marresh nje autobus linje e te shkosh Piramidat, muzeume te lashtesise, te hash nje dreke mbi lumin Nil etj.

Tunizia
Ka kerkesa dhe per te kaluar pushimet ne plazhet e bukura te Tunizise, e cila ka nje pozicion gjeografik te favorshem mesdhetar. Por mbetet nje destinacion i shkelur keto vitet e fundit, pak e njohur per turistet shqiptare. Ndaj jane shume pak turistet shqiptare qe shkojne ne kete vend, krahasuar me zona te tjera me te preferuara per plazh. Ka raste dhe qe nuk e pelqejne Tunizine, por ka dhe qe e kerkojne serish me kenaqesi.
Paketa tursitike e kesaj vere per ne Tunizi me 4 dite+ 3 nete ne hotel me 5 yje kushton 430 euro/njeri. Per 10 dite paketa kushton 1500-1600-1800 euro cifti, gjithmone ne hotele me 5 yje. “Nuk ka ecur aq mire Tunizia, vjet kane shkuar vetem 3-4 cartera qe nuk krahasohen me Antalian apo Sharm El Sheik. Megjithate dhe kete vit do te kete serish grupe per ne Tunizi dhe presim me kuriozitet si do te ecin”, thote Armela Hamiti e agjencise se udhetimit ‘Victory”.
Maroku
Per spanjollet dhe italianet eshte nje rruge mjaft e zakonshme per turizem dhe plazh, por shqiptaret dhe si turizem kulturor e bejne rralle, por ama e kane shkelur tek-tuk Marokun legjendar, me cartera sporadike. Pak jave me pare “MTI travel” organizoi nje tur 8 ditor ne Marok. “Vitin e kaluar nuk pati shume sukses, por kete vit u zhvillua me mire”, thote drejtuesi i MTI, Bledar Shapllo. Dhe 8 dite ne Marok kushtojne 1140 euro per njeri. Ne paketen e MTI perfshiheshin vizita ne qytetet me te njohura; Kazablanca, Rabat, Meknes, Fes, Marakesh, vizita ne pallatin mbreteror, muzeume, shkollen 1400-vjecare, varre e mozaike te lashte etj. Qendrimi ne hotele me 4 yje, autobusi ne dispozicion, guida ne anglisht, bileta e avionit etj.

Greqia dhe Italia
Edhe Greqine e famshme per ishujt e saj e kerkojne shume per te pushuar, por gjithe problemi mbeten vizat. Nese personat e interesuar kane pasur vete vize, agjencite tek-tuk organizojne nepermjet agjencive homologe ne shtetin helen udhetime ne ishujt e famshem te Greqise, por per shkak te pengesave nga vizat kjo ndodh shume rralle. Dhe Italia e famshme per plazhet e saj mund te frekunetohet vetem nga ata shqiptare me viza. Edhe pse udhetimet turistike ne Itali agjencite as i enderrojne, aq veshtire ehste marrja e vizes ne Ambasaden Italiane, ATHS organizoi pak jave me pare nje udhetim 8 ditor ne Rome, Firence, Venecia, Milano. “Patem mjaft njerez qe nuk i kishin vete vizat dhe ambasada na i pajisi me vize”, pohon faktin e rralle Besnik Vathi i ATHS.
Dubai
Dubai eshte shume i shtrenjte per te bere pushime. Maksimumi kohor i turisteve shqiptare deri me sot per te qendruar ne kete qytet te magjishem eshte 4-5 dite, duke bere me shume turizem kulturor, se sa per te pushuar prane plazheve unikale te ketij qyteti. Sepse shkojne ne grupe te medha turistike, kryesisht ne periudhen e pranveres, qe atje ngroh gati si vera jone. Ndersa gjate muajve korrik-gusht ne Dubai temperaturat shkojne mbi 50 grade, te padurueshme per shqiptaret e pamesuar.
“Do te thosha eshte qyteti me i bukur i botes, por temperaturat atje per ne jane katastrofe. Vete qytetaret e Dubait gjate veres punojne naten”, thote nje ushtarake shqiptare, e kthyer nga Iraku, duke kaluar tranzit nga Dubai. Por arsyeja kryesore jane mbi te gjitha parate, cmimet e larta ne kete qytet me zhvillime gjigande ne shume fusha te industrise dhe ekonomise dhe ndertime unikale. Nje pakete individuale ne hotele si Hilton apo Sheraton ne kete qytet shkon 1150 euro/ njeri per 4-5 dite. Ne grupe te medha ka pasur raste qe shkon deri ne 750 euro per 4-5 dite. Dhe ketu futet bileta e udhetimit, vizita ne zonat muzeale te qytetit, shetitje me gamile ne shkretetire, mbremje haremesh apo dhe nje vizite ne Burj Al Arab. Por vec kesaj duhet te paguash dhe vizen. Dhe nje kosto te tille e perballojne kryesisht njerezit me te pasur te Shqiperise. Grupet qe shkojne ne Dubai u perkasin ketyre, thone agjencite. Por gjithsesi, dhe ata nuk rrezikojne te prishin me shume ne Dubain e kushtueshem, por te paharrueshem per kedo qe e viziton.

Pika te rralla
Ka dhe disa vende mjaft ekzotike e shume te kushtueshme si ishujt e fashem Mauritius, Maldive, Las Palmas etj. ‘Por qe jane me te veshtira per shkak te vizave. Ne duhet te aplikojme ne Rome, ku here merren e here nuk merren vizat”, thote Ana Maria. Mejgithate, ata turiste shqiptare te pasur, qe jane velur nga destinbacionet me te njohura, nuk kenaqen me me to dhe kerkojne te provojne aventura te reja. ‘Kemi mjaft kerkesa per ne keta ishuj”, thote Eleonora Gjonpali e agjencise ‘Globus”.
Dhe te shkosh ne Maldive, per shembull, per 7 dite ne hotel me 5 yje kushton 1790 euro/njeri. Maldivet kane nje klime te ngrohte tropikale me 2 stine, te lagesht dhe te thate. Nga muaji janar deri ne muajin prill temperaturat variojne nga 28-30 grade. Nga muaji prill deri ne muajin dhjetor temperaturat variojne nga 30-28 grade. Temperaturat gjate dites jane max 31 grade dhe gjate nates 25 grade. Koha me e pershtatshme per t’u vizituar Maldivet eshte nga muaji janar deri ne muajin prill. 2 muajt qe bien me shume shi jane qershori dhe korriku. Dhe ne udhetime te ketij lloji pervec imazheve unikale tropikale ofrohen: serf, canoa, catamarano, aerobi ne pishine, palester, leksione zhytjesh ne pishine, hyrje ne diskoteke.

Cmimet sipas vendit dhe kohezgjatjes
Vendet Cmimet/njeri Koha
Antalia 350-750-5000 euro 10 dite
Mal i Zi 70-200 euro 3-7 dite
Kroacia 250-700 euro 3-10 dite
Maqedonia 70-120 euro 3-7 dite
Egjipti 550 euro 10 dite
Tunizia 430/njeri – 1800 euro/cifti 4-10 dite
Qipro 550 euro 10 dite
Dubai 750-1150 euro 4-5 dite
Marok 1150 euro 8 dite
Maldive 1790 euro 7 dite
Mauritius 1600 euro 7 dite

infoal​
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

cmimet per Antalia dhe Mal te Zi...goxha te arsyeshem...kete vere mund te shkoj atje...
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Une me shoqet e kam vendos te shkoje o ne Mal te Zi ose ne Turqi ...e gjitha varet dhe nga ditet pushim qe mund te gjejme pasi jemi ne pune te ndryshme e nuk korispodojne me njera tjetren ,gjithsesi deshira eshte e madhe :D
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

HAHAH mali zi 5 euro shtrati lol Kushton hoteli me lire se qeraja shpis .Ne mal te zi do ndaloj kete gusht :):) do i bredh ca vende se skam leviz fare :(:(:(.
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

HAHAH mali zi 5 euro shtrati lol Kushton hoteli me lire se qeraja shpis .Ne mal te zi do ndaloj kete gusht :):) do i bredh ca vende se skam leviz fare :(:(:(.

Nuk thua shyqyr LOL
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Une me shoqet e kam vendos te shkoje o ne Mal te Zi ose ne Turqi ...e gjitha varet dhe nga ditet pushim qe mund te gjejme pasi jemi ne pune te ndryshme e nuk korispodojne me njera tjetren ,gjithsesi deshira eshte e madhe :D
Ndonje mashkull qe tu mbaje bagazhet nuk ju nevoitet?Sa bukur me miq e shoke pushimet.
Une me kesmet mund te shkoj ne Greqi ka det plot Greku .
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

ne maqedoni kam qene,nuk è noj gje e madhe...
egjipti me tundon shume.....:D:D


p.s bianka behu gati kete vere :kercim:
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Nuk thua shyqyr LOL
Jo jo shyqy se 3 net fjeta ne 1 hotel me 3 yje(i thoncin se as ke ballkoni su dilte se ishin prish grilat ) ne it para 5 ditesh 75 euro nata ncncnc kriminela .
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Jo jo shyqy se 3 net fjeta ne 1 hotel me 3 yje(i thoncin se as ke ballkoni su dilte se ishin prish grilat ) ne it para 5 ditesh 75 euro nata ncncnc kriminela .

LOL s'è asgje kjo...
une para ca kohesh shkova ne nje me 4 yje....70€ e nuk kishte banjo...
e kishin banjon e xbashket kati i 3LOL e mbahej goxha hotel....
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

LOL s'è asgje kjo...
une para ca kohesh shkova ne nje me 4 yje....70€ e nuk kishte banjo...
e kishin banjon e xbashket kati i 3LOL e mbahej goxha hotel....
hahahah a atehere un sduhet te qahem hahaha paska dhe me keq ,i vene yjet si tu teken ncnccn :(:(:(.Imagjino ai hoteli kroat sdo ket as krevat LOL .
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

hahahah a atehere un sduhet te qahem hahaha paska dhe me keq ,i vene yjet si tu teken ncnccn :(:(:(.Imagjino ai hoteli kroat sdo ket as krevat LOL .

qa krevati re....fat do ishte po ti gjenin dhomat sic duhet,jo hapsira te ndara me perde LOL
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Une jam ne dileme te shkoj ne Hollande apo te shkoj perseri ne Republiken Ceke
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Ne Egjipt skam qene kurre & kam shume qejf te shkoj njehere ,ne belek do shkoj kete here me 1 gusht po di vetem qe do shkoj per cmime sja kam haberin fare,,
Ne kroaci sidomos kto muaj qe eshte pa viza duhet te shkoni ppl ,edhe pa agjenci turistike mgjth do lodheni cik rruges po eshte bukur & atje
Po shkuat ne Ulqin as nuk eshte shume shtrenjte edhe kalohet shume bukur ,ne budva ose ne sveti stefan,,,
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Une jam ne dileme te shkoj ne Hollande apo te shkoj perseri ne Republiken Ceke
Eh dileme e madhe kjo LOL LOL LOL megjithate shko ne Amsterdam ;)

po paketa turistike per ne shqiperi ska??? apo duhet viza LOL
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

haha cme kujtove nje reklame qe ka qene iher e nje kohe, 'ju kushton me shume te rrini ne shtepi' :lol:
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

haha cme kujtove nje reklame qe ka qene iher e nje kohe, 'ju kushton me shume te rrini ne shtepi' :lol:
Dihet ajo gje un prandaj shetis se harxhoj pak .

Me kismet nese sme terhqin patenten slloveni kroaci mal te zi do bredh pak dhe ne fund shqiperi :):)
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Ne fakt edhe une kam prenotuar kete vit .
Nga kati i dyte qe fle tani ne vere do te flej ne basement, jo per gje por ben me fresk dhe kursejme leket e airit te kondicionuar .
Edhe kete vit me rrofte puna dhe mbase ndonje dite per ndonje loje golfi , sa per tu nxire pak , me be gjasma sikur kam qene ne plazh.
 
Titulli: Po afron vera, por prenotimet behen qe tani. Ja cmimet!

Ne fakt edhe une kam prenotuar kete vit .
Nga kati i dyte qe fle tani ne vere do te flej ne basement, jo per gje por ben me fresk dhe kursejme leket e airit te kondicionuar .
Edhe kete vit me rrofte puna dhe mbase ndonje dite per ndonje loje golfi , sa per tu nxire pak , me be gjasma sikur kam qene ne plazh.
Beni po sdo vije ne shqiperi ti ,sikur po organizoje festen e tales :(:(:(:( Me vjen keq lal ,por emigrimi eshte i keq ,asnjeheri si dihet si shkojne punet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top