Plumba në drejtim të policisë, vritet efektivi i FNSH-së

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Plumba në drejtim të policisë, vritet efektivi i FNSH-së

1472821237fnsh.jpg


Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës ka mbetur i vdekur gjatë një operacioni për arrestimin e një shtetasi me probleme mendore në Torovicë të Lezhës.

Nga informacionet paraprake të shpërndara nga Policia thuhet se shtetasi David Qosja, banues në Torovicë ka nisur të qëllojë me armë automatike në ajër. Të alarmuar, banorët e tjerë kanë njoftuar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e FNSH që kanë bërë rrethimin e banesës së personit për neutralizimin e tij. Por Qosja u është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu dhe FNSH dhe gjatë të shtënave ka mbetur fillimisht i plagosur efektivi i FNSH, Ardian Kodra, 50 vjeç.

50-vjeçari është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga breshëria e plumbave.

Policia e Lezhës thotë se David Qosja njihet në zonë si person me të çrregullime mendore, megjithëse nuk ka asnjë dokument zyrtar nga spitali për këtë.

Policia vijon operacionin për ndalimin e tij.

/ Top Channel
 
Titulli: Plumba në drejtim të policisë, vritet efektivi i FNSH-së

Jane bere shume krime nga te semuret mendore kohet e fundit.
Keshtu eshte kur strukturat e nje shteti nuk funksionojne.
Te semuret mendore e kane vendin ne spitalin psikiatrik, per sigurine e tyre dhe te tjerve qe i rrethojne!
 
Titulli: Plumba në drejtim të policisë, vritet efektivi i FNSH-së

nuk funksionon asgje se dhe po te besh nje denoncim te tille nuk para ti marin per baze... plus qe dhe po te ver ne spitalin psikiatrik i mbajn nje far kohe dhe pastaj i leshojn se skan fonde per ti mbajtur ne spital
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top