Plumb kokës, duke luajtur ruletën ruse

Plumb kokës, duke luajtur ruletën ruse

Plagoset rëndë 37-vjeçari, i cili luante me gruan dhe një shoqen e saj

Vali Qyrfyçi

Një 37-vjeçar është vetëplagosur rëndë ndërsa luante lojën e ruletës ruse me gruan dhe një mikeshën e saj. Gentjan Koçi nga Durrësi, baba i një fëmije, është dërguar paraditen e së premtes me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku vazhdon të ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burime nga policia lokale, bazuar në të dhënat e para, por edhe burime të afërta me familjen e të vetëplagosurit, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lojë e sipër. Nuk është fjala për një vetëvrasje, por për një lojë me pistoletë. Koçi, mendohet se në gjendje të dehur ka vendosur të luajë lojën e njohur si ruleta ruse, ku një pistolete me mulli i futet vetëm një plumb dhe pjesëmarrësit në lojë e shkrepin armën në kokë, pasi kanë rrotulluar mullirin, duke rrezikuar seriozisht jetën.
Burimet nga grupi i hetimit bënë të ditur se 37-vjeçari Koçi, bashkëshortja e tij dhe një mikeshë e saj, e kanë luajtur lojën e rrezikshme pasi kanë konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli në shtëpinë ku çifti Koçi jetonte me qira, në Lagjen 17 të qytetit.
37-vjeçari ka hequr të gjithë plumbat nga pistoleta me mulli dhe ka lënë vetëm një prej tyre në të. Më pas ka nisur lojën e shkrepjeve. Të parat e kanë provuar fatin dy femrat, shkrepjet e të cilave kanë rezultuar boshe. Por kur gryka e armës ishte drejtuar në kokën e organizatorit të lojës, plumbi që ndodhej në mulli ka ndaluar në fole dhe është shkrepur, duke përshkruar tejpërtej kokën e Koçit. Loja është kthyer në një tragjedi.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, që ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, përmes fiksimit të provave materiale dhe marrjes së dëshmive të para.
Ndërkaq, burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10:55, në Lagjen 17 të Durrësit, afër shtypshkronjës. Gentian Koçi, 37 vjeç, është vetëplagosur me armë zjarri (pistoletë me mulli) në banesën e tij të marrë me qira. Burimet spitalore konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ai nuk ka dalë ende nga rreziku për jetën me gjithë ndërhyrjen e bërë.
I plagosuri ishte pronar i një lavazhi makinash në qytetin e Durrësit. Ai figuron me gjendje civile banor i Lagjes numër 8 të qytetit, por banonte në një shtëpi me qira në Lagjen numër 17. Policia tha se personi në fjalë nuk njihej si problematik dhe nuk ka pasur precedentë penalë. Gazeta shqip.
 
Kshu esht kur shef shum filma :p
 
Paskan pare shume filma me mafioze kto,,, sa idiote, si mund te vere armen ne koke njeriu vete duke qene ne vetedije te plote per rrezikun ?
 
paska qen nje rrockodum fare .... ishalla shpeton , heres tjeter te bej ruleten ruse nga suma
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back