Pllaoshniku i Ohrit rrezikon humbjen e përkujdesjes nga UNESCO

Lauri

Anunnak
Pllaoshniku i Ohrit rrezikon humbjen e përkujdesjes nga UNESCO
StrugaLAJM.com August 31, 2013 - 14:00 0

Se Ohri është shndërruar në një kantier të vërtetë ndërtimi nuk ka kurrfarë dyshimi, e aq më tepër kur kihet parasysh se kjo ndodhë në pjesët më të mbrojtura nga UNESCO, siç është Pllaoshniku – Imareti, ku ndërtimet e objekteve grandioze prej betoni rriten dita ditës drejt lartësive qiellore pa kurrfarë kriteresh.

Këto objekte ngrihen në lokalitetin antik, ku janë bërë gërmime të shumta arkeologjike, ku janë zhdukur shumë kultura të civilizimeve të kaluara nëpër rrebeshet e kohërave, përkundër faktit që sipas një kodiku, secili objekt që është më i vjetër se 100 vjet dhe ka një të kaluar kulturore ose historike, vihet nën mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Mirëpo kjo nuk vlen kur është fjala për Pllaoshnikun-Imaretin, ku çdo gjë është shkatërruar por edhe është zhdukur tërësisht, duke fshehur dhe errësuar një të kaluar të kohërave, civilizimeve, kulturave por edhe pushtuesve të ndryshëm gjatë sundimit në Ohër.

unesku_zps033a8f2b.png

Para disa ditësh, arrinin informacionet nga selia e Kombeve të Bashkuara dhe nga UNESCO, se një Komision i ekspertëve botëror pritet së shpejti të vijë në Ohër dhe të vizitojë e investigojë gjendjen faktike, sidomos me gjendjen lidhur me projektin që po realizohet në Pllaoshnikut-(Imaretit), por edhe të paralajmërimeve për realizimin e projektit të biznesmenit kontrovers Subrata Roj, që duhet të realizohet në pjesën afër Shën Naumit, që sipas vlerësimit të ekspertëve rrezikon shlyerjen e Ohrit dhe të pjesës së Liqenit të Ohrit që i takon Maqedonisë nga lista e monumenteve të mbrojtura nga Kombet e Bashkuara- Organizata për arsim, shkencë, dhe kulturë-UNESCO, për shkak të prishjes dhe çrregullimit të vlerave që me miliona vjet është ruajtur, kultivuar e mbrojtur.

Sipas tyre, ndërtimi i objekteve në të ashtuquajturin Universitet të “Shën Klimentit” në Pllaoshnik-Imaret dhe mega-projekti i biznesmenit Subrata Roj në Shën Naum, seriozisht rrezikojnë mbetjen e Ohrit në listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore-në listën e UNESCO-së.

Shqetësimet e ekspertëve të UNESCO-së janë evidente dhe serioze në selinë e UNESCO-së në Paris për atë që po ndodhë në Ohër. Vetë përgjegjësja e UNESCO-së për trashëgiminë kulturore në Europë dhe në Amerikën Veriore Petja Toçarova, kohë më parë është shprehur: “ Jemi të shqetësuar se si zhvillohen punët në Ohër, që mund të zvogëlojë dhe të ule vlerën për shkak se qyteti ndodhet në listën e trashëgimisë botërore. Ne reagojmë vazhdimisht kur ka projekte të mëdha që mund të ndikojnë që të bie vlera e atyre vendeve”-ka thënë ajo.

Për ate së çfar po ndodhë në Pllaoshnik-Imaret, është krejtësisht e qartë, sepse ka vitë që aty janë zhvilluar gërmime arkeologjike dhe janë zbuluar shumë gjëra me vlerë të para epokës sonë, ndërsa tani e gjithë ajo trashëgimi është shkatërruar për të ndërtuar të ashtuquajturin Universitet të “Shën Klimentit” që ka prishë të gjitha ato objekte të para epokës sonë, përfshirë edhe nekropola e varreza familjare, tërë kapilaritetin e rrugëve dhe rrugicave, pitosat, e objekteve tjera infrastrukturore. I vetmi objekt që i ka shpëtuar “kazmës së Pasko Kuzmanit” është tyrbeja “Sinan اelebi” që për habi ka mbetur si një relikt i vetmuar i kulturës dhe civilizimit osman, disa pjesë të kapilaritetit të rrugicave, disa themele dhe fragmente të mureve, ndërsa të gjitha objektet dhe vlerat tjera janë zhdukur.

Sa për ilustrim, po përmendi vetëm rastin e para 5 vitesh, në saktësisht, korrik të vitit 2008, është zbuluar një varr në të cilin është zbuluar skeleti-mbetjet e tërësishme osteologjike (eshtrat). Ky skelet sipas ekspertëve është i një fisnikeje ose princeze të periudhës së bronxit, që para shtatë mijë vjetë, që nënkupton se është ilire, që më pas u konfirmuan, se këto relikte të trupit të femrës i takojnë një personaliteti të lartë dhe të rëndësishme në kierarkinë e popullatës së asaj kohe. Këto vlerësime si ato preliminare, por edhe të verifikuara, kanë dalë nga dëshmia dhe fakti se në kuadër të këtij skeleti, është zbuluar edhe kurora mbi krye me ornamente që dëshmojnë për kurorën kierarkike.

Ndërkaq, në mozaikun e zbuluar në vendin ku është baptisteriumi (vendpagëzimi), shihen qartë simbolet e “kryqit të thyer” që në histori njihet si “Kryqi-simboli i Shën Palit”, i cili sipas shënimeve nëpër këto vise ka kaluar rreth vitit 56 të epokës sonë. (M.Latifi/INA)
 
Titulli: Pllaoshniku i Ohrit rrezikon humbjen e përkujdesjes nga UNESCO

Pse e lexova si palloshi i Ohrit une kete ?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top