Plas debati/ Sulmohet Rudina Xhunga për intervistën me Nexhmije Hoxhën

Malsi

Anëtar i Nderuar
rudina_0.jpg

Rudina Xhunga ka parajajmëruar se sot në mbrëmje në emisionin e saj në Vizion Plus, Nexhmije Hoxha, do të japë, intervistën e saj të fundit në jetë. Ajo ka rrëfyer se 95 vjeçarja ka folur edhe njëherë për burrin e sj dhe rregjimin që ai krijoi nga shtëpia e saj në periferi të Tiranës në Laprakë. Por reklama e zgjatur në Vizion Plus dhe njoftimet e herëpashershme tek portal i Xhungës “Dritare.net” kanë ngjallur rreagime të shumta. Dhe nuk kanë munguar autorët që me komentet e tyre e kanë fshikulluar këtë eveniment.

Kështu Edison Ypi shkruante: “Moj kuçedër që vazhdon të japësh intervista, po gjallë qënke ende moj gjakpirëse, moj vampire, moj kriminele? Më mirë që s’ke vdekur. Vazhdo të jetosh. Kurrë mos vdis. Mbetsh në jetë të jetëve as e gjallë as e varrosur, as e vdekur as e groposur. Ik rri krruspull diku pranë Shtish Tufinës Atje do të kapin reumatizmat”.

Edhe më i ashpër jo ndaj Nexhmie Hoxhës por ndaj gazetares ka qenë ish ambasadori dhe regjizori Pëllumb Kulla: “ثshtë e vërtetë që politikanët shqiptarë në këta 25 vjet bënë ç’është e mundur që Enver Hoxha me gojë të shahet dhe me vepra të qahet dhe nuk ka sepse të na dhimbset një gazetare ashtu tek po tenton për herë të tretë të zhbëjë veten nën këpucët e një gruaje si Nexhmia, e cila në pleqërinë e saj ndërton përgjigjet dhe gjen një shërbesetare si Rudina, që merr përsipër t’i hartojë pyetjet që u shkojnë atyre përgjigjeve” vë alarmin ai.

Por pas këtyre sulmeve është përgjigjur edhe vetë gazetarja Xhunga. Ajo mbrohet se zonjën Hoxha mund ta intervistonte kushdo nga kolegët e saj. «E pyeta Nexhmije Hoxhën; Ju tregoni një Enver gati demokrat, liberal, të dashur, të dhembshur, por Enveri diktator, paranojak, ku është? Nuk u përgjigj, thjesht ktheu kokën nga kamerat dhe u kthye nga unë, për të thënë thatë: vazhdojmë!

Nëse unë do e marr këtë frazë dhe do e bëj spot, dhe do të vë mandej, reagimin tim dhe do e mbush emisionin me çfarë kanë thënë për Enver Hoxhën, ajo nuk është më dëshmia e së shoqes » shkruan Xhunga në portaline e saj « Dritare.net » Më poshtë Xhunga shkruan : ‘Nexhmije Hoxha e bëri burgun e saj, burgun e kafeve, jetoi për të parë zhvarrimin e të shoqit dhe përmbysjen e gjithçkaje ndërtoi dhe besoi në jetë. Tani çështja nuk është më a flet, apo çfarë tregon. Nuk është as, mos po e rikthejmë kohën e Enverit, duke intervistuar të shoqen. Se nuk ka njeri, a shans ta ringjallë atë kohë. As më nostalgjiku, jo më unë, që e kam parë në Televizor bardh e zi, kur isha në kopsht »

Intervista e fundit e Nexhmie Hoxhës do të trasmetohet këtë të hënë në mbrëmje në ora 20:45 në Vizion Plus. Ajo pritet të ngjallë reagime të reja edhe pas shfaqes së saj.


lapsi.al
 
Titulli: Plas debati/ Sulmohet Rudina Xhunga për intervistën me Nexhmije Hoxhën

Beri burgun? Ku ne spac e beri? Me buk misri 250gr ne dite dhe me kazem ne dore?me luge druri ? Me tortura e beri burgun? Mfal po femijet fisi e kusherit ju internuan.... apo ndjeken floririn e grabitur per te patur nderrmarrje.. nuk kuptoj perse ca njerz i konsiderojne . Uroj vetem te kene kerkuar falje perendise per ckan bere pa une ne ato pak 10 vite e qe ishte fundi ja kam falur! Mos i rendofshin gjynahet e tyre ne femijet e ne niperit..
 
Titulli: Plas debati/ Sulmohet Rudina Xhunga për intervistën me Nexhmije Hoxhën

Njerez patetik qe kane frike nga e shkuara ....fanrazmat jane thjesht legjenda urbane!
Ti degjojme kta njerez ....dhe te mesojme qe "pjellat" e tyre mos ti sjellim e ti ndertojme serisht kultin e madheshtise.
Shajme e mallkojme por ne harrojme se neser krijojme serisht "objektin" e rradhes....Buden e rradhes....
Mos u shqeteso o Edison ypi jo....nuk te kafshon me as nexhmija e as enveri
I pame teatrot tuaja dhe te tyret...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top