Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

*deliza*

VIP
V.I.P
Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat​

Zbardhet strategjia e opozitës nëse nuk gjen kompromis me Berishën Krahas negociatave intensive me mazhorancën për transparencën e zgjedhjeve, Edi Rama është duke mos neglizhuar as variantin e mos gjetjes së një akordi me Berishën. Burime pranë kreut të PS bëjnë të ditur se në asnjë rast nuk do të hiqet dorë deri në fund nga kërkesa për hapjen e kutive edhe në rast se kryeministri Berisha këmbëngul për moslejimin e kësaj gjëje. Madje deklarohet se protestat do të jenë më të mëdha se më parë dhe nuk do jetë më kërkesa për hapje kutish por për rrëzimin e qeverisë.
Edhe dje kreu socialist i qëndroi idesë se nuk do të zmbrapset nga kauza e opozitës në rastin e mos gjetjes së një kompromisi me mazhorancën. Ndërkohë java e ardhshme do të jetë tejet e ngjeshur me negociata mes palëve për të qasur qëndrimet lidhur me kutitë që mbajnë fletët e votimit. Opozita kërkon që fletët të mos asgjësohen deri sa të shprehet Komisioni i Venecias, ndërsa mazhoranca kërkon që me marrjen e materialeve zgjedhore te digjen fletët e votimit. BE i ka lënë vetëm dy javë afat palëve për gjetjen e një kompromisi, duke i kërcënuar me proceset integruese të vendit nëse nuk firmosin.

Plani B

Edi Rama përpara se të nisej për në Strasburg, deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga kauza e opozitës edhe në rast se nuk do të arrinte një marrëveshje me mazhorancën. Këtë qëndrim e përforcoi dhe ditën e djeshme kur deklaroi se kërkoj me ngulm transparencën e zgjedhjeve. "Ne nuk ndalemi, ne nuk zbrapsemi dhe se ne jemi të gatshëm për përpjekje dhe sakrifica të reja në rast se zgjidha nuk do të vijë", u shpreh Rama. Në rastin më të keq për opozitën, kur dy javët do kalojnë pa asnjë rezultat, PS pritet të jetë sërish në rrugë. Protestat sipas zyrtarëve të PS do të rinisin përsëri, por kësaj radhe për rrëzimin e qeverisë dhe jo më për hapjen e kutive. Në këtë mënyrë opozita do të ndryshojë qëllimin e protestave të saj duke u fokusuar tërësisht në arritjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe jo në transparencën e zgjedhjeve të kaluara. Sipas socialistëve, protestat do të jenë edhe më të fuqishme se ato që janë zhvilluar deri tani. Gjithsesi me kalimin e kohës vështirësohen rrethanat për opozitën. Në këtë pikë që jemi, koha punon kundër opozitës me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e stinës së nxehtë të verës, aksioni politik ashtu si çdo vit do të ulë ritmet e tij, Parlamenti gjithashtu pritet që shumë shpejt të nisë pushimet dhe mbylljen e sesionit parlamentar të këtij viti. Po ashtu gjatë muajit Qershor do të zhvillohet kampionati botëror i futbollit, i cili do t’i bëjë qytetarët të jenë të përqendruar në këtë event dhe jo në protestat e opozitës. Në pamje të parë duken si pengesa të vogla, por padyshim që kanë ndikimin e tyre në aksionin opozitar. Në këto kushte, gjetja e një marrëveshje nuk është vetëm në favor të mazhorancës e cila duhet të krijojë një stabilitet qeverisës por dhe në favor të opozitës, e cila duhet të fillojë të përgatitet për beteja të tjera elektorale kur dihet që zgjedhjet lokale janë në prag dhe për Edi Ramën janë jetike.

Ndëshkimi i ndërkombëtarëve

Nëse Sali Berisha dhe Edi Rama për dy javë nuk gjejnë një akord për ti dhënë fund krizës politike, Bashkimi Evropian do të jetë i ashpër me Shqipërinë. Në letrën që iu dërguan dy liderëve, politikanët evropianë kishin bërë mjaft të qartë se do të kërkonin ndalimin e proceseve integruese për vendin tonë dhe ndoshta do të jepnin një përgjigje negative për procesin e liberalizimit të vizave. Përfaqësuesi i lartë, Kethrin Eshton dhe Komisioneri Stefan Fyle, në një deklaratë të posaçme për Shqipërinë, shprehën mbështetjen për iniciativën e parlamentarëve evropianë Xhozef Doll dhe Martin Shulc, të cilët në emër të grupeve të tyre politike në PE inkurajuan përmirësimet në situatën politike në vend. Ata theksojnë se ky është një moment vendimtar i rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesit e lartë evropianë pohojnë se BE është seriozisht e shqetësuar për situatën politike. “Nevojitet të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale që t’i rezistojë kohës. Perspektiva e Shqipërisë nuk duhet të cenohet nga vazhdimi i gjendjes “status quo”, thuhet në reagimin e Komisionerit Fyle, dy ditë më parë.

Edi Rama
“Ne nuk ndalemi dhe ne nuk zmbrapsemi. S’ka asnjë dyshim që jemi të gatshëm të vazhdojmë të rezistojmë, ashtu siç rezistuam sa pa u hapur tryeza dhe jemi të gatshëm për përpjekje dhe sakrifica të reja në rast se tryeza do të mbyllet pa sukses.”

Stefan Fyle

“Nevojitet të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale që t’i rezistojë kohës. Perspektiva e Shqipërisë nuk duhet të cenohet nga vazhdimi i gjendjes “status quo”, thuhet në reagimin e Komisionerit Fyle, dy ditë më parë

Plani B

Burime pranë kreut të PS bëjnë të ditur se në asnjë rast nuk do të hiqet dorë deri në fund nga kërkesa për hapjen e kutive edhe në rast se kryeministri Berisha këmbëngul për moslejimin e kësaj gjëje. Madje deklarohet se protestat do të jenë më të mëdha se më parë dhe nuk do jetë më kërkesa për hapje kutish por për rrëzimin e qeverisë.

Greva

Partia Socialiste u detyrua të ndërpriste grevën e urisë pas 19 ditësh, pasi mori garanci nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e një kompromisi për hapjen e kutive. Por nuk përjashtohet mundësia e nisjes së një greve të re nëse do dështojnë negociatat pas dy javësh. Nga PS deklarojnë se do përdoren të gjitha format e protestës.

Ndëshkimi

Nëse Sali Berisha dhe Edi Rama për dy javë nuk gjejnë një akord për ti dhënë fund krizës politike, Bashkimi Evropian do të jetë i ashpër me Shqipërinë. Në letrën që iu dërguan dy liderëve, politikanët evropianë kishin bërë mjaft të qartë se do të kërkonin ndalimin e proceseve integruese për vendin tonë dhe ndoshta do të jepnin një përgjigje negative për procesin e liberalizimit të vizave.

TO
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Mendohuni , thellohuni dhe pastaj postoni ju lutem shume !
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Nuk i mjafton bashkia atij debilit , por kerkon me kembngulje gjithe vendin .
Mendoj se do ngeli pa asgje fare ne te ardhmen . Ka harruar qe ka hyre ne rreth gabimisht
dhe ujqerit kan vendosur ta heqin nga rrethi .

---------- Post added at 21:59 ---------- Previous post was at 21:57 ----------

Perso ne votimet e ardhshme do votoj per partin e profetit Petrit Kola.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

mbi te gjitha edi rama eshte politikan i gjenerates se re dhe si i tille pervec planit B ka dhe nje plan C...
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Nuk i mjafton bashkia atij debilit , por kerkon me kembngulje gjithe vendin .
Mendoj se do ngeli pa asgje fare ne te ardhmen . Ka harruar qe ka hyre ne rreth gabimisht
dhe ujqerit kan vendosur ta heqin nga rrethi .

---------- Post added at 21:59 ---------- Previous post was at 21:57 ----------

Perso ne votimet e ardhshme do votoj per partin e profetit Petrit Kola.

rama sikur berisha nuk e ka veten ne dore. zbatojne urdhera.
partia qe une mbeshtet eshte deshira e zotit te shqiptareve qe te jete ne krye.
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Ky ska turp,,,,po pak nga pak po i cirret maska komplet....uaa ca robi... o do kryeminister,o plas
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Po bien kambanat




Ne se Shqiperia nuk eshte bere akoma sic perpiqen te na demoralizojne duke na i kujtuar cdo dite, do te thote qe ne do te perpiqemi,perpiqemi,perpiqemi… deri sa ta bejme. Vepren e atdhetareve te lene pergjysem sepse ata i vrane, helmuan masakruan… do te jemi ne qe do ta perfundojme.



Ajo eshte detyra dhe pergjegjesia jone. Ne jemi gati dhe po punojme per te.
Gjithmone ka pasur veshtiresi ne rrugen e progresit dhe mbijeteses dhe ketu nuk ka asgje per tu deshperuar. Nje arsye me shume qe te jemi te bashkuar.Te bashkuar ne jemi te forte. Te forte ne nuk na thyhen askush. A nuk ishte edhe kjo porosia e Skenderbeut (pasardhesit te Aleksandrit dhe Pirros sic thote ai me gojen e tij) paraardhesit tone?
Situata kombetare shqiptare por edhe ajo gjeopolitike ne shkalle boterore eshte ne prag te ndryshimit cilesor. Eshte fati jone i madh qe do te na jepet mundesia qe te realizojme endrrat e Skenderbeut, rilindasve dhe atdhetareve tane.


Eshte fati jone i madh, te cilin ndoshta e kemi pritur prej mijra vjetesh, qe ne do te bejme te mundur qe gjaku i derdhur per Shqiperi te mos veje kot. A nuk ja vlen te bashkohemi per keto ideale, te punojme por edhe sakrifikojme per to ?

Gjithmone ka pasur kokrra shqiptaresh te gatshem te shesin Shqiperine dhe ketu nuk ka asgje per tu hidheruar sepse armata e ushtareve te Atdheut eshte e pambaruar. Politika e derisotme e ndjekur ne Shqiperi ne rastin me te mire perfaqeson nje paaftesi kriminale. Ndaj duhet dhe do te ndryshoje politika ,por edhe personat pergjegjes shkaktare te mjerimit kombetar (te cilet do te pergjigjen) pasi edhe interesat gjeopolitike boterore te aleateve tane e kerkojne kete gje. Pra neve nuk jemi vetem. Neve jemi te forte. Ne jemi me te fortet. Historia do te behet nga ne dhe aleatet tane boteror.

Dhe ashtu do te mbetet ne jete te jeteve. Sepse ashtu ka qene. Neve do te jemi fitimtaret. Ne sternipat e Kastriotit. Se edhe vete Zoti ka fole... "Se Zoti vete e tha me goje,/ se kombe shuhen per mbi dhe,/ por Shqiperia do jetoje,/ per te per te luftojeme ne?"
Gjithmone ka pasur shqiptare te gatshem per te punuar, sakrifikuar per Atdhe ndaj kemi mbijetuar. Atyre ua kemi borxh te gjitha. A jeni juve nje prej tyre? A do te beheni ju si ata?
Ku ishit juve kur rane kambanat qe lajmeruan fitoren e shqiptareve do te pyesin femijet tuaj? Cili eshte kontributi juaj per ate fitore? Ne cilen ane te llogores ju kapi ai moment do te pyesin ata. Ndaj ne ju bejme thirrje; -Ejani me ne! Se bashku te vulosim historine perfundimtare te Shqiperise! Ne kete perpjekje vendimtare fitorja eshte e jona.


Partia Shpresa Demokrate
Trasheguesja e idealeve kombetare

E-mail:p[email protected]


23 Janar 2008
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Pffff sali gomari po e trash gjendjen, nese ai eshte i sigurte qe ka fituar ti hapi kutite dhe ti thote edit ja ku i ke mer klysh hik tashi dhe shif punen tende .Por ato kuti nuk hapen sepse ka shume pislliqe brenda ,per mos te folur qe ndoshta nuk eksistojne me dhe ska cte nxjerri .Pse nuk tregon votat dhe mbaron kjo gje por lejon qe te meret bota me ne ?THjesht bukur paster hap kutite shikohen votat dhe nese sala ka te drejte te jet ne ate post aty vdekte ,por nese ai ka vjedhur vota te ktehet atje ne maje te malit ku ka qene se na shakatarroj shqiperine copa injorantit.
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Wednesday, June 02, 2010
Detyra e shqiptarit

Thjesht, shume thjesht...
Perfundimi eshte rezultantja e gjithe faktoreve, forcave.
Ketu nuk behet perjashtim as per shqiptaret ne pergjithesi as edhe per krahinat shqiptare ne vecanti si FV, Iliriada, Cameria...
1.
Shqiperia sot egziston si rezultante e forcave qe vepruan ne vitin 1912-te pro si Amerika dhe kunder saj si Rusia, Franca, Anglia. Nje faktor i rendesishme ne mbijetesen shqiptare luajti edhe vet rezistenca, forca shqiptare. Pa forcen shqiptare faktori i jashtem do te ishte zero.
Po ashtu perfundimi i sotem ne krahinen shqiptare te Dardanise eshte rezultantja e forcave ne diten e sotme.
Kjo rezultante na solli nje kompromis ne forumen e pavarsise se turpit.
2.
E njeta gje shkon edhe per egzistencen pas formimit. Egzistojme si perfundim i rezultanteve te forcave te momentit. Ne se ato ndryshojne ne demin tone, ne shqiptaret rrezikojme te zhdukemi. Pikerisht kjo gje po ndodh ne trojet tona. Porosite e serbit dhe te grekut per te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptaret jane zbatuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare. Kjo ka bere qe forca shqiptare te dobesohet ne pergjithesi sa ne po rrezikojme zhdukjen, e kjo kundershtim me forcen e jashtme ne favor te shqiptareve e cila eshte rritur dhe eshte bere ndoshta faktori kryesor i egzistences tone.
3.
Amerika nuk votoi per pavarsine e Shqiperise ne vitin 1912 qe pas 100 vjeteve Sali Berisha t'ja beje dhurate grekeve dhe serbeve.
Po ashtu Amerika nuk ndihmoi ne largimin e ushtrise serbe nga FV qe Sejdiu, Thaci e vegla te tjere ta grabisin plackisin e t'ja dhurojne perseri serbit, por kjo nuk don te thote se te ardhmen e kemi te sigurt.
Eshte detyre e gjithe shqiptareve qe ta risin forcen e tyre duke pastruar territoret e tyre nga veglat serbo-greke.
Eshte detyra e gjithe shqiptareve qe pasi ta kane bere kete ta risin forcen e tyre nepermjet bashkimit e cila do te jete garancia e mbijeteses.
Bashkimi eshte Shpetimi, ndryshe vdekja na pret.
Petrit Kola
[email protected]
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

A ka ndonje plan ''ZH'' - ky edI :gjujpeshk:
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

I drejtohem partise si moter te PD-se i drejtohem PS-se, i drejtohem ortakut te Sali Berishes i drejtohem Edi Rames.

Ne qofte se juve doni qe sherbetori juaj Sali Berisha te largohet nga politika, vendoseni fotografine e teseres se PPSH-se se Sali Berishes ne billboard ne te gjithe rrethet qe ka Shqiperia.
Propozimi im ka kosto me te ulet financiare dhe njerezore krahasuar me shfaqen tuaj teatrale ne bulevardin kryesor te Tiranes qe nuk dha rezultat.
Fotografia ndodhet ne kete link,

http://keshilliministrave.org/compo...ike/466-sali-berisha-rizgjidhet-ne-krye-te-pd
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Ramiz Alia, ai vazhdon te komandoje ndaj Berisha e gudulis komandantin e tij me intervista Tivari dhe Trieste
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

I drejtohem partise si moter te PD-se i drejtohem PS-se, i drejtohem ortakut te Sali Berishes i drejtohem Edi Rames.

Ne qofte se juve doni qe sherbetori juaj Sali Berisha te largohet nga politika, vendoseni fotografine e teseres se PPSH-se se Sali Berishes ne billboard ne te gjithe rrethet qe ka Shqiperia.
Propozimi im ka kosto me te ulet financiare dhe njerezore krahasuar me shfaqen tuaj teatrale ne bulevardin kryesor te Tiranes qe nuk dha rezultat.
Fotografia ndodhet ne kete link,

http://keshilliministrave.org/compo...ike/466-sali-berisha-rizgjidhet-ne-krye-te-pd

o petrit mos u lodh kot,, Berisha e ka fituar betejen si per pushtetin,,ashtu dhe per moralin,,

sikur njerzit ti shikonin gjerat nga kendi jot,,,c´do politikan ne bot,,,esht vegel e dikuj apo dikuj tjeter,, ti pertendon se duke e sterthen qe berisha ka qen antar i PKSH-s,,,do ta ulesh posht ate,, por ti nuk mund te kuptosh se c´do njeri ne bot del nje dit para nje dileme,,vendimi per te cilen do ta udheheq gjat gjith jetes se mbetur.. Si ne Rastin e Gjergj Kastriotit,,edhe ai ka qen antar i denj i perandoris osmane,,

nje fjal e urt thot,,mos shiko gunen por shiko punen!!!!

at´her beje nje analiz realiste,,,mbi arritjet e qeveris Berisha dhe punen e saj ne te gjitha fushat,,,dhe mos le me nje an te kujtosh,,se Shqipria vazhdon te jet nje nga vendet me te varfra te europes,,dhe nuk ka qen fare e leht te perfitosh nga hapsirat qe te len vendet e tjera te rajonit,,per konkurenc,,me gjith ata Shqipria ka hecur shum perpara,,fal menaxhimit te mir dhe politikave te mira qe jan ndjekur per te ardhur deri ketu,,

ne ke mi edhe shum per te ber si shtet,,,,por mos harro se Sali Berisha historikisht ka patur opozit shum te eger,,,qe e kan sulmuar ate ne mynyrat me primitive te politikberjes,,,dhe ne kte rrug qe esht ber,,,jo vetem qe ka punuar pothuaj se i vetem,,por edhe duke u dashur te perballoj sulmet e tilla qe i kan ardhur nga opozitat qe ka patur kunder,, dhe kto jan gjera qe ata qe i shohin gjerat me realizem i marrin te gjitha parasysh.
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Germezoni:
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Plani Edi Rames esht,,del ku te del,
por per kushtetuten Rama mbetet BuBaZhel!!!!
pyete Gjinushin,,,pse i shqetsum????
sa te egzistoj Sala jemi te deshtum!!!
2000 euro blini,,,,po c´faj ka Edvini???
kur faj ka ai mini,,,,qe npolitik e shtini,
e solli nga berllolli dhe tiranen ja molli,
pallate me bolli,,,,gjithshka jasht kontrolli,
poR shpejt do kthehet ligji,,Sala dhe Maliqi;
E LE TE DRIDHET BIQI,,,,kur t´kerset QekiQi__
:cekic
 
Titulli: Plani B i Ramës nëse dështojnë negociatat

Dështimi i grevës së PS-së

NGA: ANILA BASHA


Kur ditë më parë vizitoja grevistët në çadrën e urisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë, shumë prej aktivistëve të PS-së aty brenda, të cilët nuk rezistonin dot më gjatë sesa ditët që nuk po shtyheshin më, kërkonin me ngulm një përgjigje se kur do të vinte zgjidhja, pra rrjedhimisht, kur do të mbaronte greva. Nga dita që u takova brenda çadrave me ta për herë të fundit, greva nuk zgjati më shumë se 7 orë të tjera. Lideri i tyre Edi Rama, doli para mitingut të radhës dhe deklaroi: “greva jonë e kreu misionin e vet. Ndërkombëtarët detyruan kryeministrin të tërhiqet dhe të ulet në tryeze e të pranojë zgjidhjen.”
Fjalët e Ramës u shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje nga grevistët dhe deputetët brenda çadrave, por edhe mitingashët e kuriozët jashtë tyre. Të parët festuan daljen nga greva, të dytët, festuan kauzën, të tretët, festuan çlirimin e bulevardit. E pikërisht tani 17 ditë pas përfundimit të grevës së urisë, një gjë mund të thuhet me bindje, nuk e themi ne në komente, por e deklaron vetë kreu i PS-së. I gënjyer e i zhgënjyer nga çdo lloj ndërkombëtari, për herë të parë Edi Rama deklaroi dje se kriza nuk po zgjidhet, nuk ka një kompromis dhe për rrjedhojë PS do t’i rikthehet protestave.
Ndërkombëtarët, të cilët në sytë e Berishës dhe botës i dhanë fund grevës 19-ditore, nëpërmjet komisionerit të Zgjerimit Stefan Fule, ditën e djeshme deklaruan se “zgjidhja është në dorën e Berishës dhe Ramës.” Nuk përmendën as ultimatum, e as penalizim për Shqipërinë.
Pra, greva, jo vetëm dështoi, por rezultoi se nuk pati asfarë efekti në tërheqjen e kryeministrit, apo të ashtuquajturat ultimatume.
Pak zyrtarë të PS-së duan ta pranojnë këtë dështim. Por, faktet janë fakte: greva e urisë së deputetëve të PS-ë dhe mbështetësve të tyre përfundoi para gjetjes së një kompromisi për hapjen e kutive. Edi Rama pranoi kushtin ndërkombëtar se nuk mund të ulet në tryezën e bisedimeve me Sali Berishën dhe faktorin ndërkombëtar në pozitat e presionit. Mbyllja e grevës për Edi Ramën, ishte kushti i parë. Kushti i dytë, i panegociueshëm për opozitën, e ulur tashmë në katin e dytë të restorantit ‘Crocodile’, në Strasburg , ishte: “opozita shqiptare, Partia Socialiste, duhet të hyjë në parlament.”
Pra, sot gjendemi përballë grevës së përfunduar, opozitës në parlament, por jo hapjes së ndonjë kutie të votimit.
Edi Rama, njeriu që më së shumti flitet se nuk pyet për ndërkombëtarët, pranoi kushtet pa pasur garancitë për rezultatet. Por ç’ndodhi me kryeministrin Berisha? Mbylljen e grevës e konsideroi fitore të vetën dhe nga ana tjetër mori liberalizimin e vizave për shqiptarët, faktori kyç i presionit që e kishte ulur kreun e qeverisë në negociata.
Jeta parlamentare ka filluar të funksionojë normalisht. Opozita merr pjesë në komisionet e përhershme parlamentare dhe në seancat plenare. Qeveria vazhdon të punojë e të miratojë ligje. KQZ-ja ka vendosur të mos asgjësojë fletët e votimit. Ministria e Brendshme ka filluar fushatën e ndërgjegjësimit në mënyrë të tillë që qytetarët të njihen me procesin e liberalizimit të vizave. 200 grevistët e urisë i janë kthyer halleve të tyre familjare, në qytetet nga ata vijnë. Emrat e tyre nuk përmenden më. As kauza e tyre. Kutitë, edhe për sezonin e verës nuk do të hapen, sepse parlamenti shumë shpejt do të mbyllë punimet e këtij sesioni. Në shtator, flasim prapë. Pa greva, pa protesta, me dialog e në parlament. Të gjithë tashmë janë në tryezë. Skeptikët, do t’i turren sërish Edi Ramës t’i tregojnë se sakrifikoi më kot jetën e njerëzve për një kauzë, që shumëkush mendonte se do të përfundonte me fitore, por që në fund, shpalli fitues kryeministrin, i cili nuk hapi rrugë për kutitë, por ndërkaq liroi edhe bulevardin.
Tani, palët nuk kanë shumë kohë të mendohen. Nuk kanë kohë as për zgjedhje të parakohshme, një variant që diskutohej gjerë e gjatë, gjatë mitingjeve 19-ditore. Sepse, sesioni tjetër parlamentar do t’i gjejë forcat politike duke përgatitur zgjedhjet vendore. Dhe në të dy kampet, si në PS, ashtu edhe në PD, tashmë flitet vetëm për kandidaturat për kryebashkiak, e sidomos për kryeqytetin. As Rama që thotë protesta, e as Berisha që thotë viza, nuk e kanë mendjen në këto dy prioritete që i kanë vendosur vetes, hallin e vëmendjen e kanë tek sfida e radhës, me të njëjtët aktorë, dhe me të njëjtën strategji. Se kush do të jetë fituesi, këtë do ta shohim...por në sfidën që sapo kaluam, të paktën e dimë kush janë humbësit. Deri tani, janë pikërisht ata 200 burra e gra që sakrifikuan 19 ditë duke fjetur e qëndruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

---------- Post added at 15:14 ---------- Previous post was at 14:25 ----------

Korçë, Rama: S`tërhiqemi nga hapja e kutive, ndryshe fillojmë protestat

KORاE – Lajmifundit – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama foli sot nga Korça në lidhje me situatë...
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top