Planet serbe për spastrimin etnik dhe kolonizimin e kosovës gjatë luftës së dytë botë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e ndërpreu procesin e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav. Pas hyrjes së ushtrive gjermane e italiane, nga frika e hakmarrjes, në gjysmën e dytë të prillit të vitit 1941, pasoi ikja e kolonëve serbë, malazez e të tjerë nga Kosova. Një numër i tyre u vendos në vendbanimet kompakte serbe e malazeze, e kishte edhe që kishin mbetur në vendbanime të tyre, përkundër të gjitha të këqiave të bëra ishin mbrojtur nga popullata vendase shqiptare.

Nga synimi i ndërrimit të strukturës nacionale dhe kolonizimit të Kosovës Serbia nuk hoqi dorë as në rrethanat më të vështira, siç ishin ato gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë Serbia, veç luftës këmbëngulte rreth vijave të demarkacionit ndërmjet pushtuesve italianë e gjermanë, i kushtoi kujdes të veçantë kolonëve të saj në Kosovë. Qeveria e Nediqit përpiqej përherë që nga një pjesë e Kosovës, që, me marrëveshje e sipas së drejtës historike e natyrore i takoi Shqipërisë së pushtuar nga Italia fashiste, të shpërgnulen sa më pak serbo-malazezë. Kur nuk ia arrinte dot qëllimit, kjo qeveri kolonët e shpërngulur i vendoste përreth kufirit të Kosovës dhe pandërprerë i përgatiste për rikthimin e tyre duke i indoktrinuar në domosdonë e kthimit, si edhe duke i përgatitur ata në fushën ushtarake, duke formuar njësitë të armatosura çetnike prej çetave e deri te korpuset ushtarake. اështjen e shpërnguljes së kolonëve serbo-malazez nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore Qeveria e Nediqit e shfrytëzoi edhe në luftë kundër synimeve çlirimtare të forcave të ndryshme shqiptare, veçanërisht të Komitetit të Kosovës e të Qeverisë Shqiptare, por edhe në fushën diplomatike. Qeveria e Nediqit, duke politizuar çështjen e kolonëve të shpërngulur përpiqej ta bindte Gjermaninë naziste që ajo të përkrahte për rishtrirjen e mëparshme të Serbisë së madhe në këto anë.[1]

Për sendërtimin e qëllimeve të parashtruara Qeveria e Nediqit që nga ditët e para, u organizua në shkallë shtetërore. Në fillim kjo detyrë iu ngarkua Sigurimit Shtetëror e më vonë, kur çështja u masivizua edhe më shumë, sendërtimin e këtyre qëllimeve e moren për sipër prefektët e qarqeve dhe të rretheve. Shteti përgatiti pyetësorët, të cilët duhej t’i plotësonte çdo kryefamiljar i shpërngulur, e ku kërkohej, veç të tjerash, të deklaroheshin se sipas urdhërit të kujt shpërnguleshin, çfarë qëndrimi kishin ndaj serbo-malazezve organet e pushtetit, organizatat e individët dhe a shpërnguleshin për shkak të torturave apo pse nuk donin të mbeteshin jashtë Serbisë. Kuptohet, sipas skenarit të Qeverisë së Nediqit deklaratëdhënësit duhej të flisnin sa më keq për Qeverinë Shqiptare, veçanërisht për qëndrimin e saj ndaj kolonëve serbo-malazezë që këto pastaj ata t’i shfrytëzonin në arenën diplomatike ndërkombëtare. Për këtë arsye nuk janë të rralla deklaratat në të cilat në mënyrë të paskurpullt sulmohet jo vetëm Qeveria Shqiptare, por edhe populli shqiptar në tërësi. Të kësaj fryme janë veçanërisht raportet e hieromonahut të kishës së Deçanit. Veç kësaj, shumë deklaratëdhënës të manipuluar nuk mund të fshehnin faktin se me shqiptarët deri në kohën e “kreyengritjes”, siç e quanin shumë prej tyre fillimin e Luftës së Dytë Botërore, patën fqinjësi të mirë. Bile disa prej tyre u detyruan disa herë të pohojnë se edhe në kohën e Luftës së Dytë Botërore shumica e popullsisë shqiptare nuk ndërroi qëndrimin e saj të mëparshëm.[2]

Përveç kësaj, qarqet shoveniste serbe bënin plane për pushtimin e trojeve shqiptare, kolonizimin me elementin sllavë, përkatësisht të ndërrimit të strukturës etnike të popullsisë së Kosovës, të bazuar në projektin e Ilija Garashaninit. Po i theksojmë disa nga ato: Sipas projektit të hartuar prej avokatit nga Sarajeva Stevan Moleviq, të titulluar “Serbia homogjene” i 30 qershorit 1941, parashihej që Serbia të përfshinte në lindje dhe në juglindje Kosovën dhe Maqedoninë, Vidinin dhe Qystendilin në Bullgarinë e sotme; në perëndim - banovinën e Vërbasit, Dalmacinë Verirore, Likën, Kordunin, Baninë dhe një pjesë të Sllovenisë; në jug - Malin e Zi dhe Hercegovinën, duke përfshirë edhe Dubrovnikun, të cilit do t’i jepej status i veçantë, dhe pjesën veriore të Shqipërisë. Sipas Moleviqit, në gjirin e Serbisë së Madhe duhej të përfshiheshin të gjitha trevat ku ka serbë, apo ku Stevan Moleviqi supozonte se kishte serbë. Për te serbë ishin edhe maqedonasit dhe malazezët. Ndërkohë ai kërkonte shpërnguljen në masë të kroatëve, myslimanëve dhe të shqiptarëve nga rajonet, ku ata përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë.[3]

Në programet e çetnikëve më 1941 planifikohej: “Të krijohet Jugosllavia e Madhe në të Serbia e Madhe, etnikisht e pastër në kufijtë e Serbisë dhe të Malit të Zi, të Bosnjes e Hercegovinës, të Sremit e të Banatit. Të pastrohen të gjitha territoret nga elementët joserbë”. Të krijohen kufijtë e drejtpërdrejtë, kufijtë e përbashkët ndërmjet Serbisë e Malit të Zi, si dhe Serbisë dhe Sllovenisë, nëpërmjet spastrimit të Sanxhakut dhe të disa pjesëve të Bosnjes nga myslimanët dhe kroatët. Në përputhje me planet e sipërpermendura, Lëvizja اetnike synonte ta kultivonte dhe ta mbante gjallë në Kosovë frymën e hakmarrjes, të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të trojeve të tyre etnike. Kështu në një nga elaboratet e përgatitura në atë kohë, me titull: “Krahina e Kosovës dhe e Rrafshit të Dukagjinit”, midis të tjerave thuhej, se “Kosova ka qenë serbe dhe ajo do të mbetet patjetër serbe, jo vetëm për nga pozita shtetërore juridike, por edhe nga struktura e popullsisë së vet, e cila duhet të jetë me shumicë serbe”. “Pas përfundimit të luftës do të shpërthejë hakmarrja e serbëve ndaj shqiptarëve. Kjo nuk do të pengohet e sidomos aksioni i Vasojeviqëve, të cilët duhet të zgjerohen në Rrafshin e Dukagjinit.[4]
Ndërkaq, me ligjin mbi kolonizimin e brendshëm duhet të parashihet që shqiptarët, për shkaqe strategjike të transferohen në Srem, në Shumadi dhe në trevat e tjera, ku do të jenë të parrezikshëm dhe me kohë do të asimilohen.[5]

Më 12 shtator 1941 gjenerali Lubo Novakoviq në letrën që i dërgonte Kosta Peçancit, të njohur edhe më parë për krimet e pashembullta mbi shqiptarët, i përkujtonte: “Kur të nisem në rrugën fatlume, e di çfarë planesh ke për jugun tonë. Besoj se në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Fushë të Kosovës, nuk do të mbetet asnjë plis për farë. Lumenjt Sitnica dhe Llapi do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”.[6] Programi i Drazha Mihailoviqit për spastrime etnike dhe krijimin e Serbisë së Madhe në Jugosllavinë e Madhe më 20 dhjetor 1941, në mes tjerash parasheh: “..... Të spastrohen territoret shtetërore prej të gjitha pakicave dhe elementëve jonacionalë.... Pjesët e spastruara të kolonizohen me malazezë, ndërsa çështjen e myslimaneve duhet rregulluar me Turqinë përmes Londrës”.[7] Agjentët e D. Mihailoviqit paralajmëronin se “çetnikët do të çlironin Kosovën nga shqiptarët dhe të gjithë ata do t’i zhduknin, pa lënë njeri të gjallë”. Në mars të vitit 1942 në fshatin Suhadoll, Voja Dragoviq, prijës çetnik, deklaronte se “pas fitores së luftës nga aleatet, duhet zhdukur të gjithë shqiptarët, duke mos përjashtuar as fëmijët në djep”.[8]

Për nxitjen e urrejtjes kundër popullit shqiptar, krahas Levizjes اetnike, një rol shumë agresiv luajti edhe Kisha ortodokse serbe. Për klerikët serbë “shqiptarët ishin gjarpinj helmues që duheshin zhdukur, mbytur ose u duhej shtypur koka”.[9] Gazeta “Borba”, në nëntor të vitit 1944, shkruante se “në Kosovë, pas 6 prillit të vitit 1941 serbët dhe malazezët kishin përjetuar nën shtypjen e shovinistëve shqiptarë, që i shndërruan këto treva në arenë të tmerrshme të vrasjeve dhe të djegieve”. Sipas saj, “mbi kolonistët e lodhur e pa ndihmë, që luftonin në front kundër keqbërësve italianë e gjermanë u bënë krime të tmerrshme...//wikibooks.org
 
Titulli: Planet serbe për spastrimin etnik dhe kolonizimin e kosovës gjatë luftës së

KOLONIZIMI SLLAV GJATث JUGOSLLAVISث SOCIALISTE: Planet për zbatimin e kolonizimit


Qëndrimi i Serbisë ndaj kolonizimit të Kosovës dhe ndërrimit të strukturës etnike të saj nuk ndryshoi as pas dëbimit të pushtuesve gjermanë. Për zbatimin e projekteve të njohura antishqiptare, udhëheqja jugosllave përdori po ato mjete dhe metoda, që ishin përdorur edhe përpara luftës. Ndryshonin vetëm pretekstet. Përpara vitit 1941, shqiptarët u trajtuan si të huaj e të rrezikshëm për ekzistencën e shtetit jugosllav. Pas luftës kjo politikë e këto masa u justifikuan e u paraqitën si veprime që drejtoheshin kundër “shqiptarëve reaksionarë”, kundërrevolucionar”, “bashkëpunëtorë të okupatorit” e “banditë” etj.

Përpjekjet për spastrimin etnik të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia, së pari filluan në zonat periferike, por shpejt u shtrinë në mbarë trevat shqiptare. Në operacionet e tilla të organizuara morën pjesë disa divizione me një efektiv prej 40.000 vetash.[1] Menjëherë u hap çështja e kthimit të kolonëve. Këto veprime luftarake, veç formave të tjera, u shoqëruan me projektin e ri antishqiptar të Vasa اubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re”, datë 3 nëntor 1944. اubrilloviqi, në projektin e tij, në fillim pranon faktin se serbët, pas Luftës së Parë Botërore, përkatësisht pas formimit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavisë) me 1918, fituan një pjesë të territoreve me popullsi të huaj, të cilat u bënë rrezik për Jugosllavinë, jo për shkak të kundërpeshës së tyre ndaj popujve sllavë, por për shkak të trevave ku jetojnë dhe të vazhdimësisë gjeografike që kanë këto treva me vendet e tyre amë.[2] Ai në mes tjerasht thekson: “Shqiptarët duhet akuzuar për bashkëpunëtorë të okupatorit dhe satelitëve të tij. Në bazë të asaj akuze, një pjesë të shqiptarëve duhet thjesht shpërngulur (dëbuar), një pjesë duhet transferuar në brendi të vendit që ata përgjithmon aty do të humbin, sepse atje nëpërmjet të “integrimit” ata do të bëhen ata çka nuk janë, ku nëpërmjet të fejës gradualisht do të serbizohen”. Në anën tjetër, thekson më tutje Qubrilloviqi, “pronat shqiptare duhet t’i marrin kolonët”.[3]
V. اubrilloviqi, para udhëheqjes më të lartë të LNاJ e të UNاJ, i propozon shpërnguljen masive të miliona njerëzve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e drejtë e kësaj çështjeje është shpërngulja e këtyre pakicave”. Mbështetje dhe shembull për një veprim të tillë ai merrte veprimet e Rajhut të Tretë dhe dëbimet e kolonizimet e shumë popujve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet tjera evropiane. Autori i projektit parashihte edhe hollësi për realizimin e këtij projekti. Për sendërtimin e projektit, V. اubrilloviqi parashihte edhe kohën, mjetet dhe mënyrat e veprimit. Sipas tij, koha më e përshtatshme për shpërnguljen efikase ishte lufta, pra shpërngulja më e suksesshme ishte shfarosja fizike dhe e plotë e njerëzve. Rol vendimtar, sipas اubrilloviqit, kishte ushtria, prandaj ai propozonte që në Shtabin e UNاJ të formohej një seksion i posaçëm për këtë çështje. Në rast se nuk arrihej shfarosja e plotë fizike, ai parashihte edhe masa tjera, siç ishte mohimi i të gjitha të drejtave, krijimi i kampeve të përqendrimit, plaçkitja e pronave, shfarosja e intelegjencies dhe e shtresave të pasura shoqërore dhe pastaj kolonizimi i menjëhershëm i viseve me elementin sllav.[4] Për këtë qëllim, ai propozonte formimin e një ministrie të veçantë, apo së paku, një komisariat në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Pastaj, që bartësit kryesorë të misionit të bëheshin këshillat nacionalçlirimtare, prej instancave më të ulëta deri tek ato më të larta, ndërsa kolonët të zgjidheshin nga radhët e luftëtarëve më të dëshmuar dhe, sipas mundësive, serbë e malazezë që më parë nuk ishin kolonizuar. Për bartësit e këtij misioni, sipas tij, duheshin siguruar rroga të larta, poste dhe status më të privilegjuar në shoqëri.

Në mes tjerash ai propozon: “Ushtria në kohën e opercioneve luftarake, duhet t’i spastrojë me plan dhe në mënyrë të pamëshirshme... ato vise që dëshirojmë t’i kolonizojmë me elementin tonë kombëtar....” “Ne duhet t’i përzëmë të gjitha pakicat nga tokat tona. Për këtë duhet punuar. Gjithë këtë që e them për Vojvodinë, Sllavoni, Serbi të Vjetër (Kosovë) dhe Maqedoni, ky është minimumi që duhet të arrihet nëse duam t’i sigurojmë për të ardhmen vetës pronën e atyre tokave”... “Tash për tash po theksoj vetëm se gjermanët duhet të spastrohen patjetër nga Vojvodina, kurse shqiptarët nga Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe Pollogu....”; “اfarë mund të them së pari: luftërat japin mundësitë më të mëdha për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ato si tufan, duke kaluar nëpër shtete, nxjerrin me rrënjë popuj. Atë që duhet bërë me dhjetëvjetësh e shekuj, gjatë luftës bëhet për ndonjë muaj apo ndonjë vit”. “Duhet bërë plane detaje, se cilat fshatra dhe cilat rrethe në Serbi të Vjetër dhe në Maqedoni duhet të spastrohen, dhe në bazë të atij plani duhet vepruar....”. “Përpos spastrimit nga ana e ushtrisë gjatë operacioneve, duhet përdorur edhe mjete të tjera që pakicat kombëtare të detyrohen të shpërngulen. Para së gjithash, për shkak të qëndrimit të tyre në këtë luftë, minoriteveve duhet t’u merren të gjitha të drejtat. Duhet të nxirren pamëshirshëm para gjykatës së luftës të gjithë ata anëtarë të pakicave kombëtare që në çfarëdo mënyre kanë qenë në shërbim të okupatorëve. Për këtë duhet të formohen kampet e përqëndrimit, pasuritë e tyre duhet t’u konfiskohen, familjet duhet t’u dërgohen në kampe dhe në rastin e parë të dëbohen”.[5]
Me planin terrorist të اubrilloviçit parashihej amnestia e përgjithshme e çetnikëve, që u bë nga Kryesia e AVNOJ-it më 21.XI.1944. Pas amnestisë, formacione të tëra çetnikësh u transferuan në Kosovë për të realizuar planin e اubrilloviqit. Për t’i pasur duart të lira në zbatimin e terrorit dhe të gjenocidit mbi popullin shqiptar, udhëheqja jugosllave mobilizoi me dhunë forcën më vitale të shqiptarëve. Shqiptarët e moshës madhore u mobilizuan me dhunë në formacionet ushtarake dhe u dërguan në Srem të Vojvodinës, në Bosnje e në Kroaci. Të rinjtë shqiptarë u nisën në front pa armë. Në rrugë për në Tivar u vranë me dhjetëra shqiptarë të mobilizuar në Ushtrinë Jugosllave, kurse në Tivar të Malit të Zi vetëm brenda një nate u vranë dhe u masakruan nga trupat përcjellëse serbe rreth 1500 shqiptarë të mobilizuar.[6] Si rrallë ndonjëherë në histori, vetë komandantët, pa asnjë shkas, kishin urdhëruar të hapet zjarr ndaj ushtarëve të tyre - vetëm pse ishin shqiptarë. E vrasja e të rinjve shqiptarë të mobilizuar vazhdoi edhe më tej në “udhëtimin” e tyre në “front”, kështu që as sot e kësaj dite nuk dihet numri i saktë i atyre që janë ekzekutuar nga ushtria jugosllave ose që vërtet janë vrarë si “mish për topa” në ndonjë front. Sepse, ishte ky edhe motiv për ndjelljen e frikës e të pasigurisë në tërë popullsinë shqiptare, që kishte mbetur në Jugosllavi.

Shtabi Suprem i Luftës Nacional-çlirimtare dhe armata jugosllave, që në muajin gusht 1944 iu kishte drejtuar popullit shqiptarë në Kosovë dhe me gjerë me këtë porosi kërcënuese: “Ju shqiptarët, bashkë me pushtuesit fashistë, çuat dorë kundër popujve fqinjë dhe u turpëruat keq … Nga sjellja e tillë deri më tash ju nuk keni ftuar të drejtën të jetoni vëllazërisht dhe të barabart më popujt e tjerë të Jugoslavisë”. Me shkuarjen nga Kosova të luftetarëve dhe rekrutëve shqiptarë dhe me ardhjen e njësive ushtarake serbe, malazeze dhe maqedonase, në Kosovë u ndryshua përbërja e forcave ushtarake në dobi të elementit serb. Që atëherë filluan aksionet e këtyre njësive ushtarake për pastrimin e Kosovës nga “bandat shqiptare”. Në të vërtetë, këtu ishte fjala për hakmarrje kundër popullit shqiptarë, për shkak se gjatë luftës nuk kishte lejuar depërtimin e forcave çetnike në Kosovë.[7]
Edhe pse Jugosllavia në mënyrë publike pas vitit 1944 ishte deklaruar për “barazi të përgjithshme dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”, politika serbomadhe ka shkuar disa hapa më tutje në aspektin e programimit të shfarosjes së popullit shqiptarë. Një program të ri të tillë kundër shqiptarëve me titull “Tajni cirkular za istrebljavanje svih albanaca Kosova 5.II.1945” (Qarkorja serkete për shfarosjen e tërë shqiptarëve të Kosovës më 5.II 1945), e kishte shkruar një mësues nga Vushtrria. Edhe ky program, sikurse të tjerët nuk kishte risi në aspektin e metodave dhe mënyës së shfarosjes së shqiptarëve, nga programet tjera.[8]
Para ardhjes së njësive ushtarake nga territoret fqinje, hakmarrjen e kishte filluar OZN-a, si dhe disa njësi kosovare nën komanden e komunistëve serbë e malazez. OZN-a filloi me likuidimin e njerëzve që gëzonin autoritet të cilët nuk ishin nën armë, por ishin njerëz kryesisht të nderuar. Kjo bëhej me qëllim të lënies së popullit shqiptarë pa njerëz që mund t’i pritnin atij. Njerëzit merreshin nga shtëpia, kryesisht natën, dhe dërgoheshin në burgje dhe atje pas “marrjes në pyetje” vriteshin të shumtën e herës me armë të ftohta. Familjeve të të vrarëve nuk u kumtohej asnjëherë për fatin e tyre dhe as që u dihen varret e sot e kësaj dite. Me ligjin për amnistinë, të datës 20 tetor 1944, pjesëmarrësitë e njësive çetnike të Drazha Mihajloviq, kriminelët e të gjitha ngjyrave, jo vetëm që u amnistuan, por atyre u jepej edhe mundësia për t’u futur në aradha partizane, dhe ashtu si më parë me kokardën çetnike, tani me yllin pesëcepësh të vrisnin “kundërevolucionarët shqiptarë”.[9]

Në rrethana të tilla shfarosëse shqiptarët organizuan rezistencën e armatosur për t’u mbrojtur nga terrori dhe për të kundërshtar riokupimin e viseve të tyre nga komunistët serbë. Për të thyer rezistencën e fuqishme demokratike e liridashëse, si dhe për të justifikuar zbatimin e mëtejshëm të gjenocidit, me 8 shkurt 1945, në Kosovë u vendos administrimi ushtarak, me arsyetimin për ta normalizuar gjendjen. Tani, vazhdimi i terrorit dhe krimit mbi popullatën shqiptare u legjitimua edhe zyrtarisht. Pushteti ushtarak, që iu imponua popullit shqiptar të Kosovës, nuk ishte formë e panjohur represioni, gjenocidi e terrori ndaj shqiptarëve, sepse pushtuesit jugosllavë e kishin zbatuar atë edhe më parë. Kështu kishte ndodhur sa herë që trupat serbe, malazeze apo jugosllave kishin pushtuar e ripushtuar viset shqiptare. Në vitin 1913, në viset shqiptare, që iu aneksuan Serbisë, organizimi i pushtetit iu ngarkua ushtrisë dhe administratës ushtarake.[10] Kjo u bë në bazë të propozimit të Komandës së Zonës III të Armatës, datë 12.XII.1912. Në këto treva, Komanda Supreme e Ushtrisë serbe e drejtonte vendin nëpërmjet organeve të sistemit ushtarak e policor.[11] Në vjeshtë të vitit 1918, krahas ripushtimit të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike shqiptare u vendos diktatura ushtarake-policore e gërshetuar me pushtetin civil serb, i cili ushtroi gjenocidin shfarosës mbi popullin shqiptar. Në trevat shqiptare nuk vlente kurrfarë legjislacioni, “rregullin” dhe “qetësinë” e siguronte ushtria serbo-jugosllave me ndihmën e aparatit policor.[12] Administrimi Ushtarak, që u vendos në Kosovë në vitin 1945, të cilit iu besua udhëheqja ushtarake e pushtetit civil dhe gjyqësor “deri në rregullimin e rrethanave”, përkatësisht deri në aneksimin e saj nga Serbia.

Në korrik të vitit 1945, në një kuvend të organizuar në Prizren, Kosovës, në vend të pavarësisë, përkatësisht të bashkimit me Shqipërinë, iu njoh vetëm autonomia e kufizuar në kuadër të Serbisë dhe Jugosllavisë dhe iu caktuan kufijtë e sotëm. Trojet Shqiptare u copëtuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Duhet shtuar se gjatë luftimeve kundër forcave ushtarake gjermane dhe italiane në Kosovë u vranë reth 6.100 vetë, nga të cilët, pothuajse tërësisht ishin shqiptarë.

Për t’i mashtruar disa qarqe të brendshme përparimtare e internacionaliste dhe mbarë opinioni ndërkombëtar, serbomëdhenjtë, me ndikim të dukshëm në mbarë Jugosllavinë, emërtimit Ministria e Kolonizimit i shtuan atributin sintagmor reformë agrare, kështu që kjo ministri më vonë do të quhet Ministria e Reformës Agrare dhe e Kolonizimit. Se kjo ministri nuk kishte kurrfarë karakteri agrar dhe nuk punonte fare për ndonjë reformë agrare shihet edhe nga fakti se kjo “reformë” dhe ky kolonizim u zbatua vetëm në Vojvodinë, në Kosovë e në Maqedoni, pra në territoret ku jetonin kryesisht nacionaliteti shqiptar, hungarez, gjerman, maqedonas etj. Po këtë konstatim e vërteton edhe e dhëna se revizioni i reformës agrare u bë mbështetur në Dekretin jugosllav dhe në “Ligjin për revizionin e ndarjes së tokave kolonëve dhe të interesuarve të tjerë agrarë në Maqedoni dhe në Kosovë e Metohi” me 5 nëntor 1945.[13]

Rikolonizimi - kthimi i kolonëve në Kosovë

اështjen e rikolonizimit dhe kinse të reformës agrare në Kosovë në muajt e parë të vitit 1945, Serbia nuk e aktualizoi, përkundrazi Drejtoria e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Fedrative Demokratike me vendimin e datës 5 mars 1945, përkohësisht ua ndalonte kthyerjen e kolonëve në vendet e vendosura gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.[14] Kjo e bëri atë, jo pse ajo nga ky synim kishte hequr dorë, por nga se në këtë kohë në Kosovë zhvilloheshin luftëra të rrepta, sepse shqiptarët nuk pajtoheshin me ripushtimin dhe ngase pozita e Kosovës ende nuk ishte e qartë. Mirëpo, edhe përkundër kësaj ishte marrë Direktiva e Politbyros së KQ PKJ e datës 1 prill 1945 për kthyerjen e të gjithë kolonëve në Kosovë (përkundër qëndrimit të 5 marsit 1945). Pasi kundërvënia e shqiptarëve u shua me gjak dhe deri diku u ndriçua pozita e Kosovës, çështja e kolonizimit të Kosovës në mbledhjen prej 6-8 shtatorit 1945 të Këshillit agrar u fut në procedurë të shpejtuar, duke sqaruar se Kosova futet në kuotën e Serbisë dhe se në këtë krahinë me kolonizim e reformë agrare do të përfshihen 28.750 hektarë ose 50.000 jutë.[15] Po në këtë mbledhje u miratua Ligji për revizionin e reformës agrare për Maqedoni dhe Kosovë e Metohi.[16]
Në kohën kur në qarqet jugosllave heshtej çështja e reformës agrare dhe e kolonizimit, në Kosovë dhe në Serbi zhvillohej veprimtaria e madhe e përgatitjeve për kolonizimin e serishëm të Kosovës. Këtë konstatim e vërtetojnë depeshat e shumta të kolonëve dhe autoriteteve serbe, që ua dërguan Këshillit Agrar me kërkesa që edhe në këtë krahinë të fillojë kolonizimi dhe reforma agrare, të cilat u shqyrtuan në mbledhjen e 5 tetorit të vitit 1945. Po të kësaj fryme ishin vendimet e Këshillit Agrar të mbedhjes së tij më 16 tetor 1945. Në këtë mbledhje, veç të tjerash, u vendos që kolonët serbo-malazezë të vendosur në Vojvodinë të kthehen në Kosovë, ndërsa “kolonët” e Shqipërisë sa më parë të shpërngulën nga Kosova. Veprimtaria e organizuar mirë në Kosovë për kolonizimin e saj u hetua edhe në Këshillin Agrar të Ministrisë së Kolonizimit. Në mbledhjen e këtij këshilli me 7 dhjetor 1945, veç të tjerash, u trajtua çështja e zbatimit të Ligjit të revizionit dhe të ndarjes së tokave në Kosovë dhe për referim sa më të shpejtë u autorizua njëri nga ministrat e kësaj ministrie. Veç kësaj për sendërtimin e këtij qëllimi ky këshill, në mbledhjen e njëjtë, kolonëve të Kosovës ua ndau 5.000.000 dinarë, që për atë kohë paraqiste një shumë të madhe të hollash.[17]

Veprimet e organizuara në të gjitha shkallët për kolonizimin e Kosovës gjatë vitit 1946, veçanërisht pas angazhimit të madh të Serbisë, nuk mbetën shterpë. Qysh në fillim të vitit 1946 u përgatitën të dhënat për kolonët e interesuar të rretheve të ndryshme të Kosovës, të cilët kërkesat e tyre ua kishin dërguar “Komisionit agrar të Kosmetit”, Komisionit të revizionit agrar dhe Ministrisë për kolonizim. Kërkesat e tyre ishin shqyrtuar dhe pothuajse për të gjithë ishin miratuar vendimet përkatëse nga organet kompetente. Ndërkohë në terren vepronin komisionet kolonizuese agrare në punën e të cilëve pati shumë vërejtje dhe ankime në organet e shkallëve të ndryshme. Punë të vështirë patën veçanërisht organet të cilat duhej të vendosnin për pasurinë e patundshme, tokës dhe shtëpive për banim. Një punë e tillë “bëhej më e vështirë”, veçanërisht kur kontestet ishin serbo-malazeze - shqiptare. Në të vërtetë në kohën e kolonizimit pas Luftës së Parë Botërore ndaj shqiptarëve u bënë aq lëshime sa asnjë komision në çfarëdo përbërjeje qoftë në rrethana të reja nuk mund t’i kapërcente këto padrejtësi. Mirëpo, në këtë kohë kishte kundërshtime të mëdha rreth korrigjimeve të këtyre padrejtësive. Veç kësaj, për një veprim të tillë nuk u treguan të interesuara as organet e atëhershme krahinore e republikane dhe as organet fedrative. Për këtë arsye shumica absolute e pasurive të patundshme gjatë punës së komisioneve nuk preken fare (të 1.515 familjeve), apo u preken vetëm pjesërisht (1.253), ndërsa vetëm disa kolonëve iu mor toka e tërë (445), që kurrsesi nuk mund t’u takonte as me këto ligje diskriminuese. Shumë më lehtë e kishin organet e angazhuara për rikthimin e kolonëve dhe vendosjen e kolonëve të rinj. Për rikthim të kolonëve duhej vetëm angazhim i veçantë në aspektin organizativ-administrativ për grumbullimin e të dhënave dhe popullarizimin e krijimit të gjendjes së re në Kosovë. Këto organe u angazhuan mjaft, madje, edhe në bindjen e kolonistëve që të ktheheshin në Kosovë, që ishin vendosur në Vojvodinën e pasur e të cilët ishin të sigurt për ardhmërinë e tyre. Mirëpo, kolonizimi i Kosovës me të interesuar të rinj bëhej shumë më lehtë. Ata vendoseshin kryesisht në pronat shoqërore e të interesuarit për kolonizim ishin thuajse të gjithë nëpunës e punëtorë.[18]
Duke u bazuar në shënimet statistikore, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë kishin mbetur 3.150 familje të cilat ishin kolonizua në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore. Ishte e dukshme edhe dukuria e kthimit të kolonëve para fundit të kësaj lufte (5.545 familje), përkrah numrit të madh të kolonëve që u shpërngulën nga Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore (7.397 familje). Mjaft kolonë, edhe pse nga Komisioni revizor fituan vendimet e rikolonizimit, nuk u kthyen në Kosovë deri me 11 korrik 1947 (2.471 familje të kolonizuara). Kolonët e tillë, kishin vendosur të jetonin në Vojvodinë apo gjetkë, ku perspektiva e jetës së tyre ishte më e dukshme. Duhet shtuar se në katër rrethet e Kosovës (Pejë, Vushtrri, Llap dhe Gjilan) deri në kohën e përmendur u kthyen më shumë kolonë sesa ishin shpërngulur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrë në përgjithësi nga të gjithë kolonët e shpërngulur gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u kthyen sërish në Kosovë më tepër se 1.500 familje apo afër 7.500 veta, nëse supozohet se çdo familje në këtë kohë kishte nga pesë anëtarë.[19]
Në Arkivin e Kosovës ka ekzistuar fondi i Revizionit të reformës agrare, mirëpo pushteteti serb gjatë kohës së masave të dhunëshme në Arkivin e Kosovës edhe këtë fond dhe shumë dokumentet rreth konfisikimit, eksproprijimeve etj. të pronave i ka marrë dhe dërguar në Serbi me qëllim që të humbën gjurmët e pronësisë, të bëhen falsifikime dhe që pronarët e vërtetë mos të mund t’i realizonin të drejtat e tyre pronësoro-juridike.

Siç po shihet, pushteti i ri vazhdoi reformën agrare në këtë periudhë. Ai, përveç dispozitave ligjore për reformën agrare dhe kolonizimin, nxorri dispozita të shumta ligjore e nënligjore, në bazë të të cilave prona private u bart në pronë të ashtuqujtur gjithëpopullore – shtetërore, e cila më vonë u shndërrua në pronë shoqëore, si p.sh. nëpërmjet të sekuestrimit, konfiskimit, nacionalizimit, eksproprijimit, arondimit, marrjesë së pronave kinse si tepricë dhe shumë forma të tjera.

Në këtë kontest përkitazi me reformën agrare dhe kolonizimin duhet përmendur Ligjin mbi revidimin e ndarjes e tokës kolonistëve dhe interesentëve agrarë në Maqedoni dhe në Krahinën e Kosovës e Metohisë,[20] Ligji mbi reformën agrare dhe kolonizimin,[21] Ligjin mbi ndarjen e tokave të braktisur të kolonistëve në KAKM,[22] Ligji mbi reformën agrare dhe kolonizimin e brendshëm,[23] etj.

Në këtë kohë filloi edhe konfiskimi i pronave të ashtuqujtur armiqëve të popullit, sidomos të atij shqiptarë. Përkitazi me këtë duhet përmendur – Vendimin e AVNOJ-it mbi kalimin në pronësi shtetërore të pasurisë së armiqëve, mbi administrimin e shtetit me pasurinë e personave që mungojnë, dhe sekuestrimin e pasurisë të cilën pushteti okupues e ka tëhuajsuar me dhunë,[24] Ligji mbi sekuestimin e profilit të luftës të arritur gjatë kohës së okupimit të armikut,[25] Ligji mbi kalimin në pronësi të shtetit të pasurisë së armiqëve dhe sekuestrimin e pasurisë së personave të arratisur.[26] Ligji mbi konfiskimin e pasurisë dhe ekzekutimin e konfiskimit;[27] Ligji mbi vërtetimin dhe ndryshimet e plotësimit e Ligjit mbi konfiskimin dhe ekzekutimin e konfiskimit,[28] Ligji themelor mbi veprimin me posedimet pyjore të eksproprijuara dhe të konfiskuara,[29] Ligji mbi veprat penale kundër popullit dhe shtetit.[30] Pra, Konfiskimi ishte instrument juridik me të cilin pasuria private merret në favor të shtetit, pa kurrfarë kompensimi. Zakonisht konfiskimi vjen si dënim aksesor ndaj personave të cilët janë dënuar për vepra penale të caktuara, dhë atë dënin e shqiptonte gjykata. Në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore shumë persona ishin shpallë armiq të popullit dhe gjykatat e formuara për këtë qëllim ua kishte konfisuar tërë pasurinë. Fshatarëve iu ishte konfiskuar pasuria edhe në raste kur ata nuk ishin në gjendje të përmbushnin detyrimet, dorëzimit të “tepricave të prodhimeve bujqësore”. Deri në vitin 1965, iu konfiskua pasuria të gjithë qytetarëve të nacionalitetit “turk” ose jevrej, të cilët ishin shpërngulur nga Jugosllavia dhe kishin marrë shtetësi tjetër. Në këtë kategori bien shumë familje shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera, por edhe boshnjakë, të cilat kishin marrë shtetësi turke, me qëllim për t’u shpërngulur në Turqi ose në vende tjera.[31]
Me rëndësi është të përmendet se në këtë kohë shumë fshatarëve shqiptarë iu kshin konfiskuar edhe pronat me arsyetim se nuk paguanin të ashtuqujturën “tepricat” e prodhimeve bujqësore të cilat nuk ishin në gjendje t’I siguronin, si p.sh. të prodhimeve bujqësore, blegtorale etj.

Në këtë kohë filloi edhe nacionalizimi i pronave. Duhet përmendur Ligjin mbi nacionalizimin e ndërmarrjeve ekonomike dhe private.[32] Nacionalizimi (ose shtetëzimi) në kuptimin juridik ishte akt i njëanshëm i pushtetit shtetëror, sipas të cilit në mënyrë të dhunshme merret nga pronari privat dhe kalon në pronësi të shtetit pasuria e një dege të ekonomisë së caktuar, me ose pa pagesë. Në vitin 1958 bihet edhe Ligji mbi nacionalizimin e ndërtesave dhë dhëna me qira dhe të tokës ndërtimore.[33]
Për nevoja të ndryshme bëhej edhe eksproprijimi i pronave private të bazuar në Ligjin themelor mbi eksproprijimin.[34]
Sa i përket ardacionin e pronave është pruar Dekretligji mbi arondacionin e tokës ekonomike bujqësore.[35] Ky ndërrim i pronave është bërë në formë jo reale. Shpesh merrej prona e cilësisë së lartë dhe ipej prona e cilësisë shumë më të ultë.

Duhet theksar se banorët e vendbanimeve fshatare në këtë periudhë i kishte goditur mjaftë edhe i ashtuqujturi kooperativizmi. Me ligjin mbi Kooperativat,[36] ishin paraparë tri modele të kooperativizimit dhe tri lloje të kooperativave: kooperativat e përgjithshme bujqësore ; kooperativat e specializuara dhe kooperativat punëtore-fshatare. Këto të fundit ishin ato të cila e goditën një pjesë të banorëve shqiptarë. Koperativat punëtore-fshatare ishin kooperaiva tipike socialiste, sipas modelit të sovhozeve dhe kolhozeve sovjetke. Ato kooperativa ndër të tjera kishin për qëllim të thyenin mentalitetin patriarkal të familjeve, dhe të unifikonin interesat individuale me ato kolektive. Me bashkimin e tokës, të kafshëve, të punës dhe të mjeteve në kooperativa, tentoej të formoheshin ekonomi të mëdha bujqësore e të tjetërsohej prona private. Për këtë qëllim zhvillohej propagandë politike, sikur kooperativat të ishin parajsë. Propagohej se aty punon kush sa mundet, ndersa merr kujt sa i nevoitet. Jo vetëm këso fjalë joshëse, por propaganda përmbante edhe kërcënime, se po të mos pranonin hyrjen në kooperativë – kolektivizim, do të burgoseshin dhe do t’iu konfiskohej pasuria. Natyrisht se kërcënimi i tillë ishte në kundërshtim me proklamimin ligjor, se kolektivizimi është në bazë të vullnetit të lirë. Edhe përkundër propagandës që zhvillohej për kolektivizimin, familjet shqiptare nuk dëshironin të bashkoheshin në kooperativa të tilla. Ndonëse popullsia shqiptare e Kosovë ishte më se trefish më e madh se popullsia tjetër, vetëm 29% e anëtarëve të kooperativave ishin të nacionalitetit shqiptarë. Ata nuk kishin besim në pushtetin dhe fikoheshin se do t’i humbnin tokat e tyre të mbajtura gjeneratë pas gjenerate. Ndërkaq, serbo-malazezët që tokat i kishin marrë falas nga reforma agrare, dhe ndiheshin të sigurt nga shteti i tyre, nuk hezitonin të hynin në kolektivizim të tillë.[37]

Ndërsa sa i përket marrjës së pronave dhe ndarjes së atyre organizatave bujqësore ishin pruar dispozita të shumta. Duhet përmendur Ligjin mbi fondin e tokave bujqësore të pasurisë së përgjithshme popullore dhe ndarjen e tokave organizatave bujqësore.[38] Këtyre organizatave iu kishte dhënë edhe prona që konfiskohej kinse si tepricë toke mbi 10 ha, kryesisht të banorëve shqiptarë, të cilët ishin në numër të madh të anëtarëve. Ata jetonin në familje patriarkale, ndërsa serbët e malazezët ndaheshin dhe kishin numër të vogël të anëtarëve me qëllim të përfitimeve të pronave. Këto prona pushteti serb prej vitit 1990 e deri në vitin 1999 ua kishte pronësuar në masë të madhe pronarëve serbë e malazezë. Këta të fundit pas vitit 1999 filluan në masë të madhe që pronat e ish kooperativave t’ua shesin banorëve shqiptarë me çmime të larta, siç është rasti me fshatrat اagllavicë, Llapllasellë e shumë të tjerë në Kosovë.
 
Titulli: Planet serbe për spastrimin etnik dhe kolonizimin e kosovës gjatë luftës së

KOLONIZIMI SLLAV GJATث JUGOSLLAVISث SOCIALISTE: Presionet për shpërngulje të shqiptarëve


Duke mos pasur mundësi realizimi të plotë të projektit të اubrilloviqit dhe të projekteve të tjera, pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti serb e vijoi zbatimin e fazave të mëtejshme të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve, të shpërnguljes së tyre nga atdheu dhe kolonizimin me elementin serb në Kosovë.
Edhe pse Jugosllavia në mënyrë publike pas vitit 1944 ishte deklaruar për “barazi të përgjithshme dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”, politika serbomadhe ka shkuar disa hapa më tutje në aspektin e programimit të shfarosjes së popullit shqiptarë.

Pas mbarimit të luftës dhe formimit të organeve të reja të pushtetit siç quhej popullor, në emër të vëllazërim-bashkimit, rindërtimit të vendit, të drejtave “të barabarta”, filluan aksione të shumta në punë vullnetare, në rindërtimin e vendit. Edhe në Kosovë, në krahasim me periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, filloi në zhvillim i ngadalshëm ekonomik, pastaj kulturor, arsimor, shëndetësor etj. Filluan të hapën shkollat në gjuhën shqipe me ideologji të caktuar komuniste, të organizohen kurse kundër analfabetizmit, kurse shëndetësore, kurse të amvisnisë, të bujqësisë dhe të tjera. Filloi një zhvillim dhe rindërtim i ngadalshëm, me moton ta shkatërrojmë të vjetrën dhe të ndërtojmë të renë. Vazhdoi periudha e ndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve, internimeve. etj. Më pastaj filloi presioni ekonomik për grumbullimin kinse të “tepricave”, propaganda për deklarim të dhunshëm si kombësi turke, me qëllim të shpërnguljes në Turqi, aksioni i mbledhjes së armëve të cilat shqiptarët nuk i kishin, në dimrin e viteve 1955/56, me arsyetim se shqiptarët po përgaditëshin për kryengritje të armatosur dhe bashkimin me Shqipërinë. E tërë kjo u përcoll edhe me gjykime masive e dënime drastike të shqiptarëve përsëri për gjoja “koloaboracion me okupatorin” për të vazhduar më vonë, pas Rezolucionit të Inforbyrosë (1948), por gjoja krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe bashkëpunimin me Bashkimin sovjetik e shtetet e tjera të Bllokut të Lindjes. Shqiptarët arrestoheshin, vriteshin, masakroheshin dhe internohesin në burgjet e kampet e ndryshme të Jugosllavisë (Goli-Otok, Bileçë, Nish, Gradishkë etj.).

Si presione më të drejtëpërdrejta për ndjekjen dhe për shpërnguljen e shqiptarëve, përveç maltretimit të personave të pafajshëm dhe veçanërisht të intelegjencës së pakët dhe punëtorëve të arsimit, që u shpallën armiq të rendit socialist dhe u burgosën, u internuan e, madje, një pjesë edhe u pushkatuan pa gjyq - ishin deklarimi i dhunshëm për kombësi turke, aksionet e mbledhjes së drithit, aksioni i mbledhjes së armëve me arsyetim se shqiptarët kinse po përgatiten për kryengritje të armatosur dhe bashkim me Shqipërinë, inskenimi i organizatave të fshehta politike “irredentiste”, redukimi i të drejtave sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, mbyllja e disa shkollave në gjuhën shqipte, nxjerrja e flamurit shqiptar në ditën e festës kombëtare nga ana e organeve të sigurimit si provokacion për t’i burgosur njerëzit e pafajshëm etj. E gjithë kjo strategjemë mizore u sajua për të gjetur shkak për shpërnguljen masive të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë. Në këtë periudhë “u zbuluan” kinse gjithato “organizata irredentiste e diversioniste”, “shqiptaromëdha”, të cilat, në fakt, nuk ekzistonin.

Siç po shihet, presionet për shpërngulje ndaj shqiptarëve ishin aq të shumta e të shumëllojshme, sa jeta e tyre në Kosovë e në viset e tjera të Jugosllavisë u bë e padurueshme. Prandaj, një numër jo i vogël u detyruan të regjistroheshin si turq që të shkonin në Turqi për të shpëtuar sa më parë nga ferri i pushetit serb. Shpërgulja e shqiptarëve nga Kosova mori përmasa të gjera me intensitet të lartë, sidomos gjatë viteve ‘50 e ‘60 të shekullit XX. Gjatë këtyre viteve u shpërngulën në Turqi 283.000 shqiptarë, do të thotë afër një e treta e popullsisë së atëhershme.[1] Maqedonia ishte etapa përfundimtare e shpërnguljeve pa kthim të shqiptarëve në Turqi. Të gjithë lumenjtë e popullsive të dyndura nga Jugosllavia vërshonin në Maqedoni dhe pastaj i drejtoheshin Turqisë. Procesi u realizua “fshehtazi”, ndërsa motivet e shpërnguljes ishin sikurse të paraluftës, kryesisht të natyrës politike, vetëm që u modifikuan dhe iu përshtatën kushteve të reja të sistemit socialist.[2]
Në anën tjetër në Kosovë vinin një numër i madh i serbëve dhe malazezëve si nga territoret e afërta, ashtu edhe nga ato të largëta të Sërbisë dhe të Malit të Zi, si kuadro dhe me familje. Punësohen kryesisht në organizatat dhe institucionet shtetërore, shoqërore, kulturore etj. Vlerësohet se në Kosovë prej vitit 1945 deri me 1965 janë vendosur 12.300 familje sllave, ose rreth 64.000 persona me prejardhje sllave.[3]

Ky proces u ndërpre në vitin 1966 (pas Plenumit të IV të Brioneve), kur u kritikua ashpër shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë së asaj kohe, që kishte goditur rëndë të gjithë të tjerët pikërisht shqiptarët e Kosovës, por edhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë.

Ndërpreja e përkohshme e kolonizimit dhe kthimi i disa kolonëve në vendlindje

Pas vitit 1966, e posaçërisht pas nxjerrjes së Kushtetutës të vitit 1974, serbët e malazezët, duke i humbur privilegjet dhe duke mos e duruar barazinë e shqiptarëve me ta, një numër i tyre, sidomos ai me origjinë kolonizuese kthehen në vatrat e para të saj si dhe në viset më të zhvilluara të ish Jugosllavisë. Ata pasurinë, tokën, banesën e tjerë të marrë falas në Kosovë e shiste me çmime të larta dhe me ato mjete blenin tokë, shtëpi, objekte ekonomike dhe gjëra të tjera në viset e Serbisë, në krahasim me Kosovën me çmime shumë më të ulta, kështu që i mbeteshin mjete të bollshme edhe për kursim. Shpërnguljen e këtillë ekonomike të serbëve e malazezëve, qarqet politike shtetërore të Serbisë dhe disa edhe të Jugosllavisë e shfrytëzonin si presion të mëtejmë ndaj shqiptarëve. “Presioni” mbi serbët dhe malazezët ishte floskulë politike dhe shpifje. Gjendja faktike nuk përkon me kualifikimet se serbët dhe malazezët po shpërngulën nga Kosova për shkak të “presioneve”, “diskriminimit”, “terrorit”, “gjenocidit” etj. nga ana e shqiptarëve. “Presioni” i shqiptarëve mbi serbët dhe malazezët ishte një shpifije e rëndë dhe mbi këtë konstruksion u krijua një klimë dhe një strategji antikosovare dhe antishqiptare pothuajse në tërë Jugosllavinë. Sipas burimeve serbe prej vitit 1967-1980 nga Kosova u shpërngulën 57.118 serbë e malazezë.[4]
Duhet theksuar se popullata shqiptare e Kosovës që nga vitit 1968 e deri në vitin 1981 përjetoi deridiku një transformim në aspektin arsimor, kulturor, shkencor, ekonomik etj. Ajo ishte njëfarë pauze në valën e shpërnguljeve dhe u bë për të evituar ndonjë situatë shpërthyese në Jugosllavi dhe për të vendosur njëfarë ekuilibri politiko-etnik në federatë, me shpresën që ajo të mos shpërbëhej në të ardhmen.//wikibooks.org
 
Titulli: Planet serbe për spastrimin etnik dhe kolonizimin e kosovës gjatë luftës së

Planet e reja dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze



Në kushtet e krijuara, shumë të rënda dhe me pasoja të mëdha të asaj kohe, populli shqiptarë i kësaj treve përherë i doli zot vetës, kurrë nuk u pajtua me këtë gjendje të krijuar nën sundimin serbo-jugosllav. Gjatë gjithë periudhës së ashtuquajturës Jugosllavi “socialiste”, format e veprimit për Kosovën e pavarur dhe demokratike ishin konspirative dhe të udhëhequra nga truri i kombit. Populli vazhdonte përherë përpjekjet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Në vitin 1968, rinia studentore e Kosovës, organizoi demonstrata masovike me kërkesën kryesore për Republikën e Kosovës.

Pas ndryshimeve kushtetutare në vitin 1969, në vitin 1974 Kosova fitoi Kushtetutën e vet, si njëra ndër tetë njësitë federale jugosllave me përfaqësim në të gjitha organet dhe me të drejtën e vetos si dhe gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes së Republikës. Pas kësaj filloi një fazë e re e zhvillimit dhe ndërtimit të Kosovës. Konstituimi i autonomisë së Kosovës, si njësi e barabartë e federatës jugosllave u dha mundësi shqiptarëve që në Kosovë të zhvillohen në pikëpamje ekonomike, politike, shëndetësore, sociale dhe kulturore. Po ashtu hov të madh mori edhe zhvillimi i arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Vitet 1974-1981, në historinë e Kosovës njihen si ndër vitet më të suksesshme si në sferën politike ashtu edhe në atë ekonomike. Gjatë kësaj periudhe shtatëvjeçare, shqiptarët ishin të inkuadruar në të gjitha lëmenjt shoqërorë, si: në udhëheqjen komunale, polici, shkollim, shëndetësi, punësim, etj. Kuptohet, në shumicën e rasteve, është dashur t’i përshtaten rrethanave të kohës, për ndryshe nuk do të kishin mundur të shfrytëzojnë edhe ato ndihma të kufizuara që i dedikoheshin Kosovës. Mirëpo, megjithë avancimet që shqiptarët patën gjatë kësaj kohe, mund të themi se pakica serbe dhe malazeze ishte më e priveligjuar, edhe pse nëpër revista, gazeta, simpoziume etj., propaganda serbe për qëllime politike, theksonte se “Serbia kishte humbur në paqe atë që kishte fituar në luftë” që do të thotë se sipas tyre të drejtat e serbëve dhe malazezëve janë “nëpërkëmbur”. Prandaj më 1977, disa “intelektualë” serbë kishin hartuar “Librin e Kaltërt”, në të cilin thekësohej se të drejtat dhe kompetencat e krahinave autonome (Kosovës) duhet të kufizohen. Të ndikuar nga “Libri i Kaltërt”, shumë politikanë serbë filluan të kërkonin revidimin e statusit të krahinave autonome. Në qoftëse krahasojmë parametrat e zhvillimit të qyteteve të Kosovës me qytetet e pjesëve tjera të ish RSFJ-së, niveli i zhvillimit ekonomik të qyteteve të Kosovës me ato të qyteteve tjera jugosllave ishte shumë prapa.[1]
Militarizmi i Kosovës zë fill qysh në fillimin e viteve të tetëdhjet të shekullit të kaluar, sidomos pas demonstratave të rinisë, të studentëve, të punëtorëve e të tjerëve në Kosovë. Sipas disa dëshmitarve, në listën e të burgosurve të Sigurimit të Brendshëm, si organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981, janë përfshirë rreth 600 persona. Pushteti serb filloi aktivizimin e planeve të veta hegjemoniste të njohura më parë. Me metoda të ndryshme perfide mundohej edhe të pengonte zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të arriturat tjera. Kështu, gjatë viteve të nëntëdhjeta, krahas shtimit të masave represive ndaj popullsisë shqiptare, pushteti serb vazhdimisht shton numrin e forcave policore dhe ushtarake në Kosovë. Në shumicën e udhëkryeqeve ishin vendosur punkte të policisë serbe, ku maltretohej dhe terrorizohej popullsia shqiptare.

Forcat hegjemoniste serbe 1981 vepruan hapur e fshehur, me propagandë e veprime konkrete, në ndërrimin sa më të madh të strukturës etnike të Kosovës dhe të kolonizimit të saj. Për sendërtimin e këtij qëllimi, forcat në fjalë nuk ngurruan që, në njërën anë, të montojnë procese të ndryshme politike dhe shtypje të tjera ndaj shqiptarëve, ndërsa, në anën tjetër, të gjitha këto veprime i arsyetonin me padrejtësitë që u janë bërë serbëve dhe synimet nacionaliste e seperatiste shqiptare.

Pas demostratave të rinisë e studentëve shqiptarë të vitit 1981, veprimtaria dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Beogradit u intensifikuan. Në këtë vit qeveria e Beogradit iu fut punës për aprovimin e masave kundër shqiptarëve dhe për përgatitjen e terrenit politik për sllavizimin e Kosovës. Duke marrë shkak nga kërkesat e drejta të demonstruesve dhe në emër të luftës kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar, nëpër mbledhjet e ish-LKJ-së, pastaj të organeve politike e ekzekutive, nga ish-federata, republikat e deri në krahina, u hap një luftë frontale kundër rinisë shqiptare, kundër atyre që kishin kërkuar statusin e Republikës për Kosovën në kuadër të ish-Federatës. Kundër demonstruesve u përdor fjalori më fashist dhe u nxorën me mijëra vendime shoveniste e nacional-fashiste, si dhe u sanksionua dhuna.

Pas kësaj kohe pushteti jugosllav, përkatësisht ai serb, i hyri planit të ri me qëllim të rikolonizimit të Kosovës me popullatë sllave, përkatësisht organizimin e aksionit kinse të kthimit të serbëve dhe malazezëve të shpërgulur nga Kosova. Pushteti serb i mbështetur nga ai jugosllav e herëherë edhe nga ai kosovar, duke e shfrytëzuar këtë klimë filluan të aprovojnë vlerësime, platforma, rezoluta e programe kinse për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, në të vërtetë përgatitej vala tjetër e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav.

Pushteti serb filloi lëvizjet për suprimimin e autonomisë së Kosovës. Shërbimet e fshehta serbe, nxitnin serbët e malazezët e Kosovës që të ngriteshin në demonstrata – protesta kundër pozitës “inferiore” që kishin përballë shqiptarëve. اerdhja e organizatorëve të demonstrave ishte në Fushë-Kosovë. Ata si moto përdorëshin edhe kthimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur kinse me dhunë nga Kosova në periudhat e mëhershme. Kjo fushatë antishqiptare u përshpejtua dhe motivua me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa u frymëzua nga Memorandumi i ASHS, ku u organizuan shumë mitingje me karakter antishqiptar dhe për suspendimin e autonomisë së Kosovës.

Të nxitura dhe të frymzuara nga memorandumi i ASHA të Serbisë (1986), madje, individë e parti të ndryshme çështjen e rikolonizimit të Kosovës, e ngrenë edhe në Parlamentin serb me arsyetim se gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë kolonizimi i Kosovës me shqiptarë nga Shqipëria. Siç dihet në fillim flitej më mëse qindra mijëra kolonë shqiptarë, më vonë për dhjetëra mijëra e më në fund u konstatua nga ana e Sekretariatit Fedrativ të Punëve të Brendshme, se në Jugosllavi prej vitit 1949-1956 nga personat e ardhur kishin mbetur vetëm 754 emigrantë shqiptarë, kurse nga ai numër vetëm 243 banonin në Kosovë. Megjithatë, kjo e vertetë nuk pengon këto qarqe dhe qeverinë e Serbisë që të propogandojë e të veprojë haptas për ndërrimin e strukturës kombëtare në Kosovë dhe për kolonizimin e saj me elementin sllav. Një veprimtari të tillë Serbia edhe e ligjësoi.

Përveç kësaj, qeveria e Beogradit arriti të mobilizojë gjithë popullin nën parullën “Serbi unike”. Disa vjet rresht u organizuan me qindra mitingje e demonstrata antishqiptare. Për të bërë kthesa nacionaliste nga Qeveria Serbe u organizuan marshime dhe demostrata shoveniste në Kosovë, në Serbi dhe para organeve serbo-jugosllave në Beograd. Parullat e tyre ishin: “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, “Ne do të luftojmë për këtë vend të tokës së vjetër serbe”, “Serbi mos e lësho Kosovën nga dora” etj. Kjo qeveri serbe para organeve shtetërore përdori si paravan shpërnguljen nga Kosova të serbo-malazezëve. Ky ishte vetëm një pretekst i pabazë dhe jashtë realitetit.

Përkitazi me politikën e punësimit, vetë pushtetarët serbë bënin propogandë dhe nxitje të serbëve dhe të malazezëve kinse për shpërngulje, por me qëllim të punësimit të tyre pa kurrfarë kriteriumi. Kështu, në vitin 1987, në komunën e Prishtinës punë pritinin 18.500 njerëz, nga të cilët vetëm 2600 ishin serbë e malazezë. Mirëpo, në Prishtinë për nëntë muaj të vitit 1987 janë punësuar 442 serbë dhe 42 malazezë, nga 2263 të papunësuar në atë kohë. Rëndësi të posaçme nga organet e atëhershme i kushtohej punësimit të personave që përherë të parë vijnë e punojnë dhe të jetojnë në Kosovë. Kështu, vetëm në komunën e Prishtinës në vitin 1987 janë punësuar 110 persona që përherë të parë punojnë e jetojnë në komunën e Prishtinës. Shumica nga këta ishin punësuar në Elektroekonominë e Kosovës, në organet e administratës etj. Kjo ishte një prej formave të kolonizimit të Kosovës me elementin sllav.[2]

Shqiptarët në një formë shumë më të butë, duke e parë qëllimin e kërkesave për ndërrimin e kushtetutës së vitit 1974, orgnizuan disa protesta, marshime protestuese të minatorëve të “Trepçës” së Stantërgut, të ngujuar në zgafellë më 17 nëntor 1988 në Prishtinë dhe shumë të tjera, që ndër më e njohura ishte greva e minatorëve të “Trepçës” më 20-28 shkurt 1989. Me grevat dhe kërkesat e popullatës shqiptare u solidarizua tërë populli shqiptarë.

Në këtë kohë në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore nën presionin e 30 mijë policëve të sjellur nga Serbia. Kështu më 23 mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, si dhe me anë të votave joparlamentare, Kuvendi i Kosovës aprovoi amandamentet për ndërrimin e kushetutës së vitit 1974, që edhe de jure u suprimua autonomia e Kosovës. Më 28 mars 1989, në Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosovën.

Përkitazi me politikën gjenocidiale dhe qëllimet e hapta të pushtetit serb më së miri na paraqet një letër e Akademik Mark Krasniqit dërguar Kryetarit të Kryesisë së RFS të Jugosllavisë, Prishtinë më 1 shkurt 1990, në mes tjerash shkruan: “ ….. Marrja e autonomisë së Kosovës në pranverën e vitit 1989 është realizuar suksesi i parë i asaj politike, e pjesërisht edhe më gjërë. Siç është e njohur, autonomia e Kosovës është rrënuar me tanksa, me policinë speciale dhe me viktima të shumta të nacionalitetit shqiptar, e cila me manifestime masive në tërë Kosovën në mënyrë plebicitare është shprehur kundër heqjes së Kushtetutës të vitit 1974, dhe kundër amandamenteve të RS të Serbisë ka shkaktuar probleme të shumta të cilat ajo mendon t’i zgjidh nëpërmjet të masave represive drastike ndaj shqiptarëve, të cilët në Kosovë përbëjnë 80% të popullatës së përgjithshme, duke i larguar në mënyrë masive nga puna, me burgime dhe me vrasje të reja të njerëzve të pafajshëm, që mund të ketë pasoja të paparashikuara tragjike të përmasave të gjëra. Këtë politikë të rrezikshme të Serbisë është duke e dënuar tërë bota demokratike liridashëse, me disa përjashtime, por të gjitha këto i shiqon me duar kryq.

Shqiptarë akuzohen para së gjithash për tri mëkate kryesore vdekjepruese: për kontrarevolucion, për presion ndaj serbëve dhe malazezve, përkatësisht kinse për mosbarazi dhe për Kosovën e pastër etnike. Mirëpo, të gjitha këto janë trillime. Kontrarevolucioni në Kosovë fare nuk ka ndodhur më 1981 dhe të viteve të ardhshme, kur shqiptarët në mënyrë masovike kanë demonstruar duke kërkuar vetëm barazinë e tyre nacionale, ekonomike dhe politike në kuadër të federatës jugosllave. Nuk është numri i vogël i shkenctarëve jugosllavë të cilët më argumente të pamohueshme kanë dëshmuar se ajo akuzë është pa kurrfarë baze, por me tendencë të qartë antishqitpare. Shqiptarët në mënyrë masovike kanë marrë pjesë në Revolucionin popullor gjatë LNا-së, me të cilën kanë fituar të drejtën që të jenë të barabartë me kombet dhe kombësit tjera të Jugosllavisë socialiste, që një një masë të konsideruar është arrijtur me Kushtetutën e vitit 1974, prandaj çdo kundërrevolucion do të ishte kundër tyre. Shqiptarët atëherë dhe tani me kërkesat e tyre asgjë tjetër nuk dëshirojnë të arrijnë përveç barazisë së plotë në kuadër të RFSJ, dhe këtë barazinë në vepër por jo vetëm ne letër. Mirëpo, politika unitariste e Serbisë ende krijohet në dominimin e saj, dhe jo në barazinë e kombëve dhe kombësive.

Sa i përket akuzës së dytë, pabarazinë e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, kjo është e pavërtet e paskrupullt. T’i theksojë vetëm disa fakte të cilat në mënyrë bindëse tregojnë se serbet dhe malazezët në Kosovë jo vetëm që nuk janë në pozitën e pabarabart, por ata në masë të madhe janë të privilegjuar, ndërsa shqiptarët të diskriminuar. Kosova, siç është e njohur është treva më e pazhvilluar e Jugosllavisë, e cila në prodhimtarinë shoqërore të vendit merrë pjesë 2.1%, ndërsa me popullsi 8%. Kontigjenti i ri çdo vit arrinë prej 18 deri 20 mijë persona, kështu që armata e të papunëve në mënyrë rapide rritet. Në 1000 banorë në Jugosllavi mesatarisht janë 281 të punësuar, ndërsa në Kosovë vetëm 120. Kështu, mesatarja e të papunësuarëve është 3.3 më e madhe në Kosovë. Mbi 41% të papunëve e përbën rinia me shkollim të mesëm, ndërsa të papunësuar me kualifikim superior janë mbi 3000. Dhjetë komuna në Kosovë kanë madje 6.5 deri 8 herë të ardhurat më të ulta për kokë të banorit se sa që është mesatarja e Serbisë dhe e Jugosllavisë. Në këtë situatë dramatike në Kosovë e drejta në punë është privilegja më e madhe shoqërore, sepse me te sigurohet kushti themelor i ekzistencës. Në atë bazë krijohen konfliktet dhe padrejtësitë më të mëdha siciale dhe nacionale. … Në këtë sferë ekonomike shqiptarët në atë masë janë të diskriminuar kështu që shumë familje janë sjellur deri të shkopi i varfërisë dhe deri të skaji i urisë farmale, ndërsa kjo sipas normave ndërkombëtare, është krimi më i madh ndaj njeriut. Kjo në të vërtetë është një politikë e paramenduar ndaj shqiptarëve, që këtij populli në atë mënyrë t’i merret mundësia për shkollim të gjeneratave të reja dhe me masa të tjera represive, shqiptarët për shkak të varfërisë të lëshojnë atdheun e vet në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Kjo është politika e sotme antishqiptare dhe praktika e koalicionit jofromal serbo-malazezo-maqedon, e cila rrënjët e veta i ka qysh në shekullin e kaluar. Por, vetë faktet të ilustrojnë të vërtetën faktike.

Struktura nacionale e popullsisë në vitin 1981 ishte: shqiptarë 77,4%, serbë 13,2%, malazez 1,7% dhe turq 0,8%. Më 30.IX 1988 ishin të punësuar: 162.499 shqiptarë, 51.092 serbë, 6.957 malazez dhe 3.014 turqë. Nga kjo shihet se në vitin e theksuar ishin të punësuar çdo i treti malazez, çdo i pesti serb, por çdo i trembëdhjeti shqiptar. Më 30.VI 1989, ishin të paraqitur në entet e punësimit në Kosovë 113.000 (82,1%) shqiptarë, 14.156 (10,5%) serbë, 1.2225 (0,9%) malazezë dhe 1.095 (0,8%) turqë. Këtu duhet theksuar se çdo serb dhe malazez i rritur kërkon të punësohet, ndërsa, një numër i madh i shqiptarëve në përgjithësi nuk paraqitet për punë në entet e theksuara, sepse e dijnë se kjo është e kotë, duke u bazua në ate se serbët dhe malazezët punësohen edhe kundër kushtetutës dhe pakurrfarë konkursi, pa kualifikim përkatës, ndërsa intelektualë mund të shihen nëpër tërë Jugoslavinë si në tregjet duke pritur çdo ditë që të angazhohen në çfarëdo pune fizike për meditje të mjerueshme. Këtë gjendje disa e asyetojnë me natalitetin e lartë të gruas shqiptare, që është problem i llojit të vet, por nuk është kurrfarë argumenti për arsyetimin e politikës diskriminuse në punësim. Këtë diskriminim në mënyrë të qartë e vërteton fakti se mbi 60.000 familje shqiptare nuk e kanë asnjë anëtar të punësuar, ndërsa në anën tjetër nuk ka asnjë familje serbe dhe malazeze pa një të punësuar ose pa ndonjë pension ose ndihme tjetër. Para kësaj gjendjeje faktike, si mund të thuhet se serbet dhe malazezëve dëbohen ose janë të pabarabartë në Kosovë? Ata në të vërtetë është kategoria më e privilegjuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Jugosllavisë, sepse as në Mal të Zi, as në Serbi malazezët dhe serbët në atë shkallë nuk janë të punësuar. Kësaj duhet t’i shtohet fakti se serbët dhe malazezët janë të punësuar kryesisht në veprimtaritë dhe shërbimet administative, ndërsa shqiptarët në xehetari, ndërtimtari dhe në punët tjera të rënda.
Që edhe një fakt bindës i cili flet për pozitën e prvilegjuar të serbëve dhe të malazezëve në Kosovë. Këtë e tregon shkalla e urbanizimit të tyre e cila është e pakrahasueshme e madhe te ta se sa të shqiptarët, sepse sipas regjistrimit të vitit 1981, mbi 38% të serbëve dhe 70% të malazezëve jetojnë në qytete, ndërsa gjithsejtë 28,9% të shqiptarëve. Përveç kësaj, vetëm në Prishtinë në banesat shoqërore jetojnë 84,7% malazezë dhe 70,3% serbë, por vetëm 26,9% shqiptarë. Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, Serbia ka ndërmarrë disa masa që bënë të mvarur nga ajo tërë ekonominë e kësaj Krahine, duke e arsyetuar këtë me dofarë integrime dhe bashkësinë në kuadër të Republikës. Kështu është rasti e Elektroekonominë e Kosovës, Kombinatin Ndërtimor “Ramiz Sadiku” nga Prishtina, me Trepçën etj. …… Në vend që të merren masa për përmirësimin e kësaj politike drastike të palës të rrezikuar, familjeve shqiptare, veprohet në të kundërten: gadi të gjitha objektet industriale ndërtohen në mjediset dhe vendbanimet serbe, në të cilat ekskluzivisht punojnë serbët dhe malazezët. Ato janë ndërmarrje të pastra etnike. , si dhe në disa vendbanime në të cilat pushteti me bulduzher rrënojnë shtëpitë e shqiptarëve të pakët në fshatra (si p.sh. rasti në Bresje te Prishtina), ndërsa nga disa shkolla të përzira dëbohen nxënësitë e nacionalitetit shqiptarë (Prilluzhja të Vushrrria) në mënyrë që shkollat të mbetën plotësisht serbe. Mirëpo, politika dhe propaganda serbe i padisinë shqiptarët se ata po dëshirojnë vendbanime dhe Kosovën e pastër, që në esencë është e kundërta. Në komunën e posathemeluar Zubin Potoku, e cila i ka 6.000 banorë, kryesisht të nacionalitetit serb, janë ndërtuar disa objekte industriale, sikurse edhe në komunën serbe Leposaviq, ashtu edhe në Siriniq etj., ndërsa në komunën e Malishevës, me 43.000 banorë kryesisht të nacionalitetit shqiptarë, nuk ekziston asnjë objekt industrial, ku janë të punësuar gjithsej 1.000 njerëz. Madje, këtu është ndërtuar ndërtesa moderne e stacionit të policisë. Për realizimin e kësaj politike ekonomike dhe pabarazisë nacionale shfrytëzohen edhe mjetet e Fondit fedrativ për trevat e pazhvilluara, nga të cilat pushteti fedrativ ka lejuar ndërtimin e 2.000 banesave dhe blerjen e 700 pllaceve për serbe dhe malazez të cilët do të vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë. Në një anë nxitet ardhja dhe punësimi edhe i atyre të cilët kurr nuk kanë jetuar në Kosovë, ndërsa në anën tjetër largohen nga puna shqiptarët vendës, të cilëve iu rekomandohet të kërkojnë punë nëpër tërë vendin dhe jashtë tij…..”

Madje kishin reaguar edhe përfaqësuesit e Seksionit të luftëtarëve të Brigadës së Shtatë Sulmuese në Kosovë, në letrën e hapur nga Prishtina, më 19 mars 1990, dërguar Kryesisë së RFSJ dhe Këshillit fedrativ të Lidhjes së Luftëtarëve të LNا të Jugosllavisë, në të cilën në mes tjerash thuhet: “ ….. rrënimi i autonomisë, prapë kolonizimi i Kosovës, regjistrimi i vullnetarëve për ardhje në Kosovë, shpernguljen nga Kosova mbi 300.000 kinse të emigrantëve shqiptarë, mbylljen e Universitetit në Prishtinë, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare etj. Po na iritojnë edhe masat e dënimeve të cilat po ndërmirren në bazë të kriteriumeve nacionale, e jo sipas shkallës së veprës. Kështu, të themi, një prind shqiptarë dënohet vetëm se fëmiu i tij dyvjeçarë, sigurisht nën ndikimin e fotografive në TV ose tjetërkund, ngritë dy gishtrinjë në shenjë të shkronjës “V” kur e sheh miliconerin, ose një shqiptarë në gjendje të dehur, në kafene kërkon që të hiqet fotografia e liderit aktual serb, denohet me 60 ditë burg, ndërsa nuk merren kurrfarë masash ndaj një V. Shesheli, V. Drashkoviqi, të cilët para kamerave të TV e heqin fotografinë e Titos duke e quajtur kriminel…. Me keqardhje jemi dëshmitar të vetë kohës ku qëllimi i këtyre forcave, receptiv V. Qubrilloviqti, I. Andriqit dhe drejtimeve të memorandumit “të paekzistuar” të ASSHKA gradualisht po realizohen, duke u përputhur gati në tërësi identifikohen me programin dhe masat e politikës zyrtare të Serbisë. Këtë fakt na e vërteton edhe V. Drashkoviqi në tryezën e rrumbullakët të partive politike serb e për Kosovën (9 mars 1990)…”

Sip u theksua më 23 mars 1989, kur Kosovës iu mor subjektiviteti i saj në ish-RSFJ dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, veçanërisht pas 5 korrikut 1990, kur Serbia në mënyrë klasike e okupoi Kosovën, mbretëron një politikë tejet nacional-shoveniste dhe ekspansioniste e Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ndërsa, në anën tjetër, më 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës dhe aprovoi Kushtetutën e Republikës së Kosovë. Më 7 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u deklaruan me referendum për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës i bëri kërkesën komisionit të Badinterit në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Më 1992 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Mirëpo, kërkesave demokratike të popullit të Kosovës, pushteti serb u është përgjigjur me dhunë e terror të organizuar shtetëror që ka pasur për qëllim spastrimin etnik të Kosovës dhe serbizimin e saj.

Krahas përcaktimit politik për serbizimin e Kosovës, Serbia me vazhdimësi ka nxjerr ligje dhe akte normative me përmbajtje diskriminuese të veçanta për Kosovën. Pushteti serb kishte aprovuar rreth 1360 akte politike, juridike, të përgjithshme e të veçanta në funksion të rikolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë. Ato kanë qenë ligje thjesht kolonizuese. Me to u krijua mbështetja ligjore për kolonizimin e Kosovës me elementin sllav. Me ligje të tilla u shndërrua Kosova në koloni të tipit monarkik të Serbisë.

Ish Federata Jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete të mëdha për stimulimin e ardhjes sa më masive të serbëve në Kosovë. Privilegjet e serbëve ishin shumë të mëdha: sigurimi i punësimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjate pa kamatë, për të njëjtin vend pune të ardhurat shumë më të mëdha dhe benificione të tjera. Në këtë periudhë filloi ngritja e reparteve industriale në enklavat serbe dhe ndërtimi i objekteve segregacioniste të banimit dhe të tjera.

Vala e re e kolonizimit filloi me sjelljen e policëve, të instruktorëve të lartë ushtarakë, të gjykatësve dhe administratorëve për t’i ndjekur e torturuar sa më tepër shqiptarët. Me 1988 dy Kryesitë e Jugosllavisë Socialiste (Kryesia e LKJ-së dhe Kryesia e Jugosllavisë) dhe qeveria kërkuan kolonizimin e Kosovës përmes një aksioni për kinse dhënien e ndihmës kuadrore Kosovës: në arsim, kulturë, jurisprudencë, polici etj. Ish Federata Jugosllave dhe njësitë e saj në këtë mënyrë stimulonin represionin dhe segregacionin në Kosovë dhe ndihmonin realizimin e synimeve të kahmotshme të politikës hegjenomiste të Serbisë.

Serbia, më 8 mars 1990 abrogoi “Ligjin mbi revizionin e ndarjes së tokave kolonistëve në Kosovë e në Maqedoni”, me të cilin sipas llogarive do të duhej t’u kthehej toka rreth 14 mijë familjeve serbe, që kishin ardhur si kolonë në Kosovë ndërmjet dy Luftërave Botërore, çka si pasojë pati që shumë ish familje kolone serbe e malazeze të marrin prona të reja toke të kooperativave bujqësore, apo para të majme si “kompensim”. Ndërsa, në “Ligjin për formimin e fondit për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë”, parashihej sigurimi i mjeteve për kolonizim nga tatimi në të ardhura, legata dhe dhuratat, nga kamatat dhe burimet tjera.

Pasojat e këtij diskriminimi në aspektin legjislativ goditën pa mëshirë të gjitha sferat e jetës shoqërore në Kosovë. Nëpërmjet të sjelljeve të ligjeve dhe akteve normative diskriminuese, shqiptarët u përjashtuan nga jeta ekonomike, politike e shoqërore. Kështu u paralizua tërë jeta ekonomike e shoqërore në Kosovë dhe më gjerë, duke thelluar edhe më tepër krizën ekonomike me pasoja katastrofale, sidomos për rreth 130.000 punëtorë shqiptarë, që mbetën pa punë dhe pa mjete për ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre, shumica e të cilëve u detyruan që ta marrin rrugën e mërgimit në vende të ndryshme të botës, sa për të siguruar një ekzistencë. Politika e pabarazisë dhe e diskriminimit u manifestua në një formë të veçantë edhe në sferën e arsimit.

Për këtë qëllim ishte hartuar edhe “Platforma politike për Kosovën” e LKJ që parashihej kolonizimi i Kosovës përmes aksionit të kinse kthimit të serbëve dhe malazezëve. Pastaj, ishte hartuar Projekti për kthimin e rreth 200.000 serbëve e malazezëve për të jetuar në Kosovë. Ky projekt ishte një dokument, ku bëhej ngarkim kolonizues i Kosovës me serbë dhe me malazezë, përkundër faktit se Kosova kishte dendësinë më të madhe të popullsisë, 200 ban/1 km2 (dy herë e gjysmë më shumë se mesatarja në ish-Jugosllavi). Për kolonizim të tipit klasik Kosova nuk ka pasur kurrfarë kushtesh, sepse është territor me i dendur i banuar në këtë pjesë të Evropës, sidomos në në pikëpamje të dendësisë agrare, me potenciale të mëdha të fuqisë punëtore të papunësuar, me zhvillim të pamjaftueshëm të kapaciteteve përpunuese dhe me një shkallë shumë të ulët të finalizimit të lëndëve të para që disponon vetë. Në anën tjetër shkatërrimi i bazës ekonomike të Kosovës, plaçkitja e fondeve dhe e teknologjisë nga ana e pushtetmbajtësve serbë nuk shkon në favor të popullzimit plotësues. Por qëllimi kryesor i pushtetit okupues ishte tendenca për ndërrimin e përbërjes kombëtare të Kosovës. Në anën tjetër, shume vendbanime, madje edhe krahina të tëra rurale agrare në Serbi kishin mbetur të zbrazëta, pa popullsi. Por pushteti nuk ka vendosur atje refugjatë serbë, ku kishte tokë të mjaftueshme dhe kushte elementare për arsye se nuk e kishte këtë qëllim, por qëllimin e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav dhe ndërrimin e strukturës nacionale.

Nga pushteti i asaj kohe ishte hartuar edhe i ashtuquajturi Programi jugosllav për Kosovën, i datës 9 shkurt 1990. Nëpërmjet të këtij programi, pushteti mundohej që në mënyrë të rafinuar dhe perfide, në dallim nga regjimet e mëparshme serbe të ndryshojë strukturën etnike dhe të vëjë baraspeshën etnike në Kosovë, duke bërë presion pa presedan në shqiptarët që t’i lëshojnë vatrat e veta, ndërsa në vend të tyre të sjellë serbë e malazezë me qëllim të sllavizimit dhe të kolonizimit të Kosovës. Ai program synonte marrjen e masave konkrete në të gjitha fushat: politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetsore, gjyqësore, informative, të punësimit, të urbanizmit, zhvillimit demografik etj. Programi i tillë i cili barte një titull mjaft cinik “Programi për realizimin e paqës, lirisë, barazisë dhe prosperitetin e Kosovës”, i njohur si “Programi për Kosovën”, thjeshtë ishte program diskriminues dhe racist. Me të parashihej hapja e vendeve të reja të punës, përparësi në punësim, stimulime të veçanta për investime në programet për punësim, të gjitha për kthyerje, përkatësisht ardhje të një numri më të madh të serbëve dhe malazezëve në Kosovë që të jetojnë e punojnë këtu dhe të pengojnë shpërnguljen e tyre nga Kosova; parashihet zvogëlimi i të gjitha kuadrave shqiptare në institucionet shoqërore dhe organizatat ekonomike, parashihte nxjerrjen e ligjit të posaçëm me të cilin do të themelohej Fondi për sigurimin e kushteve materiale për zhvillimin e Kosovës, në mënyrë që të pengohet shpërngulja e serbëve dhe e malazezëve, kthyerja dhe ardhja e të rinjve. Gjithashtu, parashihej shqyrtimi i mundësisë së punësimit të shqiptarëve në vendet tjera të Jugosllavisë në pajtim me “Programin për Kosovën”; parashihte ndërtimin e 30 reparteve të ndërmarrjeve serbe në vendet ku kryesisht në to jetonin serbët, malazezët, myslimanët, goranët, përkatësisht në vendet ku serbët dhe malazezët dëshirojnë të kthehen që të punojnë e jetojnë në Kosovë - në Leposaviq, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Zubin Potok, Novo Bërdë, Shtërrpc, Lipjan, Gjilan, Obiliq, Ferizaj, Kamenicë dhe në bashkësitë lokale në Graçanicë dhe në Prishtinë, ku jetojnë serbët dhe malazezët.[3]
Krahas planeve të Jugosllavisë Socialiste, të inicuara nga Serbia, edhe ajo kishte hartuar plane dhe projekte për rikolonizimin e Kosovës. Në një plan operativ parashihej ndërtimi i 30 lagjeve, ndërtimi i banesave në Gjakovë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë, Shterrpcë, Lypian, Zubin-Potok dhe në Kamenicë. Më 12 dhjetor të vitit 1991 me qëllim të kolonizimit të ri të Kosovës, në lokalet e pushimores të fëmijëve dhe të rinisë në Deçan u vendosën 100 familje me prejardhje serbe e malazeze të ikur nga Shqipëria.[4] Më vonë aty dhe gjetiu u vendosën edhe shumë familje të tjera.
Në kuadër të aksionit për kolonizimin e Kosovës, Jugosllavia Socialiste më 16 shkurt 1990 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në periudhën 1989 deri 1993, si dhe Ligjin për realizimin e atij programi.[5] Sipas atij programi, përkatësisht ligji, parashihej ndërtimi i 2.000 banesave në sipërfaqe 115.273 metra katrorë dhe ndarja e 711 trojeve dhe kredive për ndërtimin individual, me vlerë të mjeteve për realizimin e atij programi në shumë prej 20.075.712 dinarë. Pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë, apetitet për kolonizim të Kosovës ishin ngritur edhe më tepër. Për këtë qëllim Kuvendi i të ashtuqutuajrës RFJ, më 17 mars 1994 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur në Kosovë.[6] Sipas atij ligji parashihej që në periudhën prej vitit 1994 deri 1998 për këto nevoja, të ndërtohen ose të blehen 1.564 banesa. Në vitin 1994 ishte paraparë që të kryhet ndërtimi i 1.024 banesave të filluara më parë.[7]
Me dispozita ligjore ishin përcaktuar kushtet dhe kriteret për dhënien e kredive dhe ndarjen e banesave kategorive të caktuara të “kuadrave” dhe personave të cilët kthehen në Kosovë. Pastaj, përcaktohej ndarja e placeve për ndërtimin e shtëpive për kolonë etj.

Më 6 gusht 1992, Serbia aprovoi një “Program për formimin e fondit për zhvillimin e Serbisë”, në të cilin siguroheshin mjetet për vazhdimin e fushatës së kolonizimit.

Një ndër aktet juridike sistemore më ekstreme është “Ligji për Organizimin Territorial të Serbisë”.[8] Sipas nenit 7 të këtij ligji “Qeveria e Serbisë mund t’ua ndryshojë emërtimin (toponimin) vendbanimeve ekzistuese sipas përcaktimeve me atë ligj, pas mendimit paraprak të marrë nga kuvendi i komunës”. Me dispozitat e nenit 72, paragrafi 1, të Ligjit të sipërshënuar, “Organet e Komunës së Malishevës pushojnë se punuari ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Në anën tjetër, formohen komunat e reja si Zubin Potoku, Zveçani, Shterrpca dhe Gora. Me dispozitat e nenit 73 të Ligjit në fjalë, kuvendet komunale detyrohen t’i “rishqyrtojnë emërtimet ekzistuese të vendbanimeve dhe të caktojnë emërtime të reja në afat prej një viti nga dita e hyrjes së tij në fuqi”. Kjo do të thotë se së pari përmes akteve juridike fillohet me sllavizimin e toponomisë autoktone shqiptare.

Me ligjin e Serbisë mbi transformimin e pasurisë shoqërore në ate privatë parashihej që nga shitja e pasurisë shoqërore 60% të mjeteve të ndaheshin për fondin për zhvillimin e Serbisë, me të cilin siç u pa financohej kolonizimi i Kosovës.[9]

Përveç organeve të pushtetit, edhe organizatat e ndryshme, personat, shoqatat e tjerë jepnin propozime të ndyshme për kolonizimin e Kosovës. Ishte dhënë propozimi për sjelljen e 400.000 serbëve nga Rumania[10] mendohej madje edhe versioni izrailit i kolonizimit të Kosovës, pastaj propozimi që kolonizimi i Kosovës të bëhet menjëherë, duke e bërë Prishtinën kryeqytet të Serbisë e të Jugosllavisë, ku do të bartën të gjitha institucionet shtetërore, shkollat ushtarake e policore, shumë oficerë, nëpunës, policë etj. me familje. Kjo valë e kolonizimit do të kapte një numër prej 100.000 serbësh e deri të kërkesa e disa funksionarëve kosovarë serbë që në Kosovë menjëherë të vijnë së paku 300.000 serbë e malazezë.[11]
Në aspektin ekonomik pushteti i instaluar serb donte që përveç anës politike, dëbimit të shqiptarëve, ekspolatimit të tyre, kolonizimit të Kosovës me elementin serb etj. filloi edhe rrënimin e asaj ekonomike të paktë që ishte ndërtuar në Kosovë në krahasim me viset tjera të ish Jugosllavisë. Si masë përfide përdori integrimin e ndërmarrjeve shoqërore të të njëjtat në Serbi dhe Vojvodinë. Qëllimi ishte përfitimi dhe barta e kapitalit nga Kosova. Me këtë edhe largimi i punëtorëve shqiptarë dhe sjellja e kuadrave serbe në vendet udhëheqëse pa kurrfarë kualifikimi përkatës shkollor.

Shoqata e serbëve dhe e malazezëve “Bozhuri” e Fushë-Kosovës përcaktoi një program për kolonizimin e Kosovës. Ky program operativ, nuk dallon shumë nga programet e tjera të mëhershme, sepse në esencë ai është një konglomerat i kërkesave të prezentuara shumë vjet, si në tubimet serbo-malazeze, po ashtu edhe në forumet e pushtuara të Kosovës. Si kërkesë e parë e tij veçohet obligimi për ndërtimin e lagjeve dhe të paralegjeve me më se paku nga njëqind ekonomi shtëpiake anekënd Kosovës, obligim ky që duhet ta jetësojë Serbia, përkatësisht drejtoria për zhvillimin e “Kosmetit”. Më pastaj radhiten kërkesat e tjera, si ajo për fillimin e menjëhershëm të përgatitjes së lokacioneve për ndërtimin e vendbanimeve të reja dhe atyre ekzistuese, kthimi i maleve të uzurpuara nga shqiptarët (!) në pronësinë shtetërore, me kusht që ato pastaj t’u ndahen serbëve dhe malazezëve; vendosja e familjeve serbe në trojet, që u shitën në kundërshtim (!) me ligjin sikundër dhe në tokat e ekspropriuara, siç janë ato në Brezovicë, Gazivodë, Radoniq e gjetiu; kërkesa për nxjerrjen e ligjit për ndalimin e ndarjes së tokave të punueshme shoqërore shqiptarëve; kërkesa për anulimin e Ligjit për ndalimin e kthimit të serbëve në Kosovë; kërkesa për nxjerrjen e vendimit për përzënien e emigrantëve shqiptarë që nuk kanë shtetësinë jugosllave; ndalimi i punës se partive, të shoqatave dhe të asociacioneve të tjera që po eksponohen “armiqësisht” etj. Natyrisht, “Bozhuri” nuk harroi të kërkojë edhe nxjerrjen e ligjit diskriminues, atij për planifikimin e familjes.[12]

E ashtuqujtura qeveria jugosllave më 12 janar 1995 e kishte aprovuar dekretin, ku sipas tij nga buxheti fedrativ për këtë vit, për ndërtimin e kolonive në Kosovë duhet të ndahen 4,1 milion dinarë. Me këtë dekret plotësisht antishqiptar përkrahej kolonizimi i Kosovës me popullatë serbe e malazeze; “Të gjithë qytetarët e shpërngulur nga Kosova e Metohija, të cilët janë të ineresuar që të kthehen dhe kuadrat të cilët dëshirojnë të vijnë në këtë krahinë, për ndërtimin e shtëpive ose blerjen e banesave do të marrin kredi me afat kthimi prej 40 vjetve, ndërsa place - pa pagesë”. Sipas këktij dekreti përparësi kishin: a) kuadrat e domosdoshme për organe të administratës, gjyqësi, shërbime ekonomiko-shoqërore dhe të kthyerit, të cilët janë shpërngulur para 31.12.1991; b) kuadrat dhe personat tjerë, të cilët punojnë në administratën e shërbimeve shoqëroro-ekonomike të KAKM (kuadrat e sjellura pas okupimit të sërishëm); c) personat, të cilët kanë numër të madh të anëtarëve të familjes. Me aprovimin e këtij dekreti zyrtarët beogradas parashihnin mundësinë e realizimit të programit për vendosjen e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë.[13]

Edhe në lëmin e pronësisë, në kontest të kolonizimit u bë kalimi i kompetencave nga organet e Kosovës në ato të Serbisë. U nxorr Ligji, i cili e përkufizonte shitblerjen e patundshmerisë.[14] Sipas tij, Sekretariati republikan i Serbisë për financa mund të lejojë shitblerjen e patundshmerisë vetëm nëse vlerëson se me atë nuk do të ndikojë në ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë, ose shpërnguljen e popullit të caktuar. Ky ligj aplikohej vetëm për Kosovë, ndërsa “populli i caktuar” ishin serbët dhe malazezët. Sipas këtij ligji dhe të tjerëve me qindra kontrata të shitblerjes u anuluan. Shumë hektarë tokë dhe dhe me qindra shtëpi e banesa iu morën shqiptarëve.

Një aksion konkret të kolonizimit të Kosovës, Serbia ndërmori edhe përmes ndryshimit të planeve urbanistike të Kosovës dhe të komunave të saj. Ato ndryshime janë bërë në kundërshtim me Ligjin e rregullimit hapësinor, të mbështetura vetëm në dispozitat (diskriminuese) të Ligjit për punën e organeve republikane në rrethana të veçanta. Kuvendi i Serbisë në këtë drejtim, ka aprovuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për planin detaj urbanistik të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, me të cilin ishte paraparë që në vend të objekteve sportive të shkollës fillore, kanë ndërtuar objektet për banim të 110 banesave për serbë e malazezë nga trevat tjera të Jugosllavisë të cilët dëshirojnë të kthehen ose të vendosën në Kosovë që aty të jetojnë e punojnë. Për këtë qëllim Kuvendi i Serbisë, ka marrë vendimin për ndërrimin dhe plotësimin e planit urbanistik të lagjes “FV” në Prishtinë, në të cilin ishte e paraparë që në vend të lokalitetit për gjelbërim të ndërtohen objekte për banim të 98 banesave për serbë e malazezë.[15]

Serbizimin e Kosovës pushteti aktul serb e ka zbatuar edhe me ndërtimin e kishave në qendrat urbane, ndërrimin e emrave të shkollave, rrugëve, shesheve, organizatave të ndryshme dhe emërimi me emra mitologjikë serb. Shkrimi i çirilicës dominonte kudo.

Siç po shihet shqiptarët në Kosovë ishin të diskriminuar në shkollim, kulturë, punësim, mbrojtje shëndetësore e sigurim social, në mbrojtjen juridike të integritetit fizik dhe moral, në informim, në ekonomi, politikë dhe në të gjitha sferat e jetës dhe të punës së tyre.

RFJ, për kolonizimin e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë me Dekretin mbi mënyrën dhe kushtet e kolonizimit të Kosovës të datës 12 janar 1995, përcakton dhënien falas për kolonët serbë troje, tokë, banesa, shtëpi dhe mjete financiare shumë të mëdha. Sipas gazetës serbe “Jedinstvo”, organet e qeverisë serbe të Obiliqit kanë planifikuar ta ndërtojnë një vendbanim ndërmjet Milloshevës dhe Obiliqit, me 247 shtëpi (familje) për kolonët serbë të Kroacisë. Po ashtu, parashihet që kolonëve serbë, që duan të merren me bujqësi, t’u jepet edhe tokë bujqësore prej tre hektarësh”.[16]

Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë. Përveç Kroacisë në Kosovë u vendosën edhe shumë serbë nga Bosnja, por edhe nga vetë Serbia. Sipas planeve të mëhershme serbe, të inicuara nga kryetari serb Millosheviq, planifikohej që në Kosovë të vendoseshin disa dhjetëra mijëra refugjatë, rebelë (kryengritës) dhe kriminelë serbë që do të largoheshin nga Kroacia e nga Bosnja e Hercegovina. Refugjatët serbë u vendosën në 23 objekte shkollore, 8 konvikte të nxënësve dhe të studentëve, 7 çerdhe fëmijësh, 21 hotele dhe pushimore, në 2 shtëpi shëndeti, në 9 objekte kulturore-sportive dhe në 35 objekte të tjera të Kosovës.[17] Në ndërkohë, apo më vonë u vendosën edhe në shumë objekte të tjera të organizatave punuese, enteve, institucioneve, fabrikave e të tjera, nga një apo dy familje, ku punësoheshin dhe vendoseshin aty. Madje, çka është kundër të gjitha normave ligjore ndërkombëtare, u vendosën edhe në objekte të arkivit, ku ruhet lënda arkivore si monument i kulturës, siç është rasti me Arkivin e Kosovës, Arkivin e Qytetit të Prishtinës etj. Ata përveç, rrogave të majme, ishin të liruar nga të gjitha pagesat, si p.sh. të rrymës elektrike, telefonit, taksave e tatimeve komunale, madje edhe të udhëtimit etj. Numri i kolonëve të vendosur nëpër ato objekte dita më ditë rritej.

Kolonëve të vendosur në Kosovë dhe atyre që do të vendosën u janë dhënë dhe u janë premtuar 30 mijë ha tokë bujqësore, pasuri e popullit të Kosovës, kryesisht e shqiptarëve. Sidomos u ishte ndarë toka e kooperativave bujqësore, të marrë më parë nga popullata shqiptare, të bazuar në “Ligjin mbi kushtet, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së tokës bujqësore qytetarëve, të cilët dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në territorin e KA të Kosovës e Metohisë”.[18] Ndërsa, shumë familjeve serbe e malazeze, pushteti nëpërmjet kinse të kthimit të tokave më parë të konfiskuara, të nacionalizuara apo të ekspropriuara edhe pse ishin bërë pagesa për to ua “kthente” ato prona, ose iu jepte ndërrim ose prapë paguante shuma të mëdha të hollash, ku kishte raste edhe pse i kishin marrë të hollat, ato prapë paguheshin. Raste të tilla ishin të shumta. Rast më karakteristikë janë pronat e kooperativave në fshatin Qagllavicë dhe Llapllasellë të Prishtinës, por edhe gjetiu. Ato prona tani pas vitit 1999 serbë në masë të madhe janë duke ua shitur shqiptarëve të cilët pa kurrfarë plani janë duke ndërtuar objekte të shumta, kryesisht shërbyese. Përveç anës materiale që po përfitojnë banoër serbë të atyre trevave, në anën tjetër në Kosovë tani në masë brengosëse po nxinet toka pjellore dhe po shndërrohet në objekte të ndryshme jo vetëm banimi por edhe të tjera. Këto lloj veprimesh askund nuk bëhen në botë. Ndërtimet bëhen në tokat jopjellore, kryesisht të klasit të IV dhe V, ndërsa ruhet toka e bukës. Kjo më vonë do të na hakmerret dhe do të na gjykojnë gjeneratat tona të ardhshme. Këtë banorët shqiptarë shofin vetëm interesin përsonal. Nuk iu intereson e ardhmja e shtetit, familjeve të tyre. Ndërtojnë pa kurrfarë plani, pa leje, madje edhe në prona shoqërore duke i uzurpuar ato. Pushteti në shumë raste në mungesë të dispozitave ligjore, por edhe të neglizhencës të gjitha këto po i toleron. Mirëpo, më vonë për të gjitha këto do të na denojë historia. Në shtetet e moderne të botës për individin në radhë të parë është forcimi i shtetit e me këtë edhe të tij. Te ne në Kosovë ekziston e kundërta. Pronën shtetërore, sigurisht mentalitet i trashëguar nga e kaluara pronën shtetërore ende e konsiderojmë të huaj. Pa krijim dhe forcim të shtetit nuk ka siguri, prosperitet e demokaci. Madje, edhe obligimet shtetërore nuk jemi duke i paguar siç është rasti tatimi në pronë, pagesat e shërbimeve komunale etj.

Gjatë një vizite të një delegacioni zyrtar holandez, në qershor të vitit 1995, Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kosovës, kryetari i këtij Këshilli, zoti Adem Demaçi, në mes tjerash e kishte njoftuar atë delegacion edhe për kolonizimin serb të Kosovës, duke thënë: Se gati një e katërta e popullatës shqiptare, madje ajo më vitalja ka emigruar jashtë vendit. Serbia po i ndërmerr të gjitha masat për krijimin e kushteve për vendosjen e 100.000 kolonëve serbë dhe malazezë në territorin e Kosovës dhe ajo në mënyrë intensive po vepron dhe që nga viti i kaluar pushteti serb ka filluar ndërtimin e qendrave të banimit për kolonë serbë dhe malazezë në territorin e Kosovës.[19]
Në anën tjetër, duke e parë se për ndërrimin e shpejtë të strukturës kombëtare të popullsisë së Kosovës, kolonizimi përmes programit të përmendur të ish-Jugosllavisë, programit të Serbisë të vitit 1990 dhe sjelljes së refugjatëve serbë, nuk dha rezultate inkuarjuese, pushteti serbë vazhdoi, por tani edhe me intensitet më të shtuar një terror sistematik mbi shqiptarët, veçanërisht mbi të rinjt me qëllim që Kosova të braktiset dhe të boshatiset. Ndërsa, si pretekst përdorej mbledhja e armëve, të cilat shqiptarët nuk i kanë, sipas skenarëve të aksionit të mbledhjes së armëve në vitet e 50-ta, si dhe ndjekja e rekrutëve shqiptarë, numri i të cilëve çdo vit është prej 18.000 deri 20.000 si dhe provokime të shumta të bëra të rinjve shqiptarë si nga vetë organet policore, pusheti, administrata si edhe nga vetë popullata serbe e malazeze, që jetonte në Kosovë. U dëbuan nga puna 130.000 të punësuar shqiptarë të Kosovës, nga 150.000 të tillë gjithsej. Funksionet shtetërore, juridike, policore si dhe të gjitha në vendet udhëheqëse kaluan tërësisht në dorë të serbëve. Sipas disa shënimeve më se 1.600 serbë e malazezë u emëruan drejtorë dhe kuadër tjetër udhëheqës në organizatat ekonomike, institucione dhe në organizata të tjera në sektorin shoqëror (kështu thonin vetë serbët dhe malazezët në paraqitjet publike).[20] Janë keqtrajtuar nga policia me qindra mijëra shqiptarë. Në çdo vit janë vrarë e masakruar me dhjetra persona. Vrasje e masakrime, kinse janë bërë “vetëvrasje”, bëhej sidomos ndaj ushtarëve shqiptarë në kazermat serbojugosllave.

Qeveria serbe, kolonizimin e Kosovës me serbë dhe dëbimin e shqiptarëve e konsideronte si aksion të shenjtë kombëtar. Kurse për shqiptarët këto veprime përbëjnë akte gjenocidi me prapavijë deshqiptarizimi. Megjithë pompozitetin e propagandës serbe se aksioni ishte i karakterit humanitar, është e qartë se qëllim kryesor ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë dhe kolonizimi i Kosovës.[21]
Për kolonët serbë e malazezë pushteti aktual ndërtoi shtëpi, por edhe koloni vendbanimi. Kështu ndërtoi rreth 119 shtëpi afër Junikut, mbi 180 shtëpi (1996) afër fshatit Baballoq dhe fillimi i ndërtimit të vendbanimit të ri në anën tjetër të rrugës, ndërtimi i 76 shtëpi në Lum të Madh të Vushtrrisë, në Kodrën e Diellit në Prishtinë 160 shtëpi, kompleksi banesor në lagjet “Ulpianë”, “Dardani” etj., në Shirokë të Suharekës, në Miradi të Epërme 80 banesa për kolonë etj. Kishte ndryshuar planin urbanistik të shumë qyteteve dhe fshatrave si dhe të zonave industriale për ndërtimin e vendbanimeve kolone, si në Gjilan, Prishtinë, Prizren, Klinë, Suharekë, Vushtrri, Istog, Deçan, Zveçan etj.[22] Mirëpo, kishte raste kur kishin dështuar planet serbe për kolonizimin e Kosovës. Këtë e dëshmon rasti në komunën e Istogut, kur tri blloqesh banesash, të cilat ishin ndërtuar për kolonët, përkatësisht për malazezët nga Vrraka e Shqipërisë, i ndanë mes tyre serbët dhe malazezët që jetonin në këtë komunë.

Përkitazi me numrin e kolonëve të vendosur në Kosovë në këtë periudhë nuk kemi shënime të sakta, sepse vetë pushteti nuk ka dashur që ato t’i paraqesë, mu për shkak të politikës dhe qëllimit të caktuar. Mirëpo, sipas disa shënimeve, që posedojmë mund të theksojmë këtë: Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë.[23] Përveç nga Kroacia, në Kosovë u vendosën kolonë edhe nga Bosnja, por edhe nga vetë Serbia; Sipas një shënimi tjetër në Kosovë deri në vitin 1997 janë vendosur rreth 20.000 kolonë serbë, malazezë e të tjerë.[24] Sipas disa shënimeve që i jep dr. Hakif Bajrami,[25] Serbia prej vitit 1981 e deri në vitin 1995 ka ndarë për kolonët serbë së paku 5.519 banesa e shtëpi. Nëse një familje mesatare ka 5 anëtarë, atëherë del se përmes planeve të ndryshme të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë në Kosovë janë sjellë 27.595 kolonë. Ky numër deri në vitin 1998 është rritur edhe më shumë. Mirëpo, kolonët, përkatësisht refugjatët lëviznin prej një vendbanimi në të tjetrin, kalonin aty, ku kishte kushte më të mira për jetesë.

Edhe pse në Kosovë kishte filluar lufta për çlirim kombëtar nga ana e popullatës shqiptare në krye me UاK-së, ushtria, policia dhe paramilitarët serbë bënin gjenocid mbi popullatën shqiptare, partia politike serbe në pushtet “SPS” (Socijalisticka Partija Srbije), përkatësisht “Këshilli Krahinor i “SPS” për Kosovë e Metohi” bënte plane dhe kishte hartuar projekte për këtë qëllim. Ajo kishte hartuar dokumentin me titull “Predlog mera za resavavanje aktualnih problema na Kosovu i Metohiji”[26] (“Propozim i masave për zgjidhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”), Prishtinë, 15 dhjetor 1998.

Në hyrje të atij projekti në mes tjerash theksohej: “Për mbetjen e Kosmetit në Serbi më e rëndësishmja është që Serbët dhe Malazezët të mbesin në këto treva. Që të ruhet Kosova dhe Metohia duhet që shteti të ndërmarrë masa urgjente për shkatërrimin e terrorizmit dhe para-shtetit shqiptar, në ngritjen e pozitës ekonomike dhe sociale të serbëve dhe malazezëve dhe krijimit të kushteve për kolonizimin e këtyre viseve”.[27]
Në hyrje të projektit propozohen masat adekuate, që duhet ndërmarrë shteti në këtë drejtim. Po i theksoj disa më kryesoret:
- Vetëm serbët dhe malazezët e fortë dhe të organizuar mirë mundën me sukses me e mbrojtë këtë pjesë të Serbisë. Për këtë shteti duhet urgjentisht të aprovjë planin për ngritjen ekonomike të popullatës serbo-malazeze në këto vise;
- Duhet që urgjentisht të kryehet ndërtimi i banesave të filluara në Kosovë me të gjitha aspektet. Momentalisht ndërtohen rreth 1300 banesa dhe ato duhet të kryhen në afatin sa më të shkurtër;
- Duhet të sigurohen mjete për ndërtimin e banesave dhe shtëpive të reja. Janë evidencuar se në trevën e Krahinës ka 4286 familje serbo-malazeze të rrezikuara nga aspekti social dhe ato kryesisht në mjediset fshatare, të cilët jetojnë në objekte të papërshtatshme të banimit dhe në varfëri e mjerim;
- Në Kosovë ka 7300 të interesuar për ndërtimin e shtëpive. Mendojmë se duhet të sigurohen troje me kushte shumë të volitshme;
- Ky është rasti që refugjatëve nga BeH dhe Kroacia, të cilët tani gjendën në vendosjet kolektive, që t’u sigurohet banim i përhershëm dhe të lidhen për këto treva;
- Ndërtimi i banesave dhe i shtëpive në Kosovë do të sjell edhe një numër të madh të Serbëve dhe Malazezëve, të cilët nuk janë gjetur në viset tjera të Serbisë;
- Ekziston mundësia reale që këtyre kategorive të popullsisë t’u ndahet toka punuese. ثshtë konstatuar se në Krahinë ekzistojnë 44.529 ha, të cilët janë kryesisht në pronësi të kooperativave ose kombinateve bujqësore. Me rëndësi është që organet shtetërore të thjeshtojnë procedurën e ndarjes së tokave, të përcaktojnë kriteriumet për këtë proces;
- Pjesa më e madhe e serbëve dhe e malazezëve punon në ndërmarrjet shoqërore dhe shtetërore. Pak janë ata, që merren me biznisin privat. Eksitojnë mjedise, ku të punësuarit me disa vite nuk kanë marrë të ardhura, që ka ndikuar në varfërimin e tyre. Për këtë arsye duhet të gjenden mjete për lëvizjen e prodhimtarisë në ato ndërmarrje, ku janë të punësuar serbët dhe malazezët;
- Duhet gjetur rrugë për stimulimin e serbëve dhe malazezëve për biznisin privat. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet të lehtësimeve dhe benificioneve;
- Përkrahja institucionale e të gjitha formave të integrimit të Kosovës me Serbinë. Në këtë duhet posçërisht të insistohet, sepse përvoja po tregon se numri më i madh i kolektiveve dhe ndërmarrjeve nga trevat tjera të Serbisë gjatë integrimit me ndërmarrjet kosovare kanë hy të motivuar parcialisht, të paqartë, nganjëherë edhe me interesa personale, duke mos llogaritur se procesi i integrimit është me rëndësi strategjike për ekzistencën e shtetit të Serbisë në këto treva. Tani është shansa që nëpërmjet të transformimit të ndërmarrjeve në Kosovë, të forcohen ekonomikisht familjet serbo-malazeze, kështu që nën kushte të përshtatshme t’u ndahen aksionet. Në këtë mënyrë edhe transformimi do të jetë në funksion të ekzistimit të Kosovës në Serbi;
- Me qëllim të ndërrimit të pasqyrës etnike në Kosovë, ngritjes ekonomike të popullatës serbo-malazeze duhet domosdo që në shërbimet shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore të punësuarve t’u caktohet “shtesa e Kosmetit”. Kjo do të ishte masë efikase stimuluese jo vetëm për ekzistencë, por edhe për kolonizimin e këtyre viseve. Në të kaluarën kjo ka dhënë efekte të mëdha;
- Si masë me rëndësi shtetërore dhe çështje politike është matja e tokës dhe regjistrimi kadastral në Kosovë.
- Propozohen edhe çështje të tjera, si krijimi i kushteve më të mira për shkollimin e fëmijëve serbë e malazezë, lidhjen urgjente të të gjitha vendbanimeve serbe me qendrat komunale me rrugë, furnizimin normal, vënien e telefonave, përmirësimin e sistemit të informimit etj.

Përkitazi me kolonizimin e Kosovës, në pikën 3 dhe 6 të atij Projekti, parashihen lokacionet e vendeve se ku mund të ndërtohen vendbanimet, kush mund të jetojë në to dhe burimet për ekzistencë:
- Komuna e Gjakovës: Vendbanimi mund të ndërtohet pranë rrugës magjistrale Gjakovë-Prizren në të dy anët e rrugës, ku është bërë parcelizimi nga 21 ari. Lokacioni i dytë është pranë rrugës rajonale Gjakovë-Prishtinë në të dy anët, ku mund të ndërtohen më shumë se njëqindë objekte. Propozohet që përveç shtëpisë dhe oborrit, banuesve t’u ndahen edhe nga 2-3 ha tokë bujqësore, 2-3 ha pyll dhe 0,5 deri 1 ha vëreshta. T’u jipet edhe nga një traktor dhe nga një lopë që do t’i paguanin në natyrë. Të gjitha këto familje do të merren kryesisht me bujqësi. Komuna disponon më 29.436 ha tokë në sektorin shoqëror.
- Komuna e Gorës: Kuvendi i komunës së Gorës ka aprovuar Programin për kthyerjen e serbëve dhe malazezëve dhe ndërprerjen e shpërnguljes së goranëve dhe ka siguruar 9 troje për ndërtimin e shtëpive familjare në vendbanimin Dragash. Tri troje ua ka ndarë familjeve serbe e malazeze, por ndërtimi nuk ka filluar. Për këtë qëllim kjo komunë posedon me 174 ha tokë në sektorin shoqëror.
- Komuna e Suharekës. Vendbanimi mund të ndërtohej në lokacionin në vendin Shirokë, në afërsi me Suharekën pran rrugës magjistrale Suharekë - Prizren. ثshtë siguruar komplet infrastruktura. Në Shirokë komuna ka hartuar dhe aprovuar planin urbanistik për këtë vendbanim dhe ka bërë parcelizimin për 50 troje për ndërtimin banesor individual, si dhe 50 troje për ndërtimin e vendbanimit për refugjatët. Ekziston lokacioni në fshatin Mushtishtë për ndërtimin e 50 shtëpive familjare. Infrastruktura është siguruar si dhe punësimi në ekonomi dhe në komunë dhe në organet shoqërore. Për këto vendbanime ka të interesuar. Burimet e ekzistencës së këtyre familjeve do të siguroheshin nga punësimi në ekonomi, organet shtetërore, administratat lokale dhe në institucionet tjera në komunë. Ekziston mundësia e ndarjes së tokës punuese të sektorit shoqëror në shfrytëzim në sipërfaqe prej 120 ha.
- Komuna e Rahovecit: Në territorin e kësaj komune mund të ndërtoheshin vendbanime në Xërxë, Bërnjaçë dhe Hoçë të Madhe. Këtu do të vendoseshin familjet e ikura nga fshatrat tjera. Këta duhet të punësohen dhe t’u ndahet tokë punuese për ata që dëshirojnë ta punojnë. Posedon më mbi 920 ha sipërfaqe punuese për ato familje që dëshirojnë të jetojnë në këtë mjedis.
- Komuna e Prizrenit: Lokalitetet, ku mund të ndërtohen vendbanimet: Dushanovë - 150 troje x 5 ari = 75 ha; Lubizhda (te objekti i Perllonkës) 60 troje x 5 ari gjithsej 3 ha; Novaku 10 troje; Jagllanica në Prizren 30 deri 35 troje. Burimet e ekzistencës nga bujqësia, përveç kësaj të fundit nga puna në subjektet ekonomike. Për këtë qëllim posedon më 160 ha tokë bujqësore punuese.
- Komuna e Novobërdës: Sipas planit urbanistik është paraparë ndërtimi i dy komplekseve banesore për banim individual e kolektiv në fshatin Prekoc 60 banesa dhe Bostan 76 banesa. Ata do të punësohen në administratën lokale dhe organet shtetërore, në minierë etj. Nga 205 ha tokë sa posedon mund t’u ndahen 35-40 ha.
- Komuna e Kamenicës: Vendbanimi mund të ndërtohet në ngastrën e fshatit Kololeç, në vendin “Pjesa e Dytë”, ku janë afro 25 ha tokë punuese. Kjo do të shërbejë si për refugjatë dhe për të gjithë ata, që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në këtë komunë. Punësimi do të bëhej në qytet. Posedon me 260 ha sipërfaqe tokësore, pronë e Kooperativës Bujqësore.
- Komuna e Vitisë: Për shkak të shpërnguljës së kroatëve nga BL në Letnicë janë krijuar kushtet për kolonizimin e 3000 serbëve dhe malazezëve. Në ngastrën e fshatit Sadovinë, në pronat që i shfrytëzon “Agromorava” për arsye strategjike, propozohet ndërtimi i vendbanimit me ekzistencë nga bujqësia dhe pjesërisht punësimi në ekonomi. Janë ndarë 250 ha tokë punuese për serbë e malazezë që dëshirojnë të jeojnë në Kosovë.
- Komuna e Gjilanit: Në këtë komunë ka lokalitete të shumta të përshtatshme për ndërtimin e vendbanimit. Në lagjen “Park” në qytet janë ndarë 100 troje dhe 120 të tjerë duhet t’u ndahen familjeve serbe. Duhen mjete për infrastrukturë, sepse me planin urbanistik është paraparë ndërtimi i Lagjes serbe. Në fshatin Livoçi i Poshtëm ekziston lokacioni shoqëror prej disa ha, mjaft të përshtatshëm për vendbanim me 100 shtëpi. Ka mjaftë të interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet nga puna në ekonomi, bujqësi dhe institucione të tjera.
- Komuna e Leposaviqit: Vendbanimi do të ndërtohet në Soçanicë (dy vendbanime) dhe në Leshak, në të cilët do të vendoseshin familjet e refugjatëve, të cilat dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë. Burimet e ekzistencës do të ishin bujqësia dhe puna në ndonjë ndërmarrje bujqësore.
- Komuna e Zubin Potokut: Ekzistojnë dy parcela të arave nga 2 ha, 50 troje, të cilat mund të shfrytëzoheshin për ndërtimin e vendbanimit për refugjatë dhe të kthyerit.
- Komuna e Mitrovicës: Lokacionet për ndërtimin e vendbanimeve gjenden në BL të Suhadollit dhe BL Frashërit, përkatësisht 15 ha në BL të Shipolit dhe 11 ha BL të Frashërit.
- Komuna e Zveçanit: Me planin urbanistik të vitit 1996, si mundësi të lokacioneve për ndërtimin e lagjeve të reja të banimit në shtatë blloqe banimi dhe mundësia e ndërtimit e një numri të objekteve të banimit në të gjitha Bashkësitë lokale. Me këtë numri i të shpërngulurëve do të zvogëlohej. Në dispozicion ka rreth 100 sipërfaqe tokësore.
- Komuna e Shterrpcës: Janë caktuar tri lokacione për ndërtimin e vendbanimeve në këtë komunë, në të cilin do të vendosëshin kuadrat e nevojshme të komunës, refugjatët dhe personat socialë.
- Komuna Skënderaj: ثshtë hartuar projekti urbanistik për ndërtimin e vendbanimit prej 74 shtëpive të parapara për refugjatë, në afërsi të qendrës së Skënderajve. Për këtë qëllim në këtë komunë ka 3.200 ha.
- Komuna e Kaçanikut: ثshtë planifikuar ndërtimi i vendbanimit në ngastrën e Rrugës magjistrale Prishtinë-Shkup, në lokacionin rruga e Partizanit në sipërfaqe prej 42 ha. Sipas projektit do të ndërtohen 230 njësi banesore. Vendbanimi u dedikohet personave të ikur dhe të dëbuar nga ish republikat e Jugosllavisë dhe disa qytetarëve të varfër, në funksion të pengimit të shpërnguljes dhe kthimit të personave të shpërngulur. Ata do të punësoheshin në Fabrikën “Sharri”, në doganë, në ushtri, në polici, në organe të administratës dhe në punimin e tokës bujqësore, që posedon me 42 ha sipërfaqe tokësore dhe 250 ha sipërfaqe kontestuese që pastaj do të ndahej.
- Komuna e Ferizajit: Parashihej ngritja e këtyre vendbanimeve: Babushi serb (punësimi në Fabrikën e pjesëve të biçikletave që është ndërtuar afër këtij fshati); Nerodime të Poshtme (ndarja e tokave bujqësore dhe se ekziston infrastruktura); Talinofc (ndarja e tokës bujqësore punuese) dhe Kosinë (ndarja e tokës punuese bujqësore dhe merasë së fshatit). Për këtë qëllim komuna posedon me 1000 ha sipërfaqe tokësore pronë e kooperativave bujqësore.
- Komuna e Gllogocit: Ndërtimi i vendbanimit në Komaran, në anën e djathtë të rrugës Prishtinë-Pejë (ekzistimi bujqësia), Karrotica e Epërme, në anën e djathë të rrugës magjistrale Prishtinë - Pejë. Burimi i ekzistencës: punësimi në komunat e afërta Fushë-Kosovë, Gllogoc ose Prishtinë. Në territorin e kësaj komune mund të ofrohen 5000 ha sipërfaqe tokë punuese bujqësore për kolonizimin e serbëve dhe të malazezëve.
- Komuna e Shtimes: Mund të ndërtohen vendbanimet në disa vende si në Shtime në vendin “Koshtanë” dhe jashtë Shtimes në vendin “Fidanishtë” dhe “Gllavicë”. Punësimi: në Fabrikën e gypave në Ferizaj dhe aktivizimi i bujqësisë, ku sektori shoqëror posedon me 12.827,oo ha sipërfaqe punuese.
- Komuna e Obiliqit: Eksistojnë dy lokacione për ndërtimin e vendbanimit: në Milloshevë është hartuar plani i parcelizimit për ndërtimin e 250 objekteve individuale, në tokën e cila është pronë shtetërore në drejtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, dhe në Obiliq në qendër të vendbanimit në sipërfaqe prej 100 ari në të cilën mund të fillojë menjëherë ndërtimi i objekteve individuale. Ka 1333 ha sipërfaqe punuese, që mund të ndahet.
- Komuna e Pejës: Janë përcaktuar këto lokacione: 1. Vendbanimi pran rrugës rajonale Pejë-Deçan, rreth 4 km larg qytetit, në anën e majtë të rrugës në sipërfaqën shoqërore, ku mund të ndërtohet vendbanimi me 40 njësi banesore me sipërfaqe të një njësie 10-15 ari. Eksiton infrastruktura. 2. Vendbanimi pranë rrugës magjistrale Pejë-Prishtinë, në anën e majtë të rrugës rreth 8 km larg nga qendra e Pejës, ku ekziston prona shoqërore e cila mundëson ndërtimin e vendbanimit prej 100 e më tepër njësive banesore. اdo njësi do të merrte nga 20 ari. 3. Vendbanimi në ngastrën Pejë-Gorazhdevc, në lagjen Orashje, ku gjendet kompleksi shoqëror pran rrugës në të cilin mund të ngriteshin 30 njësi banesore me sipërfaqe prej 10-15 ari. Për këtë lokalitet ekziston infrastruktura. Për këtë mund të ndahen rreth 1.200 ha prodhuesve bujqësor me qesim.
- Komuna e Klinës: Vendet ku mund t’u ndërtoheshin vendbanimet: Kompleksi në sipërfaqe prej 6 ha, i cili gjendet pran motelit Nora, pranë rrugës Prishtinë-Klinë; Sipërfaqja, pronë e Fabrikës së sheqerit në Zajm, pranë rrugës Prishtinë-Pejë; Sipërfaqët e Fabrikës së sheqerit në Budisalc, ku ekziston rruga lokale e asfaltuar; Fshati Biçë, sipërfaqja pronë e Kombinatit Bujqësor “Malishgan”; Fshati Jashanica, sipërfaqët e Kombinatit “Malishgan”, larg 3 km nga rruga asfaltuar Klinë-Ujëmir. Sipërfaqe punuese në sektorin shtetëror e shoqëror, e cila mund t’u ndahej familjeve, të cilat dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në këtë komunë është 3.422,86 ha.
- Komuna e Deçanit: Ndërtimi i vendbanimit në të cilin do të jetonin serbët dhe malazezët e shpërngulur nga fshatrat e kësaj komune, në lokalitetin në ngastren “Rrafshi i Koshtanit” (3 km) dhe në fshatin Rastavicë (8 km). Serbëve dhe malazezëve të ikur nga Shqipëria të cilët janë vendosur në Baballoq dhe Junik u është ndarë 600 ha tokë punuese. Kjo komunë momentalisht posedon edhe me 40 ha tokë punuese, e cila eventualisht mund të ndahej për punim.
- Komuna e Istogut: KK i Istogut në mbledhjen e jashtëzakonshme më 14.09.1998 ka marrë vendimin për ndarjen e 97,66 ha tokë në kompleksin Bellopojë-Dubravë. Janë lëshuar 147 vendime me nga 20 ari truall për ndërtimin e shtëpive familjare. Mirëpo, refugjatët që ishin të vendosur në këtë komunë janë larguar dhe kanë shkuar në Amerikë. Në pronësinë shtetërore dhe industriale ka gjithsej 3.793 ha tokë.
- Komuna e Fushë-Kosovës: Lokacioni Komplesi 300, është paraparë ndërtimi i objekteve banesore shumëkatëshe, përkatësisht 327 banesa sipas programit JU, për kolonizimin e të kthyerve. Deri më tani në këtë lokacion 42 banesa sipas JU programit janë ndërtuar të cilat janë në shrytëzim nga viti 1992 dhe 49 banesa për treg, të cilat i ka blerë Armata Jugosllave që gjithashtu janë në funksion. Gjatë vitit 1997 në këtë lokacion ka filluar ndërtimi edhe i 36 banesave sipas JU programit dhe 24 banesa nëpërmjet të Fondit të solidaritetit. Në këtë lokacion mund të fillojë ndërtimi edhe i 168 banesave. Popullata e këtyre vendbanimeve do të punësohej në Elektroekonominë e Kosovës, Ndërmarrjen hekurudhore, NSH “Thertorja”, Kombinatin e teksitilit “Jumko” dhe në organizatat tjera që gravitojnë në komunën e Fushë-Kosovës. Posedon me 75 ha tokë punuese Uglar e Miradi e Epërme) për këtë qëllim.
- Komuna e Lypianit: Mundësia e ndërtimit të vendbanimeve në fshatrat Magure dhe Suhadoll. Në Magure që nga viti 1995 ka filluar iniciativa për ndërtimin e lagjës së refugjatëve. Për këtë qëllim u ndanë 10.54,96 ha tokë, punësimi i të cilëve do të bëhej në Minierën e magnezitit “Golesh”. Në këtë kohë është ndërmarrë iniciativa edhe për ndërtimin e shtëpive në vendbanimin Suhadoll. Kjo komunë posedon për ndarje të sipërfaqeve tokësore familjeve, të varfëra dhe atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë: ara - 131,65,13 ha, kullota - 904,56,46 ha, livadhe - 23,00,35 ha, livadhe - 23,00,37 ha, male 296,50,94 ha dhe tokë jopjellore 14,74,42 ha.
- Komuna e Podujevës: Në largësi prej 2 km nga qendra e qytetit mund të ndërtohej vendbanimi prej 100 shtëpive familjare në vendin e quajtur “Fusha e Livadhisë”, 20 troje të parcelizuar përmbi hekurudhën, te kisha ortodokse dhe 106 troje për shtëpi familjare të NSH “Fagar”. Këto vendbanime parashihen për ata që jetojnë dhe punojnë në territorin e kësaj komune dhe nuk e kanë të zgjidhur çështjen banesore, ata të cilët dëshirojnë të vijnë dhë të jetojnë në këtë komunë dhe refugjatët nga Kroacia, të cilët dëshirojnë të mbesin këtu. Punësimi i tyre në ndërmarrjet e kësaj komune. Për këtë qëllim kooperativat bujqësore posedojnë me 139 ha sipërfaqe (Ballofc 15 ha, Shajkoc 20 ha, Merdar 14 ha, Obranxhë 20 ha, Shammalluk 30 ha, Dyz 25 ha dhe Zakut 15 ha).
- Komuna e Vushtrrisë: Në këtë komunë planifikohej ndërtimi i vendbanimeve në këto lokacione: fshatin Maxhunaj, Lokacioni i qytetit “Kooperativa”, Lokacioni i qytetit “A reparti”, Lokacioni i qytetit “Polet”, Lokacioni “Prilluzha 1-2-3”, Stanofci i Poshtëm, Stanofci i Epërm, Novolani, Samadrexha, Pantina, Vërmica, Bukoshi, Nadakoci, Druari dhe Begaj. Në këto do të jetonin refgjatët, familjet në gjendje të vështirë materiale, ato familje që nuk kanë tokë ndërtimore. Punësimi i tyre do të bëhej në ndërmarrjet dhe fabrikat e qytetit dhe të tjera. Për këtë qëllim ishin planifikuar 170 ha sipërfaqe tokësore (Gracë 100 ha tokë punuese, vendi “Bregu” 7 ha, Vendi “Korrizi” 3 ha, afër Llapit, fshati Maxhunaj - 60 ha).
- Komuna e Prishtinës: Kuvendi i Qytetit të Prishtinës ka siguruar edhe nga aspekti urbanistik ka caktuar për ndërtimin e shtëpive: në Hajvali 141 troje me nga 10 ari, me mundësi punësimi në Minierën e Hajvalisë; në Leban 175 troje me nga 7,5 ari, me mundësi të punësimit në Elektroekonominë e Kosovës; në fshatin Nëntë Jugoviqët 59 troje me nga 5 ari, me mundësi të punësimit në Elektroekonominë e Kosovës dhe në kolektivet e Prishtinës. Në ndërkohë është, duke u përgatitur ndarja e 150 trojeve me nga 7 ari në fshatin Badovc për “Vendbanimin e solidaritetit serb”. Sipërfaqe bujqësore, të cilat mund t’u ndahen familjeve të varfëra dhe familjeve që dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në këtë mes është 72,36,80 ha.

Në anën tjetër, si pasojë e dhunës e terrorit qysh heret kishte nisur vala e shpërnguljes së shqiptarëve në formë refugjatësh, azilantësh politikë, stinorë etj. Sipas të dhënave të ndryshme, rezulton se deri më 1996, nëpër shtete të ndryshme të Evropës gjendeshin rreth 350.000 azilkërkues shqiptarë nga Kosova. Numri I tyre deri në vitin 1999 arriti deri në 500.000.////wikibooks.org
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top