Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Plakja e trurit nis që 45 vjeç






Funksionet e trurit fillojnë të përkeqësohen që në moshën 45-vjeçare, informoi një studim i publikuar të premten në “British Medical Journal”.

Universiteti i Londrës realizoi një kërkim, në bazë të së cilit u pa një rënie prej 3,6% e aftësive të arsyetimit midis grave dhe meshkujve të moshës 45-49 vjeç.

Studimi u krye duke analizuar kujtesën, fjalorin dhe aftësitë për të kuptuar tek 7 mijë burra dhe gra të moshës 45-70 vjeç, të monitoruar në mënyrë konstante gjatë dhjetë viteve të fundit.

Shoqata e Luftës kundër Alzaimerit u shpreh se përfundimi mund të ndihmojë për të kuptuar se si fillojnë të ndryshojnë funksionet e trurit e duke bërë kështu më të lehtë diagnostikimin e gjendjes së quajtur dementia.

Në bazë të kërkimeve të mëparshme, vlerësohej se kapaciteti i trurit fillonte të pësonte rënie vetëm pas moshës 60-vjeçare. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi “plakja” e tij nis që në moshë të mesme.

“Me këto shifra në dorë, studimet e ardhshme duhet të fokusohen tek ata që kanë një rënie të kapacitetit mendor me të lartë se mesatarja. Kjo mund të bëjë që sëmundje si alzaimer, dementia apo parkinsoni të zbulohet që në hapat e tyre të parë, duke e bërë kështu më të lehtë përmbajtjen e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke patur parasysh që popullsia e re në moshë është shumë e ekspozuar ndaj këtyre sëmundjeve për shkak të rënies së aktivitetit fizik e shtimit të duhanpirësve e alkolistëve”, shprehet Archana Singh-Manoux, një eksperte franceze që mori pjesë në studim. //keshilla
 
A pa paaa,imagjino kur niska plakja e mendjes aq heret,cnodh me trupin?! :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back