Plagosja për të dashurin shqiptar, vajza kishte fëmijë jashtë martese

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Plagosja për të dashurin shqiptar, vajza kishte fëmijë jashtë martese
SHEKULLI ONLINE
Hetuesit italianë kanë publikuar disa të dhëna të reja lidhur me ngjarjen në Ankona ku një baba 44 vjeçar plagosi të bijën për shkak të lidhjes së saj me një punëtor shqiptar, emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Sipas hetuesve, grindjet mes babait dhe të bijës për lidhjet e saj kishin qenë të shpeshta. Vajza e plagosur, kishte madje edhe një fëmijë nga një lidhje e mëparshme përpara lidhjes me emigrantin shqiptar. Babai me origjinë napolitane e akuzonte shpesh të bijën për lidhje të nxituara dhe papjekuri.
Ditën e plagosjes, sipas karabinierëve, ai ishte larguar nga shtëpia pasi kishte qëlluar të bijën dhe u gjend disa blloqe më tej, në gjendje të rëndë psikologjike. Karabinierët thanë se ai kishte goditur edhe veten disa herë me kaçavidë, sepse kishte menduar se vajza kishte vdekur.

*****************

ANCONA - Nuk e duronte dot lidhjen e së bijës 23 vjeçare me një shqiptar dhe vendos ta ndëshkojë, duke e goditur në fyt me një kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në Ancona të Italisë natën e shkuar dhe ka për autor një italian 44-vjeçar të quajtur Mario Matarazzo. Sipas mediave italiane, që i referohen policisë, ai tashmë është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Ndërkohë, vajza është shtruar në spitalin rajonal të zonës ku banon. Sipas mjekëve për fat prerja nuk ka qenë shumë e thellë dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se agresioni ndodhi në derën e shtëpisë, në rrugën Guazzatore. "Matarazzo deri tak kohë më parë banonte me gruan, dy fëmijët, djalë e vajzë dhe mbesën e vogël. Por prej disa ditësh ishte larguar nga shtëpia, pikërisht për shkak të zënkave pasi ishte kundër lidhjes së të bijës me shqiptarin"- thonë mediat italiane.
Një natë më parë u kthye dhe e sulmoi me mjetin e mprehtë. Pasi e qëlloi në fyt, burri u largua, por u gjet nga karabinierët, që u njoftuan dhe u vunë në kërkim të tij.
 
kur tregojne dhe napoletant rracizem mooooooo qe ne itali jan nje grade me poshte se shqiptaret ku jetoj un si quajn as italian nccncn turp ti vije
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top