Plagos me thikë babanë, arrestohet 22-vjeçari

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkodër- Plagos me thikë të atin, pas një sherri të momentit në tryezën e bukës. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Sipas burimeve të policisë, nga goditjet e thikës ka mbetur i plagosur shtetasi Lazër Kulla, 60-vjeç, lindur në Dukagjin e banues në fshatin Grudë e Re.
Ai është qëlluar nga djali i tij, Agustini, 22-vjeç, brenda në banesë, teksa kanë qenë duke drekuar. Një grindje e momentit mes krefamiljarit dhe djalit ka bërë që ky të rrëmbejë thikën e bukës që ndodhej në tryezë dhe të godasë, të atin.
Kanë qenë pjesëtarët e tjerë të familjes që kanë ndërhyrë dhe kanë dërguar në spital të dëmtuarin. Mësohet se ky ka marrë goditje në gjoks dhe sipas mjekëve mendohet se është jashtë rrezikut për jetën, pasi arma e ftohtë nuk i ka prekur organet jetësore.
Policia ka bërë ndalimin e 22-vjeçarit Agustin Kulla dhe fillimisht nga pjesëtarët e familjes Kulla është pretenduar se autor i ngjarjes ka qenë djali tjetër i familjes , i cili është vetëm 13 vjeç. Por kjo nuk i ka bindur policët të cilët pasi kanë kryer veprimet përkatëse kanë prangosur të dyshuarin si autor. Shekulli
 
Ahhh ku kemi arrit, te marresh thiken e te godasesh prinderit. Turp me te madh nuk ka.
Harom e paste qumeshtin e nenes ai Femi qe ve dore apo godet Prinderit si do qe te jene rrethanat. :mad:
 
Ahhh ku kemi arrit, te marresh thiken e te godasesh prinderit. Turp me te madh nuk ka.
Harom e paste qumeshtin e nenes ai Femi qe ve dore apo godet Prinderit si do qe te jene rrethanat. :mad:
ke shume te drejte por varet dhe nga kultura familjare se po arrite deri ne kete pike ke mbaruar si njeri.
 
Ka filluar qe injoranca te mos me beje me pershtypje per shkak se me rrethojne njerez inteligjente perreth .
 
Po injoranca me e madhe mundohen ta mbrojne kete debil duke shfrytezuar moshen e vogel te djalit tjeter si nuk i vjen TURP......
 
Djali qëllon babanë me thikën e bukës

Ulen për të ngrënë bukë së bashku, por pas një grindje të çastit djali plagos babanë me thikën e bukës. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Grudë e Re, Shkoder. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por i tronditur nga pasojat që solli një debat i zakonshëm. I lënduari Lazër Kulla, 60 vjeç, u qëllua nga djali 22-vjeçar, Agustini, ndërsa po grindeshin për arsye që ende nuk janë zbardhur plotësisht. Në ato momente në shtëpi ndodheshin vetëm babë e bir. Pas ndalimit të të riut dhe dëshmisë së të plagosurit, pritet të saktësohet dhe motivi i plagosjes.

PANORAMA
 
dita dites o me bejne gjithnje e me pak pershtypje keto lajme...fatkeqsisht u bene boze,perdite ka lajme te tilla........me vene duart ne koke!
 
po rrite djalin po te duash e shiko se si ta shpreblen~!!!!!!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top