Pjata e dyte

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Romsteket jane shume te ngjashem me qoftet e zakonshme, por ndryshe nga ato kane perqindje me te madhe mishi dhe jane me te shijshem. Receta eshte mjaft e thjeshte, megjithese duhet patur kujdes kur romsteket do te kthehen nga ana tjeter gjate skuqjes pasi perberja e tyre eshte mjaft e brishte dhe mund te ndahen ne copa te vogla.
Perberesit per 7 romstek

  • 500gr mish te grire
  • 1 kokerr qepe mesatare
  • 2 veze
  • majdanoz te grire
  • kripe
  • piper
  • miell per lyerje
  • galete per lyerje
Si fillim grijme qepen shume holle me anen e nje thike te mprehte apo e kalojme ne mikser (ose ne rende). Ne nje tas te thelle vendosim qepen, shtojme mishin e grire, nje kokerr veze, pak kripe, pak piper, gjysmen e majdanozit te grire dhe i perziejme te gjitha bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur.
Ne tre ene te ndryshme vendosim miellin, nje veze qe e rrahim me pirun dhe galeten e bashkuar me pjesen tjeter te majdanozit. Me duar te lagura me uje apo vaj marrin nje pjese nga brumi dhe i japim forme ovale apo te rrumbullaket, por te holle.
I kalojme romsteket ne miell, ne veze te rrahur dhe me pas ne galeten e perziere me majdanoz dhe i skuqim ne vaj te nxehte. I servirim te ngrohta.
 
Titulli: Pjata e dyte

Qoftet me gjize ne salce domatesh perbejne nje pjate te dyte tradicionale Kalabreze, zakonisht e perdorur ne fshat si zevendesuese e qofteve tradicionale me mish te grire. Gjithashtu kjo recete mund te sherbej edhe si nje salce e shijshme per te shoqeruar makaronat.
Perberesit per rreth 25 qofte

  • 350gr gjize dele (ne pamundesi te saj mund te perdorim gjize lope)
  • 140gr tul buke
  • 2 veze
  • 1 thelb hudher
  • 100gr djath kackavall te grire
  • 1 luge te vogel majdanoz
  • piper
  • kripe
Per salcen

  • 750ml salce domatesh
  • 5 luge vaj ulliri
  • 1 thelb hudher
  • kripe
Therrmojme 140gr buke me duar ose me ndihmen e nje mikseri, e vendosim ne nje tas te thelle bashke me gjizen e deles, vezet, thelbin e hudhres se shtypur, djathin kackavall te grire, majdanozin dhe pak piper. I perziejme te gjithe keta perberes bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur, me pas e provojme per kripe dhe i shtojme aq sa nevojitet.

Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe thelbin e hudhres se shtypur (te cilin e leme derisa te marre nje ngjyre te arte dhe me pas e heqim nga vaji), shtojme salcen e domateve, pak kripe dhe i ziejme te gjitha bashke ne zjarr te avashem.
Lyejme duart me pak vaj ulliri dhe formojme disa sfera te vogla sa nje arre me masen e perftuar te cilat i hedhim ne salcen qe eshte duke zjere. I leme te ziejne edhe per 10 minuta dhe me pas i heqim nga zjarri dhe i servirim menjehere.
*Keshille: Nqs doni te provoni nje variant tjeter te kesaj recete, skuqini ne vaj te nxehte qoftet me gjize dhe me pas hidhini ne salcen e domateve.
 
Titulli: Pjata e dyte

Keto qofte ne salce domatesh mund te sherbejne si nje pjate e dyte teper e shijshme, por edhe si salce per lloje te ndryshme makaronash, sidomos ato te furres.
Perberesit per rreth 25 qofte

  • 500gr mish te grire
  • 100gr tul buke
  • 100gr djathe kackavall te grire
  • 1 thelb hudher
  • 2 luge majdanoz te grire
  • kripe
  • pak arre moskat
  • piper sipas deshires
Per salcen e domateve

  • 1lt salce domatesh
  • 2 thelb hudher
  • 4-5 gjethe borzilok
Therrmojme tulin e bukes me dore apo me ndihmen e nje mikseri. Ne nje ene te thelle vendosim mishin e grire, tulin e bukes (te palagur), vezet, majdanozin, djathin kackavall te grire, kripen, piperin, arren moskat dhe nje thelb hudher te shtypur.

I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formojme nje mase homogjene te cilen do t’a leme te pushoje per 1 ore ne vend te fresket.
Me duar te lagura me uje ose me vaj formojme disa sfera te vogla sa nje arre dhe i vendosim ne nje pjate njera pas tjetres.
Nderkohe ne nje tigan te thelle hedhim 3 luge vaj ne te cilin skuqim 2 thelbet e hudhres te shtypur (te cilat i leme te marrin nje ngjyre te arte dhe me pas i heqim nga vaji) dhe me pas shtojme salcen e domateve; sa te filloje zierjen hedhim pak kripe dhe shtojme pak nga pak qoftet e vogla duke patur kujdes te mos ngjiten.
I leme te ziejne per 20 minuta ne zjarr te avashem dhe 5 minuta perpara se t’i heqim nga zjarri, i shtojme gjethet e borzilokut. I servirim qoftet akoma te ngrohta apo i perdorim si salce per makaronat.
*Keshille: Nqs deshironi, mund t’i skuqni qoftet e vogla ne vaj dhe me pas t’i hidhni ne salcen e domateve.
 
Titulli: Pjata e dyte

Qoftet me mish te grire nuk mungojne ne asnje tavoline dhe sherbejne si pjate e dyte e ngrohte, por edhe te ftohta per shkak te prakticitetit te tyre per t’u transportuar lehte dhe per t’u shijuar edhe gjate nje udhetimi apo pik-niku.
Perberesit per rreth 17 qofte

  • 500gr mish te grire
  • 250gr buke te thare
  • 150gr djath kackavall te grire
  • 2 veze te medha
  • 1 thelb hudher
  • 3 luge te vogla majdanoz
  • pak arre moskat
  • kripe
  • piper sipas deshires
Si fillim, lagim buken e thare me pak uje, me pas e shtrydhim, e therrmojme me duar dhe e vendosim ne nje ene te thelle. Shtojme mishin e grire, dy vezet, djathin kackavall te grire, majdanozin e grire, thelbin e hudhres se shtypur, arren moskat, piperin dhe kripen.

I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene, te bute dhe kompakte (nqs masa rezulton teper e thate, i shtojme edhe nje veze tjeter).
Marrim me duar nje pjese nga brumi me te cilin formojme sfera me madhesi mesatare (apo cfare forme tjeter qe deshironi) dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrinnje ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe.
I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra kuzhine per t’i thithur vajin e tepert. I servirim te ngrohta.
 
Titulli: Pjata e dyte

Fileto vici ne salce pice

Nje pjate teper e shpejte, teper e shijshme e cila i pershtatet cdo rasti.
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto vici
  • 250gr salce domatesh
  • 2-3 fileto açuge
  • 2 luge te vogla me kaperi
  • 1 thelb hudher
  • 1 tufe majdanoz
  • 3 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper
Qerojme hudhren dhe e shtypim, nxjerrim filetot e açuges nga uji, shplajme kaperit nqs ndodhen nen kripe dhe i heqim ujin e tepert me ane te nje letre kuzhine. Ne zjarr te moderuar vendosim nje tigan me 3 luge vaj ulliri, shtojme hudhren dhe açuget dhe i leme per disa minuta derisa keto te fundit te jene shperbere. Heqim hudhren nga zjarri dhe shtojme filetot e vicit te rrahura paraprakisht duke i skuqur nga te dyja anet per pak minuta. Shtojme salcen e domateve dhe kaperit dhe vazhdojme gatimin edhe per 5 minuta duke i rregulluar me kripe, piper dhe majdanoz, te cilin mund ta perdorim edhe per zbukurim.
 
Titulli: Pjata e dyte

Rosto derri e mbushur me kerpudha perben nje pjate te dyte shume te shijshme per darken/dreken e Krishtlindjeve apo Vitit te Ri. Per ta pregatitur, mishi me i mire eshte ai i derrit pasi piqet shume shpejt dhe pjesa qe preferohet eshte kofsha. Nqs e keni mishin te paprere, mundohuni te formoni fileto me nje trashesi rreth 2 cm te cilat me pas duke i rrahur do te hollohen. Si garniture mund te sherbejne shume mire patatet me rigon.
Perberesit per 3 rosto


  • 3 fileto derri
  • 400gr kerpudha (tipi Porcini)
  • 12 feta panceta te tymosur
  • 3 thelb hudhra
  • 1 tufe majdanoz
  • 50gr gjalp
  • 2 luge vaj ulliri
  • rozmarine
  • gjethe dafine
  • kripe
  • piper
  • spango kuzhine
Si fillim rrahim filetot e derrit me nje rrahese mishi dhe i leme ne nje ane.
Vendosim nje tigan ne zjarr ne flake te moderuar, shtojme kerpudhat te cilat i kemi pastruar dhe prere ne feta, majdanozin e grire holle, pak kripe, pak piper dhe i kaurdisim per 15 minuta.

Lyejme cdo fileto me masen e perftuar me siper dhe e rrotullojme ne formen e nje rolè-je. E rrethojme nga feta pancete te tymosur dhe e lidhim me spango kuzhine.
Rostot e formuara i vendosim ne nje tave te lyer me 2 luge vaj ulliri, i fusim fillimisht ne furre shume te nxehte (300 grade) derisa te marrin nje faqe te kuqerremte nga te gjitha anet. Me pas e ulim gradacionin (ne 150 grade) dhe shtojme nje garuzhde leng mishi apo uje per te mos u ngjitur. Gjithashtu vendosim edhe disa gjethe dafine dhe rozmarine ne tave per t’i dhene arome mishit. E pjekim per rreth 1 ore e 30 minuta duke e kontrolluar here pas here dhe duke i shtuar leng mishi (apo uje) nqs eshte e nevojshme.
Kur rostot te jene gati, i vendosim ne nje pjatance dhe i presim ne copa.
 
Titulli: Pjata e dyte

Kotoleta Milaneze bashke me Rizoton Milanez, jane nga pjatat me te njohura ne Milano. Ajo eshte e perbere nga nje fileto mish vici me nje kocke te vogel anash, te kaluar ne galete dhe skuqur ne gjalp, i cili ne fund hidhet mbi kotoleta. Per nje version me te lehte, per skuqje mund te perdoret gjysme vaj e gjysme gjalp dhe ne fund kotoleta shoqerohet me leng limoni te shtrydhur siper. Egsiztojne dy versione te saj: mund te gatuhet me feta mishi te parrahura (ne te cilat mishi qendron i bute brenda) apo me feta mishi te rrahura e cila e ben me krokante. Nje version tjeter i kotoletave sidomos ne ditet e nxehta eshte t’i mbulosh ato nga domate ne feta dhe rukola.
Perberesit per 4 persona

  • 4 fileto mish vici me kocke
  • 100gr miell
  • 100gr galete (buke te therrmuar)
  • 2 veze
  • gjalp (apo vaj) per te skuqur
  • kripe
Per realizimin e kesaj kotoleta rrahim filetot e vicit me rrahesin e mishit per ti bere me te holla. Rrahim vezet ne nje ene dhe hedhim ne to galeten duke i perzjere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Fillimisht kriposim filetot e vicit, i kalojme ne miell dhe me pas ne veze dhe galete. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe vendosim fetat e vicit duke i skuqur nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim kotoletat te ngrohta duke i shoqeruar mbase me nje racion patate te skuqura.
 
Titulli: Pjata e dyte

Patate me rigon

Patatet, te preferuara nga pothuajse te gjithe individet, mund te gatuhen ne menyra te ndryshme; nga te skuqura, te pjekura, te ziera deri ne sallate, ne gjelle etj. Sot iu propozojme nje menyre tjeter per te pregatitur nje garniture teper te shijshme per vetem 50 minuta. E keshillueshme per te shoqeruar cdo lloj mishi, mgjths preferohet ai i derrit per shkak te rigonit qe i shkon shume ketij te fundit.
Perberesit per 4 persona

  • 800gr patate
  • 2 domate mesatare
  • 1 qepe te vogel
  • pak rigon
  • 6 luge vaj ulliri
  • 1 thelb hudher
  • kripe
  • piper
  • djath kackavall te grire
Qerojme patatet, i lajme mire dhe me pas i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere.
Shtojme domatet e prera ne copa te vogla, hudhren e grire, qepen e prere holle, vajin e ullirit, e rregullojme me pak kripe, me pak piper te zi, hedhim pak rigon dhe e veme ne zjarr ne flake te moderuar. I leme te skuqen patatet per disa minuta, me pas i shtojme dy gota uje te nxehte derisa ky i fundit te avulloje.
Sapo patatet te jene te ziera, por jo fare te buta, i hedhim pak djath kackavall te grire, i mbulojme me kapak dhe i leme te pushojne per disa minuta perpara se t’i servirim ne tavoline.
 
Titulli: Pjata e dyte

Tave dheu Tiranese

Kjo pjate eshte me e njohura e krahines se Tiranes dhe perben nje recete tradicionale Shqiptare. E gatuar ne tave dhèu e cila i jep dhe aromen karakterisitike, mund te pregatitet me mish vici te prere ne kubike (si ne receten me poshte) apo me melci vici (receta origjinale).

Perberesit per 4 persona


  • 450gr mish vici
  • 250gr gjize pa kripe ose djath Feta
  • 1 qepe te mesme
  • 100gr gjalp
  • 1 luge miell
  • 3 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper
  • spec i kuq djeges
Si fillim presim mishin e vicit dhe qepen ne kubik dhe i kaurdisim ne nje tigan te parangrohur me vaj ulliri per 15 minuta. Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin dhe shtojme miellin, gjizen ose djathin Feta, piperin e zi, kripen dhe specin e kuq djeges (sasia sipas deshires). I bashkojme te gjithe perberesit bashke (mishin e vicit dhe qepen me gjizen) dhe i ndajme neper tava dhèu te cilat i vendosim ne furre te parangrohur ne 350 grade per 15 minuta. E servirim te ngrohte.

*Keshille: Nqs duam t’i japim taves nje ngjyre te kuqe te lehte, i shtojme gjate pregatitjes edhe nje domate te grire ne mixer apo 3 luge gjelle salce domatesh.
"Une gatuaj"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top