Piratëria ilire, është një shpifje

Lauri

Anunnak
Na vranë , na pushtuan , dhe na shanë pirat ! Qe 22 shekuj nuk hiqet kjo sharje!

Dr. Adrian Anastasi (Shqipëri) shprehet se zbulimet e kohëve të fundit hedhin poshtë tezat e “piratërisë ilire”, me të cilat vishej padrejtësisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijë vjet më parë

Ende ka zëra, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga të tanët që ilirët ishin piratë. Sa është kjo e vërtetë? Ishin ilirët piratë apo kjo ishte një shpifje e madhe historike dhe që kjo shpifje, ky sajim qëllimkeq “ lundron” endje në mendjet tona?
“Nga fundi i shek. të tretë prK në bregun e detit të Ilirisë së lashtë arritën romakët, me qëllimet e tyre ekspansioniste. Ata shkelën për herë të parë ashtu me një qëllim të caktuar në bregun e detit ilirik. Duhej pushtuar, duhej vrarë duhej grabitur. Arsyetimi : “Duhet mbrojtur kolonët grekë dhe duhet shpëtuar tregtia detare në “piratëria” ilire !” Qëndrimi i gjatë luftarak ilir nuk mund të zgjaste krejt jetën dhe filloi pushtimi. Masakrat barbare mbi meshkujt e Ilirisë, dhunimet dhe shitja e grave dhe vajzave ilire nuk ndalej, e fëmijët e pambrojtur përfundonin diku larg që as sot nuk dihet se ku. Por më e keqja mbeti me shekuj (23 shekuj), një e keqe që edhe ne i zumë besë - ilirët ishin piratë!

Qëndrimet tendencioze të historianit francez

“Që nga kohërat shumë të hershme, shumë të lashta, piratëria e luante një rol të madh në këto ujëra (Adriatik fxh), dhe si “mjeshtëri “ fitimprurëse ruhej brez pas brezi nga banorët e bregut lindor“. (historiani francez Maurice Holleaux ). Ky qëndrim i historianit francez me ndikim M. Holleaux është pjesë e teorisë së tij për piratërinë ilire, gjoja se ishte problem me shekuj në Adriatikun e vjetër. Ai qëndron fortë në teorinë e tij që kjo ishte arsyeja kryesore se pse romakët me këtë “argument” e kaluan Adriatikun dhe ku u zhvilluan dy luftërat ilire, ajo e vitit 229-8 dhe tjetra e vitit 219 para K. Shkollarët e tjerë, më vonë i vënë në pikëpyetje pikëpamjet e Holleaux-it e sidomos në mbështetje të Polybusit. Si e shihte Roma Adriatikun? Njeriu që mundohet të sqarojë faktorët që e prodhuan shpifjen e piratërisë ilire, hulumtimin e piratërisë së lashtë dhe portretizimin e ilirëve është Edward Bragg Ph.D. Oxford 2005. Ai në punimin e tij Piratëria ilire (Illyrian piracy - Ancient endemic or historical construct ) e shpjegon që kjo shpifje ishte e romakëve e motivuar në brendinë e tyre për qëllime ushtarake, politike dhe ekonomike, e cila është edhe kundër argument i shpjegimeve të historianit Holleaux dhe shumë Holleauxave të tjerë gjatë historisë 2200-vjeçare. “Në mesin e të parëve të Adriatikut që nga kohët më të hershme, (ilirët fxh) e kishin një zë të keq (që nga shek. i pestë prK) se të lundrosh nëpër Adriatik ishte një rrezik përrallor dhe një ndërmarrje e rrezikshme“ (Holleaux 1928) . Sa qëndronte kjo?

Propaganda serbe

Vetëm ta lidhim me propagandën serbe dhe do ta kemi të qartë : “Qëllimi i hulumtimit të prejardhjes së shqiptarëve qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja, e në këtë rast tokave tona (serbe f.xh.), toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb, toka nga të cilat populli serb, kurrë nuk do të heqë dorë ”. ( Akademik Mihajlo Markoviq). Dr. Adrian Anastasi (Shqipëri), i cili edhe më parë ka mbrojtur me ngulm idenë e prezencës konstante të flotës tregtare ilire në ujërat e Mesdheut, shprehet se zbulimet e kohëve të fundit, në të gjithë bregdetin shqiptar, por veçanërisht këto të Durrësit hedhin poshtë tezat e “piratërisë ilire”, me të cilat vishej padrejtësisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijë vjet më parë. “Në respekt të këtij realiteti që sjellin zbulimet e fundit, rezulton se teza e “piratërisë ilire” është blof dhe ka pasur një synim politik të dominimit-vlerëson arkeologu nënujor. Siç e dimë, qytet-shtetet e Greqisë së lashtë, por edhe senati romak kërkonin shpeshherë “casus belli”, pra shkase ( pretekste) për ndërhyrje ushtarake.
Ilirët “historikisht, ishin analfabetë pa shkrim lexim, pa kulturë, barbarë dhe piratë!?
Kurse për shqiptarët vazhdon e njëjta melodi: ”Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjendet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq Shqiptarët ilirë të rrejshëm). “Kurse shtypi i Beogradit, kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raja të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. (shtypi serb, Jovan Deretiq).
Burimet e shkruara antike, të cilat nuk japin të dhëna mbi veprimtarinë tregtare të lundrimit në Ilirinë e Jugut, vijnë kryesisht nga autorë të lashtësisë me përkatësi greke dhe romake, por gjetjet e relikteve të anijeve me mallra, që dilnin nga porti i Durrësit, apo shkonin drejt tij janë vërtetimi konkret i shkëmbimeve ekonomike intensive mesdhetare mes porteve të Ilirisë dhe vendeve të tjera të pellgut mesdhetar, përfshirë edhe Afrikën e Veriut. Gjërat duhet shikuar ndryshe nga ne dhe nga miqtë tanë: ”Veprimtaria e pandërprerë dhe intensive tregtare në të gjithë periudhën tashmë vërtetohet nga gjetjet e fundit, në të cilat nuk ka asnjë shenjë ndërhyrjeje piratësh, me djegie, apo me armë në bord”, sqaron arkeologu me përvojë Dr. Anastasi.

Frika e tregtarëve për të lundruar në det

Harry Dell në vitin 1967 (The Origin and Nature of Illyrian Piracy; Harry J. Dell) i ka kritikuar ashpër bindjet gjerësisht të pranuara për piratërinë ilire, duke i ndriçuar me fakte shumë të meta të shpifjes së Holleaux-it (historian, etnolog dhe gjeograf francez 1861-1932) . Holleaux-i thirrej në shkrimet e Lysias-it (445 PRK—380 PRK) për rreziqet e Adriatikut, e i cili nuk e përmendë piratërinë si rrezik, por Lysias-i e ka cekur vetëm frikën e tregtarëve athinas në lundrimin e tyre nëpër dete të hapura. Pra, Holleaux-i sajonte gënjeshtra. Harry Dell me kundërargumente të forta e mohon piratërinë ilire, duke e shpjeguar frikën e athinasve vetëm nga kushtet gjeografike dhe meteorologjike e jo nga piratëria. H.Dell mendonte që për anijet e vjetra ishte më e lehtë të lundronin nëpër detet lindore të Adriatikut (Iliria), ku kishte porte të shumta sesa në ato anët perëndimore, të cilat nuk e kishin asnjë port detar. Por, lundrimi në anën lindore rrezikohej nga erërat e egra lindore të quajtura ”bora” , të cilat papritmas i rrezikonin anijet e dobëta athinase. Dhe frika shpjegohej dhe arsyetohej me rrezikun nga piratëria. Adriatiku ishte plot befasi. Shpifje për Mbretëreshën Teuta, shpifje për piratërinë ilire, por çelësi ishte te fakti se Roma e dëshironte ndikimin lundrues mbi Adriatik, si dhe rëndësia e ngushticës së Otrantit, e shtrirë në mes Pulës dhe Epirit. Këtu ishte çelësi i lundrimit të suksesshëm me një vlerë të madhe ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, e të cilin çelës e mbanin ilirët. Nuk ishte në pyetje vetëm kalimi i udhëtarëve mes Lindjes e Perëndimit via Brindizi dhe Apolonia, por edhe tregtia në mes të deteve Jon dhe atij Adriatik. Edhe vetë sulmi romak i vitit 229 dhe 219 ishte për zaptimin e grykës së Korfuzit dhe Apolonisë. Pastaj në fundin e dy luftërave u pa se këto vende strategjike, si dhe Otranto u futën nën administrimin romak. Për Romën ishte e rëndësishme mundja e ilirëve dhe marrja nën kontroll e kësaj zone të begatë.
/ Fahri Xharra
 
Titulli: Piratëria ilire, është një shpifje

Konfliktet e numerta mes ilirve me romaket kane qene per kontrollin e levizjeve tregtare ne Adriatik. Ilirte nuk ju nenshtronin romakeve, dhe per kete derguan ambasadore per bisedime ne Shkoder tek Teuta. Dhe Teuta..!!

Mbreteresha Teuta urdheron vrasjen e dy ambasadorve romak. Gaio e Lucio Coruncanii »
(Polibio, Storie, II, 8, Rizzoli
islam7_zps1a26d7c2.png
 

Attachments

  • islam7_zps1a26d7c2.png
    islam7_zps1a26d7c2.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top