Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 38,994
-
- Reagimet e mara
- 35,535
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms

Një peshkatar hodhi një here rrjetin në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t’i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është I vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha:
– Do të isha vërtetë budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurt dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurt.
Përrallëza tregon se është më mire një fitim i sigurt sado i vogël që të jetë, se sa një fitim i pasigurt qoftë ai edhe i madh.
Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RS të Maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2