Pesëqind lira.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Erdhi në shtëpinë time i biri i Filipit. Por mos ti shpejtojmë ngjarjet por të bëjnë një hap pas deri në 4 Qershor 1935, ditën që takova Filipin, pikërisht i ati i djalit që kujtuam. Unë ecja poshtë pemëve të një rruge të madhe e vështroja qiellin e kaltër e çdo gjë më dukej e lumtur, kur takova Filipin.
«Xhovanino» më pyeti duke më kapur nga shpatullat.
«A e di kush jam unë»
«Ti je Filipi»
«Jo» shpjegoi Filipi. «unë jam një që po kërkon me padurim një litar për tu varur»
Mu kujtua që në papafingo kisha parë një rrotull litari: ja ofrova mendueshëm Filipit.
Por ai kujtoi se po bëja shaka e do në fakt pesëqind lira.
Zoti i madh e di: nuk kisha veç ato pesëqind lira e ato më duheshin për të kaluar muajin. Por kjo nuk e shqetësonte Filipin: gjithsesi unë litarin e kisha.
E pashë Filipin një javë më pas: kishte rifituar besim tek jeta. Më falenderoi me lot në sy.
«Ti ke shpëtuar një njeri nga vdekja e sigurt, dhe unë do ta kujtoj gjithmonë. Për pesëqind lirat mos u shqetëso: nesër o pasnesër do ti kesh.»
Kishin kaluar disa ditë dhe takova Filipin në kinema . «Për ato pesëqind lira bëj durim akoma dhe disa ditë» më shpjegoi.
Dhe unë i thashë të mos shqetësohej: kishte kohë. Një muaj më pas u gjenda me Filipin në të njëjtin tren: folëm për disa gjëra interesante por të përgjithshme, pastaj personazhi i shkëlqyer kërkoi ndjesë. «Mos mendo keq për mua dhe për ato pesëqind lira Xhovanino. Zoti e di sa e mendoj. Ndonjëherë më vjen të përplas kokën pas murit. Nuk arrij, nuk arrij!»
I riu i mirë ishte i dëshpëruar, dhe e ngushëllova si munda. I thashë që mbi të gjitha nuk duhej të shqetësohej për mua. E që duhej të rrinte i qetë, të mos shqetësohej dhe mos bëhej i padurueshëm, suksesi në jetë është i atij që di të ruaj qetësinë.
«Qetësohu, qetësohu!» shpërtheu i irrituar
«Ti e ke të lehtë të flasësh për qetësinë! Ti je në rregull, gjërat të shkojnë mirë, paratë nuk të mungojnë, nuk ke shqetësime, e kur nuk ke probleme është e lehtë të qëndrosh i qetë. Por unë, si të bëj? Si mund të jetoj i qetë kur nuk arrij të mbledh as pesëqind lira të qelbura me të cilat të paguaj borxhin? Duhet të vihesh në vendin e tjetrit i dashur, mos fol me egoizëm!»
I kërkova falje: nuk doja t'ju ofendoja. Më tha që nuk e kishte vënë në dyshim kurrë.
«E di ti je një mik» psherëtiu. Kaluan tre muaj, ndërsa po shikoja një vitrinë, ndjeva papritur një goditje energjike mbi njërën shpatull e u ktheva i befasuar. Ishte Filipi e më vështronte shumë keq. «Xhovanino» më tha ashpër.
«Është e kotë që ti mban këtë qëndrim me mua. Është e kotë që më shikon kështu; pesëqind lirat nuk mund ti kthej. Nuk mund ti jap» ulëriti
«Nëse do mund ti ktheja nuk do ishte nevoja që ti të mi kërkoje.»
Ju luta të qetêsohej. I shpjegova që unë, tashmë, ato pesëqind lira as që nuk i mendoja më. «I hodhe, i humbe, është e vërtetë? Përse? Filipi nuk i paguan borxhet, është e vërtetë? Gabon, Xhovanino! Unë jam një burrë flisnik e mund të eci me kokën lart» Njerëzit filluan të ndalen, dhe unë u skuqa nga turpi.
«Ti duhet ti respektosh njerëzit e edukuar, i dashur Xhovanino!» përfundoi me një ulërimë Filipi.
«Mos i përçmo!»
Njerëzit shikonin me përçmim Xhovaninon që përçmonte njerëzit e edukuar në vend që ti respektonte, dhe unë u largova me kokë poshtë, ndërsa Filipi me krenari vëzhgonte disfatën time.
Fillova të evitoja Filipin: Sa herë që e shikoja nga larg, rrëshqisja e u fshihja në ndonjë kafene. Por ndonjë herë, takoheshim, ose ishte ai që më shikonte nga krahu tjetër i rrugës.
Atëherë ndalej, më vështronte zymtë e pastaj ulëriste: «Po, po, pesëqind lira, pesëqind lira! E di, e di, nuk është e nevojshme që ti të ma thuash!» Me kalimin e kohës Filipi u qetësua. Pas dy viteve, kur më takonte u mjaftonte me një buzëqeshje me sarkazëm dhe bentë një përshëndetje me kokë. Pas katër viteve fillova tê eci i qetë nëpër rrugë; Filipi nuk e tundte më kokën; kenaqej me një buzëqeshje plot sarkazmë.
Gjatë 1940 më së fundmi më vështroi pa ironi. Në janar të '41 filloi të më përshëndesë i buzëqeshur, me një tundje miqësore të dorës.
Në qershor të të njëjtit vit, u gjendëm në kinema, folëm për aktoret. Në gusht, në kafene, më pyeti se si ishte Albertino. Në nëntor rimorëm raportin tonë miqësor duke biseduar gëzueshëm sa herë që takoheshim. È gjithë kjo vazhdoi deri më sot. Sot erdhi në shtëpinë time djali i Filipit me një biletë
«I dashur Xhovanino, ti duhet të më falësh nëse guxoj të shqetësoj, por një nevojë e papritur më detyron të bëj atë që nuk do ta bëja kurrë me një mik të vjetër si ti. Do të isha pafundësisht mirënjohës nëse ti do mund të më ktheje pesëqind lirat që të dhashë hua, nëse të kujtohet, në qershor o në korrik të 1935 kur u takuam në rrugën e pemëve të gëlqeres. Të falenderoj me zemër. I yti Filipi!»
I vura në një zarf të bukur të bardhë pesëqind lirat dhe ja dorëzova të gjitha djalit të Filipit.
«Falenderoje shumë babain e thuaji të falë harresën time.»
Kështu thashë: pastaj shkova të shoh Albertinon që po lyente me një ngjyrë të verdhë të shkëkqyeshme makinën time fotografike. Dhe isha shumë i lumtur,: më së fundmi e kisha paguar borxhin tim. E kjo është e bukur dhe udhëzuese.
| Giovannino Guareschi |
Shqipëroi Art dhe Letërsi
256109713_6472892776086055_707358403280706537_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top