Pese Shoket

Ad Adi

Antarë i Respektuar
PESE SHOKET

PESE SHOKET
(Alegoria e luftës për pushtet)

Shumë kohë më parë, përpara se njerëzit të krijoheshin, pesë kafshë jetonin mbi rruzullin tokësor, qeni, dhelpra, lepuri, miu, dhe milingona. Ata ishin shokë të mirë, por për fat të keq, sejcili prej tyre kërkonte të bëhej sundimtar i Tokës.
” Unë jam kafsha më e fuqishme ”, tha qeni, ” unë duhet të jem sundimtari ”.
” Ti je më i fuqishëm ”, tha dhelpra, ” por unë jam më dinake,edhe unë duhet të jem sundimtari ”.
” Ju jeni të fuqishëm dhe dinakë, por unë jam më i shpejtë”, tha lepuri, ” unë duhet të jem sundimtari ”.
” Ju jeni të fuqishëm, dinakë, dhe të shpejtë, por unë jam më i zgjuar, ” tha miu, ” unë duhet të jem sundimtari ”.
Milingona nuk fliste. Për shkak se ishte tepër e vogël, askush nuk e shihte atë si një rival. Grindja shkoi gjatë, dhe,meqënëse të pesë shokët nuk donin të luftonin me njëri-tjetrin, ata vendosën të udhëtonin për në malin Sinai, të gjenin Perëndinë dhe ti kërkonin që të caktonte njërin prej tyre si sundimtar.Qeni, dhelpra, lepuri dhe miu nuk morën ushqime me vete, ndërsa milingona mori pesë kokrra gruri. Miqtë udhëtuan gjithë ditën, dhe kur erdhi mbrëmja ata gjetën një vend të bukur dhe ranë për të fjetur. Por lepuri nuk mund të flinte. Ai ishte shumë i uritur. Ndërkohë, milingona aty pranë ,po përtypte një kokërr gruri.
” Unë jam shumë i uritur ”, tha lepuri, ” në qoftë se nuk do të ha diçka ,do të ngordh nga uria, dhe një nga miqtë e mi do të bëhet sundimtar.Nuk kam zgjedhje tjetër. Duhet të ha një nga miqtë e mi ”.
Meqënëse qeni ishtë shumë i madh, dhelpra tepër dinake, dhe milingona tepër e vogël për ta ushqyer, lepuri hëngri miun.Në mëngjes, kur miqtë e tjerë u zgjuan, ata panë se miu ishte zhdukur.
” Çfarë ndodhi me miun? ”, tha qeni.
” Ai duhet të jetë kthyer në shtëpi ”, tha dhelpra.
” Tradhtari ”, tha lepuri.
Edhe pse milingona kishte parë gjithçka, ajo nuk foli.
Natën e dytë, qeni dhe lepuri ranë të flinin, ndërsa dhelprën nuk e zinte gjumi. Ajo ishte shumë e uritur. Milingona ,aty pranë, po përtypte një kokërr gruri.
” Unë jam e uritur ”, tha dhelpra ”, Nëse nuk do të gjej diçka për të ngrënë, do të ngordh nga uria, dhe një nga miqtë e mi do të bëhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetër, duhet të ha një nga miqtë e mi ”.
Meqënëse qeni ishte shumë i madh, dhe milingona tepër e vogël për ta
ushqyer, dhelpra hëngri lepurin. Të nesërmen, kur qeni u zgjua, ai pa se lepuri ishte zhdukur.
” Çfarë ndodhi me lepurin? ”, tha qeni ”
‘’Ai duhet të ketë ikur ”, tha dhelpra.
” Frikacaku ”, tha qeni.
Milingona dinte gjithçka, por nuk foli. Natën e tretë, qenin e mori uria, dhe nuk mund të flinte, ndërsa milingona, si zakonisht, po hante një kokërr gruri. Qenit i shkuan jargët.
” Unë po fikem nga uria ”, tha qeni, duke u lëpirë, ” nese nuk gjej dicka për të ngrënë,me siguri kam për të ngordhur, dhe dhelpra do të bëhet sundimtare. Unë nuk kam zgjedhje tjetër,më duhet të ha dhelprën’’.
Dhe kështu qeni e hëngri dhelprën. Milingona i pa të gjitha por përsëri nuk foli. Kur erdhi nata e katërt, qenin e mori përsëri uria, dhe vendosi të hante milingonën, por milingona u fsheh nën tokë.Qeni filloi të gërmonte,duke shpresuar të gjente milingonën, por milingona hapi një tunel dhe rrëshqiti pas qenit. Ndërkohë, qeni vazhdonte të gërmonte e të gërmonte, dhe bëri një gropë aq të thellë, sa tani ai nuk mund të dilte më prej andej.
” Ah,sikur miqtë e mi të ishin ende gjallë ”, tha qeni me dëshpërim, ” ata me siguri do të më kishin ndihmuar ”.
Papritmas ai e pa milingonën e vogël në hyrje të gropës, edhe i lehu për ndihmë, por milingona i ktheu shpinën qenit, dhe vazhdoi udhëtimin. Kur arriti në malin Sinai, Perëndia u shfaq në fronin e tij.
” Ju ishit pesë kur e filluat udhëtimin ”, tha Perëndia, ” . Ku janë katër të tjerët? ‘’
Milingona i tregoi gjithshka.
” Ti u tregove më e zgjuar ”, tha Perëndia: ” ti mbijetove milingonë e vogël, dhe si shpërblim, nga tani e tutje, ti do të sundosh Tokën. Por, për shkak se nuk fole kur miqtë e tu u masakruan, dhe e braktise qenin në gropë, nga tani e tutje do të hapësh gropa,dhe do të jetosh brenda tyre në përjetësi,si dënim.Në terr do të lindësh,dhe në terr do të ngordhësh,derisa unë të jem Perëndia. Shko tani, milingonë e vogël, dhe mos harro se ata që i hapin gropën shokut,bien vetë brenda.
Dhe që nga ajo ditë milingonat u shumëzuan në numër, u bënë sundimtaret e Tokës, dhe jetuan në gropat e tyre në përjetësi
 
Ky nuk eshte krijim i joti mendoj.se kur kam pas cunat e vegjel ja kam lexu nga 1 liber perrallash
 
Ky nuk eshte krijim i joti mendoj.se kur kam pas cunat e vegjel ja kam lexu nga 1 liber perrallash
Une po pres te me tregosh cfare kam vjedhur.Nese ke te drejte,une e fshij qe tashti.Por ma trego.Nese nuk e gjen dot,shko ne internet dhe kerko perrallen.Une po pres,dhe uroj qe ti te kesh te drejte,sepse do ishte hera e pare ne jeten time qe une do te vidhja nje shkrim.
 
Me duket perralle qe e kam lexuar. Te pakten para 5 apo 6 vitesh. Te uroj suksese !
 
Me duket perralle qe e kam lexuar. Te pakten para 5 apo 6 vitesh. Te uroj suksese !
Mire pra,po ma trego. Qellon shpesh qe njerez te ndryshem,bejne te njejten shpikje. Nese dikush e ka shkruajtur perpara meje,desha ta shoh,dhe po eshte e njejte,ta fshij perrallen time. Te huajt,qe lexojne me teper se ne,nuk ma kane thene nje gje te tille. Nese ju e dini se ne cfare libri eshte shkruajtur,ma thoni qe ta gjej,ju lutem.
 
Ke shkrimi i ndan mire me hapsire shenjat e pikesimit, kur shkruan jo. Apo nga shpejtesia thuaj? ?
Per fat te keq,nuk kam kompjuter,edhe shkruaj permes telefonit tim te vjeter. Ju kerkoj ndjese,por kaq mund te bej si cilesi.
 
Une nuk po kuptoj,perse ju rrjedhin lot?

Ne fakt, e kisha me @WxP ..... gjithsesi "perralla" te bukura ama kije parasysh i fakt, per sa here qe shkruan percaktohu se ça moshe doni te t'ju lexojne......nuk mund ta quash perralle nese per shumicen e femijeve jane gjera te pakapshme...

Nderkaq, si prind qe jam dhe me i jete te sforcuar (stresuar) do pertoja femije t'u lexoja "perrallash" prej 3052 shkronja
 
Per fat te keq,nuk kam kompjuter,edhe shkruaj permes telefonit tim te vjeter. Ju kerkoj ndjese,por kaq mund te bej si cilesi.
Ku je te te dhuroj 1 laptop?

Smund ta leme gjithe ket3 shkrimtar pa baze materiale te shkruaje kryeveprat e tij.
 
Ne fakt, e kisha me @WxP ..... gjithsesi "perralla" te bukura ama kije parasysh i fakt, per sa here qe shkruan percaktohu se ça moshe doni te t'ju lexojne......nuk mund ta quash perralle nese per shumicen e femijeve jane gjera te pakapshme...

Nderkaq, si prind qe jam dhe me i jete te sforcuar (stresuar) do pertoja femije t'u lexoja "perrallash" prej 3052 shkronja
Kjo eshte nje verejtje me vend. Edhe pse i kam shkruajtur vete,une nuk e di se per cilen grupmoshe jane.
 
Ku je te te dhuroj 1 laptop?

Smund ta leme gjithe ket3 shkrimtar pa baze materiale te shkruaje kryeveprat e tij.
Faleminderit,por une prej 1 viti nuk shkruaj me. Keto jane shkruajtur perpara 3 vitesh. Jane ripunuar para nje viti,dhe tash jane ato qe jane. Nga telefoni nuk i postoja dot,ndaj shkova ne internet. Por,te thashe,une e kam mbyllur ate pune. Eshte dicka qe e quajne "ezauriment nervor".
 
Ado urime bravo me pelqyen.

Me ca merresh ne jete ? Ca profesioni ke?
 
Faleminderit,por une prej 1 viti nuk shkruaj me. Keto jane shkruajtur perpara 3 vitesh..../.../....Por,te thashe,une e kam mbyllur ate pune.
Habitem!? Kaq shpejt u dorezuake ti?
Tani mund te te quaj i deshtuar — me kuptimin e plote te fjales.....

Kemi nevoje per njerez si ty por jo menderisht te luhatur si ty. Turp po qe se vazhdon ngul kembe qe te mos vazhdosh.
 
Po te ishe ti ne vendin tim,te ti perplasnin ne fytyre gjithe sa ke shkruar,te te mbyllnin te gjitha dyert,atehere ta shihnim si do flisje.
 
Po te ishe ti ne vendin tim,te ti perplasnin ne fytyre gjithe sa ke shkruar,te te mbyllnin te gjitha dyert,atehere ta shihnim si do flisje.

As e ke idene se ç'kam perjetuar une, ne jeten time me jane mbyllur dyer e dritare, jam dhunuar e fyer rende, jam injoruar, jam lene pasdore por prape s'jam dorezuar....te familjes nuk e kemi ne gjen te dorezohemi....me ndihme vetem te Zotit dhe mbeshtetja e forte nga familjaret, ka bere qe une te jem ky qe jam sot....i pamposhtur dhe sot te kem nen kembet e mia pikerisht ata qe dikur ma benin jeten te veshtire.....
 
  • Mërzi
Reactions: WxP

Mire,te kuptoj. Kurse une jam hakmarre ndryshe. I kam kthyer te gjithe ne perbindesha ne perrallat e mija. Kaq mund te bej une. Mos mendoni se karakteret negative te perrallave qe lexuat,jane fantazi? Jo,ata jane njerez prej verteti,qe nuk e dijne as vete se tani jetojne ne disa perralla te publikuara online.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top