“Personaliteti i vitit 2013”, shqiptarët votojnë Erdoganin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Revista e njohur “TIME” ka ftuar lexuesit e saj online për të votuar për “Personalitetin e vitit 2013”. Më i votuari nga personalitetet e paraqitura nga revista është kryeministri turk, Rexhep Erdogan, i cili është edhe një mik i mirë i kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi.


69163_9.jpg


Fituesi i këtij sondazhi të nxjerrë në internet nga revista “TIME” do të zgjidhët me 6 dhjetor nga redaktorët e kësaj reviste, të cilët lejojnë marrjen pjesë të lexuesve duke votuar online. Erdogan deri tani ka 15.9 për qind të votave, dhe nëse fiton të gjithë garën, do të shpallet nga revista si “Personaliteti i viti 2013”.

Gjatë vitit 2011 kryeministri Erdogan kishte zënë vendin e parë duke lënë mbrapa figurat e njohura, si Lionel Messi me dyfishin e votave më shumë, kurse tani me pak vota diferencë, pas tij qëndron udhëheqësi egjiptian i grusht-shtetit , Gjenerali El-Sisi.

Në garë është edhe Papa Francesku, por ai larg dy liderëve të shteteve islame mbetet me mbi 150 mijë vota. Por risia e këtij votimi është fakti se shumë shqiptarë kanë shpërndarë linkun e votimit në rrjetet sociale, që të votohet kryeministri turk, Erdogan.

(/BalkanWeb)
 
Titulli: “Personaliteti i vitit 2013”, shqiptarët votojnë Erdoganin

hajde perhajr :p :D
 
Titulli: “Personaliteti i vitit 2013”, shqiptarët votojnë Erdoganin

si vende fqinj qe jemi na leverdis te bejme cherlider per kryeministr.turk z.Rexhep Erdogan,pasi na mbeten te ngrohta ne xhep rezervat qe ndajme me TURQINE .le ta beje kabull ai kete vit se dhe ne te fituar dalim.fundja nje pallat endrrash na inkorporon,diferenca mbeten rapsodet shqiptar ballkanas qe dikur u shuajten si artiste nga keta osmanllinj xheloze e ziliqare pse u kendohej epopeja trimave tane dhe endrrave qe aspironin rapsodet e tjere shtetas shqiptare me dhe pa pushtet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top