Personalitet e Historise Boterore sipas Anetareve!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Mgjesi,

Para ca javesh kisha ne dore librin 100 personalitetet e Botes te Michael Hart-it, dhe po mendoja ta sillja si teme ne Forum, Ku secili te listoje dhe te flase per ato personalitete qe njeh dhe qe i konsideron se kane lene gjurme te rendesishme ne historine tone. Ketu nuk flas vetem per politikane apo historiane. Jo, por per te gjitha kategorite, artist, teolog, gjeneral, politikane, bisnessmen, filozof, reformator, te epokave te ndryshme, te huaj apo shqiptar. etj etj.

Kushti i temes eshte qe pervec emrin duhet dhe nje pershkim i shkurter, cfare kane bere, rreth veprimtarise se tyre ama ju lutem jo copy- paste neper faqe. Secili me fjalet e tij aq sa dine qe te jete sa me e lehte per te gjithe dhe te pertypet kollaj. Nuk supozojme te njohim tere figurat boterore keshtu duke patur ne forum anetar te specializuar ne fusha te ndryshme do bej qe te mesojme njerez te rinj(per ne).

Le te njihemi me sa me shume figura atehere!:)

THE%2B100%2BEXT.jpg

Une nuk po postoj asnje ne fillim teme qe te jete pergjithsuese,plus mund te kthehet ne teme debati ai person qe mund te vendos te parin, ama do i rikthehem me vone.
 
Titulli: Personalitet e Historise Boterore sipas Anetareve!

E kuptoj përse e kanë lënë pa komentuar këtë temën!

Siç thotë disa herë Soli, do i rikthehem temës për të sjellë diçka më të gjatë.

Për momentin dua të shtoj një nga personazhet kyçe të artit dhe jo vetëm.
Të gjithë e njohim pra Leonardo da Vinci. Ky gjeni i madhë që na la aq shumë
material dhe në të njëjtën kohë shumë gjëra të lëna përgjysëm. Duke filluar nga
vepra më e shquar Mona Lisa. Falë një analize të bërë nga Freud arrijm të kuptojm
përse nuk arrinte ti përfundonte gjërat (lidhur me fëmijërin e tij).
 
Titulli: Personalitet e Historise Boterore sipas Anetareve!

Hmmm une do shkruaja pa ndalur per Tesla-n. Ai njeri me fascinon tej mase, nga qe ska punuar me per Edisonin (the a******) kur e ka kuptuar cfare plehre eshte, nga qe ka vdekur ne skamje perhere idealist per ta bere boten me te mire me zbulime qe donte t'ia dhuroje botes falas. Ok so what qe ka qene celibat dhe eshte dashuruar ne nje pellumb qe ka qene pjese e fantazise se tij. Tesla eshte babai i energjise elektrike, zbuloi rrymen alternative, vuri bazat mbi teknologjine e radarit, rrezet X, krijoi nje pajisje qe krijonte termete qe mund te shkaterronte cdo gje e ca me shume, te filloj tani smbaroj deri neser. Mbi te gjitha kur Tesla vdiq qeveria amerikane ia konfiskoi te gjitha punimet per ti analizuar se nuk besonin qe nje njeri mund te ishte aq i zgjuar, dmth doemos do ishte ndonje jashtetokesor.
Tesla....te dua kudo qe ndodhesh dhe ne cfaredo forme qe te ndodhesh :D




Eric Ericson, nje tjeter emer qe me le pershtypje, gjysme hebrej gjysme danez i papranuar nga te dy anet, nje artist i deshtuar qe ne fund fiton perkrahjen e Ana Frojdit dhe pa fakultet fare behet nje psikiater i shquar ne SHBA, boton libra dhe vendos teorine mbi krizen e identitetit.



Hedy Lamarr, aktore hollywoodiane e njohur per bukurine e saj, e normale kujt i behej vone qe ajo ishte truri pas teknologjise qe perdoret sot ne bluetooth.


E kshu kur do kujtohem per other weird geeks do shkruaj prap :D
 
Lexo Atomic Habits se kjo eshte e vjeter :D
Dhe si lidhet "how to create good habits" me personalitetet e botes qe kane lene gjurme qe kerkon tema? :D
 
You must read the book first and you will understand the connection :p
jo book-un do e lexojme se s'ben, se review-n e kishte te mire me c'pashe tani.
 
Varet tek periudha. Njerzimi ka pasur gjithmonë njerëz që kanë lënë gjurmë të rëndësishme edhe në shekuj pas vdekjes.
Kështu që na jep një kuadër më të saktë Soul 😇
 
Varet tek periudha. Njerzimi ka pasur gjithmonë njerëz që kanë lënë gjurmë të rëndësishme edhe në shekuj pas vdekjes.
Kështu që na jep një kuadër më të saktë Soul 😇
Po kush te vjen i pari more ne mendje ^_^
Ja mua tani psh. po me kujtohet Malkolm X. Sot e kesaj dite eshte fyrmezim per afroamerikanet :D
 
E sigurt qe nga Mesopotamia 5500 vjet me pare ishte :D

Edhe arkimedi me leven e tij nuk ja fusi kot jo :p
haha fiks. arkimedi ka shpik ashensorin ne kohe te tij
 
Per mua eshte skenderbeu qe vrau turq per 25 vjet rresht. 😎😁
Po shume mire. Shkruaje 😁 Paske dashur indicie prej meje ta permendje 😂
 
Edhe Muhammad :)
Si vjen dita eee?
Une kastile nuk e thash figuren me te dashur per mua, se thash kush degjo Laurin. Ama vjen, Lauri dhe me doren e tij shkruan ate qe do Soli!

:giggle:
 
Si vjen dita eee?
Une kastile nuk e thash figuren me te dashur per mua, se thash kush degjo Laurin. Ama vjen, Lauri dhe me doren e tij shkruan ate qe do Soli!

:giggle:
Nuk jam mendje zi si ti 😛😄
Edhe Hitleri Stalini kanë lënë gjurmë, dhe janë personazhe botërore 🤷 😄
 
Nuk jam mendje zi si ti 😛😄
Edhe Hitleri Stalini kanë lënë gjurmë, dhe janë personazhe botërore 🤷 😄
Mendje zi!!? Une sakrifikoj veten qe t'mos te te lodh ty! :p

Edhe Hitleri edhe Hitleri por ama emrin e tyre nuk e shoqerove me "smile :)" por me "laugh :D" lool

p.s. Ne fakt une emrin qe desha e kam thene (indireeeekt) me autorin qe kam permend ne hapje te temes :p hahaha
 
Mendje zi!!? Une sakrifikoj veten qe t'mos te te lodh ty! :p

Edhe Hitleri edhe Hitleri por ama emrin e tyre nuk e shoqerove me "smile :)" por me "laugh :D" lool

p.s. Ne fakt une emrin qe desha e kam thene (indireeeekt) me autorin qe kam permend ne hapje te temes :p hahaha
Ti s'ke nevojë të postosh fare për mua, t'i njoh skajet e trurit 😛😇
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top