Pershkruaj shqiptaret me nje fjale.

Vallahi rob të çuditshëm jemi mjaft.
T'i shikojmë me syrin kritik..si e kemi atë shprehjen: shqiptar hesapi ,🤷
Nga ana tjetër, kemi mjaft shembuj pozitiv nëpër botë që të bëjnë krenar të jesh shqiptar.
Por në DNA e kemi të gjithë një rrem budalleku të pashoq.🤷
 
Ne e perdorim nje shprehje ne Kosove:

"Pos dyjeje"
 
@Capri na thuaj diçka edhe ti 🙂
@Lise ç'mendim na jep ?
Cfare mandimi kam me Lauri, ka momente qe them Jemi popull kot, historiksht na kan komanduar, na kan shfrytezuar, gje qe ka sjell shumicen e popullsise te largohet. Nxitohemi dhe shpeshhere nuk e perdorim llogjiken, me pak fjal nuk jemi diplomat, ndoshta gabohem.
Por kemi dhe shume ane te Mira, si pershembull Jemi tradizionalist, e duam familjen e kujdesimi per te, jemi zemergjere, dhe kur nuk kemi per te tjeret i nxjerrim nga dheu, dhe Jemi rrac e bukur 😂
 
Nuk e lexova ate pjesen, me nje fjale 😂😂😂, te bëra Roman, hajt se me falet , se si shqipetare qe jam mar vrull pa parë rreth e rrotull 😂😂
 
Nuk njohin veten dhe para pasqyres shohin ate qe donin te ishin dhe jo ate qe jane.
I pjekin qiqirat ne hell nepermjet bla bla blabla bla.
Dhe sapo ti kundershtosh apo te largohesh prej tyre thikat me te mprehta i ke ne shpine, pasi u ke hapur zemren.
Per dicka me te vogel behen armiq te betuar me list dasme😂😂
Qylaxhinj
Dembela
Pijaneca
Fodulle te paedukuar

Shesin p@rdhe teper
Dhe poshterojne sa tu jepet mundesia apo kur u duhet per tu ngritur ne sy tjereve.
E ku di une më😠
Pa etikë
Por ka dhe njerez qe une i vleresoj teper🙂
 
I ke ra keq shum shqiptarit t'shkret,thot shqiptaret jo individi 😁
 
Nuk e lexova ate pjesen, me nje fjale 😂😂😂, te bëra Roman, hajt se me falet , se si shqipetare qe jam mar vrull pa parë rreth e rrotull 😂😂
Jo pa merak. Në pak rreshta e Ke përshkruar realitetin 👍
E mbylle me fjalën bukur ✨👌
 
Une jam me fat qe jetoj ketej, prej shum viteve , dmth gjysma e viteve te jetes time i kam kaluar ne Itali,
Mu desh te shkoja per disa praktika dokumentash ca ditë ne durres dhe mendova qe te kisha ndenj andej do zihesha me 80 % te njerzve, njerez qe sdin c’eshte rradha, respekti ne zyra shteterore, isha shtatzane duke mbajt radhen erdhi njera dhe me tha ;- hikmi anej ca rradhe Thu ti, ku je ti ktu?!
E dua durresin, por Jo nje pjes te mire te njerzve 😔
 
E trishtë civilizimi 🤷

Qënke mama @Lise 😍
 
Faleminderit shum ♥️
Është më tepër se një emocion unik,të jeshë mama, që ne meshkujt mund vetëm të imagjinojmë. Por ju femrat e ndjeni me momente të përjetuara. E keni instikt të qënurit një botë e tërë për fëmijën✨👌
Ti vetë dukesh një gocë e re në moshë. Komplote vertetë 👏
 
U bëra nënë shum shpejt, dhe jam akoma e re ☺️
Dashurin qe dhuron femija eshte oksigjen per mua ♥️
 
Fjala e vetme me te cilen do t'i pershkruaja une eshte: Viktima.

Them viktima, se gjendja ku jane, ne krahasim me fqinjet, nuk vjen nga aftesite e tyre zhvilluese dhe shtetformuese, por eshte rezultati i nje politike te felliqur boterore ndaj shqiptareve.

Fukaralleku sjell maskarallek. Mungesa e shtetit sjell sjell coroditje dhe shperfytyrim te njerezve ne cdo drejtim. E keqja fillon te perqafohet e nxitur dhe e detyruar nga nevoja. Ata qe lindin ne kete ambient, u duket normale dhe vazhdojne ne kete menyre, se tani ajo kulture eshte krijuar. Ata qe nuk pajtohen me kete gjendje, ose nuk ia dalin dot, largohen nga vendi.

Kurse mireqenia sjell edukate. Shteti sjell rregull dhe kulture, e ata qe lindin ne kete ambient, vazhdojne ne kete menyre.

Po me e keqja eshte se shqiptaret nuk e kuptojne se nga u vjen e keqja. Shumica e shqiptareve mendojne se dicka duhet te jete gabim me gjenet tyre. Gjendja ku ndodhen, ne krahasim me fqinjet, i ben te ndihen inferiore, te shajne veten dhe te shfryhen tek vetja. Eshte per te ardhur keq kur lexon ne kete teme se cfare mendojne shqiptaret per veten.
 
Thuhet se të tjerët të shohin ashtu siç e sheh veten. Thuhet edhe se kultura e një populli varet nga kultura e sunduesve (“pak kemi pas”).
Unë shoh gjërat pozitive si fillim, e s’ka kush na kalon në trimëri (edhe ato vetëshkatërruese).
Për sot do e mbyll me: i miri i kojshisë, dëmtori i shtëpisë.
 
E forta eshte se kur i ul, ose i shan ndonje i huaj, serb, grek apo i cfaredo kombesie tjeter, hidhen ne flake si patriote te medhenj, kurse nga ana tjeter ne tema te tilla, ku jane te lire ta thone mendimin e tyre te sinqerte, thone fjale te keqija per shqiptaret.
Por ndoshta nuk kane mendime per asnje rast, kane vetem nje nevoje te vazhdueshme per t'u shfryre diku.
 
Thuhet se të tjerët të shohin ashtu siç e sheh veten. Thuhet edhe se kultura e një populli varet nga kultura e sunduesve (“pak kemi pas”).
Unë shoh gjërat pozitive si fillim, e s’ka kush na kalon në trimëri (edhe ato vetëshkatërruese).
Për sot do e mbyll me: i miri i kojshisë, dëmtori i shtëpisë.

Unë fëmijërinë e kam kaluar ke rr. Durrësit/Tiranë. Nga 94 kalova ke stacioni i trenit, aty ka qenë një lagje problematike me disa emra që janë bërë mediatik. Ishte një djalë, e quanin Naim Zyberi. Nuk e kam njohur dhe as nuk pata rastin t'a shoh se kur kur kam kaluar unë andej ishte në burg për vrasjen e një djali tjetër Gazmend Muça në vitet 90-92. Kur u hapën bugjet në 97 doli nga burgu, e ka përmend edhe Fatos Nano në një intervistë që ka dhënë. Në gusht të 97 e vranë në Milano, një vrasje e bujshme për kohën edhe për nga mënyra e ekzekutimit. Vëllai i madh mori hak për vëllain e vogël. Sot e kësaj dite vëllai i madh Arben Grori është në burg, ka dhënë vetëm një intervistë për një gazetare idiote (për syrin tim), intervista gjendet në YouYube. Tragjedi Shqiptare, se të gjithë djem të rinj kanë qenë që bënin për shoqni e për njëri tjetrin. Kur i sollën trupin nja një muaj më pas për probleme procedurash e kemi ndjekur edhe ne të vegjël asaj kohe varrimin hap pas hapi... më kujtohen si tani fjalët e nënës së vet kur e qante: "O i miri i shokëve o i keqi i vetes".

Disa muaj më pas u zhdukën edhe nëna dhe motra. Babai kishte vdekur para se të shkoja unë ke ajo lagje. Familje e thjeshtë me një apartatament 1+1. Sot kur shoh lloj lloj emisionesh e analizash e thashethemesh nga këto "gazetarët e krimit" ndrroj kanalin.

Një tragjedi Shqiptare.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top