Përse truri ynë funksionon si një faqe e Wikipedias?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1790877
اdo herë që tërheqim një kujtim nga truri, ai ndryshon, qoftë për shkak të humorit tonë, qoftë si rezultat i informacionit të ri që nuk ishte në dispozicion për ne atë kohë. ثshtë si një skedar kompjuteri që vazhdimisht përditësohet dhe vetëm versioni më i fundit është në dispozicion. Eksperimentet kanë treguar se njerëzit kujtojnë të njëjtën ngjarjen në mënyra të ndryshme, varësisht se si e përpunojnë atë në kujtesën e tyre. Një studim zbuloi se diçka aq e thjeshtë, sa një bisedë me një grup njerëzish rreth një përvoje të përbashkët, mund të ndryshojë kujtesën tuaj mbi ngjarjen. Me kalimin e kohës, dhe me biseda të përsëritura rreth ngjarjes, kujtesa juaj gradualisht do të konvergojë me atë të grupit.

E kaluara jonë bëhet më e shkurtër, më e ndjeshme dhe më e adaptueshme. Ne të gjithë besojmë se e bazojmë ndjenjën tonë të vetvetes, mbi përvojat tona individuale. اdo gjë është e përkohshme, por të paktën kujtimet tona na përkasin vetëm ne. Në të vërtetë e kundërta është e vërtetë: Kujtimi është një proces social. Gabimet e supozuara në kujtimet tona mund të korrigjohen me detaje të reja, thjesht sepse ato ‘përshtaten’ mirë. Dhe sa më e qëndrueshme është historia e re, aq më kollaj bëhet një kujtim. Pra, në realitet kujtesa jonë është si një faqe në Wikipedia: ne mund të ndërhyjmë në çdo kohë dhe ta redaktojmë – po kështu mund ta bëjë edhe dikush tjetër. Dhe ne shohim vetëm versionin më të fundit. /bota.al
 
Mire ne shqiptaret e morem vesh si funksionon truri, po turqit si do e marrin vesh kete gje?
rexha ka bllokuar wikipedian ne turqi.
Sa keq.
Urojme qe rexha ta zhbllokoje wikipedian, jo per gje por ta marrin vesh edhe turqit si i funksionon truri
 
Eh truri,fshine,ruan,krijon ,sipas rrymave qe ushqejme ne.
 
Vec Wikipedia Jo aman. :(
Duhet te kemi nje tru selektiv dhe te afte te pranoje vetem material nga "reliable source". Nese lejojme cdokend te shkruaj c'te doje pa kontroll keq e kemi punen :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top