Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Nuk eshte dezinformim, postova ate qe shkruante ne wikipedia. Si mund te thuash ti qe eshte aktuale kur une kam miq nga Sudani qe thone te kunderten ? Me fal, por s'ka me keq se sa te mos i biesh murit me koke kur je gabim. Une me shume i besoj njerezve qe i njoh, se sa shkrimeve !
 
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Nuk eshte dezinformim, postova ate qe shkruante ne wikipedia. Si mund te thuash ti qe eshte aktuale kur une kam miq nga Sudani qe thone te kunderten ? Me fal, por s'ka me keq se sa te mos i biesh murit me koke kur je gabim. Une me shume i besoj njerezve qe i njoh, se sa shkrimeve !

Ok. Ti e ke me te thene, une e kam me ligjin ne fuqi.Fiton ti ( lol ) por kujdes sepse po krijon precedent!!!!
Kur ti te flasesh me ligje une i Fus nje 'Kam ca shoke qe thone te kunderten'.Te kthehet si Boomerang Loverdjali!
 
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Cdo rregull ka perjashtim. Ligji mund te jete, por nuk funksionon. Une s'kam qene atje, flas cfare m'kane thene. Nuk ka pse t'me kthehet ne boomerang Levo mos baj dert, Loveri ate qe e beson dhe e thote, pret pergjigje te ndryshme. Ke parasysh kur luan Shah, nqfs e din lojen !? I mendon ndoshta me dhjetera levizje qysh me kohe ;)
 
Ministri i brendshëm gjerman kërkon që të ndalohet ferexheja

Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka bërë thirrje që të bëhet një ndalesë e pjesshme për mbulesën e grave myslimane, një ditë pasi tha që ndalimi i ferexhes nuk është kushtetuese.

Ai u shpreh se ferexheja nuk shkon me shoqërinë e Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.

“Ne i bëjmë thirrje çdo kujt që të dalin me fytyrë zbuluar”.

Propozimi do të ndalojë secilin grua që të mos mbulohet në shkolla, universitet, kopshte, në administrata publike dhe gjatë kohës sa vozisin.

Por ky propozim i de Maiziere kërkon edhe miratimin parlamentar në mënyrë që të bëhet ligj.
ferexhe.jpg
http://www.shqiptari.eu
 
Titulli: Ministri i brendshëm gjerman kërkon që të ndalohet ferexheja

Absulutisht do votoje dhe parlamenti.
 
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Kurse une mendoj qe Nese nje femer besimtare do te mbaje ferexhe Mund ta mbaje, eshte e drejta e saj.Duhet thene ama qe shteti si shtet nese ndjehet i cenuar pjeserisht ose teresisht nga traditat dhe rregullat e seciles fe Mund te ndaloje Keto rregulla.A eshte e drejte kjo?Per mua jo por ligjerisht eshte e jutiifikueshme.Gjithmone shteti, cilido qofte ai vjen perpara nevojave te individit ose te nje grupi individesh, qofshin ato sociale, shoqerore apo edhe fetare.
E keqja me e madhe per mua nuk eshte nje shtet qe kerkon te mbroe veten por nje shtet qe behet nje me fene.Historia ka treguar qe kur shteti behet nje me fene pasojne luftra, masakra, shtypje dhe neperkembje te masave.
A do mbrohet me shume Gjermania Nese ndalon ferexhene?Une them jo.Ste ben fsrexheja terroriste, as me te mire se te tjerët.
Terroriste te ben Isis lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Duhet pranuar, është një ballafaqim i kulturave dhe kjo me vete ka edhe ballafaqimin e ideve dhe mendimeve. Këtu na paraqitet dhe fakti se a duhet ndaluar burka si veshje dhe si të trajtohet kjo çështje brenda ligjeve të vendeve perëndimore të cilat duket se nxisin debat dhe në shoqërinë tonë.
Ky debat në përgjithësi por dhe në forum nuk duhet të kaloj në fyerje personale por në respektim të mendimit të tjetrit, sa do i keq dhe i pa pranueshëm të jetë ai për palët ndër debatuese.
Duhet të kaloj në disa pika për të dhënë vështrimet e mia për këtë temë:

E para, është liria e individit e garantuar me çdo akt ndërkombëtar e nacional dhe e cila në mes tjerash paraqet dhe të drejtën e individit që ai ose ajo të e ushtrojnë fenë e tyre pa u penguar nga të tjerët, si një element kyç i demokracisë sot.

E dyta, është se sa dhe si kjo liri dhe e drejtë e cenon të drejtën e tjetrit? ثshtë bazament i një të drejte dhe lirie të individit që ajo të mos e cenoj lirinë dhe të drejtën e tjetrit. A e cenon lirinë time veshja e dikujt? Mendoj se kjo është pyetja që secili nga ne duhet të parashtrojmë. Sa më cenon liritë dhe të drejtat e mia veshja e dikujt tjetër. Si vishet një roker, një reper, si vishet një hipist si vishet një besimtar indian, mysliman dhe i feve të tjera. A më pengon mua mënyra si vishen ato ose ata?

E treta është te diskriminimi. Perëndimi sot shpreh brengën se a është dëshirë e vet vajzave që të mbulohen apo kjo vjen si rezultat i imponimit nga ana e dikujt, në theks të veçantë nga ana e burrave. Unë personalisht jam kundër imponimit, veshja është zgjedhje e lirë, besimi është zgjedhje e lirë e individit dhe ajo duhet të manifestohet si e tillë.

E katërta është ekspozimi i veshjeve të tilla në publik dhe reagimi qytetar i një pjese dërmuese në Evropë, por dhe në vendet tona dhe sigurisht në forum. Ajo që mua më brengos është fakti se përdoret laiciteti i shtetit për të u arsyetuar se veshja e tillë është e ndaluar në institucione publike. Në Kosovë me akte nën ligjore në institucione gjyqësore është e ndaluar të veshësh minifund, të shkosh në gjykatë gjysmë i zhveshur dhe kjo vlen jo vetëm për punonjësit aty por dhe për palët tjera. Dhe tanimë ne duhet të pyesim njëri tjetrin, duke filluar nga unë, më pengon zhveshja apo veshja dhe ekspozimi i tyre nëpër institucione?

E pesta për të përcaktuar dhe definuar me ligj këtë çështje besoj se duhet të pyetet komuniteti i fesë islame, se cilat janë rregullat e veshjes, çka në të vërtet paraqet mbulesa dhe si konceptohet ajo dhe më pas mund dhe të definohet çka është traditë e vendeve arabe e çka është rregull i shkruar sipas fesë. Kjo i përcakton margjinat dhe vijën ndarëse midis të katër pikave të tjera të cilat unë i kam paraqitur në mendimin që sapo shkrova. Mendoj se janë disa pyetje të mira, të cilat duhet të jepen si përgjigje me kokë të ftohtë dhe jo me emocione. Sigurisht, pa ndjenjën e inferioritetit ndaj dikujt që ka mbulesë në kokë, sepse me rëndësi është çfarë kemi brenda kokës, e jo sipër saj.

ju falënderoj për kohen nëse më lexuat.



Te kam lexuar madje me endje, dhe duhet ta bej cdo kush!
Ne tema te tilla ku implikohen ligje te gjithe ne jemi amator dhe flasim si qytetar te thjeshte, ndersa ti je adapt ne kete fushe dhe s'duhet anashkaluar fare si koment! Madje do kisha dashur te lexoja dhe nga Legally!

Vonove me shume sec duhej me prononcimin tend Shoku Veton! :p.
 
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Vertet s'doja te komentoja me ne kete teme, pasi i iku lezeti,POR
@Lover, Pyet Soul

Meqe dashke qe te pyetet Soul!

Sepse ne vendet myslimane i detytojne femrat e huaja te vene shami perndryshe nuk te Lene te futesh ne vendin e tyre.Te drejtat dhe lirite themelore i kerkojne vetem ne e.

Wikipedia
Sudan Edit
In accordance with the nation's Constitution, Sudanese women are required to wear the hijab while in public at all times.
Per mendimin tim, ky lloj debati eshte i pavlere pasi kur flitet me ligje nuk bazohesh ne argumente subjektive, pse ndalohet atje hajd ta bejme dhe ne te njejten gje! Kete lloj gjykimi mund ta bej ndonje kalama inatcor kur loz me tjetrin por jo ligjet e nje shteti! Por, edhe analogjia e perdorur nga ti qe ne fillim bie ndesh me faktet qe ke sjelle me mbrapa! Nese s'kupton c'diference kane dy komentet e tua ma bej nje ze prap! ;) Ose me mire, mos bej ze hic! Se s'ja vlen me!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

Vertet s'doja te komentoja me ne kete teme, pasi i iku lezeti,POR


Meqe dashke qe te pyetet Soul!




Per mendimin tim, ky lloj debati eshte i pavlere pasi kur flitet me ligje nuk bazohesh ne argumente subjektive, pse ndalohet atje hajd ta bejme dhe ne te njejten gje! Kete lloj gjykimi mund ta bej ndonje kalama inatcor kur loz me tjetrin por jo ligjet e nje shteti! Por, edhe analogjia e perdorur nga ti qe ne fillim bie ndesh me faktet qe ke sjelle me mbrapa! Nese s'kupton c'diference kane dy komentet e tua ma bej nje ze prap! ;) Ose me mire, mos bej ze hic! Se s'ja vlen me!

lol
E para desha te pyetesh ti per Arabine dhe Iranin dhe pergjigje per kete nuk dhe.Flm.
E dyta ato shoqet e tua sudaneze duhet patjeter te kene ndonje mik ne milicine fetare meqe dilkan pa shami ne Sudan
Dhe e treta me e rendesishmja-Si ne Arabi, si ne Iran po ashtu edhe ne Iran ligji ben fjale per Grate vendase por qe Automatikisht i aplikohet cdo gruaje.
E katerta, mos me ver fjale qe si kam thene-Kam qene qe ne postimin e pare qe te lejohet por kam thene qe duhet te vleje e njejta gje edhe ne vendet myslimane.Postimet aty Jane.Sna lejojne as ty e as mua ti shtremberojme.Ty ndoshta po sepse eksperience me shtremberimet e thenieve te Mia.
Dhe e fundit ndryshe nga ti une te sugjeroj te thuash cte duash sepse Natyrisht duhet t thuash ti fjalen e fundit :-)
 
Titulli: Përse ndalimi i burkave është i drejtë

E para desha te pyetesh ti per Arabine dhe Iranin dhe pergjigje per kete nuk dhe.Flm.
)

Une te jam pergjigj per ato shtete me pare Levoy dhe s'doja te perserisja veten. Ja ku i ke patur komentet e mia!

dhe nqs ARABIA nuk lejo grate te hyne pa shami ne shtetin e tyre ne te gjithe jemi kundra! Ama, Une e di qe nusja e ish konsullit ne Arabi gjesdiste neper Arabi pa shami hic. Di qe Michel Obama gjesdiste pa shami hic. PRa per te huajt nuk e kane te detyrueshme. POR, prap NE E DENOJME SAUDINE

JO!Irani gjasme e ka, por para 5 vitesh kur kam ecur neper rruget e Iranit me grupin e studios kam pare femra me shumice pa shami!

Kaq di, kaq kam pare me syte e mi, kaq te kam thene! Po s'te pelqyen vazhdo me llogjiken tende e bjeri ne nje vrime per inerci: Perderisa ne vendet muslimane(3 shtete te listuara nga ti-gjysmake)detyrohet shamia, atehere dhe ne Europe besimtaret mos te kerkojne te drejta"

Fjalet e tua:
STe drejtat dhe lirite themelore i kerkojne vetem ne Europe, ne vendet myslimane kujdes kur ti permendesh te drejtat e njeriut. Tolerance doni, por kur behet fjale te toleroni ju atehere jo, ska tolerance. Te drejtat e njeriut i doni por kur behet fjale ti respektoni ju atehere jo, ska te drejta njeriu.
.

Sa gje e ulet te shprehesh keshtu, sa gje e ulet te krahasosh vuajtjet qe femrat kane ne ato vende, qe denohen po ngriten zerin, dhe tu thuash mos kerkoni te drejta ne vendet demokratike. Edhe pse per te 100-ten here e perseris qe ligji prek Europianet njesoj si emigrantet, por anashkaloje kete fjali sic ben per shume te tjera. Ah dhe ti mos mbaj pergjegjesi per kontradikten qe solle si argument( femra te huaja- sudanese woman). Its okay, me ler mua te flas e fundit se dole bllof!Dhe mos mendo se hame bar dhe s'kuptojme lojen tende te fjaleve. :) S'ka dal kot ajo shprehja:Flit e mba! Shnet! :)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top