Përmbyset autoboti me 25 tonë alkool etilik në Vorë, evakuohen banorët përreth

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përmbyset autoboti me 25 tonë alkool etilik në Vorë, evakuohen banorët përreth

poliica-640x429.jpg


Një autobot që transportonte një sasi mjaft të madhe prej 25 tonësh alkooli etilik është përmbysur mbrëmjen sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i Vorës, pjesa që lidhet me austradën. Nga autoboti i përmbysur me targa bullgare ka rrjedhur alkool etilik.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, pasi ekziston mundësia që autoboti të përfshihet nga flakët.

Rrjedhja e alkoolit vë në rrezik edhe banesat përreth, ndaj policia ka nisur evakuimin e disa prej tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe specialistë të ushtrisë për të normalizuar situatën.

Mendohet se një manovrim i gabuar i drejtuesit të autobotit, i cili është një shtetas bullgar ka shkaktuar përmbysjen e kamionit.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top