Permbledhje e momenteve me kryesore ne zhvillim e zgjedhjeve

MasteR

I'm offline
PS DENONCON VOTIMIN ME KARTA FALSE
Ora 12.45 Partia Socialiste ka denoncuar votim me karta identiteti të falsifikuara në njësinë numër 2 në kryeqytet, në zonën e Qytet Studentit. Njoftohet se personat të cilët kanë tentuar të votojnë me karta false në qendrat 17 e 18 të kësaj njësie janë identifikuar nga komisionerët socialist. PS bën me dije se do të bëjë kallzim penal në Prokurori.

KAMثZ, PROBLEME Nث 3 QENDRA VOTIMI
Ora 12:35 Nga njoftimet në terren njoftohet se në tre qendra votimi në Kamëz ka pasur probleme ku për shkak në dy prej tyre është pezulluar për pak kohë procesi zgjedhor. Korrespondenti i NEWS24 raporton se ka pasur probleme në qendrën numër 15 78, ku si pasojë e fluksit të madh të njerëzve është bllokuar procesi zgjedhor për 45 minuta. Ndërkohë një anëtar i komisionit që i përket të PBDNJ ka denoncuar një person që e ka kërcënuar me jetë. Mësohet se ka tencion në derën pritëse të të gjithë qëndrave të votimit. Në qendrën numër 15 73 dhe 15 73/1 vijon normalisht votimi por një komisioner socialist është nka ndaluar një votim familjar.

KQZ, PD, LSI: RAMA TE GJOBITET, BERI PROPAGANDE, DEBATE
Ora 12. 30 Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propogandë. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen e Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e maxhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti "propogandë".

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“

LIBRAZHD,LARGOHEN KOMISIONERثT E PD NGA QENDRA E VOTIMIT
Ora 11:45 Dy komisionerë të Partisë Demokratike kanë braktisur qendrat e votimit në Librazhd. Korrespondentët e NEWS24 bëjnë me dije se në fshatin Gaferr dhe Sopot komisionerët e PD kanë braktisur procesin zgjedhor ndërkohë që nuk bëhët i ditur largimi i tyre. Në Hotolisht dhe Cercan janë regjistruar presione për votim të hapur

KORCث, LARGOHEN KOMISIONERثT E PS NGA QENDRA E VOTIMIT
Ora 12:00 Vijojnë problemet në qarkun e Korcës. Sipas njoftimeve më të fundit komisionerët e PS janë larguar nga posti i tyre duke ndërprerë kështu procesin zgjedhor në Ravonik. Pritet rikthimi i komisionerëve.

RAMA: VOTONI PثR TIRANثN Qث DONI
Ora 11:31 Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit ‘Aleanca për Ardhmen’ për kreun e bashkisë së kryeqytetit Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, nëna e tij zonja Antoneta Rama si dhe i biri dhe vëllai i tij janë drejtuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në njësinë bashkiake numër 7, të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi’.

Rama dhe familjarët e tij kryen procedurat normale të votimit nën prezencën e nje numri të madh mediash. Rama kandidon për mandatin e 4 në krye të Bashkisë së Tiranës.
Lideri i opozitës menjëherë pasi ka votuar ka dhënë një deklartë për mediat duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve t'i drejtohen qëndrave të votimit si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga pushteti i sotëm i presionit sic tha si dhe si një formë për të marrë hak për padrejtësitë.
“Ju lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar të mos votosh do thotë të mbështetës papunësinë dhe varfërinë. Asnjë nënpunës nuk duhet të rrijë pa votuar, presionet i ka marrë era votën e keni ju. Asnjë djalë dhe vajzë që do shkollimin normal të tij nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë birznesmen, asnjë familje që ka shtëpi të palegalizuar të mos rrijë pa votuar, të njoftojnë miq dhe të afërm për të marrë hakun me votë për faturat, papunësinë. Dhe padrejtësitë”, -bëri thirrje Rama.

Kreu socialist u shpreh se vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe vetëm ajo do ta ndërtojë Tiranën e së nesërmes.
“Votoni për Tiranën që doni, vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe ajo do të bëjë Tiranën që duam nesër. Asnjë i ardhur apo vendas nuk duhet të rrijë pa votuar se Tirana ka nevojë për votën e tyre”,- deklaroi kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i PS për mandatin e 4 në këtë post, Edi Rama.

Selia Rozë ka njoftuar se kreu i PS do të mbajë edhe një deklaratë për shtyp rreth orës 13:30 në lidhje me problemet dhe mbarëvatjen e zgjedhjeve.

SHLLAK ,RISTANI: NESE KOMISIONERET PS NUK KTHEHEN TE ZEVENDESOHEN
Ora 10. 50 Kreu i KQZ-se, Ristani urdhëroi se “nëse komisionerët PS nuk paraqiten në qendra votimi atëherë të zëvendësohen”. Në komunën Shllak janë 6 qendra votimi në të cilat deri orën 10: 50 ende nuk kishte filluar votimi.

KQZ, PS: Në Nث TIRANث BOJA MATRIKULUESE ME PROBLEME, Tث ZثVENDثSOHET
Ora 10: 40 Genc Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ kërkoi që të merren masa sa më parë për zëvendësimin e bojës matrikuluese. Sipas Gjoncajt “Boja ka problem. Fshihet pasi ka kryer procesin e votimit. Në mënyrë urgjente të merren masa që këto tubeta të zëvendësohen në mënyrë që boja matrikuluese të shërbejë të identifikojë të gjithë votuesit që të mos votojnë për herë të dytë”.
Gjoncaj tha se problemi i bojës është provuar në 6 njësi bashkiake të Tiranës, në nr. 1, 2 ,3, 4, 6, 10. Ai tha se probleme jane vene re dhe ne qendrat e tjera te votimit. Gjatë mbledhjes së KQZ ka pasur dhe reagime ndaj Gjoncajt duke deklaruar se e njejta boje matrikuluese eshte shperndare ne te gjithe Shqiperine.

APELI, TOPI: QYTETARثT PJESMARRJE MASIVE Nث ZGJEDHJE
Ora: 10:49 Presidenti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Teuta Topi dhe dy vajzat e tij është drejtuar paraditen e sotme drejt qendres së votimit të instaluar në ambiente e shkollës 9-vjecare në kryeqytet.
Pasi ka votuar presidenti Topi ka dhënë një deklaratë për shtyp për mediat ku ka bërë apel për pjesmarrje masive tëe qytetarëve pavarësisht se për kë shkon vota e tyre.“ Sot emocion i dyfishtë për mua se vi në shkollën ku kam kaluar fëmijërinë time dhe ku kam bërë klasën e parë. E dyta votojmë për ditën e demokracisë. Apeli im është se sot është një ditë pranvere që të jep optimizëm. I bëj thirrjë qytetarëve që ta shfytëzojnë këtë ditë. Kanë një votë dhë t’ja japin kujt të duan.
Ndërkohë që apeli i presidentit ka shkuar për tre shtyllat kyce të zgjedhësve, qytetarëve komisionerëve dhe forcave të rendit. “Apeli im është për pjesmarrje masive nga qytetarët, për komisionerët dhe forcat e rendit të sigurojnë qetësi”,- deklaroi presidenti i vendit Bamir Topi.

VOTON KANDIDATI I PD PثR BASHKINث E KRYEQYTETIT, LULZIM BASHA
Ora 10:45 Kandidati i koalicionit ‘Aleanca për Qytetarin’ për kreun e bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha. ثshtë drejtuar paraditen e sotme në njësinë e votmit numër 8. Ndërkohë që është shprehur optimist për procesin zgjedhor të deri tanishëm duek e përcaktuar këtë ditë si ditë të qetë votimi.
“ثshtë një ditë e bukur, uroj të vijojë e qetë ashtu siç edhe ka nisur. I ftoj qytetarët të votojnë të qetë dhe të lirë”,- deklaroi Basha.

SHLLAK, LARGOHEN KOMISIONERET PS BASHKE ME VULEN
Ora 10:39 Në KQZ janë raportuar problemet me qëndrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. Në komunën Shllak, të Shkodrës u raportua se të gjithë komisionerët PS janë larguar së bashku me vulat nga të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune . Përfaqësuesi ligjor i PS-së ne KQZ raportoi këto probleme. Në komunën Papër në fletë votim është bërë një ngatërresë. Emrit të kandidatit PS, i janë bashkangjitur emrat e partive të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ndërsa te kandidati PD i janë bashkangjitur emrat e partive të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”. Në ZAZ 32 Pogradec janë 5 kuti votimi të dëmtuara. Gjithashtu problemet janë vënë re dhe në Lac.


PS, KODHELI: KUJDES ME FLETEN E VOTIMIT, PROBLEME ME BOJثN
Ora 10: 30 Tre orë nga fillimi i votimit PS bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje të gjerë në votime ndërsa denoncon probleme me bojën matrikuluese në disa qendra votimi. Në deklaratën e parë nga selia rozë, zonja Mimi Kodheli deklaroi se “boja është e cilësisë së dobët dhe ka probleme” . Zonja Kodheli bëri thirrje për pjesëmarrje masive te votuesve gjithashtu shtoi se votuesit duhet te bejne kujdes qe fleta e votimit te mos kete shenja.

KRYEMINISTRI BERISHA: PARTITث Tث PRANOJNث REZULTATIN, KOMISIONERثT VENDIMMARRثSIT Mث KRYESOR
Ora 10:00- Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit numër 2 në Tiranë e instaluar në ambientet e Liceut Artistik, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe pasi kanë takuar komisionerët e qendrës së votimit kanë ndjekur procedurat përkatëse të votimit dhe i janë drejtuar dhomës së fshehtë. Pasi ka votuar kryeministri Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, nëpërmjet të cilës i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në votime pavarësisht se kujt i përket vota e tyre. Berisha i ka bërë një apel të fortë të gjthë forcave politike pjesmarrëse në zgjedhjet vendore që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të bashkëpunojnë për një proces sipas stadarteve.
“I garantoj votuesit se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e cdo qytetari shqiptar. Apeli për forcat politike është që të të kontribojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë cdo vendimin të votës së qytetarëve shqiptarë”,- theksoi kryeministri.
Ndërkohë që Berisha ka theksuar faktin se e rëndësishme është që në këto zgjedhje të arrihet standarteti ndërkombëtar si dhe ka vlerësuar punën e komisionerëve të të gjitha palëve duke i konsideruar si vendimmarrësit më të rëndësishëm.
“Shpreh respekt për gjithë pjesmarrësit dhe nuk paragjykoj vendimarrjen nga opozita. Unë shoh se komisionerët e të gjitha forcave janë të gjithë. Ata janë vendimmarrësit më të rëndësishëm të votës, kryeministri sot është thjesht votues”,- nënvizoi Berisha.

KUKAN MONITORON QENDRAT E VOTIMIT: BE PRET QE ZGJEDHJET TE JENE TE LIRA
Ora 09: 40 Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Eduard Kukan ka lëvizur nga një qendër votimi në tjetrën për të monitoruar vetë nga afër si po shkon procesin i votimit. I dërguari i posacëm i Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë dje pikërisht për të vëzhguar zgjedhjet për tu larguar nesër drejt Brukselit ku dhe do të raportojë mbi atë cka ndodhi në Shqipëri më 8 maj.
“Jam këtu që të vëzhgoj zgjedhjet. Dëshirojmë të ketë sa më shumë pjesëmarrje në votime dhe më pas do ti përcjell kolegëve të mi në PE atmosferën e këtyre zgjedhjeve. “ – ka thënë Kukan në një prononcim për tv NEWS24.
“ Dëshirojmë që tabloja të jetë sa më reale”- ka theksuar europarlamentari Kukan nga një qendër votimi në njësinë bashkiake numër 2 ku së bashku me delegacionin që e shoqëron kishte vajtur për të monitoruar procesin e votimit. “Edhe dje kemi pasur një sere takimesh dhe sot kemi qenë në disa qendra votimi.
Përshtypjet janë të mira gjithsesi nuk mund të arijmë konkluzionet për të gjithë shqipërinë sepse kemi vizituar vetem ca”- vazhdoi Kukan
“Dua të theksoj rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për institucionet Europiane të cilat presin që këto zgjedhje të jenë të drejta të lira e demokratike”- nënvizoi Kukan.

KORCث PROBLEME ME DISA QENDRA VOTIMI
Ora 9: 44- Në 9 qendra voimi në Kolonjë ka probleme teknike në disa qendra votimi për shkak të mungesës së komisionerëve. Ndërkohë që njoftohet se në 10 qendra që nuk kishte nisur votimi pak minuta më parë, tashmë në 9 qendra ka nisur votimi normalisht. Në komunën Mollas ka probleme üpër shkak të mungesës së komisionerit të LSI. Në komunën Gorë qendra e votimit ndodhet e bllokuar për shkak se listat përfundimtare të votuesve nuk kanë vulen e kreut të komunës. Kreu i PS Korcë mësohet se ka bër para një muaji padi në prokurori për problemet me listat. Bëhet fjalë për 60 votues që nuk janë regjistruar në këtë komunë. Progradec probleme në dy qendra për shkak të kutive të thyera.

MIRDITث 3 QENDRA Tث PAHAPURA ENDE
09:47- Qendra votimit numër 793 në fshatin Shën Gjergj, qendra numër 798 në fshatin Shende nuk ka filluar ende procesi i votimit për shkak të mungesës teknike. KZAZ numër 38 ka marrë vendim për tërheqjen e materialeve të fletëve të votimit.

TEPELENث PROBLEME ME LISTAT
09:48- Ka banorë në pritje për të votuar dhe pse të paisur e karta identiteti nuk gjejnë emrat në listat e votimit, aktualisht janë 3 peersona të cilët nuk po gjejnë emrin në listat e vtinmit, por pritet që numri të rritet. Në rang qarku nuk ka probleme.

META: SHQIPTARثT HEDHIN SOT NJث HAP TJETثR DREJT EUROPثS
Ora 09:30 Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ftoi sot qytetarët shqiptarë që me votën e tyre të hedhin një hap tjetër përpara drejt Europës së bashkuar. Meta votoi paraditen e sotme në qendrën e votimit të vendosur në ambientet e kopshtit 31, në njësinë bashkiake nr. 5, në kryeqytet. "Procesi është vërtetë mjaft i qytetëruar dhe civil dhe uroj që kështu të vazhdoj dhe të përfundojë, në mënyrë vërtetë domokratike dhe të kulturuar. Ndaj të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë vërtetë një pranverë europiane për Shqipërinë",-tha Meta.

LEZHث, 40 FLETث VOTIMI PA NUMثR SERIE
Ora 09:15 Në Lezhë janë hasur probleme me fletët e votimit pasi 40 fletë votimi në fshatin Simon kanë rezultuar pa numër serie, ndërkohë që raportohet se në rang qarku votimi vijon pa probleme dhe incidente.

BERAT, VONESA Nث DISA QENDRA VOTIMI
Ora 09:17 Disa qendra votimi në Berat janë hapur me rreth 10 minuta vonesë pasi ka pasur probleme në disa prej tyre. Tashmë vijon procesi normalisht.

INCIDENT Nث SHKODثR, MILITANTث Tث PD GODASIN KOMISIONERIN E PS
Ora 09:11- Një incident elektoral është shënuar pak minuta më parë në qëndrën e votimit numër 345 në Kuc të Shkodrës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti është goditur nga militantë të Partisë Demokratike në këtë njësi , në momentin kur komisioneri socialist kishte dalë për pak minuta jashtë qendrës së votimit. Mësohet se votimi në njësinë numër 345 në Kuc të Shkodrës është ndërprerë, ndërkohë që komisioneri i PS i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës. Korrospondetja e NEWS24 bën me dije se tashmë procesi ka rinisur normalisht. Nuk dihen ende shkaqet e incidentit.

JA KU DO Tث VOTOJNث KRERثT E SHTETIT DHE ZYRTARثT E LARTث SHQIPTAR
Ora 9:04 Ndëkohë që në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit dhe janë shënuar votuesit e parë, krerët dhe zyrtarët më të lartë të shtetit pritet të votojnë paraditen e sotme në qendrat përkatëse të votimit.
Bëhet e ditur se presidenti Bamir Topi do të votojë rreth orës 10:30 në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollës 9-vjecare ‘Servete Maci’.
Kryeministri i vendit Sali Berisha do të votojë në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e Liceut Artistik, rreth orës 10:00 të paradites së sotme.
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit 'Aleanca për të Ardhmen' për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e Tiranës njoftohet se do të votojë rreth orës 11:30 në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi.
Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, aleat në zgjedhjet e 8 majit me koalicionin e djathtë ‘Aleanca për Qytetarin’, do të votojë rreth orës 09:30 në qendrën e votimit të instaluar në kopshtin numër 31, i cili ndodhet në zonën e ish-bllokut.

FLUKS EMIGRANTثSH Nث KAKAVIJث DHE KAPSHTICث
Ora: 08:30 NEWS24 raporton për një fluks emigrantësh që hyjnë në atdhe për të votuar. Janë mbi 9 mijë emigrantë që kanë kaluar traun e pikës doganore të Kakavijës brenda 24 orëve, ndërkohë që fluks eshte vene re edhe në pikën doganore të Kaphticës. Në Gjirokastër në orën 08:00 NEWS24 raporton për fillimin e votimit në të gjitha qendrat e votimit. Probleme të vogla ishin konstatuar me hapjen e 3 qendrave brenda në qytet, që kishin të bënin me mungesën e bojës së vules dhe mungesën e komisionerëve, por ato ishin zgjidhur.

NJثSIA NUMثR 9, NIS ME DISA MINUTA VONESث VOTIMI
Ora 08: 20 Në njësinë bashkiake numër 9, e cila ndodhet në shkollën Sami Frashëri ka rinisur normal procesi i votimit , pasi ka filluar me disa minuta vonesë. Tashmë gjithcka është normalizuar në 3 qendrat e votmit të kësaj njësie. Ndërkohë që bëhet e ditur se qendra e votmit 1966 dhe 1996/1 ka numrin më të madhe të votuesve për për njësinë bashkiake numër 9. Në këtë njësi shënohen 549 votues.

TIRANE, NE QENDREN 1753 NUK VOTOHET, PA KRYETAR KOMISIONI
Ora 08: 00 Në qendrën 1753 e instaluar në shkollën “Kongresi i Lushnjes” është ndërruar në momentin e fundit kryetari i komisionit të qendrës së votimit pasi ishte banor i një tjetër njësie vendore. Fatmir Xhaka, anëtar i komisionit, përfaqësues i PS-së tha se ndërrimi duhej të ishte bërë më përpara dhe jo në momentin e fundit. Në orën 08.00 në këtë qendër ku votohen 800 votues nuk kishte nisur votimi

HAPEN QENDRAT E VOTIMIT, VIHEN RE PROBLEMET E PARA
Ora 07: 40 Në orën 07.00 janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit. Nga raportimet e para në NEWS24 të gjitha qytetet për momentin gjithcka është e qetë ndërkohë që në Tiranë dhe Pogradec është raportuar për mos fillim të procesit të votimit. Në Tiranë NEWS24 raporton për dy qendra votimi qënuk janë hapur ende, deri në orën 07. 30, ndërsa në Pogradec nuk është hapur një qender votimi.
Në njësinë bashkiake nr 9, në shkollën “Sami Frashëri” qendra e votimit me nr. 1969, në orën 07: 30 ende nuk ishte hapur për shkak të disa problemeve me dokumentet. Ndërkohë që vihen re votues që presin të votojnë. As në “Kongresin e Lushnjës”, nuk është hapur një qendër votimi me nr 1753 për shkak të mungesës së një komisioneri, informon NEWS24
NEWS 24 raporton se në Pogradec nuk është hapur qendra e votimit 3786, pasi kutitë e votimit ishin dëmtuar gjatë transportimit. Drejtues të KZAZ 32 kanë thënë se i kanë dërguar faks KQZ për të sjellë kuti të reja votimi

ZGJEDHJET
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe kryesohet nga PD dhe koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti dhe kryesohet nga PS.

Zgjedhjet do të jenë nën vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe të vetë Parlamentit Europian. Një delegacion i këtij institucioni, i kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan ndodhet në Tiranë, ndërsa sot pritet të vijë dhe drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç.

Në axhendën e tij, zyrtari i lartë i OSBE-ODIHR-it parashikon që në orën 11:00 të zhvillojë një takim me Presidentin e vendit, Bamir Topi.
Mbi 7 mijë forca policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

VEZHGIMI
Mbi 4000 vëzhgues, të huaj dhe vendas janë regjistruar në KQZ për të monitoruar procesin zgjedhor duke u shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

Mes tyre është dhe misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përbëhet nga 300 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë dhe procesin e numërimit, ndërsa 900 vëzhgues janë akredituar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë, të cilët do të kryejnë monitorim on-line 24 orë duke komunikuar në kohë reale me publikun.

BERISHA:ZGJEDHJET DO JENE TE QETA
Kryeministri ka minimizuar mundësinë e dhunës në zgjedhjet e sotme vendore."Kjo fushatë elektorale ka qenë më e qetë. Ka pasur incidente por jo vdekje", ka deklaruar dje Berisha agjencisë France Press.
"Mendoj se gjithçka do të jetë në rregull" në ditën e zgjedhjeve, ka shtuar kryeministri shqiptar. Ndërsa presidenti Bamir Topi dy ditë më parë bëri apel qytetarëve për të dalë në votime me qëllim që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre me anë të votës.
(s.g/e.m/BalkanWeb)
 
Pe: Permbledhje e momenteve me kryesore ne zhvillim e zgjedhjeve

INCIDENTE TEK NJثSIA NUMثR 7, DHUNOHET PثRFAQثSUESI I PS
Ora 13:25 Në njësinë bashike numër 7 e instaluar në shkollën ‘Naim Frashëri’ përfaqësuesi i PS Gjovalin Guraj ka deklaruar se është dhunuar për shkaqe banale nga persona të panjohur. Sipas korrespondentes së NEWS24, e cila ka kontaktuar dhe me deputetin socialist Bersnik Bare i cili ndodhet në njësinë nr. 7 ka raportuar edhe për incidente në qendra të tjera votimi në kryeqytet.

KORCE, U TENTUA TE VOTOHET NE GRUP ME SHUME SE NJE HERE
Ora 13.00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë raporton për tentative të votimit në grup të më shumë se një herë i disa personave në qendrën e votimit me nr. 37 93, rreth ores 10: 55 minuta.
Madje ka pasur dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ndërkohë që koalicioni raporton se në Bubullimas të Lushnjes fletët e votimit janë konsatuar të njoma. Në njësinë 6 në Tiranë ka pasur diskutime për saktësinë e cilësisë së bojës por më pas është rregulluar

SHKODER, NE SHLLAK VOTIMI I BLLOKUAR
Ora 13. 09 Nga KQZ NEWS24 raporton se ka nisur votimi në Bushat dhe në një një qendër të Vlorës ku votimi ishte bllokuar deri në 11. 30 minuta. Mbetet i i bllokuar procesi në KZZ 42 në 6 qendrat e votimit në Shllak të Shkodrës. NEWS24 raporton se komisionerët socialistë ndodhen pranë qendrës së votimit por nuk pranojnë të nisin procesin. Te kontaktuar edhe me dy deputetët, PS, e PD të zonës nuk kanë shpjeguar shkakun përse komisionerët janë larguar së bashku me vulën.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top