Përkujtohet 200-vjetori i Charles Dickens

GLOOM

Catch me if you can...
Me rastin e 200-vjetorit të lindjes të Charles Dickens, British Council në Shqipëri organizon javën "Dickens on Film". Pjesë e kësaj jave do të jenë aktivitete kulturore, si filma, leksione të hapura, teatër, festivale etj. Aktivitetet do të zhvillohen për disa ditë me radhë pranë Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi. I pranishëm në event do të jetë shkrimtari dhe kritiku i mirënjohur z. Ian Haydn Smith. Charles Dickens është një nga shkrimtarët më të famshëm britanik që historitë e tij janë ekranizuar në të gjitha zhanret e dramës, muzikës. Në mënyrë të pakrahasueshme ai është një ndër novelistët që ka influencuar në shoqëritë në mbarë botën. Në program do të shfaqen nga data 7 e deri më 10 shkurt: David Copperfield, 1913, nga Film dhe Multimedia School, Nicholas Nickleby. Të mërkurën vjen sërish në orën 12:00 David Copperfield, në Qendrën e Informimit të BE-së, Oliver Twist, 1922, në Marubi dhe Nicholas Nickleby, në kinemanë “Agimi” dhe “Imperial”. Ditën e enjte të njëjtët filma do të shfaqen sërish, por Oliver Twist do të jetë i vitit 1948, ndërsa të premten do të shfaqet në Kinemanë Imperial në Sheraton dhe Qendrën Kristal, David Copperfield, 1999 dhe Oliver Twist 1948. Këto aktivitete zhvillohen për të përkujtuar 200-vjetorin e lindjes së Charles Dickens, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “Dickens 2012”.

Burimi G.Shqip
 
Pe: Përkujtohet 200-vjetori i Charles Dickens

Londër, 8 shkurt - Ai ka shkruar për jetën në qytetin modern, me avokatët e kriminelët, bankierët, ëndërrimtarët e të papunët. Krijoi personazhe që ende njihen për miliona njerëz, Ebeneezer Scrooge dhe Tiny Tim, Pip dhe Miss Havisham, Fagin dhe Oliver Twist. Dhe këto e bënë yll, në të dyja anët e Atlantikut. Bota të martën shënoi 200-vjetorin e lindjes së Charles Dickens, një ikonë e literaturës britanike, rrëfimet e së cilit konfrontuan padrejtësitë e jetës viktoriane. Aktivitete më të shumta pati në vendlindjen e tij. Trashëgimtari i frontit të Britanisë së Madhe vizitoi “Charles Dickens Museum” në Londër, ku aktorja amerikane Gillian Anderson, e cila ka portretizuar Miss Havisham në “Great Expectations”, ka lexuar disa fragmente nga veprat e novelistit. Princi ka shkuar në “Westminster Abbey” për të vënë kurorë mbi varrin e shkrimtarit, romanet e së cilit “Nicholas Nickleby” e “Oliver Twist” dhe personazhet si Samuel Pickwick e Ebenezer Scrooge, jetojnë ende në adaptime skenike e filmike. Raplh Fiennes, biografja e Dickens Claire Tomalin dhe nipi i autorit, Mark Dickens, kanë marrë pjesë në një ceremoni speciale në “Poet’s Corner”, ku ishte varrosur Dickens në vitin 1870, përkrah me Geoffrey Chaucer, Alfred Tennyson, Samuel Johnson, Rudyard Kipling dhe letrarë të tjerë të mëdhenj. Ngjarja shënoi tubimin më të madh të pasardhësve të Dickens, duke qenë se ishin prezentë mbi 200 familjarë.

“Ky dyqindvjeçar duhet të ndihmojë të rrisim angazhimin tonë për të përmirësuar shumë gjëra të pafavorshme të ditës sonë”, ka thënë dekani i “Westminster”, John Hall, duke iu referuar preokupimeve të Dicnkensit për varfërinë dhe jobarazinë. Apelet e Dickens nuk kanë shenja rënieje as 140 vjet pas vdekjes së tij. Librat e tij mbeten në shtëpi botuese anekënd botës dhe regjisori i filmit Mike Newell është duke punuar për një version të ri të adaptimit të “Great Expectations”, me protagonistë aktorët Helena Bonham Carter dhe Ralph Fiennes. “Google” të martën ka nderuar Dickens me një vizatim që pasqyron disa nga personazhet e tij më të njohur. Eksperienca e Dickens prej punëtori në një fabrikë në moshë të re, derisa babai i tij ishte në burg, e ka frymëzuar për të ndërtuar disa nga personazhet e tij më të famshme, duke përfshirë edhe Fagin në “Oliver Twist”. Novela e tij e parë e shkurtër u publikua më 1833 në Londër. Romani i tij i parë “The Pickwick Papers”, i botuar më 1836 ishte shumë i suksesshëm. Me të njëjtin ritëm vazhduan edhe “Oliver Twist” dhe “Nicholas Nickleby”. Autori nisi udhëtimet në Shtetet e Bashkuara më 1842 dhe 1867, dhe në atë kohë botoi disa nga librat e tij më të njohur, duke përfshirë “"Bleak House," "Hard Times," "Little Dorrit," "A Tale of Two Cities" dhe "Great Expectations." Dickens u lind më 7 shkurt të vitit 1812 në Portsmuth, në bregdetin jugor të Anglisë.

Përvjetori i 200-të i lindjes së Charles Dickens është shënuar edhe në Shqipëri. Me iniciativë të “British Council” në Shqipëri është organizuar java “Dickens on Film”. Sipas medieve shqiptare, në kuadër të këtij aktiviteti, për një javë, do të mbahen aktivitete të shumta kulturore, duke përfshirë shfaqjen e filmave, leximeve të hapura në teatër. Mysafir special i ftuar për këtë eveniment do të jetë shkrimtari e kritiku i mirënjohur Ian Haydn Smith.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top