Përkujtohet 142-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

Lauri

Anunnak
Përkujtohet 142-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

Përkujtohet në fshatin Fishtë të Lezhës 142-vjetori i lindjes poetit At Gjergj Fishta. Në aktivitetin e organizuar në kuadër të kësaj dite, në qendër ka qenë tema e unitetit kombëtar, e cila ka qenë edhe tema kryesore e krijimtarisë poetike të Fishtës.

Pavarësisht censurës në periudhën e komunizmit, vepra e Fishtës ka arritur të përhapet në mbarë vendin, duke arritur kulmin e saj pas viteve ‘90. Nga vendlindja e Fishtës është përçuar mesazhi për bashkim pa ndasi politike dhe fetare, një mesazh qendror në veprat e poetit. Në aktivitet fjalën e rastit e mbajti kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj.

Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. At Gjergj Fishta njihet teolog, shkrimtar poet e prozator, historian, pedagog, filozof, deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.

Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, është e para figurë e vendit tonë që u kandidua me çmimin “Nobel”.
Top Channel
Foto: Përkujtohet 142-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës Përkujtohet në fshatin Fishtë të Lezhës 142-vjetori i lindjes poetit At Gjergj Fishta. Në aktivitetin e organizuar në kuadër të kësaj dite, në qendër ka qenë tema e unitetit kombëtar, e cila ka qenë edhe tema kryesore e krijimtarisë poetike të Fishtës. Pavarësisht censurës në periudhën e komunizmit, vepra e Fishtës ka arritur të përhapet në mbarë vendin, duke arritur kulmin e saj pas viteve ‘90. Nga vendlindja e Fishtës është përçuar mesazhi për bashkim pa ndasi politike dhe fetare, një mesazh qendror në veprat e poetit. Në aktivitet fjalën e rastit e mbajti kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj. Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. At Gjergj Fishta njihet teolog, shkrimtar poet e prozator, historian, pedagog, filozof, deputet dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si Homeri Shqiptar, është e para figurë e vendit tonë që u kandidua me çmimin “Nobel”.
Top Channel

fishta_zpsba4240a1.png


ps. Stafi, duhet te jete diku nje teme e hapur nga antari Kitrra mbi evenimentet historike, mund ta spostoni aty kete ..:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top