Përkujtimi i 21 Janarit në kohërat e Nusretit

Në këto kohë të vështira, Rama gjeti kohën dhe humorin të bënte sërish Show-n e çdo viti me viktimat e 21 Janarit. E njëjta fytyrë e dëshpëruar, i njëjti tekst, i njëjti skenar. Imazhi i shpirtkëputurit, që po e pengon drejtësia prej tetë vjetësh të zbardhë drejtësinë.

Koha ka treguar se Rama kujtohet për viktimat në mëngjesin e çdo 21 Janari, kur i duhet të bëhet gati përpara pasqyrës për aktrimin e tij të radhës. Është e turpshme që ai vazhdon ta përdorë edhe në vitin e fundit të mandatit. Atyre familjeve ai i ka një borxh të madh; të paktën në këtë ditë duhet të kishte lënë akuzat dhe të kish kërkuar falje.
lg.php
Se sa e përgjegjegjshme është qeverisja e tij, këtë e kanë treguar skandalet e njëpasnjëshme. Se sa i respektojnë vuajtjet e njerëzve që rropaten të paguajnë taksat që rriten vit pas viti, e tregoi darka e Dubait në ditë të qametit, e njerëzve të tij. Akoma më i pabesueshëm bëhet kryeministri kur mendon se qindra apo mijra viktima të tërmetit që ra një vit më parë, vazhdojnë të ngrihen e ngrysen jashtë në këto ditë të acarta. Akoma më e trishtë bëhet panorama kur mendon bisedat e Tires së tij me hallexhinjtë e pandemisë.
Me gjakun e viktimave të 21 Janarit, kryeministri rreket të zëvëndësojë mungesën e bilanceve qeverisëse. Vjedhjen e taksave, varfërinë e shtuar, masakrën në shëndetësi. Këtë e bën në një kohë që komandantin e grupit të zjarrit e ka bërë kryetar bashkie, dhe akoma më qesharak shfaqet kur premton se do të ndëshkohen ata që nuk vepruan për të bërë drejtësi. Natyrisht, ai s’mund të thotë se mbi ato katër viktima ngriti rrugën drejt pushtetit.

E gjithsesi, kjo asesi s’mund ta ndihmojë të dalë nga bataku ku është zhytur. Show i radhës mund ta ndihmojë deri nga orët e pasdites për të karikuar sadopak militantët e verbër, që shohin nga ekranet e televizioneve karafilat që hidhen mbi trotuar. Por në fund të ditës, kur gjakrat të jenë ulur, kur të shohin se të ardhurat kanë firuar nga ngritja e çmimeve dhe energjisë, gishti i akuzës do të ngrihet sërish tek ai. Edi Rama në rast se nuk e ka kuptuar, ka ardhur koha të fiksojë se në këtë vend s’ka më budallenj që nuk e dinë kauzën e 21 Janarit. Pasi e përdori dhe e flaku tej, atë e zëvëndësuan PPP-të dhe rrobat firmato të atyre që përfituan nga pushteti që erdhi më pas.

Përveç mjekrës që i është zbardhur që nga 21 janari i 2011-s, Rama gjithçka tjetër e ka shndërruar sot në një realitet të zi. Titulli që i dha sot katër viktimave mund ta zbusë deri diku dhimbjen e familjarëve, por kurrsesi s’mund të zbusë dhimbjen e halleve për pjesën tjetër të shqiptarëve, që fati i keq u ra të përjetonin qeverisjen e Edi Ramës.

Mapo.al
 
8 vjet e kishin te majtet. pse nuk i gjeten fajtoret bro?

Fajtoret dihen boterisht kush jane, por ska bythe njeri ti denoje. Te majtet jane dinak sepse 21 janarin e perdorin per shantazh sa here u rrezikohet pushteti. Shif levizjen e fundit ku policia e shtetit i ka kerkuar prokurorise te rihape hetimet per vrasjet e 21 janarit, cuditerisht 2 muaj para zgjedhjeve. Pfff
 
Institucionet e shtetit tesoro

Polici prokurori gjykata jane te shtetit
Prokuroria/Gjykata nxjerr urdherat dhe jane pushtet me vete
Mund te themi qe spastrimi u be dhe tashme kemi nje "kaste" prokurorash te cilet duhet te bejne detyrat e shpise!
 
Prokuroria/Gjykata nxjerr urdherat dhe jane pushtet me vete
Mund te themi qe spastrimi u be dhe tashme kemi nje "kaste" prokurorash te cilet duhet te bejne detyrat e shpise!

Ka pune akoma, jane dhe shume klysh tjere qe skane kalu vettingun akoma.
Nga 800 gjygjtar e kush e di sa prokuror, vetem nje % shume e vogel kane kalu vettingun, pjesa tjeter jane hequr, nje pjese tjeter kane dhene doreheqjen sepse u erdhi veza ke suma, dhe shume tjere do hiqen ne momentin qe u vjen rradha per vetting. Nderkohe shkolla e magjistratures ska nxjerre mjaftushem dhe ska mjaftueshem gjygjtar per ta zevendesuar kte kaste super te korruptuar.

Eshte fatkeqsi kjo qe na ka ndodh ne, nuk besoj t'kete nje vend te ngjashem me ate cfare na ka ndodh neve. Sistem i kalbur.
 
Ka pune akoma, jane dhe shume klysh tjere qe skane kalu vettingun akoma.
Nga 800 gjygjtar e kush e di sa prokuror, vetem nje % shume e vogel kane kalu vettingun, pjesa tjeter jane hequr, nje pjese tjeter kane dhene doreheqjen sepse u erdhi veza ke suma, dhe shume tjere do hiqen ne momentin qe u vjen rradha per vetting. Nderkohe shkolla e magjistratures ska nxjerre mjaftushem dhe ska mjaftueshem gjygjtar per ta zevendesuar kte kaste super te korruptuar.

Eshte fatkeqsi kjo qe na ka ndodh ne, nuk besoj t'kete nje vend te ngjashem me ate cfare na ka ndodh neve. Sistem i kalbur.
Me ckam lexuar shkarazi sepse u be kohe qe nuk angazhohem me me ngjarje politike , ambasada amerikane sikur ia ka vene ca kushte te mira

te shohim
 
Sepse nuk i gjen qeveria fajtoret , por gjykatat
apo e di gabim une?
Në gjykat kush e çon çështjen?Un?? apo ata që kan interes?
 
Institucionet e shtetit jane tesoro

Polici prokurori gjykata jane te shtetit
Po leje mi Marlë,mos debato me persona që e kuqja i ka err sytë.Se kur do e kuqja i shantazhon gjykatsit deri për të mbledh vota,e jo më për të bërë detyrën.
 
ne fakt e kam nje pergjigje , por per edukate spo ta kthej

KLB
Edukatën tënde tregon fundja.Përgjigje mbi se kush e çon në gjykat nuk lexova.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top