Përkujtim: Atë ditë kur filloi liria!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
diku në Kosovë. Agu i fresket i 13 Qershorit 1999........

‘’.............. freskia e asaj nate Qershori apo ndoshta edhe emocionet qe sa vinin e shtoheshin për lirin e shumëpritur, me trishtonte trupin dhe me ngjethte lëkuren ne atë ndarje emocionale, ku me shume se çdo gjë tjetër kundërmonte arome lirie. U ndamë ne grupe te caktuara, me detyra te caktuara dhe me mbeti hatri ne komandantin pse nuk na caktoi ne te njëjtin grup. Kishim kaluar plot shtatë muaj bashkë, kishim ndare te njëjtën mbuloje, te njëjtën kafshate, te njëjtën cigare, te mirën dhe te keqen, lotët dhe gëzimin, këndonim bashke por edhe bashke qanim dhe aq shume ishim mishëruar mes vete. Ne ndarje ne atë errësirë shtrënguam fort njeri tjetrin sikur se nuk do shiheshim me kurrë, rrahëm grushtet mes vete dhe brohoritja ‘’ PER KOSOVثN, FITORE’’, buçiti anekënd atyre maleve te asaj lugine te ndarjes. Për çudi u ndala dhe te shikoja nga prapa dhe mu kujtua ajo nate kur erdhe nga kufiri me shokët. Një djalë i shkujdesur por shumë i sjellshëm, i pasherr, pa komplekse ashtu si te kishte rritur për shume vite kultura perëndimore e ZVICRRES, por me nderin, besnikërinë dhe trimërinë e stërgjyshërve te ruajtur me fanatizëm ne damarët e gjakut............................................ ........ shndritja e hershme e agimeve pranverore na gjeti te strukur dhe kamufluar neper pjese te ndryshme te qytetit dhe vetëm pritnim momentin e sinjalit për ti dhënë armikut goditjen përfundimtare.
- Athua ku është Kenani – pyeta shkujdesur Bekimin.
- Mos u merakos shume edhe ai është me shokët dhe përveç kësaj tash duhet te mendojmë për gjera tjera – ma ktheu.
- Po merakosem se nuk e njeh terrenin, dhe disi pas vrasjes se Mejdis(shokut me te ngushte), shume here ka thënë se nuk ja vlen me te jetoj - ia ktheva.
- Lej këto muhabete se ........................ krisma pushke dhanë sinjalin se me ne funde momenti i shumëpritur erdhi. Dolëm nga fshehtësia si te ishim te mbire nga dheu ndërsa serbet mbeten te befasuar. Gjuanin nga te gjitha anët dhe ne mënyrë te pakontrolluar. Me sigurinë me te madhe kontrollonim çdo gjë te dyshimtë duke eliminuar çdo gjë te dyshimtë, dhe duke lënë te lire çdo gjë qe mbetej mbase nesh.......................... Krismat akoma ishin te shpeshta edhe pse nje pjese e mire e qytetit ishte e lire. Qytetaret qe kishin qëndruar me muaj te fshehur nuk munde ta përmbanin gëzimin dhe shkreheshin ne vaj. Mundoheshin te na përqafonin dhe te na bashkoheshin duarthate por kujdesi duhej te ishte ne nivel maksimal sepse humbjet ne civil nuk lejoheshin. Nga një dritare e ndërtesës përballë një snajper dreqi nuk na lente te ngritnim kokën...............
- Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë, Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,U bushkuan ......, u dëgjua jehona e këngës e cila tregonte se njeri nga shokët ju kishte bashkuar karvanit te gjate te atyre trimave qe dhanë jetën për liri........
-Bekim paskan vra Kenanin – i thashë.
-Ke kujdes nga snajperi leje mos fole budallallëqe. Ku e dine nga këtu se kush është vra- ma ktheu............................................. .........’’

........................kishe zënë pozicione afër urës ne qendër te qytetit dhe ne përballjen e fundit te armikut për te ikur e ne përballjen tende për tu hakmarrë për shokët, fëmijët e pafajshëm, vashat, pleqtë , mbete ne fushën e nderit. Me befasoi buzagazi yt qe te kishte mbetur i ngrirë dhe qe ja shtonte edhe me shume hijeshinë vrasjes tende. Me buzagaze ne buze vriten vetëm trimat. Sot pas dhjete vitesh te kujtoje me te njëjtin kujtim. Fjalët janë te tepërta. Kujtimi do mbetet i paharruar. Përgjithmonë.

PثR KOSOVثN, FITORE. LAVDI!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top