Përkujtim: 19 vjet nga masakra e Lubeniqit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
19 vjet nga masakra e Lubeniqit


Masakrat ne Lubeniq Kosovë.jpg

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mengjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupt “اakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në mbrendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në menyrat me çnjërezore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsise civile shqiptare. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmije të vegjel.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar i cili ishte i semur fizikisht) që deri sot këta tre ende janë të zhdukur. Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatëzenë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet poashtu sikur tjerat një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.
 
Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit

MG_9073-1.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka kujtuar masakrën e Lubeniqit të Pejës.

Sipas tij dita e parë e prillit, para 19 vite ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës për të gjithë qytetarët tanë.


Më poshtë keni postimin e plotë të Thaçit:

Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë.

Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve.



//HTH
 
edhe ne nuk i kemi harru fare....


Libri i historise po i mban te gjitha mbi fletë....... / perveq tokes mbi siperfaqe... /
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top