PERIFERI/ Mullinjtë e shëmtuar të erës

Kresha

A pretty face can never trick me
Nga Alba Malltezi

Shqipëria shkon kundër rrymës sa i takon respektit ndaj ambjentit. Askush nuk përcjell në opinionin publik polemikën ndaj impaktit ambjental të mullinjve gjigandë të energjisë së erës që propagandohen të “mbillen” në Karaburun.

Të huajt vazhdojnë të na quajnë “Shqipëria e bukur” dhe artikujt në media që lavdërojnë bukuritë tona nuk mungojnë. Të bëra nga italianë, francezë, gjermanë, anglezë apo amerikanë tingëllojnë si deklaratat e atyre zonjave me doreza që shohin një fëmijë afrikan të bukur, por nuk e prekin se i palarë. U japin ndihmat e programuara e largohen. Nuk e di ç’mendojnë kur vijnë në Shqipëri, në Krujë për shembull, italianët dhe vizitojnë atë, rrugën e vetme me dyqane artizanësh të mbetur në këmbë e kështjellën e rrënuar të Skëndërbeut, ku vetë italianët kanë ruajtur mrekulli ndërtesat e kohës së Skendërbeut në çdo qytet e katund të gadishullit, e të tjera të qindravjetëve më parë tij. Po ashtu dhe francezët, gjermanët, anglezët, nuk e di ç’mendojnë sinqerisht kur shohin kodrat rreth Tiranës të ngrëna nga pallatet gjigandë ndërtuar aty ku s’lejohet të ndërtohen në asnjë cep të botës. Këta të huaj që tani po projektojnë kopshte e gjelbërim mbi tarracat e shtëpive e në faqet e mureve e që po reagojnë për vete me shpejtësi për të rekuperuar mjedisin e dhunuar, ne na japin këshilla të gabuara. Megjithëse kemi masakruar natyrën, prapë na lëvdojnë. Shqipëria shkon kundër rrymës sa i takon respektit ndaj ambjentit. Askush nuk përcjell në opinionin publik polemikën ndaj impaktit ambjental të mullinjve gjigandë të energjisë së erës që propagandohen të “mbillen” në Karaburun. Nëse të huajt na lëvdojnë bukuritë tona e kanë më shumë për pasuritë që na ka falur Zoti e që ne s’dimë t’i shfrytëzojmë. Energjia nga uji e dielli duhet prodhuar në Shqipëri se falë Zotit, kemi ujë e diell plot. Mullinjtë gjigandë të erës, këta “monstra ambientalë” mund të qëndrojnë fare mirë në hapsira shumë të mëdha e në shtete të mëdha larg zonave të banuara. Të vendosësh në Shqipërinë e vogël gjigandët e mullinjve të energjisë me erë është një dhunim i natyrës dhe rrezik për turizmin në vend. Në internet kushdo mund të konsultojë protestat e banorëve në vende të ndryshme të botës për mullinjtë e vendosur pranë shtëpive të tyre, duke prishur dukshëm mjedisin. Hapi drejt energjisë së pastër me mullinjtë e shëmtuar të erës, është i gabuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top