Përgjimi, Apeli rikthen në detyrë kryepolicin Haki اako. PD: Rama kërcënoi gjykatat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përgjimi, Apeli rikthen në detyrë kryepolicin Haki اako. PD: Rama kërcënoi gjykatat

Haki-%C3%87ako_1.jpg


Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthyer në detyrë kreun e Policisë së Shtetit Haki اako, i cili ishte pezulluar pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës me akuzën e shpërdorimit të detyrës për çështjen e pajisjes së përgjimit.

Sipas Gjykatës së Apelit, në vendimi i gjykatës është rrëzuar për shkak se nuk ka bazueshmëri ligjore dhe se اako nuk ka kryer vepër penale.

Avokati i اakos, Maks Haxhia, ka shpjeguar se pezullimi i klientit të tij nuk ka bazë ligjore: “Nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme për një akuzë të tillë. Nuk mundet që drejtori اako, në një kohë që pajisja është në posedim të Italisë, të kishte mundësinë të zhdukte provat. Autoritetet italiane, saktësuan se ajo pajisje, ka qenë gjatë gjithë kohës në mjediset e ambasadës italiane dhe ka dalë nga territori kur është përgatitur për trajnim”, – shtoi Haxhia.

Sipas këtij të fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të rikthehet që sot në detyrë pas pezullimit.

Reagon PD: Rama shantazhoi gjykatat për اakon e Rroshin

Pak përpara dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shtuar presionet ndaj gjykatave për اakon dhe Rroshin. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e kësaj PD-së, Ina Zhupa theksoi se Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve ku është i përfshirë vetë.

“Edi Rama ka shtuar presionin e tij kriminal ndaj gjykatave sot, duke kërkuar të mbyllë skandalin e përgjimeve, të rikthejë në detyrë اakon dhe po ashtu të nxjerrë të lirë Elvis Rroshin. Presioni dhe kërcënimet kriminale të Ramës ndaj gjykatave kanë ardhur në rritje prej ditësh dhe sot kanë njohur kulmin, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë për masën e sigurisë për Cakon, dhe gjykata e Tiranës do të vendosë për masën e sigurisë për Rroshin”.

Sipas PD-së, “اako dhe Rroshi janë personazhet kulminante të dy prej krimeve më të rënda të Edi Ramës, që janë përgjimet e paligjshme, dhe inkriminimi brutal i pushtetit. Me shantazhet e paprecedenta ndaj gjykatave, Edi Rama kërkon të mbyllë skandalin e përgjimeve të paligjshme, pasi është vetë i përfshirë. Rama është në duart e اakos, i cili do të flasë e do të tregojë nëse Edi Rama nuk i siguron paprekshmëri”.

Partia Demokratike i dënon me ashpërsi këto kërcënime kriminale ndaj gjykatës dhe i kërkon institucioneve të drejtësisë të vendosin të pandikuar nga Rama dhe të ndikuar vetëm nga ligji.
g.shqip
 
Titulli: Përgjimi, Apeli rikthen në detyrë kryepolicin Haki اako. PD: Rama kërcënoi g

e cu loz ping pong me kete gjynafqarin
 
Titulli: Përgjimi, Apeli rikthen në detyrë kryepolicin Haki اako. PD: Rama kërcënoi g

Cili Apel e riktheu ne detyre?!
Sic thote dhe Monique u luajt fiks ping pong,ne oret e fundit te nje `Asteroidi` qe po bie mbi Shqiperi po behet stervitje per tu perballur me nje faqe te re historike per Gjyqesorin ne Shqiperi ose per nje rikthim mbrapsh 20 vjecar!
Do shohim ne ditet ne vijim cdo behet me kete loje qe po provokon nje popull qe eshte i shurdher dhe i verber me arrestime dhe lirime brenda 24 oresh.
 
Titulli: Përgjimi, Apeli rikthen në detyrë kryepolicin Haki اako. PD: Rama kërcënoi g

Une se kuptoj cpune ka kryeministri apo ministri i rendit qe dalim ne deklarata kercenuese kundrejt vendimit te nje gjygjtari...qofte i gabuar ose jo vendimi i tij...Keshtu e do te pa varur ti zoti kryeminister gjygjesorin duke kercenuar gjygjtaret ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top