Përfundon Elbasani, numërohen edhe 2 kutitë 'peng'

WxP

Staf në FV.AL
ELBASAN - I ka dhënë fund numërimit të votave qarku i Elbasanit me 2 kutitë e mbetura peng që i përkisnin KZAZ nr 12, vota këto të qytetit të Elbasanit. Nga numërimi i tyre nuk ndryshojnë mandatet por rritet pak përqindja e votave për PS në rang qarku. Elbasani çon në Kuvendin e ri 7 deputetë të majtë dhe shtatë të djathtë.
Nga KZAZ nr 12 rreth ores 17:00 të ditës së sotme doli rezultati për kutinë nr 2321, ku PS mori 137 vota dhe PD 134 vota. Ndërsa kutia nr 2321/1 kishte 122 vota për të majtën dhe 84 për të djathtën. Një ditë më parë komisionerët vunë re dëmtime të kutive ndaj kërkuan të mos numëroheshin. Më pas KZAZ e ndryshoi këtë vendim, duke mbyllur kështu në total proçesin e numërimit të votave për qarkun e Elbasanit.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top