Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Përfshirja e Shkëlzen Berishës ne aferën e Gërdecit, çfarë deklaronte Kosta Trebicka

Fokusi i këtij dokumentari, nuk është tragjedia që u shkaktua nga shpërthimi, por vdekja e mistershme e Kosta Trebickës, njeriut që zbuloi skemën kriminale të Gërdecit. Por, le ti marrim gjërat me radhë.

1615803099385.png

Paligjshmëritë që sollën tragjedinë e Gërdecit ishin vetëm pjesa e dukshme e historisë.

Fokusi i këtij dokumentari, nuk është tragjedia që u shkaktua nga shpërthimi, por vdekja e mistershme e Kosta Trebickës, njeriut që zbuloi skemën kriminale të Gërdecit. Por, le ti marrim gjërat me radhë.
Në kohën që ishte ngritur punishtja e Gërdecit, një kompani amerikane e quajtur AEY, interesohej për municione kallashnikovi. Në Shqipëri gjendeshin me shumicë. Në lojë ishin plot 298 milionë dollarë që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes financonte për furnizimin e ushtrisë afgane.
Drejtuesi i kompanisë, 22-vjeçari Efraim Diveroli, lidhet me përfaqësuesit e MEICO-s në Tiranë. Çuditërisht, në mes të kësaj marrëdhënie kontraktuale futet një zviceran misterioz. Ishte Henry Tomei, një trafikant armësh i skeduar nga Departamenti i Shtetit.
Skema ishte e tillë: kompania e Tomeit “EVDIN”, blinte nga MEICO municionet me një çmim prej 22 dollarësh për 1 mijë copë dhe ia shiste AEY për 40 dollarë. Diveroli fut në biznes Kosta Trebickën, i cili do të bënte paketimin e fishekëve.

“Absolutisht, s’kisha asnjë lloj lidhje politike, thjesht biznesi im ishte i listuar në Dhomën Amerikane të Tregtisë, dhomën amerikano shqiptarë ta saktësoj mirë, kompania amerikane komtaktoi me dhomën e tregtisë, dhe morën natyrshëm miratimin e tyre edhe të kontaktonin direkt me biznesin tim”, u shpreh Kosta Trebicka,

Kur do të niste dërgesën e parë në Afganistan, Diveroli mëson nga këshilltari i tij në Tiranë Aleks Podrizki, se ato ishin kineze. Blerja e municioneve kineze binte në kundërshtim me legjislacionin e SHBA. Diveroli urdhëroi zhdukjen e çdo gjurme kineze nga municionet, proces që realizohej përmes ripaketimit nga Trebicka.
“Unë mendoj që MEICO, e ka sabotuar kontratën e shitjes në Afganistan, pse e detyroi të blinte fishekë kinezë, ç’kushte e detyroi? Cili ishte inventari? Sa fishekë kemi në magazine që mendoj se ishte 1.2 miliardë. Sa ishte sasia e fishkekëve kinezë? Ishte 300-400 milionë. Sa ishte sasia e fishekëve shqiptarë? Mund të ishte 700-800 mln, në një kërkesë 500-600 sa ishte kërkesa ushtrisë amerikane, pse nuk u furnizuan me fishekë shqiptarë por u furnizuan me fishekë kinezë?” Kosta Trebicka,

Trebicka, informoi Diverolin se zyrtarët shqiptarë, po i’a hidhnin me futjen në lojë të Tomeit. Ai i sugjeron të lidhë kontratë direkt me MEICO, pasi Zvicerani fitonte dyfish vetëm duke bërë rolin e ndërmjetësit. Pra, ai përfaqësonte interesat e njerëzve me pushtet.
I pyetur aso kohe nga Top Channel nëse paratë e Tomeit shkonin te shqiptarët, Trebicka e la gjithçka të nënkuptuar.

“Nuk mund të mendoj dotë në këtë pikë dhe s’mund të hedh hipoteza sepse do jenë tepër të rënda për cilindo qoftë, janë tagra të organeve investiguese.” Kosta
“Fitimi këtu u duk që ishte shumë i madh, por kishte një problem, donin të largonin Kostën, pse të fuste duart e merrte një pjesë të fitimit, këtu i bën një bllokim artificial e cila u pasqyrua në komunikimet që ky pati me amerikanët që thotë më kanë bllokuar, janë njerëz shumë të fuqishëm” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

 
Last edited by a moderator:
Fushata elektorale i ka keto. Do i qisin bojen njeri tjetrit, dhe ne bejme gjasme sikur si dime.
 
Se mbaj mend mire kush ishte ky Trebicka?‍♂️

Mos ishte ai qe kishte dale per gjah me Toyoten e tij, duke ecur ne mal per qejf te vet Toyota hap deren e shoferit, ndalon, hedh Trebicken poshte rrotave e pastaj vazhdon rrugen dhe e shtyp?

Nese eshte ky atehere nuk eshte i besueshem.....e kam fjalen per Trebicken, jo per ngjarjen sepse ate e çertifikuan ekspertet!
 
Aman mos hapni tema te tilla se do vrasi dariusi veten :p
 
Se mbaj mend mire kush ishte ky Trebicka?‍♂️

Mos ishte ai qe kishte dale per gjah me Toyoten e tij, duke ecur ne mal per qejf te vet Toyota hap deren e shoferit, ndalon, hedh Trebicken poshte rrotave e pastaj vazhdon rrugen dhe e shtyp?

Nese eshte ky atehere nuk eshte i besueshem.....e kam fjalen per Trebicken, jo per ngjarjen sepse ate e çertifikuan ekspertet!


Mos fol kshu tani se erdhen dhe ekspertet amerikane te FBI e certifikuan raportin
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back