Përfshihet nga flakët një biznes në autostradën Tiranë-Durrës

Luis

Tip i cuditshem :P
Një zjarr i madh ka përfshirë një biznes privat në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm. Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë magazinën e një firme turke të tapeteve dhe perdeve, ndërsa zjarri ka qenë i përmasave të frikshme dhe re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën përreth. Në vendin e ngjarjes shkuan 6 automjete zjarrfikëse si dhe forcat e policisë. Ndërkohë për shkak të zjarrit dhe tymit, dy persona persona kanë mbetur të lënduar.

Njëri prej tyre ndodhet në repartin e djegieve në QSUT, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Personi i dytë ka pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë. Policia ka bllokuar njërin kah të autostradës për të shmangur çdo rrezik dhe ka rrethuar zonën duke krijuar një perimetër sigurie, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar.

Pas disa minutave, zjarrfikëset kanë mundur të neutralizojnë zjarrin dhe në bashkëpunim me forcat e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.

Balkanweb

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përfshihet nga flakët një biznes në autostradën Tiranë-Durrës

Pse se paskam pa kte un!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top