-اështja se vallë Allahu është emër që mund ta përdorin vetëm myslimanët ose është emër i përgjithshëm për Zotin i nxjerrë nga gjuha arabe para paraqitjes së Islamit,
gjatë këtyre ditëve shkaktoi tensione fetare në Malajzi. Kulmi arriti mbrëmë gjatë sulmeve me bomba mbi tre kisha në kryeqytetin Kuala Lumpur.
Pas ndalimit për protesta, myslimanët mllefin e tyre kundër vendimit të Gjykatës supreme të Malajzisë që t’i lejojë pakicës së krishtere të përdorë termin Allah, e shprehën edhe gjatë lutjes së sotme të së premtes në xhamitë e vendit. Kërkojnë tërheqje të vendimit dhe insistojnë për të drejtë ekskluzive të myslimanëve për emrin Allah, sepse druajnë se përdorimi i emrit nga ana e bashkësive të tjera fetare do të mund të sjellë konvertim në besime të tjera.
radiovisari.info