Perdorimi i droges nis ne moshen 13-vjeçare

elbruna

Anëtar i Respektuar
Mbi 5.4% e nxenesve te shkollave te mesme, nga mosha 14-18 vjeç, kane provuar kanabis te pakten nje here.

Rreth 1.4% e nxenesve shqiptare kane provuar ekstazi, ndersa 4% e tyre kane perdorur heroine dhe kokaine.

Te dhenat jane bere publike nga raporti i fundit i shoqates “Aksion Plus”. Raporti eshte i bazuar ne anketime, intervista, rrefime. “Shumica e perdoruesve te droges ne vendin tone perdorin kanabis, por ka nje rritje te konsiderueshme te personave qe jane te varur nga heroina”, tha drejtori i shoqates “Aksion Plus”, Genc Muçollari.

Sipas tij, fenomeni i droges eshte i perhapur ne te gjithe vendin. Shtrirje me te madhe ka kryesisht ne zonat urbane te Tiranes, Shkodres, Vlores, Fierit, Lushnjes, Korçes e Gramshit. Ne studim konstatohet se 8 mije deri ne 10 mije perdorues injektojne heroine nepermjet te njejtes shiringe, shkak ky qe rrit rrezikun e infektimit me HIV/AIDS apo semundje te tjera, qe transmetohen nepermjet gjakut.

Pacientet qe trajtohen ne qendren e “Aksion Plus”-it, kane rrefyer se mosha kur kane nisur te drogohen eshte 13-14 vjeç dhe se shumica e tyre kane nje histori 8-10 vjeçare te perdorimit te disa drogave. Fillimisht ata kane perdorur droga te lehta, per te kaluar me pas tek ato te “rendat”, si eshte heroina.

“Kohet e fundit eshte vene re nje rritje e konsiderueshme e perdoruesve midis anetareve te komunitetit rom. Ky komunitet, perveç droges, eshte i prekur nga papunesia, varferia e thelle, aksesi i ulet ndaj sherbimeve shendetesore”, theksoi Muçollari.

Sipas te dhenave, mosha mesatare e romeve qe kane perdorur droge per here te pare eshte 15 vjeç. Kjo vjen si pasoje e nivelit te ulet te informacionit, dhe injektimit ne kushte te keqija higjienike, duke shtuar rreziqe te tjera shendetesore per ta. Marrja e droges behet ne shtepi, ne zona te braktisura te lagjeve te tyre, poshte urave apo ne bregun e lumit te Tiranes.
TCH
 

Attachments

  • droga-perdoruesi.jpg
    droga-perdoruesi.jpg
    13.4 KB · Shikime: 2
Titulli: Perdorimi i droges nis ne moshen 13-vjeçare

Ne fakt ky sondazh esht shum i sakte , mund te shohesh qe ne 9 vjecare filloj Ashish cocain.
Personalisht njof shum veta perdor qe ne moshen e vogel dhe te ben pershtypje pasi nuk marin nje kulture ose instruksion ne institucione apo sensibilizim.
Shprehja qe me ben te qesh me shum esht kur thojn " kete e pin bosat " , gjithesesi esht per te ardh keq pasi jemi nje vend i vogel dhe kjo ndikon shum ne te ardhmen apo ne kulturen ton te pergjithshme pasi do jemi po ne.
 
Titulli: Perdorimi i droges nis ne moshen 13-vjeçare

Eshte bere Shqiperia si Jamaica, flitet dhe pihet hashish sikur me qene slims,,,,,,
 
Titulli: Perdorimi i droges nis ne moshen 13-vjeçare

njesoj ndodh dhe ne itali ...
me e forta eshte kur prindrit "shoqerojn" fmit... (tpakten knej...) per ne shqiperi se kam fare iden e situates...
zakonisht prindrit ja vejn fajin shoqeris... "shoqeria te shkatarron etc...etc...." ...
un mendoj qe duhet te jen ato te paret qe duhet ti informojn...sepse drrogen pastaj e fillojn si loj ... dhe i duket cudi pse i gjejn fmit rrugve te drrogum..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top