Përdhunimet, të rinjtë rrezikojnë 7 vjet burg »

vitk

Anëtar i Respektuar
TIRANE Seksi me vajza nën moshë i ka vënë nën akuzë dy dashnorë. Ndërkohë që 2 vajzat nuk i kanë mbushur ende të 17-at dhe njëra prej tyre është jetime e nën kujdesin e Shtëpisë së Fëmijës. Vetë vajzat që kanë inicialet K.M dhe L.N., pranuan se kanë shkuar me dëshirë me të dashurit e tyre, L.XH., 17 vjeç dhe Shkëlqim Sh., 24 vjeç. Dëshmia e vajzave në favor të tyre vetëm sa u ka lehtësuar masën e sigurimit dy dashnorëve. Oficerët e policisë gjyqësore të seksionit kundër krimeve seksuale në policinë e Tiranës, i kanë referuar prokurorisë së rrethit procedimin penal në gjendje të lirë për ta, me akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura që nuk kanë arritur pjekurinë seksuale".
Dy të akuzuarit rrezikojnë burg deri në 7 vjet. Dy të miturat ishin bërë problematike, pasi iknin me të dashurit e tyre nga disa orë deri në disa ditë. Të parët kanë bërë denoncimin prindërit e K.M.. Vajza jeton në një familje të divorcuar dhe kjo e kishte vështirësuar disi komunikimin me të. Duke mos gjetur gjuhën e duhur me vajzën dhe të trembur se ajo po vazhdonte të "zhdukej" dhe më pas kthehej në shtëpi, prindërit denoncuan në polici. Oficerët e Seksionit të krimeve seksuale morën kontakte me të miturën dhe ajo pranoi faktin se ikte me të dashurin bashkëmoshatar L.XH.. Policia shoqëroi në prani të një psikologu, të dashurin e vajzës dhe të dy pranuan faktin se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Sipas dëshmisë së tyre, ky fakt ishte normal, pasi ata ishin të dashur dhe çdo gjë kryhej me dëshirë. Justifikimi i tyre nuk i ka bindur oficerët e policisë por edhe familjarët, të cilët duke iu referuar Kodit Penal, e konsiderojnë të dënueshme kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të miturën ende pa arritur pjekurinë seksuale.
Denoncimi i dytë ka ardhur nga ana e kujdestarëve të jetimes L.N. Adoleshentja ishte lidhur me një djalë 7 vjet më të madh se veten. Largohej herë pas here nga vendi i qëndrimit. Ikjet e vazhdueshme kanë alarmuar kujdestarët. Të trembur nga fakti se jetimja po merrte një "rrugë të keqe" dhe për pasojat e mundshme që mund të kishte, kujdestarët kanë kërkuar ndihmën e policisë. Oficerët e policisë gjyqësore edhe në këtë rast kanë marrë kontakte me vajzën, por dhe të dashurin e saj, Shkëlqimin. Dëshmitë e tyre provonin se në asnjë moment ndaj jetimes nuk ishte ushtruar dhunë, apo të ishte kërcënuar për të kryer marrëdhënie seksuale. Por edhe në këtë rast policia ka vendosur se adoleshentja nuk ka arritur moshën e pjekurisë dhe kësisoj, i dashuri i saj do të mbajë përgjegjësi penale.
 
Titulli: Përdhunimet, të rinjtë rrezikojnë 7 vjet burg »

eh dhe eshte vetem fillimi ....ose nje pjese e realitetit
ps : 17 keto quhen te medhaja ne Shqiperi 14-15 eshte mosha ideale per te kapur graden e k*&ves
 
Titulli: Përdhunimet, të rinjtë rrezikojnë 7 vjet burg »

hahhaaaha Shkelqua e hengri kurse atij tjetrit ti han .utin se eshte vete minoren.Po gjyshet tona qe kane bere femijet qe 16 vjece, duhet ti kishim gjyshet pedofile lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top