Për një gjoks të bukur, bebet sakrifikohen për qumësht

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sipas dikasterit të Shëndetësisë vetëm 40% e foshnjave ushqehen me qumështin e gjirit

Eglantina Bardhi
Wed, 06 Aug 2008 10:25:00

gazeta shekulli

Gjoks me formë të bukur dhe larg deformimeve. ثshtë çështje estetike, që nënat e reja sakrifikojnë foshnjet e tyre për t’i mbajtur larg ushqyerjes me qumështin e gjirit. Në fakt, ky është ndër shkaqet kryesore që foshnjet po ushqehen gjithnjë e më pak me produktin më natyral dhe të dobishëm për ta, por jo shkaku i vetëm. Problematikën e nivelit të ulët të ushqyerjes ekskluzive me gji e ngre vetë dikasteri i Shëndetësisë, duke theksuar se foshnjet kanë shumë mangësi dhe përdorimi i formulës foshnjore tepër i ulët. Ndërsa drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu shpjegoi disa nga arsyet e këtij fenomeni dhe theksoi se prioritet i maternitetit që drejton është nxitja e nënave që të ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. Ndërkohë, mjeket pediatre shpjegojnë se deri në çfarë moshe është e këshillueshme që foshnjet të ushqehen me gjirin e nënës së tyre dhe sa e rëndësishme është kjo.

Ushqyerja

Duhet të ushqehen me qumështin e gjirit të nënës të paktën deri kur të mbushin 1 vit, por jo të gjitha bebet e kanë këtë shans, sepse në vend të këtij produkti të pazëvendësueshëm, ushqehen me qumështin e pakontrolluar të lopës duke favorizuar

kequshqyerjen dhe aneminë. Alarmin e jep dikasteri i Shëndetësisë, sipas të cilit, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetëm me qumësht gjiri, jo ujë, jo lëngje të tjera) në muajin e katërt është 40%. Por foshnjet nuk arrijnë të marrin as formulat. Përdorimi i formulës foshnjore e cila mbetet e ulët dhe është (15%) e fëmijëve 0-1 vjeç. “Kryesisht, kjo vjen për shkak të kostos së lartë të tyre për buxhetin e familjeve shqiptare dhe traditës së ushqyerjes me qumësht lope”,- pohojnë specialistët e Shëndetësisë.

Shkaqet

Mendojnë se gjoksi i tyre nuk do të jetë i bukur dhe do të pësojë dëmtime nëse foshnja e tyre ushqehet gjatë me qumësht, por në fakt nuk është aspak kështu. Kështu mendon drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, e cila thekson se faktori estetik i shtyn disa nga nënat të mos ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. “Politika kryesore që ndjekim me nënat që paraqiten në maternitet, është që ato të ushqejnë foshnjet e tyre me qumështin e gjirit. Ka disa faktorë që shumë prej foshnjeve nuk ushqehen me këtë produkt, por mendoj se edhe faktori estetik për të cilin nënat, sidomos ato në moshë të re, luftojnë ta mbajnë gjoksin e tyre në formë, ndikon shumë”,- shpjegon Rubena Moisiu. Megjithatë, ajo siguroi se kjo mani e nënave është e kotë pasi gjoksi i tyre nuk pëson asgjë nëse foshnja ushqehet me qumësht. Sipas saj, gjoksi është i ndërtuar në mënyrë të atillë që merr forma të zmadhuara dhe të zvogëluara, në varësi të situatës dhe ushqyerja e foshnjes nuk do të dëmtojë aspak estetikën e gjoksit. Ndërkohë ajo shpjegon se faktorë të tjerë janë edhe problemet që mund t’u lindin nënave, duke mos patur qumësht për fëmijët. Por kjo pasohet edhe me faktorin “kohë” që kanë nënat, pasi shumë prej tyre punojnë dhe nuk kanë mundësi të ushqejnë foshnjet. Megjithatë Moisiu nuk përjashton edhe publicitetin e tepërt që i bëhet ndonjëherë ushqimeve për foshnja, duke joshur nënat pas tyre.
 
shum e vertet kjo gjo e m'bon teper teper teper nervoz:nxef:...nona pa zemer:isterik:
 
Prandaj rriten femijet gjysem cyryke!:eek:hh::lexim:
 
Prandaj rriten femijet gjysem cyryke!:eek:hh::lexim:

Epo jo te gjitha kane sa ty mi :d hahah dhe une me beberon do i ushqej,qumeshtin do e blej andej nga sofra katunareve :p
Ca te bej pak se kam pak po edhe te me prishete varet tashi:p
 
Epo jo te gjitha kane sa ty mi :d hahah dhe une me beberon do i ushqej,qumeshtin do e blej andej nga sofra katunareve :p
Ca te bej pak se kam pak po edhe te me prishete varet tashi:p

Shife se ato qe e kane gjoksin e madh kane me shume probleme se ato me gjoks te vogel kur lindin femije...
I behet gjoksi si llastik:D
Gjithesesi, une do bej nje skuader me beba:p
 
Nqtse nuk ushqej beben time me gjirin tim cfar mamy jam?? ncncncncn sa keqq per bukurin e tyre nuk i ushqejn fmijt :( :( :( EGOIste


P.S briciolo verja emrin skuadres se do bejm ndeshje football-i hahahaah
 
hahaha pse ca boka bebja kshu pika qumesht si makin benzine icik pi ai i shkreti sa me majt veten gjall ..
 
e c'alarm na jep ministria e shendetsise , kur ky eshte nje vendim personal qe merr cdo femer qe behet nene . Oh crap !
 
Wow Une femit e mi me gjoksin time re do e ushqej dakorte me ty zemra jam cfare mamy do jem nese nuk e ushqej me gjirin time mm jo dua nje bebe te shendoshte dhe jo cyryk

Si do gjoksi mbahte dhe kur i jep bebes me pi bej gjymanstik ose shkoni ne palester ahahaahah
 
kesaj i thone çmenduria.com :(:(:(
 
kto jan budalleqe
me gjithe gjoks nqs sdo kesh nje femij te shendecem
qumeshti nenes nuk do barazohet kuren e kures me ate pluhrin sepse ka ne perberje disa antitrupa te krijuar nga organizmi mamase te cilat spara kan si ti krijojne prodhimtaret e qumshit pluhre
!!

pamja jashtme eshte 0 para shenditit femijes!!
 
Kam pare nje emision dikur ku nje femer thoshte se nuk donte te kishte femije se i prishej trupi...:lexim:
Mendoj se kto lloj nenash/femrash e kane trurin te prishur.:26:
Qumeshti i nenes nuk zevendesohet me asgje,mgjth nese vertete nje nene nuk mundet (nuk ka qumesht) mund ti jape femijes qumesht dhie (Sipas kerkimeve shkencore eshte qumeshti qe nga vlerat ushqimore i afrohet me shume atij te nenes).:)
 
po nuk sakrifikoj beben do sakrifikoj burrin..........megjithese burri e ka me te lehte se bebushi..............te kapi gjoksin e tjetres............
 
Duke e ushqyer me gjoks femijen pas lindjes, nje studim thote qe femra arrin te shkoje perseri me trup sic ishte para shtatezanise me shpejt sesa kur nuk e ushqen femijen me gjoks.

Une vete dua te jap me gjoks, por ndonjehere nuk i dihet trupit. Keshtu qe mos te premtojme kot. Vetem te shpresojme qe te kemi aq sa te ushqejme bebin tone per minimumin 6-8 muaj.
 
Braziljane e moi cup si jan kto kohe sot lere thuai mos e pyet
plaka jo qe me rriti 7 femij po ca gjoksi kishte thuai me te bukur s e te elvana gjates, dhe ja koka e gjoksit si koqe meni ie kishte,
po kto cupkelinat sot moi he si duan kto
se kto e hedhin shurren perpiet dhe se kan mendien tek cilmiu po tek gjoksi
a i shkreti cu plaka pac uraten pac uraten
 
Spo di qa me thom ma zi se po boij kto nana e sodit veq maza ma perpeq hehehe
 
E te shkretit bebush, :dance: bebushet dhe ne jemi ne diet te detyruar :lexim::lexim:
 
une kam degjuar qe ato femra qe nuk ushqejne femijet me qumesht,kane me shume probabilitet per kancer gjiri.........nuk e kam thene une :p
 
eh ti je ne bote tjeter , harrova une. :D

hahahahahahaha
ne boten liberale jam dhe kujdes mos na ofendo .

Nuk ka asnje baze shkencore ne te dhenat e mesiperme ,
jane thjeshte interpretime te njerzeve.
Une kam degjuar qe femijet qe ushqehen me qumesht pluhur jane
me te shendetshem.
Kane thjeshte tendence ti kapin me shpejt mikrobet ne vitet e para te jetes
pastaj imunizohen madje me mire se ata qe thithin cic.
Nuk e kam then une , por te tjeret.
 
hahahahahahaha
ne boten liberale jam dhe kujdes mos na ofendo .

Nuk ka asnje baze shkencore ne te dhenat e mesiperme ,
jane thjeshte interpretime te njerzeve.
Une kam degjuar qe femijet qe ushqehen me qumesht pluhur jane
me te shendetshem.
Kane thjeshte tendence ti kapin me shpejt mikrobet ne vitet e para te jetes
pastaj imunizohen madje me mire se ata qe thithin cic.
Nuk e kam then une , por te tjeret.

I agree me ty. Formulen e kane zevendesuar 99% sot.
 
Titulli: Për një gjoks të bukur, bebet sakrifikohen për qumësht

Gjoksi eshte I vetmi qe nuk shkon prape ne vend , per faktin qe nuk permban muskuj ( but fatty tissues / fibra dhjami ).. Pervecse kokrres/majes . Pra me kalimin e kohes gjoksi fillon te bien pak si me femije si pa femije ... Si I dhe qumesht si nuk I dhe .

Nena budallacka ... Nje nene qe eviton femijen nga gjoksi per k'te arsye per mendimin Tim nuk e meriton ate femije ....Outrages .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Për një gjoks të bukur, bebet sakrifikohen për qumësht

ore kete edhe e pranon kjo llogjika ime , si dhe qumesht gjiri i jep qumesht farmacie....por cti them njeres ne zyre qe ka 5 vjet martuar dhe nuk pranon te bej bebe sepse i prishen linjat trupore....lol
nderkohe qe kemi nje tjeter qe deshiron te bej bebe e spo mundet.....ca paradoksi eshte jeta....ehhhh
 
Titulli: Për një gjoks të bukur, bebet sakrifikohen për qumësht

ore kete edhe e pranon kjo llogjika ime , si dhe qumesht gjiri i jep qumesht farmacie....por cti them njeres ne zyre qe ka 5 vjet martuar dhe nuk pranon te bej bebe sepse i prishen linjat trupore....lol
nderkohe qe kemi nje tjeter qe deshiron te bej bebe e spo mundet.....ca paradoksi eshte jeta....ehhhh

Paska burr zonje edhe ajo shoqja lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top