Peoples Choise Awards - fituesit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Filmi “Twilight” ka dalë të jetë fituesi më i madh i ndarjes së çmimeve të mbrëmshme, People’s Choice Awards 2010, ngjarje e cila u zhvilluar në Los Angeles.
Tregimi mbi vampirin ka marrë tre çmime, atë të Filmit më të Mirë, Vazhdimit më të Mirë të Filmave si dhe aktori i cili luan në këtë film, Taylor Lautner, ka triumfuar në kategorinë e Aktorit më të Mirë Debutues.
Në kategorinë e Aktores më të Mirë ka triumfuar Sandra Bullock, derisa filmi i saj “The Proposal” është zgjedhur Komedia më e Mirë e Vitit. Johnny Depp ka triumfuar në kategorinë e Aktorit më të Mirë.
Në mesin e çmimeve të muzikës, fituese kanë dalë Taylor Swift dhe Keith Urban, (këngëtari dhe këngëtarja më e mirë), pastaj Lady Gaga (debutuesja më e mirë), Mariah Carey (r’n’b) dhe Lady GaGa (pop), në mesin e shumë të tjerëve. / Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top