Pensionistët, grafiku i ndarjes së shpërblimeve

Hostel

Anëtar i Nderuar
"Dhurata" e Vitit të Ri do të nisë të shpërndahet pas 20 janarit edhe me postë​

Shpërblimet që pensionistët do të marrin për festat e fundit të vitit do të fillojnë të shpërndahen pas datës 20 dhjetor.

Shuma prej 5 mijë lekësh, që secili prej 520 mijë pensionistëve në Shqipëri do të përfitojë për të festuar Vitin e Ri do të shpërndahet sipas një grafiku të përgatitur më parë nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Përfaqësues të Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH sqarojnë se po punohet për përgatitjen e këtij grafiku, i cili do të bëhet i ditur javën që vjen. Ata garantojnë se të gjithë pensionistët do të mund të marrin shpërblimin e tyre për festat e fundit të vitit. Madje, ky shpërblim do të mund të tërhiqet në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare edhe pas Vitit të Ri, për të gjithë ata të moshuar që për arsye të ndryshme nuk do të mund ta marrin atë brenda ditëve të 2008-ës. Sipas përfaqësuesve të ISSH-së, listat e grafikëve me datat e përcaktuara për tërheqjen e shpërblimeve për të moshuarit do të afishohen edhe në dyert e arkave, ku ata tërheqin çdo muaj pensionet, por këto lista do të bëhen publike edhe në media. Ndërsa premtohet se nuk do të ketë vonesa në ekzekutimin e vendimit të qeverisë për këtë "kartolinë urimi" sikundër u preferua të quhej nga ana e zyrtarëve, ky shpërblim. Nga ana tjetër, përfaqësuesit zyrtarë të ISSH-së bëjnë me dije se pas përcaktimit të këtyre grafikëve me datat e shpërndarjes së shpërblimit, ky institucion do të duhet që të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Postën Shqiptare, e cila do të kryejë edhe shpërndarjen e "dhuratës" në të gjitha sportelet e saj, plot 551 në të gjithë Shqipërinë. Vetë drejtuesit e Postës Shqiptare konfirmojnë se janë në pritje të zbardhjes së vendimit nga ana e Ministrisë së Financave, si dhe përcjelljen e praktikës përkatëse nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nga e cila janë në varësi direkte.

Megjithatë, sipas tyre, sportelet në të gjithë vendin janë duke bërë përgatitjet e radhës në mënyrë që të mos krijohet konfuzion apo ankth te pensionistët, për të tërhequr këtë "peshqesh" për festa. Nisur edhe nga eksperienca e viteve të mëparshme, është parashikuar që sportelet e postës gjatë ditëve të shpërndarjes së shpërblimeve për të moshuarit do të punojnë me orar të zgjatur. Madje për to, duket se nuk do të ketë pushim as në fundjavë. Por përjashtim do të bëjë vetëm data 25 dhjetor ose festa e Krishtlindjeve.

"Ne ndërmarrim këtë akt tradicional për këtë qeveri, si një vullnet të qeverisë për t‘u uruar Vitin e Ri qytetarëve të vendit jo vetëm me fjalë, por edhe me një shpërblim në fund të vitit, me të cilin bëhet i paqenë inflacioni, që ishte në nivelet më të ulëta prej 2.6 për qind. Në këtë mënyrë, ata lehtësohen dhe kursimet e tyre nuk preken shumë për të festuar Vitin e Ri". Ishte kjo deklarata e Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e pak ditëve më parë të Këshillit të Ministrave ku u vendos për masën e shpërblimit të pensionistëve, por edhe të punonjësve të administratës shtetërore. Për këta të fundit shpërblimi për festat e fundit të vitit do të variojë nga 10 mijë lekë deri në një pagë, kryesisht për ata që paguhen më pak.

Pensionistët konsiderohen si një ndër shtresat në nevojë të popullsisë për shkak të masës së ulët të pensionit të pleqërisë që përfitojnë dhe shtrenjtimit të përditshëm të jetesës.

Akordimi i 5 mijë lekëve të reja për të moshuarit bëhet në mënyrë që edhe ata të cilët janë në vështirësi financiare apo jetojnë të vetmuar, të kenë mundësi të festojnë Vitin e Ri, ndonëse në mënyrë modeste. Dhënia e këtij shpërblimi në vigjilje të çdo Viti të Ri është shndërruar tanimë në një traditë, për të gjitha qeveritë. Ndërkohë që edhe këtë vit, ky shpërblim nuk kishte si të mungonte pavarësisht krizës ekonomike. Kjo për faktin se hyjmë në një vit elektoral.

Fatura financiare


Rreth 27 milionë lekë

"kartolina" e fundvitit


Nga ky vendim i Këshillit të Ministrave, për shpërblimet e pensionistëve në masën e 5 mijë lekëve, do të përfitojnë plot 520 mijë të moshuar shqiptarë. Ndërkohë që fatura financiare në buxhetin e shtetit për të mbuluar këtë "dhuratë" për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri arrin në shifrën e rreth 27 milionë lekëve. Kryeministri Berisha theksoi se ky shpërblim nuk përfshihet në rritjen e njoftuar të pensioneve më 1 maj. "Pensionistët në mbarë vendin, tha ai, do të marrin një shumë prej 5 mijë lekësh, kudo që ndodhen dhe të të gjitha kategorive. Kjo shumë nuk llogaritet në rritjen e premtuar të pensioneve. Rritja e pensioneve në datën 1 maj do të jetë 20 për qind për pensionet në fshat dhe 10 për qind për pensionet në qytet".

Por pavarësisht kësaj "kartoline" për të moshuarit, problemet nuk do të mbarojnë me këtë shpërblim, që gjithsesi ata e kanë vendosur që tani se si do ta shpenzojnë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top