Peligrinazh në Laç!?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
• E marta e 13, eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve

E marta e 13 e peligrinimit tek Kisha e Shen Ndout ne Laç ka mbledh qindra mijera njerez nga te kater anet e vendit, madje dhe tej kufijve pikerisht per te “prekur” nga afer gjurmet e shenjtit. Nuk se eshte thjeshte nje neuroze kolektive, siç dhe mund te paramendohet tek sheh varg te shkeputur ngjitur njeri tjetrit san e shkuarje dhe ne ardhje tek kodra e Kishes se Shenjte m’u siper Laçit. E marta e 13 eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve.

Qe prej 18 marsit, ose “te martes se pare”, qyteti ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetem ne keto dite, te kujtojne funksionimin me kapacitet te plote para viteve ’90-te, kur ishte e vetmja alternative udhetimi masiv. Furgonat, autobuset, gjithfare targash e markash, qe sjellin nje lume njerezish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken te bejne punen dhe xhiron e muajit, kater te marta keshtu. Duke iu avitur Qershorit numeri i pelegrineve vjen gjithnje e ne rritje, per te arritur ne shifren e 1 milion njerezve me 13 qershor te çdo viti, e perkthyer ndryshe 1/3 e popullsise se vendit.

Qe ne oret e para te mengjesit ky lum i papushim njerezish, drejtohen varg per ne nje koder qe te krijon ndjesine e nje çatie, e tera perbere nga gure te bardhe. Te gjithe per atje ne maje, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga behet me kembe, megjithese ka nje rruge makine. Policia ka vene rregull. Sidomos deri ne ora 14.00, ku me se shumti, pelegrinojne te ardhurit, pas kesaj ore, me te shumtet jane vendalinjte, qe shkojne te marrin bekimin e Shenjtit.Kjo dite eshte e shenuar edhe per lypesit, qindra e qindra gati ne çdo meter rruge, vijne nga ane e javes, edhe per te prekur mrekullite e Shenjtit, por edhe per te fituar. Por ndryshe nga vende te tjera, ketu shumica e tyre jane me devijime fizike te llahtarshme…

Ne fund te fundit, edhe per keta, Shenjti ka gjetur nje rruge per t’i ndihmuar; qe per 13 te marte te fitojne sa per tere vitin. Urimit te tyre “Te ndihmofte!”, nuk ke si te mos i tundohesh per te rremuar neper xhepa. Ndersa kalon siper Laçit, njerezit besimtare fillojne te kryejne ritet sipas gjurmeve te Shna Ndout. Me se pari, nje vend pushues ne formen e shpines, ku mendohet te kete pushuar shenjti. Besimtaret mundihen te imitojne Shenjtin qe sipas tyre ka klauar ne vargmalin e Kurbinit.

Ndersa teki shpella e Shna Vlashit njerzit marrin dhe me vete ne qese te vogla per ta pasur si derman ne shtepi e pune, per vete dhe te afermit e tyre. Ne kete peligrinazh marrin pjese te gjithe besimtaret e feve te ndyrshme. Shnda Ndou, si askush tjeter, ka qene shquar per dialog nderfetar e jo per ballafaqime luftarake, nuk e ka thene asnje fjale kunder myslymaneve, edhe pse bashkejetesa ne mes tyre ne vendlindjen e ti.

Deshmitare te shumte okulare te thone se ketu jane bere mrekulli te pabesueshme. M. Lleshi shprehet “kam pare me syte e mij se si e sollen nje vajze pa goje e qe nuk ecte ne kembet e veta. Fjeten nje nate ketu, te nesermen i erdhi goja dhe kembet”. Po keshtu gjithesecili nga persponat qe kan frekuentuar ket kishe shprehen se kane degjuar nga mrekullit ne te çuditeshme, qe po imperjetojn edhe ne ditetb e sotme, pai njhin njrez qe sipas tyre kane gjetur derman ne kete vend te shenjte

E marrur nga Ballkan Web
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Isha dhe une ne kishen e Lacit,kishte shume fare njerez.
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Kjo eshte nje semundje e madhe sociale... Ne nje shtet ku propogandohet qe po ndryshon pozitivisht, ku me zor mblidhen me cdo menyre te mundshme 1 milione votues, ne nje vend "te shenjte", mbi 1 milion shqiptare te deshperuar, te zhgenjyer e te pashprese, shkojne dhe prekin "vendet e shenjta", ferkojne pashaportat per nje vize, cojne te semuret qe te zgjidhin hallet e tyre, por mbi te gjitha... falin e dhurojne nje lum me para, qe askush nuk ia di destinacionin !!!
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Besimi eshte ai qe njerzeve nuk duhet t'u mungoje kurre, dhe nuk ka rendesi nese ne ate Kishe behen mrekullira apo jo, dhe as ne nuk duhet te hyme ne ate problem. Kur njerzit gjenden ne veshtirsi duhet t'i drejtohen nje gjeje mbinatyrore, sidomos kur shteti dhe shoqeria i kane lene ne fatin e tyre. Sidoqofte eshte nje vend ku njerzit behen me te mire se ne jeten e tyre te perditshme.
Ajo qe me beri pershtypje ishte pjesemarrja e madhe dhe jo vetem e te krishtereve. Sipas mediave qe kam lexuar keto dite pjesemarrja ka qene pothuajse nga te gjitha vendet e Shqiperise bile edhe nga Kosova dhe Maqedonia, dhe me nje numer te konsiderueshem edhe te besimtareve musliman o ashtequajturit musliman, sepse nje njeri qe shkon ne nje Kishe dhe lutet para nje kryqi mund te jete gjithçka por jo musliman.
Ketu lind pyetja, si duhen konsideruar keta njerz, besimtare qe luhaten andej e ketej ne kerkim te nje identiteti fetar, apo te krishtere te memitizuar nen petkun e nje gjejeqe ju lane te tjeret shume shekuj me pare??? Te shkosh ne ne vend te shejte dhe te pretendosh qe te gjeshe nje sherim shpirterore apo fizik, minimum duhet te besosh ne ate gje. Vetem nepermjet besimit ndodhin mrekullite apo njerzit besojne se ndodhin. Atehere, keta besimtare duhen konsideruar te gjithe te krishtere pamvarsisht se si thirren ne jeten e perdtshme???
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Injoranca s'ka fund. Kjo ngjan me tyrbet e ndryshme qe vizitohet nga njerez te ndryshem te besimeve te ndryshme fetare. Budallaki e madhe, t'krijohet bindja se ka ilac ne venda te tilla duke u lutur e prere e ku ta di cfare, ne ato vende lol.
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Injoranca s'ka fund. Kjo ngjan me tyrbet e ndryshme qe vizitohet nga njerez te ndryshem te besimeve te ndryshme fetare. Budallaki e madhe, t'krijohet bindja se ka ilac ne venda te tilla duke u lutur e prere e ku ta di cfare, ne ato vende lol.

Nese dukurit e tilla quhen injorance dhe budallaki nuk duhet harruar se ka injorance edhe budallaki tjera te ngritura ne fuqin e katert te kesaj natyre ku kemi turma qe perfshijne edhe 2 e me shume milion njerez. :gjujpeshk:

Mendimi im per kete ngjarje eshte se ajo cfare ka ndodhur ne Lac nuk eshte asgje tjeter pos tradicionalja dhe tradicionaliteti si shpetues i popullit shqiptare ne shekuj. Pra shqiptarin, ate tradicionalin pa marre parasysh besimin fetar ne festa dhe gezime e ke ta kuar se bashku ne oborre kishash apo xhamive duke eprgezuar njeri tjetrin. Kjo le te rroj pergjithmon tek shqiptaret.:gjujpeshk:
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Kitrrush, po perse ti nuk shkon psh ne Lac, ose ne tyrbe te sulltan muratit, pasiqe paske bindjen se jane vende ku ndodhin mrekulli dhe sherohen njerezit.
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Kitrrush, po perse ti nuk shkon psh ne Lac, ose ne tyrbe te sulltan muratit, pasiqe paske bindjen se jane vende ku ndodhin mrekulli dhe sherohen njerezit.

He ore u zgjove, :gjujpeshk: laje syt se ske kuptuar asigje nga ajo cfare kam shkruar :gjujpeshk: hajt te keqen :gjujpeshk:
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Une kur jam zgjuar ti akoma ke qene "tu kerrhat".
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

Une kur jam zgjuar ti akoma ke qene "tu kerrhat".

E kuptoj e kuptoj se je zgjuar per te shikuar mos ka ndodhur mrekullia, por kot :gjujpeshk: Ti kthehemi temes vendeve ku mbledhen shqiptaret pa dallim feje e besimi qe eshte argument se shqipet jane shqipe dhe se turmat smunde ti perqajne. :gjujpeshk:
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

po edhe mua me duket dicka shume emocionuese.......doja te shkoja:(
 
Titulli: Peligrinazh në Laç!?

mrekullive nuk ju besoj por mrekulli eshte kur shikon Shqiptare te te gjitha feve qe respektojne fene e tjetrit,
toleranca fetare ne Shqiperi duhet te mare shembull nga kjo ngjarje ose nga festat fEtare ne Korce kur mblidhen te gjithe,myslimane dhe orthodokse dhe festojne festat fEtare te njeri tjetrit .
 
Vertet qe toleranca fetare ne trojet shqiptare eshte shembull per te tjeret, lakmi te na marrin te tjeret, por jo duke shkuar dhe pritur kalin e bardhe e pare nga qielli haha ne vende te tilla, me bindjen se jane sheruese lool.
 
Kjo eshte nje semundje e madhe sociale... Ne nje shtet ku propogandohet qe po ndryshon pozitivisht, ku me zor mblidhen me cdo menyre te mundshme 1 milione votues, ne nje vend "te shenjte", mbi 1 milion shqiptare te deshperuar, te zhgenjyer e te pashprese, shkojne dhe prekin "vendet e shenjta", ferkojne pashaportat per nje vize, cojne te semuret qe te zgjidhin hallet e tyre, por mbi te gjitha... falin e dhurojne nje lum me para, qe askush nuk ia di destinacionin !!!


Dhe mua me vjen cudi. Kush ja pa hajrin ketij vendi valle. Eshte ai fiksimi qe kane ne koke(truri eshte gje e madhe, u know) , ska rendesi ne realizohet apo jo. Rendesi ka qe shkuan ne vendin e mrekullise dhe aty i degjoi zoti, dora vete. Lol

Vertet dhurohen para atje ? Lum ato qe i marrin. Really. :kercim:
 
Per mendimin tim ketu teleranca fetara hyne si 7-ta ne 13-ten. Ketu njerzit nuk shkojne per tolerance fetare dhe as per te respektuar fene e tjetrit, ketu njerzit shkojne me shpresen se, duke shkuarr ne kyte vend do te kene diçka ne kembim nga perendia. Per t'a thene me fajale te varfera, per t'u ecur mire ne jete. Dhe kyte shprese apo arritje ata shpresojne qe t'a kene nepermjet besimit. Po besimit, por a besojne te gjithe keta njerz ne ate qe ky vend i shejte perfajqeson?? Une them se po, te gjithe dhe pa perjashtim. Atehere te gjithe ata musliman qe kane shkuar dhe shkojne ne kyte vend te shejte, nuk jane musliman te vertete, por vetem se u ka mbetur dopio gjashta(islami) ne dore.
Une nuk do te shkoja kurre ne nje vend qe nuk ja njoh vlerat apo nuk besoj ne te. Une qe nuk jam besimtar nuk shkoj ne asnje vend per t'u lutur dhe nuk pretendoj mrekullira nga nje gje qe nuk e besoj. Une nuk njoh nje vend te tille musliman qe te shkojne edhe te krishteret, nuk me rezulton se ekziston ne asnje vend te botes.
Prandaj si duhet t'a marrim nje fenomen te tille, si nje bashkejetese fetare? ndoshta, por nuk ndodh kurre qe te krishteret te shkojne ne nje Xhami per t'u lutur, dhe nuk ekziston nje e tille ne Shqiperi!!
Nuk eshte se shqiptaret siç thoshte Ismil Kadere, "nuk ndihen musliman te vertete"????
Une nuk e kam per provokacion kyte analize qe bera, por nje gje e tille ne asnje vend ku jetojne musliman ne bote nuk ka ndodhur ndonjehere dhe nuk do te ndodhe kurre. Bile ka vende qe po te ndodhte mund te kishim edhe ndeshkime shume te renda.
 
Une nuk njoh nje vend te tille musliman qe te shkojne edhe te krishteret, nuk me rezulton se ekziston ne asnje vend te botes.

Ti nuk njeh, por te tjeret njohin. Nqfs ke ndegjuar per tyrben e Sulltan Muratit ne Prishtine, aty i ke shume te krishtere qe shkojne dhe luten, bejne budallalleqe te tilla si ketu ne Lac etj. :gjujpeshk:
 
Ti nuk njeh, por te tjeret njohin. Nqfs ke ndegjuar per tyrben e Sulltan Muratit ne Prishtine, aty i ke shume te krishtere qe shkojne dhe luten, bejne budallalleqe te tilla si ketu ne Lac etj. :gjujpeshk:
Ndoshta........edhe se kam dyshime.
 
Paska filluar këtej gërr-vërri tani :(
 
Zoti i ndihmofte te pandihmuarit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top